LEKSIONE‎ > ‎Legjislacioni Kombëtar‎ > ‎Moduli IV‎ > ‎

Procedurat administrative dhe kundërvajtja administrative

Kompetencat dhe juridiksioni. Dallimi ndermejt tyre.
Kompetencat e organeve te administrates publike jane te drejta dhe detyrat e nje
organi administrativ per te ushtruar veprimtarine e tyre ne baze dhe per zbatim te ligjit,
e shprehur ne teresine e akteve dhe te veprimeve qe kryen. Kjo veprimtari
administrative e organit kompetent shprehet ne teresine e akteve dhe te veprimeve qe
ato kryejne dhe nepermjet te cilave formohet dhe shfaqet vullneti i administrates
publike.
Pra kompetenca i kufizon hapesiren e veprimit organit administrative te kryeje
funksionet ose te nderhyje ne te drejtat dhe atributet qe me ligj i jane caktuar nje organi
tjeter. Kompetenca perben per organin administrative jo vetem te drejten ligjore per te
kryer nje veprimtari konkrete administrative, por edhe detyrim per ta ushtruar kete
veprimtari.
Kompetenca e organit eshte kushti thelbesor qe percakton ligjshmerine e aktit
administrativ. Mosrespektimi i kompetences nga organet administrative sherben per te
dalluar karakterin absolut te pavlefshmerise se akteve administrative nga ai relativ.
Kompetencat jane te percaktuara me ligj ose me akt nenligjor dhe ushtrimi i tyre eshte
i detyrueshem, pervec rasteve kur normat ligjore parashikojne delegimin ose
zevendesimin e kompetencave. ( neni 21 i K.Pr.A).
Kompetenca paraqitet ne disa lloje:
a. Kompetenca lendore:
Kompetenca lendore nenkupton te drejten dhe detyren e organit mbi lenden e caktuar.
Ne kete kuptim, organet e administrates publike kane te drejte te ushtrojne funksionet e
tyre brenda rrethit te kompetencave qe ligji ose akti nenligjor iu njeh atyre, pa
nderhyre ne kompetencat e organeve te tjera te sistemit ekzekutiv, si dhe atij legjislativ
ose gjyqesor.
b. Kompetenca vetjake ose funksionale:
Kjo kompetence percakton ndarjen e detyrave ne raport me vendin
qe ze secili organ i administrates publike ne sistemin e pergjithshem te organeve
shteterore. Kompetencat vetjake percakton llojin e punes qe i perket ceshjta, si dhe
funksionin e organit qe e kryen. Ne funksionin e kesaj kompetence, nje organ ne
hiarkine administrative qe i perket nje niceli te caktuar vendos vetem per ato ceshjte qe
ligji shprehimisht ia ka dhene atij. Keshtu p.sh nuk mund te vendose nje organ i ulet
administrativ per ceshjte qe hyjne ne kompetencen e nje oragni me te larte.
c. Kompetencat territoriale.
Cdo organ administrativ vepron ne hapesiren juridiksionale te nje territori te
percaktuar nga ligji si dhe brenda nje njesie organizative administrative konkrete, pra
elementi percaktues per te dalluar kete lloj kompetenence nga te tjerat jane kufijte
territoriale dhe juridiksionale, brenda se cileve kryhet veprimtaria ekzekutive dhe
urdherdhenese e organit. p.sh vendim i nxjerre nga Keshilli i Bashkise se Durresit ka
efekt vetem per qytetine Durresit.
Legjislacioni Kombëtar
93
Konflikti i kompetencave ne te drejten administrative ndahet ne konflikt pozitiv dhe
negativ. Konflikt pozitiv kompetencash kemi atehere kur dy ose me shume organe
shpallen kompetente per zgjidhjen e nje ceshtje te njejte administrative. Konflikt
negativ kompetencash lajmerohet ne situaten kur dy ose me teper organe refuzojne te
vendosin per ceshtjen e caktuar administrative.
Kodi i procedures administrative permban dy parime kryesore te cilat gjenden te
perziera ne paragrafet 2 dhe 3 te nenit 35. Sipas njerit parim, kur konfliktet per
kompetencat perfshijne organe te cilat i perkasin administratave te ndryshme, organ
kompetent per zgjidhjen e ketyre konflikteve jane gjykatat.
