60giorni a
    Nga mbyllja e mesimit

    Krijime të nxënësve


    Mikja më e mirë

    Ajo është mikja ime më e mirë . 
    Eshtë ajo që  më  bën të  qesh , është ajo që nuk  më  lë  asnjëherë vetëm, por gjithmonë më ka qëndruar pranë në të mirë  e në  të keq . Një shoqe  që nuk më lë të bëj marrëzira e vetme , por gjithmonë bashkë .
    E kam njohur në shkollë,  tani jemi në një klasë, më saktë, në një bankë.Është  një vajzë e qeshur , e mirë dhe e dashur me të tërë . Ajo ka flokë gështenjë dhe kaçurrela  , sy kafe , e gjatë dhe e dobët . Eshtë një person të cilin e konsideroj si miken time më të mirë.
    Per humor,  vetëm me njëra –tjetrën, shahemi me ca fjalë të  rënda (kjo është diçka e përditshme). Pavarësisht se debatojmë, ndonjëherë prapë e gjejmë zgjidhjen. Nuk e dija që ekzistonte dikush që mund të dëgjonte edhe kur çdo gjë ishte e errët në botën time. Kemi bërë shumë budallëqe së bashku dhe kam kuptuar se kam gjetur një mike që edhe në parajsë do më bëjë të  qesh . E kam xhan dhe do ta kem gjithmonë ,është dikush që nuk dua ta humbas kurrë. 
    Falenderoj zotin që më dhuroi një mike të mirë si ajo.Uroj që shoqëria jonë të vazhdojë duke ndjekur të njëjtën rrugë që ka ndjekur deri më sot . E di që rrugët tona do të ndahen në jetë , por di që ajo shoqe gjithmonë do mbetet në mendjen dhe zemrën time. Faleminderit që ekziston në botën time, Artesia .

    Shkroi: Kejvisa Rrapaj


    Shoqja ime D. 

    Klasa e 10-te B ka shume vajza, por une do te veçoj njeren prej tyre, shoqen me gazmore te klases sone. 
    Mosha e saj eshte 16 vjeç. Eshte 165 cm e gjate, me nje trup mesatar, por me shpirt te pasur me sinqeritet. Ne pamje te pare dallohet qarte serioziteti dhe puna e vazhdueshme per te arritur rezultate te larta e, megjithate, pas kesaj pamjeje fshihet nje vajze e mrekullueshme, me nje karakter te forte e gazmor.
               Floket e saj kaçurrela te zeza i nxjerrin ne pah syte, që edhe hëna do t’ia kishte zili. Perpara te tjereve ajo nuk e tregon kurre natyrën e saj te vertete, vetem ne rrethin shoqeror teper te ngushte. Ne çanten e saj nuk mungon asnje dite fotografia e maces se saj. Kur largohet per ne shkolle, shoqja ime nuk harron t’i jape nje kosh te mbushur me dashuri. 
    Vishet ne menyre praktike, me xhinse dhe bluze te thjeshte. Po te mos e njihja, do mendoja se eshte nje vajze e heshtur, e varfer ne shpirt per te dashur te tjeret dhe shume e mbyllur ne vetvete, si nje dritare e vjeter ku nuk bien rrezet e diellit. 
    Por jam i lumtur qe klasen e 10-te do ta kujtoj gjithmone si klasen ku arrita te njoh shoqen time, te cilen nuk do ta harroj, edhe sikur jeta te na ndaje e te na hedhe ne nje kontinent tjeter.


    Mesuesi im i pare 

    Isha shumë e njomë kur pata kuptuar se duhej që të shkoja në shkollë, ku do të mësohesha të shkruaja e të lexoja nga mësuesi. 
    Dhe shpesh mendoja se si do të dukej mësuesi im i parë. Si duket ai? Është vallë i veçantë nga njerëzit tjerë? Do të jetë ai i butë, apo i ashpër etj. etj. Dhe më në fund, në moshën shtatëvjeçare arriti edhe ajo ditë e shumëpritur. Ishte një ditë e bukur shtatori. Fillimi i vitit të ri shkollor. E për mua, fillimi i një jete të re, me shumë të panjohura. Në oborrin e shkollës arrita së bashku me babin tim, i cili sa e sa herë me kishte folur për shkollën dhe mësuesin tim të parë. Dridhesha nga emocione të gërshetuara. Ia shtrëngoja dorën babit. Ishte ky, mbase një moment mjaft i veçantë i jetë sime. Ëndrrat e mia tani ktheheshin në realitet...

    Tek dera e shkollës qëndronte një mesoburrë, i cili buzëqeshte. Sa të bukura më dukeshin këpucët e tij të lustruara. Edhe kravata e tij e bukur ishte në qendër të vëmendjes sime. Sytë e tij të bukur e të ëmbël në shikim të parë më magjepsën. Tanimë e kisha të qartë. Do të jetë ky mësuesi im i parë, me të cilin do t’i kaloja ditët e vitit te parë të shkollimit tim. Dhe ashtu ishte. Na përqafoj të gjithëve me radhë. Kurrë nuk do t’i harroj ata gishtërinj, të cilët lehtë -lehtë e ledhatuan fytyrën time që ishte e përshkuar nga të dridhurat. Pasi  na këshilloi që të rreshtohemi, na shoqëroi deri në dhomën e mësimit. Bankat e reja, karriget, tabela, të gjitha këto paraqitnin një botë të re për mua. Qëndroja e ulur në bankën që ma caktoi mësuesi dhe ende  isha i shtanguar...

