ANDROMAKA - Zhan Rasin

posted Jan 17, 2012, 12:44 PM by Medina Brahaj   [ updated May 26, 2012, 9:46 AM ]
                                                                        Andromaka


Eshtë tragjedia me të cilën Zhan Rasini e fitoi famën më të madhe. Në këtë tragjedi hasim në katër heronj: Orestin, bir i Agamemnonit; Pirron, bir i Akilit; Herminonën, bijë e Helenës dhe Andromakën, grua e Hektorit.
Kjo tragjedi hapet me bisedën ndërmjet Orestit, birit të Agamemnonit, dhe Piladit  e cila zhvilohet në oborrin e Pirros. Oresti ia hap zemrën Piladit , mikut të tij për Herminonën dhe I tregon për dëshpërimin e tij kur Menelau kishte vendosur që bija e tij t’i jepej Pirros. Oresti I tregon edhe për zemërimin e grekëve ndaj Pirros, sepse ai kishte bërë premtime të kota dhe se po mbante në oborr armikun më të madh të gjithë Greqisë, të birin e Hektorit, Astianaksin dhe të venë e tij Andromakën. Oresti kishte ardhur tek Pirro për ta marrë djalin. Por, ai në vend të djalit mundohet që ta rrëmbejë princeshën Herminonë, e cila ishte e fejuara e Pirros.
Pas pak Oresti takohet me Pirron dhe I tregon atij për arsyen e ardhjes së tij. Mirëpo Pirro nuk pranon dhe me këtë rast Oresti mendon për ta grabitur Herminonën.
Andromakës së cilës I ndien zemra se dicka nuk shkon, kërkon që të takohet me Pirron. Pirro gëzohet shum
ë, sepse ajo gjithmonë kishte qëndruar indiferente ndaj tij dhe edhe këtë herë e priti me lot e krenari dhe shumë herë gjatë bisedës ia përmendte Hektorin.
Pirro i tregon se Greqia kishte kërkuar që t’i dorëzohej djali, sepse donin të merrnin hak. Ai I tregon se nuk e kishte pranuar këtë gjë, por natyrisht kjo do të shkonte krahas një favori të cilin do e kryente vetë Andromaka, të pranonte të martohej me të në mënyrë që ta shpëtonte të birin. Andromaka assesi nuk pranonte dhe Pirro I thotë Orestit se mund ta merrte djalin dhe ta dorëzonte atë para grekëve.
Andromaka shkon tek Herminona dhe I lutet që të flas me Pirron që mos t’ia marrin djalin. Herminona megjithëse e kuptonte dhimbjen e Andromakës I thotë se ai do ta dëgjonte më shumë atë personalisht, sesa Herminonën. Kështu Andromaka bëhet gati t’i flas Pirros, por mu atëherë kur tenton ta bëj ndalon, por pas pak ajo flet. I përgjërohet me lot në sy dhe pa asnjë forcë që të bëj më shumë për djalin e saj. Pirro si I tillë që ishte I thotë se do të mund që djalin të mos ia jep grekëve, por mund ta thyej besën e dhënë për martesë, ku në atë tempull ku do të bëhej kurorëzimi të mos shkonte Herminona, por vetë Andromaka. Natyrisht kjo ishte për të mirën e djalit I cili po u binte në dorë grekëve.
Andromaka pasiqë nuk donte që ta thyente besën ndaj Hektorit bën plan që të martohet me Pirron vetëm që djalin ta lidhë për jete, ndërsa vetë të bashkohet me Hektorin, pra te vdesë. Herminona e tërbuar pasi kishte dëgjuar lajmin e thërret Orestin dhe I kërkon që ta mbysë Pirron. Në ato caste ajo nuk ishte në vete, por pas pak asaj I kujtohet se cfarë e kishte urdhëruar Orestin. Ndërkohë vjen Oresti dhe i tregon se puna kishte përfunduar dhe Pirro tashmë ishte I vdekur. Herminona nga mërzia shkon ta shoh Pirron,por kur e sheh atë të tërin të mbuluar me gjak edhe ajo e mbyt veten.
Andromaka që nuk I nënshtrohej Pirros, tani si e vejë besnike jep urdhër për hakmarrje. Oresti, Piladi dhe disa të tjerë që e kishin vrarë Pirron duhej të largoheshin tashmë, por Oresti nuk donte të largohej pa Herminonën. Këtë duhej ta bënte domosdoshmërisht, sepse ajo tashmë kishte vdekur. Në fund edhe Oresti humb cdo ndjenjë.


Comments