Fiola Rushiti




Follow MesimiYne on Twitter
 


Këngët e Milosaos (Jeronim De Rada)

posted Apr 16, 2012, 6:04 AM by Fiola Rushiti   [ updated Apr 16, 2012, 6:08 AM ]

Jeronim De Rada  

Përmbajtja


Në “Këngët e Milosaos” bëhet fjalë për dashurinë e Milosaos dhe Rinës, e cila hasë në pengesa të shumta drejtë kurorëzimit të saj. Ata ishin të penguar nga rrethi dhe kultura e tyre, për shkak se ishin të shtresave të ndryshme shoqërore, Milosao princ, kurse Rina  bijë e një bariu.

Mirëpo, pasi ndodh një tërmet i fuqishëm në Shkodër, ata bëhen të njëjtë.

Kështu ata martohen, por përsëri nuk janë të lumtur, pasi që iu vdes djali dhe menjëherë pas tij edhe Rina.

Pra, Milosao mbetet i vetmuar dhe e vetmja arsye që e shtyn të jetojë është atdheu.

Jeronim De Rada

Unë dhe Fausti përballë tundimit dhe djallit (Ese)

posted Feb 28, 2012, 7:18 AM by Fiola Rushiti   [ updated Apr 16, 2012, 6:07 AM ]

Fausti dhe Mefistofeli (djalli)
Fausti dhe Mefistofeli (djalli)

Njeriu i cili mbështetet jo vetëm mbi arsyen apo diturinë, por edhe mbi dashurinë, e cila e ndihmon më shumë se dituria për ta ndjerë dhe përjetuar natyrën, nuk e ka atë tundimin, i cili të mundon thellë në shpirt duke menduar se nuk po arrin asgjë për t’i ndihmuar njerëzit, nuk po arrin asgjë për të lënë pas një vepër madhështore, për të lënë gjurmë në histori.

Ky tundim, është një tundim i tmerrshëm, i cili e shtyn njeriun të bëjë gjëra të paarsyeshme, të cilat nuk i ndihmojnë aspak, vetëm sa e përforcojnë edhe më shumë atë tundim të jashtëzakonshëm. Aq shpejtë rritet sa që të duket sikur po fundosesh në një oqean të madh në të cilin nuk ka asnjëri pos teje dhe dalëngadalë, me valët e tij periodike, fillon të ta ndalë frymën.

 Kështu po i ndodhte edhe Faustit, të cilit, pikërisht në ato çaste i shfaqet djalli, i cili, sigurisht “kinse” i ndihmon të dalë nga ai oqean. Ashtu i duket Faustit në fillim, mirëpo pas një kohe, pasi bënë një varg gjërash të hidhura, pendohet dhe shpëton.

Të bashkëpunosh me djallin, nuk të ndihmon të arrish synimet e dëshiruara. Këtë e vërteton Fausti.

Që të arrish suksese nuk do të thotë se duhet të rrish i mbyllur dhe larg natyrës, larg dashurisë. Bashkimi i diturisë dhe i natyrës së bukur dhe të mahnitshme, sigurisht që  sjellë një fund të lumtur dhe të ndihmon të kalosh shumë batica dhe zbatica të jetës.

Secili njeri, mund ta shijojë jetën, pa pasur nevojë për ndihmën e djallit.

Po të krahasojmë natyrën dhe djallin, është njësojë sikur të krahasojmë trëndafilin dhe ferrën, dritën dhe errësirën, të bardhën dhe të zezën apo thënë më mirë Parajsën dhe Ferrin.

Dituria nuk të ndalon të shoqërohesh me njerëzit, të bësh miq, të duash familjen, jo aspak.

 Po të kthehemi përsëri tek oqeani, sigurisht që nuk do të kishe pasur nevojë për djall, po t’i kishe miqtë afër. Ata nuk do të të linin për asnjë arsye të fundoseshe, por as nuk do të të nxirrnin prej tij, që të të hedhin  përsëri në një oqean edhe më të madh.