    Më në fund, filloi edhe ora e parë e mësimit. Personi i ëndrrave të mia qëndronte para nesh. Fliste ngadalë e bukur. Kishte edhe fjalë që nuk i kuptoja, sepse ai fliste një gjuhë tjetër fare nga ajo që e përdornim në shtëpi e rrugë. Ishte kjo një gjuhë e bukur dhe e zgjedhur. Më pëlqenin shumë fjalët e tij të para. Tingëllonin bukur. E ai, vazhdoi të fliste për shumë gjëra që kishin të bënin me shkollimin tonë. Rrëfente për dituritë që do t’i merrnim gjatë viteve në vazhdim, për edukatën, pastërtinë e shumë e shumë gjëra të tjera. 
    E dëgjoja gojëhapur. Çdo fjalë e tij, për mua ishte shumë e rëndësishme, për të mos thënë e shenjtë. Dalëngadalë pushuan të dridhurat. Tanimë isha e qetë dhe shumë e gëzuar. E kisha të qartë se do ta kem një mësues të dashur, i cili do të na dojë dhe ne do ta donim edhe më shumë. Nga ai do të mësonim shkronjat e para. Do të mësonim të shkruajmë e të lexojmë. Dhe shumë gjëra të reja, pa të cilat nuk mund të bëhesh më vonë as mësues, as mjek e inxhinier. Ishin këto profesione që i ëndërroja kur ende isha kalama...

    Me kënaqësi të madhe filluam me tingullin dhe shkronjën A.- “A e madhe e shkrimit, A e vogël e shkrimit. A e madhe e shtypit, A e vogël e shtypit”, - tingëllonin fjalët e ëmbla të mësuesit. E unë isha e habitur. Mendoja se është vetëm një A e jo katër, aq sa dëgjoja nga goja e ëmbël e mësuesit tim të parë, i cili shpejt më hyri në zemër, nga e cila nuk doli kurrë më.

    Edhe tani e kujtoj shpesh fytyrën e tij të bukur .Është kjo një dashuri e veçantë, e pashpjeguar. Dashuri e pashuar. Tiparet e fizionomisë së tij kurrë nuk do të hiqen nga kujtimet e mia. 
    Gjatë viteve në vazhdim kam  pasur dhe do te kem shumë e shumë mësues të tjerë, arsimtarë e profesorë. I kam dashur edhe ata, por kurrë sa mësuesin tim të parë, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën time, në jetën time...

    Shkroi: Fatjona Canaj

    Shtepia e gjyshes

    Ne qofte se me kujton femijerine, mendja me vete tek nje vend: shtepia e gjyshes sime. Tek kjo shtepi eshte e gjitha femijeria ime, me gjithe kujtimet e saj. 
    Gjithmone kam qene e lumtur kur shkoja tek ajo. Shtepia ndodhej nga Bashkia ose, siç njihet, Karabashi. Sa hyje tek ajo rruge, do te vije re shtepi njera pas tjetres, disa me lart e disa me poshtë. Shtepia e gjyshes sime ka qene ne hyrje te kesaj rruge. Ishin pese shkalle te cilat te lejonin te futeshe brenda ne oborr. Ato pese shkalle unë i urreja, se pertoja t'i ngjisja, por dhe i kam perzemer, se aty uleshim me femijet e tjere. 
    Kur futeshe brenda ne oborr te binte ne sy hardhia e madhe e rrushit, qe s’kishte as fillim e as mbarim, pemet e frutave te ndryshme, lulet shumengjyreshe ne te dyja anet e oborrit si dhe, ne cep te tij, kolovajza ime, qe tere diten mund te perkundesha atje dhe të  mos merzitesha. 
    Ne ate oborr jane zhvilluar te gjitha llojet e lojërave, duke filluar nga kuka-fshehthi, pafka, me shtepira, me kukulla, me top si dhe me te kapura.  Une gjithmone zgjidhja pafkat, se e dija qe do fitoja. Muret e shtepise jane plot shenja nga lojërat tona. Jane shenjat e femijerise që, sa here i shikoja, me vinte per te qare per gjithe kohen e kaluar.
     Vendi im i preferuar ka qene dhoma ime, ku rrija vetem unë. Aty ishte gjithe bota ime. Aty rrija, aty haja e flija, aty lozja vetem, aty imagjinoja gjithçka rreth jetes, si mund te ishte kur te rritesha, aty kaloja momentet me te bukura me gjyshen, kur me tregonte perrallat dhe me mesonte te qepja. Sot qe ajo shtepi nuk eshte me mua me duket sikur kam humbur kete pjese te femijerise. 
    Tani ajo eshte vetem ne kujtesen time.

