LEKSIONE‎ > ‎Legjislacioni Kombëtar‎ > ‎Moduli IV‎ > ‎

Sherbimi Civil ne Republiken e Shqiperise

Parimet e pergjithshme te sherbimit civil. Perkufizimet dhe fusha e veprimit.
Qe nje sistem qeverisjeje ne nje shoqeri te caktuar te realizoje me sukses zhvillimin e
asaj shoqerie, duhet te kete nje aparat shteteror sa me te organizuar dhe efektiv. Ky
aparat duhet te siguroje rendin dhe sigurine publike, te mbroje jeten dhe pronen
publike e private dhe te respektoje te drejtat dhe lirite themelore te njeriut.
Por, per funksionimin normal te ketij aparati te admninistrates publike, vec organizimit
te persosur te tij, duhen edhe njerez te pergatitur e te afte. Keta njerez qe punojne ne
kete aparat quhen dhe personeli i sherbimit civil te administrates publike, pa te cilet
nuk mundet qe administrata publike, te permbushe misionin e saj.
Pra me sherbim civil kuptojme veprimtarine e punonjesve te administrates publike, qe
kane cilesine e nenpunesit civil, per te realizuar funksionet e saj te bazuar ne
Kushtetute e ne ligje.
Ne Shqiperi deri ne vitin 1996 ndermjet marredhenies juridike te nepunesise dhe
marredhenieve te tjera te punes nuk ka patur dallim pasi ato rregulloheshin sipas Kodit
te Punes. Rregullave te ketij kodi i nenshtroheshin si nenpunesit ashtu dhe punetoret e
thjeshte.
Per te percaktuar qarte poziten, ashtu dhe dallimet ndermjet ketyre dy kategorive te
ndryshme u miratua ligji Nr.8095 “Per sherbimin civil ne Republiken e Shqiperise“, i
cili me pas eshte shfuqizuar me ligjin Nr.8549 date 11/11/1999 “Per statusin e
nenpunesit civil„ i cili eshte akoma ne fuqi.
Legjislacioni Kombëtar
100
Qellimi i ketij ligji eshte percaktimi i rregullave te njejta per kushtet dhe procedurat e
pranimit ne sherbimin civil, per menyren e fillimit dhe te mbarimit te marredhenieve te
punes, per zhvillimin e karrieres, per garantimin e te drejtave dhe percaktimin e
detyrimeve te nenpunesve civil, me synim krijimin e nje sherbimi civil te
qendrueshem, profesional dhe eficient. Ky ligj percakton skemen e administrimit te
sherbimit civil dhe rregullon maredheniet juridike ndermjet nenpunesve civile dhe
institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor.
Per ceshtje qe nuk rregullohen shprehimisht nga ky ligj, zbatohet Kodi i Punes ose
legjislacioni perkates.
Sipas ligjit, nenpunes civil jane ata nenpunes te institucioneve te administrates publike
te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik ne detyra te natyres
drejtuese, organizuese, mbikeqyrese apo ekzekutuese.
Me “Institucione te administratës publike të nivelit qendor apo vendor” janë:
Administrata e Kuvendit, Administrata e Presidentit, Aparati i Këshillit të Ministrave,
ministritë, institucionet qendrore të pavarura , bashkitë dhe qarqet.
Me "institucionet e administratës qendrore" do t'i referohemi aparatit të Këshillit të
Ministrave dhe ministrive.
Me "institucione të pavarura" do t'i referohemi institucioneve qendrore të pavarura,
Administratës së Kuvendit, Administratës së Presidentit, bashkive dhe qarqeve.
Ligji nr.8549 date 11.11.1999 “Per statusin e nenpunesit civil”, ka percaktuar parimet e
ndertimit dhe te veprimit te sherbimit civil. Sipas tij, sherbimi civil eshte i ndertuar dhe
vepron mbi bazen e parimeve te profesionalizmit, te pavaresise dhe te teresise, te
paanesise politike, te transparences, te sherbimit ndaj publikut, te vazhdimesise se
karrieres, te pergjegjesise dhe korrektesise ne zbatimin e legjislacionit ne fuqi.
