Ridvan Bunjaku

Mirësevini! Varësisht nga interesimet tuaja, ju mundeni

Ju lutem, ndihuni të lirë të më shkruani në rbunjaku@hotmail.com për të gjitha temat, preokupimet, idetë dhe sugjerimet tuaja.


Manifesti për Zhvillimin Agjil të Softuerit - tash edhe versioni në gjuhën shqipe është në faqen zyrtare

Publikimet e fundit
  • 1 kafe me Java është kurs hyrës ku shpjegohen konceptet bazike përmes një shembulli simpatik praktik. Temat përfshijnë: krijimi i algoritmit dhe kodimi i tij, hyrja dhe dalja interaktive, dhe refaktorimi i kodit për lexueshmëri, ripërdorje dhe estetikë më të mirë.

  • "C# shkurt e shqip" është kurs hyrës në C#, në formatin online me video-udhëzime detale. Temat përfshijnë: krijimi i projektit në Visual Studio, shkruarja e kodit dhe debug-imi, format Windows dhe format Web.

  • Menaxhimi profesional i projekteve (PMP) është përmbledhje nga Head First PMP, ndër librat më të mirë edukues dhe trajnues që i paraqet proceset për menaxhimin e një projekti, që e bën resurs të vlefshëm për fillestarë dhe praktikues. Temat i përfshijnë të gjitha proceset: integrimi, shtrirja, koha, kostoja, cilësia, resurset njerëzore, komunikimet, rreziku dhe prokurimi.

  • Programimi në Prolog për Inteligjencë Artificiale i përmban zhvillimet kryesore në AI duke e ruajtur qasjen e qartë shpjeguese. Temat përfshijnë gjuhën Prolog (sintaksa, listat, operatorët, backtracking etj.), aplikimin në Inteligjencë Artificiale (strategjitë e kërkimit, grafet, sistemet eksperte, mësimi i makinës, lojërat) dhe disa shembuj hyrës të kodeve burimore.
  • Sistemet e Informacionit për Menaxhim (MIS). Ka shumë gjasa që je duke e bartur apo përdorur një sistem të informacionit. Kjo ndodh nëse ke telefon të avancuar mobil, pajisje elektronike të dorës, apo kompjuter laptop. Sistemet e informacionit depërtojnë në thuajse secilin aspekt të jetëve tona. Qoftë kur tërheq para nga një ATM apo kur surfon në Web me telefonin tënd, rrallë kalon ndonjë ditë pa futur shënime, apo pa përdorur informacion të gjeneruar nga një sistem i informacionit. Temat përfshijnë: epoka e informacionit, teknologjia e informacionit, tregtia e përkrahur nga web-i, përkrahja për vendime dhe inteligjenca biznesore, si dhe planifikimi, përvetësimi dhe kontrollat.

  • Dizajni i ndërveprimit - përtej ndërveprimit njeri-kompjuter ofron qasje ndër-disciplinare, praktike dhe të orientuar kah procesi ndaj Ndërveprimit Njeri-Kompjuter, duke treguar jo vetëm çfarë principe duhet të aplikohen por në thelb si mund të aplikohen ato. Libri përqendrohet në atë se si të dizajnohen produkte ndërvepruese që e avancojnë dhe e zgjerojnë mënyrën se si komunikojnë, ndërveprojnë dhe punojnë njerëzit.