    Shkroi: Emanuela Muka

    Dhoma ime

    Dhoma ime ndodhet në katin e dytë në zonën veriore të shtëpisë trikatëshe. Dhoma është një vend që ka formën e kuboidit me përmasa 4 m, 3 m dhe 2.8 m. Nuk është shumë e madhe, po sa për mua mjafton. Muret e dhomës janë ngjyrë rozë e çelët kurse kolonat janë ngjyrë rozë e ndezur. Në dhomë ndodhet një krevat dopio, i mbuluar me çarçafë dhe jastëkë në ngjyrë rozë të ndezur, i cili më pëlqen shumë dhe është shumë i butë. Dyshemeja e dhomës është me pllaka të mëdha ngjyrë panna me nuanca. Dollapi i dhomës është sa një faqe muri, në të gjithë lartësinë e saj, ngjyrë panna dhe me nuanca të ngjyrës rozë. Në dollap ndodhen shumë sirtare dhe vende ku mund të futen më shumë rroba sesa unë kam futur. Në faqen tjetër të murit, përballë me dollapin, ndodhet një bibliotekë e vogël ku unë vendos librat dhe gjërat më të nevojshme. Biblioteka ka ngjyrën e dollapit, por me ca ndryshime. Mbështetur në mur, poshtë bibliotekës ndodhet tavolina ku unë mësoj dhe në të ka vend të posaçëm për kompjuterin dhe pjesët e tij. Pranë tavolinës ka dhe një karrige sigurisht, e cila nuk më pëlqen shumë, megjithëse është me rrota dhe mund të “bësh qejf”. Në tavolinë është shumë rrëmujë ndonjëherë nga gjërat e shumta që vihen, por gjithsesi më pëlqen dhe ashtu. Dritarja e dhomës është e madhe, në ngjyrë panna dhe me xhama të tejdukshëm. Në dritare gjithashtu është varur dhe perdja ngjyrë rozë. Nëpër mure bosh kam vendosur postera ose letra që mua më pëlqejnë shumë, të personazheve të preferuar ose dhe thënie ose pjesë këngësh të huaja. Në anët e krevatit, i cili është gjithmonë i rregulluar siç duhet, sepse nuk më pëlqen fare te jetë i shkatërruar, ndodhen komodina të vogla ku unë vendos gjëra të vogla dhe që më pëlqejnë më shumë. Në sirtarët e komodinave është paksa rrëmujë, po gjithsesi s’ka gjë se nuk duken, janë të mbuluara. Ahaha.. Në komodinë ndodhet dhe ditari im i fshehtë, në të cilin shkruaj pothuaj çdo ditë në darkë, para se të fle. Në vendet anësore të dhomës, p.sh.: para dritares ose në ndonjë vend tjetër janë vendosur pupa ose kolltuqe të vegjël, të cilët janë shumë të rehatshëm dhe të shplodhin kur ulesh. Janë ngjyrë panna, pak të vegjël, por më pëlqejnë. Në dimër, dhoma ime ndryshon pamjen sepse në dysheme shtrohen tapeta të butë dhe me qime shumë, në të cilët ke qejf të ecësh me çorape. Mbi tapet vendos dhe një arush të madh të bardhë, i cili më shoqëron gjatë orëve të vetme në dhomë. Në krevat shpesh shtroh shumë mbulesa, që të mbajnë ngrohtë, megjithëse dhoma ka kondicioner. Në kohën e lirë, kur nuk kam ca të bëj (por, kjo ndodh shumë pak herë) shtrihem në krevat jo dosido, në mënyra të çrregullta dhe me laptopin tim dëgjoj muzikë, të cilën e hap me zë të lartë. Shpesh në dhomë ftoj dhe kushurirat e mia për të ndenjur, argëtuar dhe fjetur me mua, megjithëse dhoma nuk është shumë e madhe, na pëlqen ta bëjmë pak rrëmujë. Dhoma ime ngjan pothuajse si një shtëpi kukulle, mbase s’është krijuar nga përshkrimi një imazh i përafërt, por mua ashtu më duket të paktën, sepse megjithëse ngjyrat e saj janë ngjyrat e preferuara të çupave të vogla, kjo gjë më bën të ndihem ende fëmijë.

    Punoi: Silvia Ibrahimi

    DEDIKUAR SASHËS 

    Jeta e njeriut i ngjet një autobusi ne levizje ne te cilin hipin e zbresin persona të ndryshem. 
    Por çuditerisht, ne jeten time, ndryshe nga ç’mund të prisni, eshte futur nje kafshe. Nje kafshe e cila tashme eshte pjese e jetes sime duke i dhene asaj nuanca dhe ngjyra te tjera. Eshte nje qen i vockël, i cili ka arritur te bejë per vete nje qenie njerezore. 
    Duket e çuditshme te degjosh te flitet keshtu per nje qen me kaq dashuri, pasi ne monotoninë e zakonshme zemren e nje vajze ne kontekstin e fjales “dashuri”  mund ta fitojë vetem një djalë. Por jo… 
    Dashuri ka per te gjithe. Dashuri ka per gjysherit, mamin , babin, motren, vellain, te dashurin , natyren dhe kafshet. Kjo dashuri per kafshet eshte e skalitur diku ne nje vend te zemres sime dhe konkretisht per Sashen, qenin tim. 
    Sasha eshte nje qen vetem 5-muajsh i races labrador. I gjate aq sa mund ta shkelesh me kembe, eshte vetem 60 cm. Ajo ka qime te bardha si debora e malit dhe te perhimta si prushi i zjarrit . E perkedhel butesisht trupin e saj leshator dhe duket sikur je duke prekur copat e mendafshta mbreterore. Syte e saj ngjyre bojeqielli ngjasojne me kaltersine dhe thellesine e deteve dhe shkelqejne si yjet ne naten e qete. Eshte kaq e veçante, e vogla ime! Ndoshta ju duket e cuditshme, por ajo kafshe percjell shume tek unë . 
    Teksa shkruaj per të , vetvetiu edhe mimika e fytyres sime ndryshon. Sasha më pret tek dera e shtepise sa here kthehem nga shkolla, sepse e di qe une kam gjithmonë nje çokollatë per t’ia dhene. Po , po, pikerisht nje çokollatë. 
    Per mua ajo nuk eshte qen, eshte me shume se kaq. Eshte loja ime e preferuar, eshte mikja ime e sekreteve, eshte shoqeruese e xhirove te pasdites, eshte si femija me i pafajshem që mund te kete kjo bote. Shpeshhere, kur gjendja ime shpirterore nuk eshte e mire ,ajo duket sikur e kupton. Ulet ne dy kembet e pasme dhe qendron pa levizur para meje, me shikon me ata syte e saj te medhenj, qe te perfshijne te teren, ngre veshet dhe duket sikur te fton t’i rrefehesh…  
    Nuk mund t’i rezistosh asaj pamjeje. Pas atij trupi te vogel te mendafshte duket sikur fshihet dikush që me kupton, me degjon, ndoshta edhe me dashuron ne menyren e vet. Ajo vjen e te afrohet butesisht, te kerkon ta perkedhelesh,t’i flasesh, t’i qeshesh dhe te luash me te. Sigurisht nuk i them dot jo argetimit me te. Mos t’ju duket e cuditshme, por ajo eshte pjese e jetes sime , pjese e se perditshmes sime , pjese e lumturise sime.
     Tashme ajo ka vendin e saj ne zemren time… 