Dashuria është mikesha më e mirë, për një njeri i cili është gati të eksplodojë. Mirëpo, në fakt, ajo nuk do ta linte të vinte deri tek tundimi fare. Njeriu nuk do ta ndjente atë tundim, po të kishte dikë afër vetes, me të cilin do të fliste për gjithçka dhe do të lirohej menjëherë pa u mbushur kupa, nga gjërat të cilat e tundojnë. Secili njeri ka nevojë për një mik të tillë, i cili të ndihmon pa pasur asnjë interes nga ti, i cili të ndihmon për shkak se të do. Mirëpo, për të të dashur, duhet ta duash edhe ti.

Pra, dashuria, natyra dhe dituria janë mbrojtësit tanë më të fortë, më të fuqishëm dhe më besnik, të cilët nuk e lejojnë të keqen të na mbulojë, apo të na fundosë në atë oqeanin e madh dhe asnjëherë nuk do ta lejojnë djallin që të na “shpëtojë”.

Shenja e "Shpirtit të Tokës" të cilën 
e përdorin magjistarët. Edhe tek Fausti
përdoret për të njëjtën arsye.


Katedralja e Parisit- Notre Dame (Viktor Hygo)

posted Feb 22, 2012, 8:15 AM by Fiola Rushiti   [ updated Apr 7, 2012, 3:12 AM by rexhep hasani ]


Më 6 janar 1482, në Festën e Budallenjve, në Paris, Kuazimodo zgjidhet Mbreti i Budallenjve, si personi më i shëmtuar i Parisit.

Esmeralda, një cigane e bukur, me një zemër të butë dhe bujare, kap zemrat e shumë njerëzve duke përfshirë edhe ato të kapiten Febysit dhe të një poeti të varfër, Pier Grenguarit, por veçanërisht ato të Kuazimodos dhe të babait të tij në shpirt, Klod Frolloit. Frollo kishte mbetur në mes dy zjarresh, në mes të dashurisë dhe të rregullave kishtare.

Ai e urdhëron Kuazimodon ta rrëmbejë Esmeraldën, por Kuazimodo papritur kapet nga kapiten Febysi dhe rojet e tij, i cili e shpëton Esmeraldën.

Kuazimodo dënohet me dy orë qëndrimi në shtyllën e turpit. Ai bënë thirrje për ujë. Esmerlada, duke e parë etjen e tij, i jep të pijë ujë. Ajo e shpëton atë dhe e kap zemrën e tij.

Më vonë, edhe Esmeralda akuzohet për tentativë vrasje ndaj Febysit, të cilin në fakt Frollo kishte tentuar ta vrasë, pasi e sheh atë duke dashur të vë dorë mbi Esmeraldën, e cila dënohet me vdekje me varje.

Duke e dërguar atë tek trekëmbëshi, Kuazimodo zbret poshtë përmes një litari të NotreDamit dhe e fut atë brenda katedrales, nën ligjin e strehimit.

Klopini, një interpretues rrugësh, i fton endacakët tjerë në rrethimin e katedrales dhe në shpëtimin e Esmerladës.

Kur i sheh Kuazimodo, i cili supozon se ata janë aty për ta lënduar Esmeraldën, i përvishet largimit të tyre. Mirëpo Esmerlada shpëtohet nga Frollo dhe burri i saj i rremë, Grenguari. Por pas edhe një përpjekjeje të dështuar për të fituar dashurinë e saj, Frollo e tradhton atë duke e dorëzuar tek ushtarët dhe e shikon varjen e saj. Kur ai qesh gjatë varjes së Esmeraldës, Kuazimodo e shtyn atë nga lartësitë e Notre Damit, në vdekjen e tij.

Kuazimodo pastaj shkon tek trekëmbëshi i madh i Monofokinit dhe shtrihet ngjitur me kufomën e Esmeraldën, ku e kishin hedhur pas ekzekutimit.

Rreth 2 vite më vonë, i gjejnë dy skelete të përqafuara, të cilat kur përpiqen t’i ndajnë, kthehen në pluhur.