Parimi i dyte eshte kur konfliktet e kompetencave midis organeve i perkasin te njejtes
administrate. Ky konflikt zgjidhet ne radhe te pare nga organi qe vjen menjehere siper
organeve te perfshira ne kete konflikt dhe qe ka kompetenca kontrolli. Togfjaleshi “ne
radhe te pare” synon te beje te qarte se ne cdo rast ekziston mundesia e shqyrtimit
gjyqesor te konfliktit, pas ezaurimit te mundesive administrative te apelimit.
Konfliktet e kompetencave, qe zgjidhen sipas rregullave te mesiperme te percaktuara
nga ligji, kane te bejne vetem me konfliktet ne fushen administrative, sepse ka dhe
konflikte qe krijohen midis organeve kushtetuese, te cilat nuk zgjidhen nga gjykatat e
zakonshme, por nga Gjykata Kushtetuese.
Konfliktet e kompetencave zgjidhen ne radhe te pare nga organi qe vjen menjehere
siper organeve te perfshira ne kete konflikt dhe qe ka kompetenca kontrolli.
Zgjidhja e konflikteve te kompetencave midis organeve administrative te ndryshme
kerkohet me shkrim nga palet e interesuara duke paraqitur arsyet, si dhe i dergohet
organit kompetent per zgjidhjen e ketij konflikti. Kjo zgjidhje mund te kerkohet edhe
nga vete organet ne konflikt qe ne momentin qe ata kane dijeni per kete konflikt.
Organi kompetent per zgjidhjen e konfliktit degjon organet ne konflikt dhe jep
vendimin brenda nje afati 30-ditesh
Konfliktet e kompetencave zgjidhen:
a) nga seksionet administrative te gjykatave kur kemi te bejme me organe te ndryshme
administrative;
b) nga Kryeministri per ministri te ndryshme;
c) nga ministri ose drejtuesi i institucionit qendror kur kemi te bejme me organe te se
njejtes ministri ose te nje organi tjeter te administrates qendrore.
Juridiksioni eshte ndarja e formave kryesore te ushtrimit te veprimtarise shteterore, qe
do te thote ushtrimi i nje lloj veprimtarie sipas ndarjes se percaktuar te pushteteve dhe
brenda nje hapesire te kufizuar. Termi juridiksion nenkupton edhe shqyrtimin e
ceshjteve brenda nje territori ose hapesire te nje veprimtarie te caktuar institucionale
(shembuj juridiksion ekzekutiv, gjyqsor, kushtetues, legjislativ).
Termi juridiksion shpesh here konfondohet me kompetencen. Ne te vertete keto terma
jane shume te peraferta me njera tjetren, por nuk jane dhe te njejta. Legjislacioni yne,
po ashtu dhe doktrina, jane perpjekur te nxjerrin ne pah se midis tyre ka vecori. K.Pr.A
dhe K.Pr.C japin disa formulime per to, por nuk marrin persiper te qartesojne
specifikat e tyre. Dallimi midis juridiksionit dhe kompetences qendron se juridiksionit
percakton hapesiren se ku duhen ushtruar kompetencat e nje organi administrativ.
Aftesia e nje organi te njohur nga ligji per ushtrimin e funksioneve administrative,
nepermjet nxjerrjes se akteve administrative e ben ate kompetent. Duhet te kemi
parasysh se kur kemi te bejme per konceptin e juridiksionit, duhet te themi qe ceshjta
eshte ne juridiksion gjyqesor ose administrativ. Ne rast se themi ky organ ka te drejte
qe te zgjidhe kete ose ate ceshjte ka te beje me kompetencen e organin e administrates.
Legjislacioni Kombëtar
94
Kuptimi per juridiksionit jepet sipas ndarjes se veprimtarise shteterore sipas tre
pushteteve ne tri pushtete. Nga kjo nendarje dallojme juridiksionin legjislativ,
ekzekutiv dhe gjyqesore.
Sipas menyre se zgjidhjes se mosmarreveshjes administrative dhe ushtrimit te
kontrollit mbi ligjshmerine e aktit, kemi nje ndarje tjeter juridiksionesh. Nje konflikt i
natyres administrative mund te behet objekt i juridiksionit administrativ, gjyqsor ose
kushtetues. Konfliktet qe lindin nga veprimtaria e autoritetev shteterore, kur bazohen
ne te drejten private, nuk jane konflikte te natyres, kur bazohen ne te drejten private,
nuk jane ne konflikte te natyres se te drejtes publike. Ato nuk i nenshtrohen
juridiksionit administrativ, por do ti nenshtrohen juridiksionit gjyqesor.