    Shkroi: Danja Arapi                              

    TOKA

    Erdha nga errësira në dritë. Nga asgjëja në gjithçka. Dhe pashë … Jo nuk shihja ende. Vetëm ndieja. Ndieva ngrohtesinë e nënës, por larg . Ishte shumë ftohtë. Në aq pak kohë ndieva shumë . A të ishte vallë jeta? Po, po . Kisha ardhur në jetë. Aty ku është “Oazi i jetës”. Në Tokë. Ajo pika e vogël në universin e  pafund. Toka ime , Toka jonë. Është planeti i vetëm që ka jetë ose të paktën këtu kemi gjetur sigurinë për të jetuar. Ka formë të rrumbullakët dhe sillet rreth një ylli që quhet Diell. Nuk është lodhur. Qëkur ka lindur ashtu ka lëvizur. Si një instinkt i lindur.      Mbase kjo është në natyrën e saj.Është e mbuluar me një shtresë që quhet atmosferë. Nga larg duket si vello e bardhë që nuk largohet kurrë. Nga Toka nuk shihet, nuk dallohet, por di që nga ajo shtresë mund të jem gjallë. Toka në pjesën më të madhe të saj është mbuluar nga uji. Pjesa tjetër është tokë. Pjesa ku ne ecim, luajmë, pengohemi, ngrihemi, vazhdojmë përpara, jetojmë dhe më pas largohemi. Nuk e di saktësisht por nuk do doja të largohesha. Jeta është shumë e bukur. Për dikë e shkurtër dhe e bukur. Për disa e gjatë dhe e vështirë. Të gjithë duan të qëndrojnë ketu edhe pse kjo është e pamundur sepse Ai kështu e mendoi. Ka gjallesa nga më të ndryshmet. Nga më të voglat  tek më të mëdhatë, por të gjitha me një qëllim të caktuar. Të gjitha jetojnë e më pas largohen, por gjithmonë duke lënë diçka pas. Një jetë tjetër  e shkurtër ose e gjatë. Është e lindur, është ligji hyjnor, jeta nuk shuhet kurrë. Në botën e kafshëve ligjet janë të pathyeshme, më i forti mbijeton. Ashtu si dhe tek ne njerëzit, por ne nuk largohemi. Ne vuajmë. Ne njerëzit kapemi me thonj pas jetës. Kafshët gjallojne, ndërsa ne qeshim, gëzohemi, qajmë dhe trishtohemi. Trishtohemi aq shumë sa jeta ndonjëherë na duket një budallallëk pa kuptim. Eh, jeta! Po sikur mos ta kishim? Nuk e di. Nuk më intereson aspak. Çfarëdo që të më ndodhë, jam i lumtur që e kam dhe e pranoj si dhuratën më të bukur dhe, kushdo të ma ketë dhuruar, duhet të ketë qënë hyjnor, madhështor…  Nuk ka shumë rëndësi. Ndihem i mbrojtur e i lirë në shtëpinë time. Në Tokë. Në “oazin e jetës”. Aty ku pyetjet nuk mbarojnë kurrë. Aty ku …