Tartufi (Moliere)

posted Feb 22, 2012, 8:13 AM by Fiola Rushiti   [ updated Apr 16, 2012, 6:05 AM ]


Këtu bëhet fjalë për një "klerik" që quhej Tartuf, i cili kishte fituar një besim të madh nga ana e Orgonit 1).Mirëpo ai s'ishte gjë tjetër përpos një gënjeshtar i keq.

Vepra fillon kështu:

Zonja Pernelle 2), shkon për vizitë në shtëpinë e djalit të saj dhe fillon t"i kritikojë të gjithë anëtarët e shtëpisë, për shkak se nuk ia dinin vlerat Tartufit, i cili për të ishte një njeri shumë i shenjtë dhe shumë i zellshëm. Gjithë të tjerët ishin në kundërshtim me të, pasi që ata mendonin se ai ishte një i rremë dhe hipokrit. Mirëpo ajo nuk pajtohej dhe duke u larguar, i këshillon që t'i ndjekin rregullat e Tartufit.

Pasi shkon zonja Pernelle, Kleanti 3)dhe Dorina 4), vijnë në përfundim se Tartufi e kishte mashtruar Orgonin.

Damisi 5), djali i Orgonit,dëshironte të dinte nëse i ati i tij vazhdon ta lejojë martesën e Marianës 6) me Valerin 7), pasi që edhe ai donte të martohej me motrën e Valerit. Ai i kërkon Kleantit që ta pyesë Orgonin në lidhje me premtimin që kishte dhënë për martesën.

Mirëpo, kur kthehet Orgoni në shtëpi, Kleanti nuk mund t'i bëjë as edhe një pyetje, për shkak të pyetjeve të tij të pareshtura për Tartufin, i cili ia kishte mbuluar tërë mendjen. Ai as që interesohej për të shoqen e cila nuk ishte ndjerë mirë atë ditë dhe ende ishte në shtrat. Mirëpo, kur Kleantit i vjen një rast i volitshëm për pyetjen në lidhje me martesën, Orgoni e ndërron temën dhe nuk i jep kurrfarë përgjigje. Ai po sillte diçka nëpër mënd. Cila do të ishte mënyra më e mirë që ta kishte Tartufin edhe më afër vetes? Po, ta martojë me Marianën. Ai i tregon Marianës për vendimin, kurse Mariana edhe pse e dashuruar në Valerin, ajo nga respekti që ka ndaj të atit, nuk e kundërshton atë.

Pasi ikën Orgoni, Dorina fillon ta qortojë Marianën, përse nuk e kishte kundërshtuar të atin.

Vjen edhe Valeri dhe fillon të grindet me Marianën për miratimin e martesës. Por për fat të mirë, Dorina i dëgjon dhe afrohet e iu thotë se ajo do t'i ndihmonte atyre për t'i ikur kësaj martese.

Elmira 8) kishte një plan tjetër të fshehtë. Ajo shkon tek Tartufi për t'i thënë që të mos pranonte martesën me Marianën, kurse Tartufi fillon ta shpreh dashurinë që ndjente ndaj Elmirës dhe i propozon që të jenë fshehtas të dashuruar. Mirëpo rastësisht i dëgjon Damisi dhe fillon ta qortojë Tartufin.

Kur vjen Orgoni dhe ia tregojnë ngjarjen që kishte ndodhur, ai në vend që t'i besojë Damisit dhe Elmirës, i beson Tartufit.

Damisin e dëbon nga shtëpia, kurse tërë pasurinë e tij ia lë në dorë Tartufit.

Për t'ia dëshmuar të vërtetën Orgonit, Elmira i thotë që të fshihet nën tavolinë dhe vetëm të dëgjonte.Ajo e thërret Tartufin dhe bënë kinse ishte penduar që nuk e kishte pranuar propozimin e tij dhe ai ia falë dhe fillon përsëri me fjalët e tij të dashurisë dhe bie në grackë.