4.2 Klasifikimi i nepunesve civil. Procedurat e rekrutimit ne sherbimin civil.
1. Nenpunes civil te nivelit te larte drejtues konsiderohen ata nepunes te cilet punojne
ne keto pozicione:
a) sekretar i pergjithshem
b) drejtor departamenti
c) drejtor drejtorie te pergjithshme
d) pozicionet e barazvlefshme me tre te parat ne institucionet e administrates publike
qendrore apo vendore
2. Nenpunes civil te nivelit te mesem drejtues konsiderohen ata nenpunes te cilet
punojne ne keto pozicione:
a) drejtor drejtorie
b) pozicionet e barazvlefshme me to
3. Nenpunes civil te nivelit te ulet drejtues konsiderohen ata nepunes te cilet punojne
ne keto pozicione:
a) shef sektori
b) shef zyre
c) pozicionet e barazvlefshme me to
4. Nenpunes civil te nivelit ekzekutues konsiderohen specialistet.
Legjislacioni Kombëtar
101
Procedurat e rekrutimit ne sherbimin civil.
Procedura e rekrutimit ne sherbimin civil kryhet nepermjet konkurrimit te hapur,
bazuar ne meritat e secilit individ. Ne administraten qendrore shpallja e konkurrimit
behet nga departamenti i administarates publike (DAP), me kerkesen e institucionit
perkates. Ne institucionet e pavarura shpallja behet nga departamentet e personelit. Me
institucionet e pavarura do ti referohemi institucioneve qendrore te pavarura,
Administrates se Kuvendit, Administrates se Presidentit, bashkive dhe qarqeve, te cilat
jane pergjegjese per administrimin e sherbimit civil te tyre. Keto institucione krijojne
departamentet e tyre te personelit.
Shpallja behet ne dy gazetat me qarkullim me te madh, te pakten 30 dite para dates se
caktuar per konkurrim. Kjo shpallje duhet te permbaje nje liste te kerkesave te
pergjithshme dhe te vecanta qe duhet te plotesojne kandidatet dhe te fushave ne te cilat
do te zhvillohet konkurrimi, te percaktuara nda departamenti i administrates publike ne
bashkepunim me institucionin propozues te administrates qendrore dhe nga
departamentet e personelit per institucionet e pavarura.
Konkurrimi zhvillohet ne tri faza ku ne fazen e pare behet perzgjedhja e kandidateve
per t’iu nenshtruar testimit. Ne fazen e dyte zhvillohet testimi dhe ne fazen e trete dhe
te fundit behet vleresimi perfundimtar i kandidateve.
Mund te pranohen ne sherbimin civil personat qe plotesojne keto kerkesa
a) Të jenë shtetas shqiptar.
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e
nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një
krimi.
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për
shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
Gjithashtu nepunesi civil i nenshtrohet edhe nje periudhe prove qe zgjat nje vit nga
data e aktit te emerimit, dhe gjate kesaj periudhe ai eshte nen kujdesin e nje nepunesi
te vjeter dhe vleresohet nga eprori me i afert i tij. Ne fund te kesaj periudhe, eprori
duhet te vendos :
a) konfirmimin si nenpunes civil
b) zgjatjen e periudhes se proves dhe nje here te vetme, deri ne 6 muaj te tjere
c) largimin nga sherbimi civil dhe kthimin ne pozicionin e meparshem
nepunesi mund te ankohet ne Komisioni e Sherbimit Civil brenda 30 diteve nga
komunikimi i vendimit.
Dallimi i marredhenies juridike te nepunesit nga marredhient e tjera te punes
Emerimi si forme e vecante per vendosjen e nepunesve te administrates publike, eshte
nje akt juridik i njeanshem, ne kuptimin qe marredhenia juridike e nepunesve krijohet
ne menyre te njeanshme nga organi qe ben emerimin. Kerkesa e personit qe vendoset
me detyre ne sherbimin civil sherben vetem si mjet per te vene ne levizje organin
kompetent qe ai te filloje proceduren e konkurrimit dhe jo si pjese perberese e aktit per
krijimin e maredhenieve te nepunesise.