    Shkroi ARLI MINGA


    Njeriu mbi divan

    E shikoj ashtu të ulur në divan, duke parë me vëmendje atë qiell. Sytë e saj jeshilë marrin një formë të çuditshme dhe herë-herë shndërrohen në gri. Drita e fortë dhe e qartë e qiellit i nxjerr në pah rrudhat e lehta anash syve të vegjël dhe i ndriçon qerpikët e gjatë. Sa përqëndrim kanë ata sy! Kushedi çfarë po bluan në mendjen e saj të stërmunduar nga lodhja e tepërt e ditës. Akoma nuk arrij ta kuptoj se sa fuqi përmban brenda vetes ajo qenie. Ajo qenie së cilës Zoti i fali emrin e shkruar në shkronja të arta, të gdhendura në përulësi, fjalën Nënë...
    Flokët e saj të errët e të gjatë i bien mbi supe. Mbi ato supe në të cilat rendin vite të gjata e të vështira. Mbi ato supe të cilat kanë hedhur pas tyre shumë vuajtje, të cilat i kanë dhënë mundësi të dominojë, të ketë kuptim kjo jetë. Papritur ul sytë, ndoshta për t’u menduar pak; edhe unë kam qenë pjesë e kësaj vuajtjeje, por përqëndrohem serisht të zbuloj ndonjë sekret në atë qenie misterioze. 
    Sytë më venë tek shtati i saj. Akoma nuk arrij ta besoj! Ajo nuk eshtë shtatlartë, as nuk është e shëndoshë, madje mund të them qe duket e vogel me atë shtat që ka. Si ka mundësi një trup i tillë, të kalojë kaq shumë sprova në jetën e saj dhe përseri te qendrojë në kembë, sikur s’ka ndodhur asgje. Ajo qëndron e lartë, krenare dhe kryelartë para botës, para shumë syve që përpiqen pas çdo vështrimi këmbëngulës të shkulin një copë nga karakteri i saj. Asnjë nuk mundet më! Ajo e di tashmë se qetësia dhe moskokëçarja për ata që nuk ja vlejnë, është rruga për të qenë sadopak e lumtur.
    Vallë, çfarë po shikon me aq ngulm në atë qiell? Çfarë po kërkojnë sytë e saj në atë qetësi mbytëse, por të domosdoshme? Mos vallë ajo beson se atje lart është një mbretëri magjike që po e pret, ashtu siç bënte kur ishte femije? Apo po kujton adoleshencën e saj? Nuk mund ta besoj që edhe ajo ka qenë një herë si unë, ose ndoshta ajo që nuk besoj është nëse do të jem unë ndonjeherë si ajo. A ka qenë e bukur ajo? Nuk e përfytyroj dot! A i ka pasur edhe atëherë buzët e holla, apo mos vallë i janë holluar vit pas viti, nga të folurat e shumta, nga të falurat e shumta dhe nga buzëqeshjet e shumta që dhuron ditë pas dite pa ia kërkuar njeri, por që të gjithë e falenderojnë në fund të ditës për këtë. 
    Ku e ka gjetur ajo këtë forcë? Këtë forcë që këmbët e saj e lartësojnë deri tek yjet e shndritshëm. A ka lindur ajo me këtë forcë, apo rrethanat e kanë bërë që t’i nënshtrohet fatit dhe ta fitojë këtë forcë dalëngadalë, pa pasur mundësi të kundërshtojë? Vallë, ai fëmijë i lumtur  me sytë e gjelber, e ka ditur se një ditë do të kishte vetë femijë? E dinte ajo zonjushë e qeshur, se një ditë do të behej Zonjë? Dhe nuk do të bëhej vetëm po të vendoste një unazë në gisht, por do ta fitonte ketë të drejtë me bindje, siguri dhe vendosmëri të madhe e të lodhshme. Për çfarë mendon ajo grua kur shikon zogjtë që fluturojnë? Për fëmijët e saj? Po mendon për ne? Për mua? Mos vallë po mendon se edhe unë do të bëhem si ajo? Se një ditë dhe unë do të vuaj si ajo? Jo, është e pamundur! Pas shumë goditjeve që jeta dhe fati i dha, ajo tani endet e qetë nëpër shtëpi, nëpër qytet, me hijen e saj të rëndë e kuptimplotë. 
    Ajo nuk ka asgjë për të cilën t’i vijë turp, ajo është krenare për atë që është dhe për atë që ka bërë. Edhe pse mund të duket pak e egër, ajo nuk është. Ndoshta ka krijuar një barrierë mbrojtëse nga vuajtjet që e bejnë atë të duket e ftohtë. Por unë e kam parë tek thyhet ngadalë nga veç një lot i kristaltë, tek shkrihet pa vetëdije nga buzëqeshjet e papritura. 
    Përse u trishtua? Të lutem Nënë, mos i ul sytë! Qielli është ende i paster, asnjë re nuk guxon ta prishë atë, të paktën jo sot! Më fal për herët që jam zënë me ty. Më fal që ndonjëherë nuk jam vajza që ti ke dëshiruar e meriton. Më fal që nuk vij çdo mëngjes të të puth ne ballë e të të falenderoj për gjithçka, por ta dish që çdo ditë dua ta bëj. Ndoshta një ditë do të jetë shumë vonë, por ty të kam çdo gjë. Ngriji sytë dhe shiko qiellin, mami, shiko zogjtë të cilët duan të nisen për fluturim. Ata kanë nevojë që ti t’i shikosh, t’u japësh kurajo. Ata kanë nevojë që ti t’i mbështetësh e t’u rrish pranë gjithmonë. Nuk duan fjalë, vetëm t’i shikosh e të aprovosh vendimin e tyre për të nisur fluturimin lart ne atë qiell që ti po shikoje me ëndje. Edhe nëse ndonjëherë bie shi dhe qielli vrenjtet, mos harro që ylberi do të dale dhe dielli do të lindë përsëri. 
    Të kam shembull në jetë, dashuria e pare dhe e fundit! Nuk do të të zhgënjej, ma. Ti je njeriu që më frymëzon, muza ime. Të dua shumë!

    Shkroi:Sidorela Hamitaj


    100 vjet Pavaresi

    Ndoshta eshte e tepert qe te themi se shqiponja dykrenare ne flamurin tone, tashme pas 100 vjetesh, endet e lire mbi popullin dhe territorin e saj. Jo, aspak! Perkundrazi, ajo shqiponja po shperblen shume perpjekje te popullit tone per pavaresi. Sa sakrifica kane qene? Sigurisht te pafundme. Çfare ka kaluar ky popull per te ardhur ne kete dite? Jo, jo, me mire do te ishte te thoshim çfare s'ka kaluar ky popull per te ardhur ne kete dite.
    Nete pagjume te nenave, te bijeve e te grave te pashpresa ndonjehere. Burra atdhedashes qe shkonin me deshire e te qeshurne lufte. Po, po ata ishin  te qeshur, sepse ,ne fund te fundit, ata do te shpetonin dheun e tyre, atë dhe ku kishin lindur, atë dhe ku bijte e tyre do te rriteshin me trima e krenare se kurre. 
    Por...por çfare? Ata nuk ktheheshin me. Por jo, kjo gje nuk perbente problem per shpirtin e tyre, sepse Toka Meme ishte lare me gjakun me te paster, me gjakun i cili nuk do te shterej kurre. Toka Meme ishte lare me gjakun per liri. 
    Femijet e grate ulerinin nga masakrat e pushtuesve te shumte. Rrenqethja e ulerimave te tyre duket qartazi ne ate flamur, i cili valëvitet sot më krenar se kurre. 
    Ne jetojme sot keshtu si pasoje e sakrificave te tyre, po, po, kjo gje duhet pranuar nga çdokush. Por a do te ishim ne sot te gatshem te benim po te njejtat sakrifica? A eshte fjala sakrifice ajo e duhura? Jo..sigurisht që jo..Ata benin me shume se kaq. Ata thyenin ne mes jetet e tyre me nje vetedije telarte. Po ne, a do te vepronim po njesoj?! Apo..apo mos ndoshta gjithe kohen do te mjaftoheshim duke degjuar e perjetuar renkimet e nje populli te tere. 
    Eshte e dukshme se ne jemi sot , te gjithe ketu, te bashkuar per kete 100-vjetor si pasoje e bashkimit, e ndergjegjes dhe guximit te pavdekshem te ketij populli vite me pare, qe beri rezistencen me te rralle, rezistencen e cila vlen per t’u admiruar. 
    Gjaku i deshmoreve duhet te rrjedhe ne venat e secilit prej nesh, ne kete menyre do te arrinim t’i falenderonim dhe te kuptonim tmerret, por ne te njejten kohe dhe kenaqesite qe ata kane perjetuar çdo dite te jetes se tyre, e cila ishte ne nje pikepyetje te madhe.
    Sot, Une, Ti, Dheu qe ne shkelim duhet te falenderoje  çdo trim shqiptar që na dha kete liri te pathyeshme, kete demokraci qe prej vitesh e kerkonin. Ata tashme duhet te prehen të qetë me mendimin se e arriten qellimin e tyre te larte. 
    Kenaqesine e ngritjes se flamurit te lirise po e provojne bijte e tyre vite me pas. FALEMINDERIT! Faleminderit qe e bete Shqiperine nje vend te lire e te shndritshem si asnjehere me pare! 
    Gëzuar 100-vjetorin! 