Tash Orgoni sheh gabimet e tij dhe është shumë i penduar. Del nga tavolina dhe e urdhëron Tartufin të largohet nga shtëpia, mirëpo Tartufi ia kujton se ai ishte pronari i vetëm i shtëpisë, pas nënshkrimit që kishte bërë Orgoni kur ishte symbyllur. Më vonë, Orgonit, i cili ishte vetëm me gruan në shtëpi, i kujtohet dhe i tregon Elmirës për disa dokumente që ia kishte lënë nën përkujdesje Tartufit, të cilat do t'ia ulnin autoritetin e tij ne gjykatë. Mirëpo, kur vjen Tartufi me policët për ta arrestuar Orgonin, ndodh diçka tjetër. Mbreti e kishte kuptuar tashmë hipokrizinë e Tartufit dhe policët që i kishte dërguar ishin për të dhe jo për Orgonin. Vjen edhe zonja Pernelle dhe bindet me të vërtetën.

Dhe kështu tërë pasuria i kthehet përsëri Orgonit.


 1) I zoti i shtëpisë, bashkëshorti i Elmirës.

2) Nëna e Orgonit.

3) Vëllai i Elmirës.

4) Shërbëtorja e Marianës.

5) Djali i Orgonit dhe Elmirës.

6) Vajza e ------- // -----------.

7) I dashuri i Marianës.

8) Bashkëshortja e Orgonit.

Vepra e lexuar (Ese)

posted Feb 22, 2012, 8:01 AM by Fiola Rushiti   [ updated Feb 22, 2012, 10:56 AM ]


Vepra, të cilën e kam zgjedhur për ta shkruar është Andromaka.

Andromaka ka qenë gruaja e Hektorit, të cilën pas Luftës së Trojës, e zënë rob grekët, mirëpo ajo bashkë me djalin e saj është nën përkujdesjen e Pirros, mbretit të Epirit.

Pirro ishte i dashuruar në Andromakën, mirëpo ajo ishte ende e dashuruar në Hektorin, edhe pse ai ishte i vdekur.

Pas kërcënimeve të Pirros, ajo detyrohet të martohet me të, mirëpo plani i saj ishte që pas martesës, pasi ta linte djalin në duar të sigurta atëherë ajo do të vetëvritej, që të mos e tradhëtonte Hektorin.

Në fund ndodh diqka tjetër, nuk vdes Andromaka,por Pirro, i cili vritet nga e fejuara e tij xheloze, mirëpo pasi t'ia vë kurorën Andromakës.

Kështu Epiri bëhet me një mbretëreshë të re.

Ajo qka më ka bërë më së shumti përshtypje, është besnikëria dhe dashuria e Andromakës ndaj Hektorit.

Poashtu edhe kujdesja ndaj djalit të saj, përshkak se ajo është në gjendje që ta sakrifikojë veten, vetëm për ta shpëtuar fëminë e saj.

Prej kësaj vepre,kam mësuar besnikërinë,dashurinë dhe sakrificën.

Besoj se kur të kem ku ta zbatoj, do të bëjë atë që kam mësuar nga kryepersonazhi, Andromaka.

 

Dukuritë që lidhen me emra personazhesh

posted Feb 22, 2012, 7:57 AM by Fiola Rushiti   [ updated Feb 22, 2012, 7:58 AM ]


Donkishotizmi-  me donkishotizëm kuptojmë një interpretim anakronik (jashtëkohorë) të botës, besimi në gjithçka në mënyrë automatike pa kurrfarë fryme kritike.

Donkishotizmi është:

-Dukuri shterpe e panevojshme

-Nuk njeh ligësitë e vërteta te jetës

-Nuk di të vendos ekuilibrin ndërmjet te shkuarës dhe të sotmes

-Aventurizëm qesharak.

Hamletizmi- nënkuptojmë ato veti të karakterit e të temperamentit të Hamletit,që shprehin esencën e përpjekjeve të mundimshme për të gjetur një përgjigje të arsyeshme për pyetjet që ia brejnë shpirtin dhe që e bëjnë të dyshojë, të hetojë e të gjejë prova,përpara se të vendosë të hidhet në veprim.

Harpagonizmi- Varësia e plotë e personazhit nga vesi që e karakterizon,bën që ky ta humbas krejtësisht sensin e realitetit.Të flasësh me një tip si Harpagoni është njëlloj si të flasësh me murin,ai është shumë i mbyllur. Për Harpagonin, pasuria është gjithçka.

1-6 of 6