Me emerimin e nje nepunesi ne aparatin e administrates publike lindin marredhenie
juridike te punes, sic jane ato mbi te drejtat e nepunesit per page, per pushime, per
sigurime shoqerore dhe maredhenie juridike me karakter administrativ te nepunesise,
qe lidhen me detyrat dhe te drejtat e nepunesit per te realizuar funksionet zyrtare qe
atyre u ngarkohen.
Legjislacioni Kombëtar
102
Pikempamja juridike e nenpunesise qe krijohet me marreveshje ndermjet organit
kompetent per te bere emerimin dhe nepunesit qe kerkon te emerohet ,nuk ka gjetur
shume mbeshtetje. Nder arsyet permendet se ne rradhe te pare marredhenia juridike e
nepunesise nuk krijohet ne baze te marreveshjes per shkak se mospranimi i organit
kompetent per te nxjerr aktin e emerimit, me gjithe pelqimin ose kerkesen paraprake
te personit qe kerkon te vendoset ne pune si nenpunes, nuk i jep te drejten ketij te
fundit per te kerkuar me ndonje rruge ligjore detyrimi ne organit per ta nxjerr patjeter
aktin e emerimit.
Vec kesaj personi qe kerkon te vendoset ne pune ne sherbimin civil nuk ka te drejte te
percaktoje nepermjet marreveshjes, kushtet te drejtat e detyrat me karakter
administrativ te funksionit qe do te kete pas emerimit. Kushtet per emerimin e nje
personi si nenpunes dhe ato per realizimin e funksioneve nga ana e tij percaktohen nga
dispozita perkatese dhe ne asnje menyre nga marreveshja ndermjet organit qe ben
emerimin dhe personit qe kerkon te emerohet si nenpunes. Karakteri i njeanshem i
krijimit te marredhenieve te nenpunesit del edhe nga ajo qe detyrimi i personit per te
vazhduar funksione nenpunesie nuk lind nga momenti kur ai ka kerkuar ose shfaqur
deshiren per te emeruar,por nga momenti qe organi kompetent shfaq vullnetin, nxjerr
aktin administrativ per emerimin e tij.
Edhe heqja e nenpunesve nga sherbimi shteteror behet me akt te njeanshem, ose ne
raste te caktuara ,vetvetiu si psh.vdekja e nenpunesit.
Te drejtat dhe detyrat e nepunesit civil
Persa i perket te drejtave dhe detyrave te nenpunesit civil bazuar ne ligjin nr.8549
nenpunesit civil kane keto detyra:
1) Të njohin, të respektojnë, të zbatojnë dhe të veprojnë në përputhje me
Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative dhe aktet e tjera ligjore e
nënligjore.
2) Të sigurojnë për publikun e gjerë, palët e interesuara dhe institucionet publike,
informacionin e kërkuar, me përjashtim të rasteve kur ky informacion është
sekret shtetëror, konfidencial ose për përdorim të brendshëm në përputhje me
ligjet dhe aktet e tjera nënligjore.
3) Të respektojnë orarin e punës dhe ta shfrytëzojnë vetëm për kryerjen e detyrave
të tyre. Orari dhe kohëzgjatja e punës përcaktohet me vendim të Këshillit të
Ministrave për nëpunësit civilë në institucionet e administratës qendrore dhe me
akte normative të organeve të pushtetit vendor për nëpunësit civilë në
administratën vendore.
4) Të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të marrin pjesë në veprimtaritë
trajnuese për këtë qëllim.
5) Të mos kërkojnë apo pranojnë asnjë përfitim moral apo material, për kryerjen e
detyrave, me përjashtim të pagës dhe shpërblimeve të tjera, përcaktuar ne ligj.
6) Të mos kryejnë punë apo veprimtari të cilat paraqesin konflikt interesash me
detyrën e tyre zyrtare ose pengojnë përmbushjen e saj. Për çdo veprimtari
fitimprurese që kryejnë jashtë detyrave të tyre zyrtare, të informojnë institucionin
ku punojnë.
7) Të mos përdorin pronën shtetërore për përfitime private.