    Shkroi : Blerta Brahimmuço

    Klasa X_B


    Nje ekskursion ne Dhermi

    Reportazh

    Dhermiu,nje fshat i bukur turistik, ishte nje nga vendet me te bukura qe mund te vizitonim.
    Ishte dite e enjte kur mesuesja na njoftoi se te shtunen do te organizonim nje ekskursion ne Dhermi.Ky ishte nje aktivitet teper i vecante per te gjithe pas nje viti te lodhshem pergatitjesh per provimet e lirimit.Qellimi i ekskursionit nuk ishte vetem argetimi,por edhe njohja e bukurive natyrore dhe ndergjegjesimi per mbrojtjen e tyre ne vendin tone.
    Kur mbaroi mesimi,te gjithe u mblodhem para lulishtes se shkolles  dhe filluam te bisedonim.Disa mendonin lojerat qe do te organizonin,disa mendonin veshjen,ushqimet etj.
    Te premten,kur u ktheva nga shkolla,fillova te behesha gati.Pergatita ushqimet dhe veshjen.Te nesermen u zgjova rreth ore 6.U bera gati dhe u nisa per te shkuar ne shkolle.Rruges bluaja ne koke qindra mendime e megjithate shpresoja te argetoheshim shume.Pas nje ore hipem ne autobus dhe u nisem.Mesueset na kishin thene se gjate rruges do te ndalonim per te pare peizazhet e bukura dhe do te vizitonim shpellen e Pirateve.
    Ne autobus bisedonim me njeri-tjetrin, degjonim muzike,hanim ushqimet qe kishim pergatitur…Rruges kaluam Ujin e Ftohte,Radhimen,Orikumin e me pas u ngjitem ne Llogora.Keto vende ishin te njohura per ne,sepse, pervec aktiviteteve,i kishim vizituar edhe me prinderit.Meqe ishte fundi i muajit maj bente shume nxehte.
    Pas dy oresh arritem ne Dhermi.Rruga ishte e lodhshme,por te gjithe ishim energjike per te shfrytezuar diten e bukur qe na priste.Zbritem ne plazhin e Dhermiut dhe menjehere u futem ne det.Duke vezhguar peizazhet mahnitese, ne kuptonim se Dhërmiu është një vend ku gërshetohet tërheqja nga deti i kaltert dhe i pastert i Jonit me atë të ajrit të pastër dhe të shëndetshëm të maleve.
    Megjithese e shtuna ishte nje dite e nxehte pranvere, deti i Dhermiut ishte i ftohte si zakonisht.Ne plazh luajtem lojera te ndryshme dhe beme foto ne nje argetim pafund.Me pas shkuam prane Shpelles se Pirateve,por,per shkak te mungeses se varkave, nuk mundem ta vizitonim ate.Megjithate pamja e shpelles ishte mbreselenese.Ajo ishte e vendosur ne shkembinj thike,ne nje det shume te thelle.
    Pas mesdites u ngjitem ne Llogora, ne restorantin”Alpine”, per te ngrene dreken.Nga lartesia e Llogorase pamja dukej mbreselenese.Ajri i fresket dhe i paster te mbushte mushkerite me fryme.Oret kalonin pa u kuptuar ne shoqerine e njeri-tjetrit,madje filluam te krijonim situata gazmore duke pare njeri-tjetrin, me faqet e skuquara nga dielli dhe floket e njome nga uji i detit.
    Pasi mbaruam dreken,ndaluam ne fushen para restorantit dhe luajtem per disa ore me lojera te ndryshme me top.Mjedisi perreth ishte i paster dhe dukej se banoret e zones dinin ta ruanin dhe ta vleresonin vendin e tyre.Ndertimet ishin te paketa,megjithese kohet e fundit kane filluar te shtohen gjithnje e me shume.
    Kaluan rreth 7 ore dhe duhet te niseshim.Ne fytyrat tona mund te vihej re nje hije trishtimi.Hipem ne autobus,por nuk kishim energjine e disa oreve me pare.Dita qe kishim kaluar do te mbetej gjate ne mendjet tona.Rruges se kthimit ndaluam per te pare” Parkun e Llogorase”.Ne dinim se ky park eshte i mbrojtur nga UNESKO.Pasuria natyrore aty eshte e papershkrueshme.Pas 2 oresh arritem perpara shkolles.U pershendetem me njeri-tjetrin dhe u larguam.Ky aktivitet ishte teper i vecante per mua,jo vetem se njoha me mire pasurite e vendit tim,por edhe se me nje argetim te vecante mbylla nje kapitull nga jeta ime shkollore,klasen e nente!                     