Ne juridiksionin gjyqesore hyjne te gjitha mosmarreveshjet penale dhe civile qe
parashikohen ne kodet dhe ligjet perkatese.
Juridiksioni kuptohet edhe si ndarje e gjere e veprimtarise shteterore ne formen e
fushave ku ushtrohet kjo veprimtari. Kjo ndarje behet per sektoret te tille si ekonomia,
financa, mbrojtja, transport publik, drejtesia, rendi etj.
Koncepti i juridiksionit perdoret edhe per te percaktuar ndarjen territoriale brenda
kufijve se ciles operon organi amdinistrativ qe duhet te zgjidh ceshjten konkrete.
Cdo organ i amdinistrates ka detyre fillestare te beje verifikimin e juridiksionit, kur
fillon procedimi administrativ duke saktesuar nese ka juridiksion qe te vendose per
ceshjten. Ceshjta e mungese se juridiksionit mund te ngrihet si nga organi
administrativ me nismen e tij, ashtu edhe nga palet e interesuar per ceshjten.
Konfliktet juridiksionale.
Konfliktet juridiksionale sikurse edhe ato mbi komptencen jane mosmarreveshje
juridike qe lindin ne ushtrimin e veprimtarise nepermjet organeve shteterore si pasoje
e nderhyrjes se pa drejte te nje organi ne organit tjeter.
Konfliktet juridiksionale do te zgjidhen nga gjykatat kompetente.
3.2 Procedimi administrativ. Zhvillimi i procedimit dhe perfundimi i tij.
Me procedure administrative do te kuptojme kujdesin per zbatimin konseguent te
ligjit, duke garantuar zbatimin e rregullt te dispozitave materiale juridike me te cilat
rregullohen ceshjtet e vecanta administrative. Prandaj rregullat e procedures jane jo
vetem garanci per zbatimin e rregullt te dispozitave materiale juridike, por edhe baze
per parimin e demokratizimin ne procedure dhe barriere ndaj arbitraritetit.
Palet pjesemarrese ne nje procedure administrative jane autoriteti kompetent nga njera
ane dhe pala e interesuar nga ana tjeter.
Cdokush qe ka interes te ligjshem ka te drejte te marre pjese ne procedimin
administrativ personalisht ose/dhe i perfaqesuar.
Pra ne nje proces administrativ pjesemarresit jane pale aktive, e cila nepermjet fillimit
te procesit kerkon realizmin e nje te drejte, pale pasive kunder se ciles zhvillohet
procesi, si dhe pale e trete ose rastit e cila mbron te drejtat dhe interesat e gjere te
publikut.
Pala ne cdo proces administrativ kerkohet te provohet interesin e saj te ligjshem ne
ceshjten objekt shqyrtimi.
Pala duhet te vertetoje keto kushte:
• te kete aftesi per te qene pale
aftesia per te qene pale lidhet me aftesine e pjesemarresit ne nje procedim
administrativ, per te qene mbajtes se te drejtave dhe detyrimesh. Aftesia e
personave juridik dhe fizik lidhet me personalitetin e tyre juridik.
• te kete aftesine e kryerjes se veprimeve te caktuar
Legjislacioni Kombëtar
95
aftesia proceduriale ka te beje me mundesine e pales, per te kryer te gjitha veprimet
e nevojshme qe kerkohen ne nje procedim administrativ. Neni 44 i K.Pr.A pika 2
parashikon “Zotesia per te marre pjese ne procedim administrativ rregullohet sipas
dispozitave te se drejtes civile mbi zotesine juridike per te vepruar”
• te vertetojne ne veprimet lidhjen e domosdoshme midis interesit te pales dhe
ceshjtes konkrete (legjitimiteti pales). Legjitimiteti i pales ne nje procedim
administrativ nenkutpon interesin legjitim dhe te vertete qe duhej te ekzistoje
ndermjet pales dhe ceshjtes ne shqyrtim. Ky perfshin si legjitimetin pasiv ashtu
edhe ate aktiv.