8) Të mbajnë përgjegjësi të plotë për ligjshmërinë e veprimeve të tyre gjatë
kryerjes së detyrës dhe, kur nuk janë të bindur për ligjshmërinë e urdhrave dhe
vendimeve që zbatojnë, duhet të informojnë menjëherë organet ose nivelet
Legjislacioni Kombëtar
103
urdhërdhënëse, si dhe organet ose nivelet eprore të këtyre të fundit. Nëpunësi
civil nuk është i detyruar të zbatojë një urdhër të paligjshëm.
9) Të mos bëjnë grevë.
10) Të mos sillen në kundërshtim me rregullat e etikës.
Nenpunesi civil ka keto te drejta:
1) Të kenë një punë të garantuar në shërbimin civil, në përputhje me dispozitat e këtij
ligji.
2) Të ngrihen në detyrë dhe lëvizin në mënyrë paralele.
3) Të mbrohen nga shteti në kryerjen e detyrave të tyre.
4) Të punojnë dhe të ushtrojnë veprimtari të tjera të ligjshme jashtë detyrës dhe kohës
së punës, në qoftë se një gjë e tillë nuk paraqet konflikt interesash me detyrën e tyre
zyrtare dhe nuk i pengon ata në ushtrimin e saj.
5) Të formojnë dhe të jenë anëtarë të sindikatave ose shoqatave profesionale.
6) Të marrin pjesë nëpërmjet sindikatave ose përfaqësuesve të tyre në procesin e
marrjes së vendimeve, lidhur me kushtet e punës.
7) Të jenë anëtarë të partive politike, por jo në organet qendrore ekzekutive.
8) Të marrin një leje vjetore të pagueshme dhe leje të tjera, në rastet dhe sipas
kushteve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
9) Të përfitojnë trajtim shëndetësor për vete dhe për pjesëtarët e familjes që kanë në
ngarkim në përputhje me dispozitat ligjore.
10) Të marrin shpërblime shtesë dhe t'u paguhen shpenzimet, sipas kritereve dhe
masës së parashikuar nga Këshilli i Ministrave, për punë jashtë orarit dhe udhëtime
pune.
11) Me leje dhe autorizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Drejtorit të
Personelit të punojnë për organizata ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria është anëtarë,
ose për qeveri të huaja, kur kjo është në interes të Republikes së Shqipërisë. Me
mbarimin e këtij angazhimi nëpunësi kthehet në të njëjtin vend pune apo në një të
barasvlefshëm me të.
12) Të trajnohen në lidhje me punën në mënyrë periodike dhe të paguar nga shteti.
Kur nëpunësit civil i mohohen apo i shkelen të drejtat e garantuara në këtë ligj, ai
mund të ankohet me shkrim në Komisionin e Shërbimit Civil.
Etika ne sherbimin civil
Etika ne sherbimin civil perfshijne rregullat e sjelljes se nëpunësve te administratës
publike, sipas standardeve te kërkuara.
Parime te përgjithshme te etikes
Ne kryerjen e funksioneve, nëpunësi i administratës publike duhet te respektoje
parimet si me poshtë:
a) te kryeje detyrat, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi;
b) te veproje ne mënyrë te pavarur nga pikëpamja politike e te mas pengoje zbatimin e
politikave, te vendimeve ose veprimeve ligjore te autoriteteve te administratës publike;
c) ne kryerjen e detyrave duhet te jete i ndershëm, i paanshëm, efikas, duke pasur
parasysh vetëm interesin publik;
ç) te jete i sjellshëm ne marrëdhënie me qytetaret qe u shërben, dhe me eproret, koleget
e vartësit e tij;
Legjislacioni Kombëtar
104
d) nuk duhet te veproje arbitrarisht ne dem te një personi ose organizate dhe duhet te
tregoje respektin e duhur, për te drejtat dhe interesat personale te te tretëve;
dh) te mos lejoje qe interesat e tij private te bien ndesh me pozitën e tij publike, te
shmange konfliktet e interesave dhe te mos shfrytëzojë asnjëherë pozitën për interesin
e tij privat;
e) te sillet gjithnjë ne mënyrë te tille, qe besimi i publikut ne ndershmërinë,
paanshmërinë dhe efektivitetin e shërbimit publik te ruhet e te rritet;
ë) te ruaje konfidencialitetin e informacionit, qe ka ne zotërim, por pa cenuar zbatimin
e detyrimeve qe rrjedhin nga ligji nr. 8503, date 30.6.1999, "Për te drejtën e informimit
për dokumentet zyrtare" .