    KLEA MEHMETI    
    Klasa X_C


    100 vjet liri

    Eshte e veshtire te tregosh per 100 vjet liri,100 vjet krenari, 100 vjet trimeri. Eshte po aq e veshtire sa te tregosh per te gjithe personat e shquar ,qe gjate gjithe kesaj kohe e kane bere kete vend te njihet per vlera mjaft te medha. Ka data te cilat e bejne shqiponjen e flamurit tone te fluturoje.
    Data 28 Nentor ! Historia mund te flasë me shume nga ç’mund te them une per te, por nuk mund ta tregoj me aq krenari sa e tregoj une. Me vjen natyrshem te permend emrin “Ismail Qemali” dhe jam e sigurtë se ky emer flet vete per te gjithe shqiptaret. Nje burre i moçem qe ngriti flamurin ne flladin e eres, qe debonte armiqte nga kufiri i shtetit tone. Nje pewrsonalitet qe jam e sigurt se njihet dhe jashte Shqiperise.
    Pavaresia e Shqiperise solli mjaft risi. Solli krijimin e nje shteti te pavarur, nje shteti qe sot njihet si “vendi i shqiponjave”, si vend i burrave krenarë dhe puntorë, si vend i cili ze nje pjese shume te vogel ne bote, por që per te gjithe ne ka nje rendesi te madhe. Ishte nje vend qe per vite me radhe njihej si vend i mbyllur per te tjeret, si nje vend qe nuk kishte nevoje per ndihmen e ndonje shteti tjeter. 
    Shqiperia eshte nje vend i cili di te ecte vete perpara, ndonese me hapa te vegjel. Por fundja, çdo gje e madhe nis nga diçka e vogel. E si cdo vend tjeter, pati dhe ai rebelimin ndaj deres se tij te mbyllur, duke u kthyer ne nje vend qe tashme kishte mundesi te levizte lirishem kudo.
    Do te ishte absurde te mos permendnim se sa shkrimtare e moren penen ne duar per te shkruar per pavarësine e vendit tone,se si ato fjale qarkulluan kudo anembane.
    E si te mos permendim shprehjet e popullit, qe tregojne gjithmone e me shume se sa e duan shqiptaret Shqiperine. Nder te panumertat do te veçoja njeren prej shprehjeve, e cila sa here qe thuhet, zgjon tek une nje ndjenje qe qendronte diku e strukur: “Duaje atdhen, si shqiponja folene !”.
    Dhe lind pyetja: “A ekziston ndonje shprehje tjeter qe mund t’i pershtatet me shume vendit tone ?!” Me plot gojen e them: jo!
    Vendi im eshte vendi i shqiponjave, eshte vend i te fortit, i krenarise, i patriotizmit, i gjithçkaje pozitive dhe krahasimi me shqiponjen eshte krahasimi me dinjitoz qe mund t’i behet.
    Shqiponja, mbreteresha e qiellit, ajo qe nuk di te lere te voglin e saj vetem e te pambrojtur, ajo qe nuk do te largohet kurre nga foleja e saj.
    Keshtu jane dhe shqiptaret, mbreterit e tokes se tyre. Mbreterit te cilet sot festojne 100- vjetorin, krenare si gjithmone. Keta jemi ne, keta jane shqiptaret, nje popull që, si kurre ndonjehere më parë, do te festojne 100-vjetorin e pavarësise se tyre.

    Albion Pipa

    Klasa X_A



    Jeta vazhdon

    Meditim


    E fillojme jeten duke qare, te vegjel,  por  te mbuluar me dashuri. Nuk dime nga te shkojme, pasi nuk dime te ecim, pasi nuk mbajme mend nese ne ate kohe mendonim…

    …Por jeta vazhdoi, ne mesuam te ecnim, ne fillim me hapa te vegjel, te pasigurte dhe me nje dore qe na tregonte rrugen e drejte, qe na mesonte se si t’i hidhnim hapat.

    Fillimisht ecnim perpara duke i hedhur kembet andej nga kishim veshtrimin. Dhe jeta vazhdoi… Mesuam te ecnim, madje te vraponim, me hapa te medhenj, te shpejte, te sigurte…por ndodhi qe ne u penguam, u rrezuam, u lenduam… dhe perseri u ngritem, u ngritem qe te fillonim te ecnim. Por sot, ne jo gjithmone e mbajme koken perpara, shpeshhere gjate udhetimit tone e kthejme koken pas, shohim ate pak qe kemi perjetuar, lendohemi ose gezohemi nga ajo dhe mund te ndodhe, qe gjate kesaj kohe te mos shohim ku i hedhim kembet dhe…kuptojme se kemi nevoje per ate dore qe na udheheq dhe na ndihmon. Por jeta vazhdon perseri… Ne pengohemi, na pengojne, pengojme te tjeret… jeta ngjan me nje fushe pengesash qe duhen perballuar, dhe ironia e fatit:”Kush eshte i zoti, vazhdon dhe ecen perseri”, por gjithsesi jeta vazhdon perseri…Ne mesojme nga pesimet tona dhe kuptojme se koka nuk duhet mbajtur prapa gjithnje, kuptojme se duhet te jemi te kujdesshem ku i veme kembet, kuptojme se dicka nuk mund ta kemi kurre perjetesisht, kuptojme se pengesat nuk jane barriera te pakapercyeshme, kuptojme se dukja shpesh here te genjen.

    Dhe jeta vazhdon perseri.