Konfliktet e interesave
Konflikti i interesave është situata ne te cilën një nëpunës i administratës publike ka
një interes personal te tille, qe ndikon ose mund te ndikoje ne paanshmërinë ose
bjektivitetin e kryerjes se detyrës zyrtare.
Interesat personale te nëpunësit përfshijnë çdo përparësi për veten, familjen, te afërmit
deri ne shkallen e dyte, personat ose organizatat, me te cilat nëpunësi ka ose ka pasur
marrëdhënie biznesi ose lidhje politike. Konflikti i interesave përfshin, gjithashtu, çdo
lloj detyrimi financiar ose civil te nëpunësit.
Kur nëpunësi ka dijeni se një situate e tille ekziston, ai është i detyruar qe:
a) te verifikoje nëse ka një konflikt aktual te mundshëm interesash;
b) te ndërmarrë hapat e nevojshëm për te shmangur një konflikt te tille;
c) te vere ne dijeni menjëherë, me nismën e tij, eprorin direkt dhe njësinë e personelit
për konfliktin aktual ose te mundshëm te interesave;
ç) ne rast dyshimi për gjendjen ne një situate konflikti interesash, te këshillohet me
eprorin direkt ose/dhe me njësinë e personelit te institucionit;
d) t'i bindet çdo vendimi përfundimtar për te marre pjese ne procesin e vendimmarrjes
ose te heqë dore nga përparësitë, qe shkakton konflikti.
Konfliktet e mundshme te interesit te një kandidati për t'u punësuar ne administratën
publike duhet te zgjidhen përpara emërimit te tij.
Veprimtari te jashtme te nepunesit te administrates publike
Me veprimtari te jashtme te nëpunësit kuptojmë çdo lloj veprimtarie te rregullt ose te
rastësishme, qe kërkon angazhimin e nëpunësit te administratës publike, qofte për
qëllime fitimi ose jo, qe nëpunësi zhvillon jashtë detyrës zyrtare.
Ndalimi i veprimtarive te jashtëm
Nëpunësi publik nuk duhet te angazhohet ne një veprimtari te jashtme, qe pengon
kryerjen e detyrës se tij zyrtare ose qe kërkon një angazhim, mendor a fizik te tij qe e
bën te vështirë kryerjen e detyrës, ose është vazhdim i kësaj detyre, qe cenon, ne
çfarëdo mënyrë, imazhin e nëpunësit te administratës publike. Ne rast dyshimi për
kualifikimin e një veprimtarie si te lejueshme ose jo, nëpunësi këshillohet me njësinë e
personelit te institucionit.
Me veprimtari te jashtme te nëpunësit te administratës publike nënkuptojmë çdo lloj
veprimtarie, për qëllime fitimi ose jo, qe nëpunësi zhvillon jashtë ushtrimit te detyrave
te tij zyrtare dhe qe kërkon angazhimin mendor dhe fizik te tij, ne çfarëdolloj forme,
p.sh. si konsulent, ortak, përfaqësues, drejtues, anëtar apo punonjës.
Veprimtaritë e jashtme te nëpunësit te administratës publike janë te lejueshme vetëm
kur nuk bëhen pengese për përmbushjen e detyrave dhe te përgjegjësive te tij zyrtare.
Legjislacioni Kombëtar
105
Nëpunësi i administratës publike nuk mund te angazhohet ne një veprimtari te jashtme,
nëse:
a) ajo krijon ose duket sikur krijon një konflikt interesash me pozicionin e tij zyrtar;
b) angazhimi mendor dhe fizik i nëpunësit ne këtë veprimtari ndikon ne kryerjen
normale te detyrave te tij zyrtare, pengon ose e bën te vështirë kryerjen e tyre;
c) veprimtaria qe kryen cenon figurën e nëpunësit te administratës publike ose te
institucionit publik, ne te cilin ai është i punësuar;
ç) veprimtaria qe kryen është vazhdim i detyrave te tij zyrtare dhe nëpunësi duhet te
përdorë te dhënat qe ka nga pozicioni i tij ne administratën publike;
d) qëllimi i veprimtarisë bie ne kundërshtim me qëllimin dhe objektivat e pozicionit
zyrtar te punës se nëpunësit te administratës publike;
dh) është një veprimtari, e cila kryhet me kohe te plote.
Nuk konsiderohet si veprimtari e jashtme, e palejueshme, veprimtaria ne kuadër te
shoqatave kulturore, shoqërore apo sportive, pjesëmarrja ne organet drejtuese te këtyre
shoqatave, me përjashtim te rastit kur pengohet kryerja normale e detyrëszyrtare.
Perfitimet (Dhuratat dhe favoret)
Nëpunësi i administratës publike nuk duhet te kërkojë ose te pranoje, dhurata, favore,
pritje ose çfarëdo përfitim tjetër, ose shmangie te humbjeve te mundshme, si dhe
premtime për to, për veten, familjen, te afërmit, personat ose organizatat me te cilat ka
marrëdhënie, qe ndikojnë ose duket sikur ndikojnë ne paanësinë e kryerjes se detyrës,
apo janë ose duket sikur janë shpërblim për mënyrën e kryerjes se detyrës zyrtare.
"Dhurata", janë likuiditete ne çash, ne llogari rrjedhëse, ne depozite, ne bono thesari a
ne huadhënie, sende me vlere dhe çdo send apo shërbim, me vlere monetare, te
premtuar, ofruar, dhënë falas ose nen vlerën e tregut, interesat, aksionet dhe pjesët e
kapitalit ne shoqëri tregtare, borxhet dhe detyrimet jozyrtare ndaj personave fizike apo
juridike.
Ne dhuratat apo favoret e ndaluara përfshihen edhe ftesat për pritje te ndryshme,
premtimet, ofrimet falas apo uljet e çmimeve për kryerjen e shërbimeve, te argëtimeve,
pushimeve, transporteve, udhëtimeve, ofrimi i bursave te studimit, ofrimi i sigurimeve,
mbulimi i shpenzimeve për kryerje shërbimesh apo veprimtarish te nëpunësit.
Një dhurate. konsiderohet e marre ne mënyrë te tërthortë kur i jepet familjes se
nëpunësit, te afërmve, deri ne shkallen e dyte, personave ose organizatave, me te cilat
nëpunësi ka pasur ose ka marrëdhënie biznesi ose lidhje politike, ne baze te kërkesës,
rekomandimit apo udhëzimit te nëpunësit.
Nëpunësi nuk duhet qe, ne mënyrë te drejtpërdrejtë ose te tërthortë, te japë dhurata ose
te ndërmjetësoje për te dhënë dhurata për një nëpunës te një niveli me te larte apo te
afërm te tij dhe as te kërkojë ose te pranoje dhurata nga nëpunës i një niveli me te ulet
ose te afërm te tij, për shkak te cilësive dhe raporteve zyrtare.
Nuk konsiderohen si dhurata, ne kuptim te këtij kreu, dhuratat, te cilat i ofrohen
nëpunësit si pasoje e lidhjeve farefisnore apo njohjeve personale qe ai ka me dhuruesit,
si edhe ne rastin kur është e qarte se dhurata nuk ka asnjë lidhje me pozicionin dhe
cilësinë si nëpunës i administratës publike, te personit qe merr dhuratën.
Nëpunësi mund te mbaje dhurata te lejueshme, pa qene i detyruar t'i deklaroje ata, nëse
nuk e kalojnë vlerën prej 10 000 lekesh për dhurate, ndërsa ne rast se dhuratat janë me
te kushtueshme, ai duhet t'ia deklaroje ata, brenda 30 ditëve, eprorit direkt dhe t'i
dorëzojë ne njësinë e burimeve njerëzore te institucionit.
Legjislacioni Kombëtar
106
Detyrime te tjera gjate periudhes se punesimit ne administraten publike
1. Koha e punës
2. Paraqitja e nëpunësit
Comments