    Loreida Metaj    

    Klasa X_B                                                                                                     

     


    Te pavarur

    Më 2012 shqiptarët festojnë 100-vjetorin e themelimit të Shqipërisë së Pavarur, shtetit te parë shqiptar në historinë moderne.
    100-vjetori i  Pavarësise se Shqipërisë është një vit i mbushur me festime. Nje vit i rendesishem per te gjithe shqiptaret, kudo qe jane. Shikon se cdo shqiptar e ka kapur nje ndjenje atdhedashurie e vecante. Te thuash te verteten, kur shikon rruget e Vlores, dritaret e shtepive te mbushura me flamuj, ndihesh krenar, nje dridhje e lehte te pershkon gjithe trupin. Secili pergatitet per nje festim qe t’i shkoje pershtat ketij eventi kaq te rendesishem. 

    Ne tani festojme per shkak te asaj qe shqiptaret e vertete bene deri ate dite, 28 Nentor 1912.

    Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 i dha fund sundimit shumeshekullor osman, duke shënuar një kthesë rrënjësore në fatet e Shqipërisë.Populli shqiptar i dha grushtin e fundit ushtarako-politik Perandorisë Otomane, duke kurorëzuar ëndrrat dhe aspiratat mijëvjeçare të tij. Shqipëria u shpall sovrane,e pavarur jo vetëm ndaj zgjedhës otomane, por edhe ndaj çdo zgjedhe e zinxhirëve të rinj që farkoheshin në kurthet e fqinjve.
    Rilindja Kombëtare arrinte me këtë kulmin e vet,sepse pavarësia kurorëzonte luftërat e përpjekjet heroike të brezave të tërë për të kthyer lirinë e humbur,për të gëzuar të drejtat kombëtare dhe për t'i hapur vendit rrugën e zhvillimin e të përparimit. 

    Me vendimin historik të Kuvendit të Vlorës triumfonte edhe në Shqipëri parimi i kombësisë, i shpallur nga rilindësit tanë dha nga demokracia ballkanike e evropiane qysh në shekullin XIX.Vihej në vend kështu një e drejte e ligjshme e një kombi të formuar në territorin e vet, të banuar pa ndërprerje gjatë shekujve , me gjuhë,kulturë,histori e individualitet të vet,e drejte e fituar nëpër llogoret e një lufte të gjatë e të ashpër,e drejte që i takonte edhe për kontributin e vyer që kishte dhënë në procesin çlirimtar ballkanik dhe evropian. 

    Tani jemi ne vitin 2012. Kane kaluar rreth 20 vjet nga shpallja e Demokracise, por ende e ndiejme se dicka mungon.Te terhequr nga menyra e  jeteses perendimore,shpresojme per nje jete me te mire. Nuk mund te themi qe nuk jemi perpjekur, por nevojitet me shume pune. Tanime nuk na duhet te luftojme me shpata e me pushke, na duhet te luftojme me inteligjence per te arritur endrren evropiane. Per te arritur aty ku brezat e ardhshem do te duan te jene.Te qendrojme duke menduar se do te ndryshojme, sepse ndryshimi fillon nga ne, fillon nga cdo shtetas shqiptar, qe deshiron ta shikoje Shqiperine me lart. 

    Kete vit te shenuar per te gjithe ne, kete 100-vjetor ne madh, le te fillojme te mendojme ndryshe, le te fillojme te shikojme ndryshe.Le ta fillojme kete shekull te dyte te Pavaresise sone me ndryshime rrenjesore, le te jemi me krijues, le te mendojme me larg.
    Por, se pari, le te festojme ne menyren e duhur, te entuziazmuar e krenarë per vendin tone!


    Parashqevi Grillo

    Klasa X_A



    Vjeshta.                                                                       

    Ti ike,vere                                                                                                                 
    Zogjte shtegetuan larg 
    Feshferimat e gjetheve 
    S'mungojne ne kete dite te vrazhde. 

    Rruget bosh fshehin trishtim 
    Qyteti i heshtur ben grim. 
    Pikat e shiut na bejne shoqeri
    Dhe druret dridhen nen shi. 


    Pa ty. 

    Ne erresiren e nates u zhduke                         
    ku shndrisnin hena dhe yjet                                                 
    Ne rruget boshe te qytezes                              
    e vetmuar ti rrije.                                              

    Dielli u zhduk ashtu si ti                                           
    per te mos rrezatuar ne zemren time               
    dhe e gjithe kjo ngjan                                                              
    me torturen e nje endrre.                                  
                                                                             
    Tani detin veshtroj menduar
    ku dallget nisin vallen trishtuar
    e ca pikeza uji 
    portretin tend krijuan.

    C'te bej jo, nuk e di
    ne kete ore te nates se vone 
    kur te gjithe nen driten e henes 
    behen protagonistet e nje endrre.     

    Rruges do shetis e vetmuar porsi ti 
    por e di qe kot do lodhem                     
    se ne driten e henes
    do thur vargje per ty!


    Eleni Koço

    Klasa X_A


    Hëna

    Në një natë të ftohtë dimri,
    jam e ulur në një stol.
    Po pres hënën që të dalë,
    mbuluar nga re zafiri.
     
    Dua ta shikoj.
    Dua të mendoj,
    për kohët e bukura,
    që tash po kaloj.
     
    Por hëna nuk del.
    Ajo rri e fshehur.
    Mos vallë ka frikë nga unë?
    Me mua është nxehur?
     
    Hënë e ndritshme,
    dil prej aty!
    Jam unë, mos u tremb,
    Kam nevoje të flas me ty.
     
    I thashë këto hënës,
    Por ajo s’ më dëgjoi,
    Vendosa të shtrihem,
    Dhe gjumi fitoi.
     

    Sidorela Caushaj

    Klasa X_A