1- Fillimi i procedimit administrativ
Procedimi administrativ fillohet per realizimin e nje qellimi te caktuar. Ajo konkludon
me nxjerrjen e nje produkti konkret, akti administrativ. Ky akt juridik qe nxirret ne
fund te ketij procesi i jep zgjidhje ceshjtes. Per te zhvilluar nje proces administrativ
duhet qe ne radhe te pare te iniciohet nga dikush. Ne baze te nenin 46 te K.Pr.A te
drejten per filluar nje procedim administrativ e kane
1.pala permes nje kerkese
a. e drejta per te iniciuar nje procedim administrativ kuptohen qe e kane
subjektet private, si e nje e drejte qe ia njeh edhe Kushtetuta ne nenin 48 te
saj. Forma qe perdoren gjeresisht nga keto subjekte per fillimin e e
procedimit jane kerkesat dhe peticioni. Te dyja keto mjete inicimi te
procedimit kerkojne formalizimin me shkrim. Kerkesa duhet te permbaje ;
emrin e organit administrativ qe i drejtohet, emrine plote te aplikantit,
gjendjen civile, profesionin, vendbanimin, shpjegimetne lidhje me faktet rreth
te cilave behet kerkesa, si dhe kur eshte e mundur baza ligjore, shpjegimet
mbi pretendimet, data dhe neneshkrimi i aplikantit (neni 66 i K.Pr.A) te njejta
elemente vlejne edhe per peticionin. Kjo e drjejte e paleve te interesuara per
te filluara nje procedim administrativ eshte e lidhur me detyrimin e organit
per tu shprehur brenda afateve te percaktuar ne ligj. Procedimi administrativ
perfundon brenda nje periudhe kohore prej 3 muajsh me perjashtim te rastit
kur parashikohet ndryshe ne ligj.
2. ose permes nismes se administrates (sou moto)
a. procedura administrative afron shume me ate gjyqesore, megjithate edhe ndryshon
shume pasi karakteristike e procedimit administrativ eshte hetimi inkuizitorial. Kur
organi administrativ e fillon procedimin me nismen e vet ka detyrimin qe te vere ne
dijeni palet e interesuara. Sipas nenit 47 te K.Pr.A “fillimi i procedimit me nismen
e administrates duhet ti behet i ditur atyre personave, te drejtat dhe interesat e
ligjshme te te cileve mund te preken si rezultat i veprimeve te ndermarra gjate
procedimit, kur keta perosna mund te identifikohen”. Perjashtim vetem per ato
raste kur ceshjta eshte sekrete dhe konfidenciale.
2- Veprimet qe kryehen gjate procedimit administrativ
Me filimin e procedimit administrativ organi kompetent u kerkon subjekteve perkatese
kryerjen te gjitha veprimeve te domosdshme qe nevojiten per zhvillimin normal te
procesit.
Organi qe zhvillon proceduren hetimore, i kerkon paleve te interesuar paraqtijen e
informacioneve, te dokumentave ose te objekteve te cilat i neneshtrohen hetimit. Ne
procedurat administrative vepron i njejte rregull qe zbatohet edhe ne proceduren
Legjislacioni Kombëtar
96
gjyqesore. Pala qe pretendon nje te drejte, ka njekohesisht detyrimin qe ne perputhje
me ligjin te provoje faktet mbi te cilen e bazon kerkimin e saj.
• Parimet qe zbatohen apo qe duhen te respketohen gjate procedimit
administrativ
Te gjitha parimet qe kane gjetur pasqyrimin e tyre ne Kushtetute dhe ne vecanti ne
dispozitat e K. Pr.A duhet te merren parasysh nga organi kompetent gjate procedimit.
1. Parimi i ligjshmerise kerkon qe organi i administrates publike te zhvilloje
veprimtarine e tij ne pepruthje me Kushtetutene e R.SH, me marreveshjet
nderkombetare ne te cilat ka aderuar Shqiperia, me ligjet, brenda kufijeve te
kompetencave qe u jane dhene atyre konform qellimit per te cialt jane dhene keto
kompetenca. Ky parim lejon qe ne ceshjtet administrative cdo organ kompetent te kete
diskrecion, per te vendosur sipas cmuarjes se tij te lire, qofte edhe pa autorizimin e
shprehur te ligjit, me kush qe te mos jete e ndaluar.
2. Parimi i barazise kerkon qe ne marredheniet me personat privat administrata
publike te mos privilegjoje ose te mos diskriminoje palet ne proces per shkak te
gjinise, races, fese, etnise, gjuhes, bindjeve poltike, fetare, a filozofike, gjendjes
ekonomike, arsimore, sociale ose perkatesise prinderore.
3. Parimi i mbrotjes se interesit publik dhe te te drejtave te personave private. Gjate
zhvillimit te procedimit administrativ, organet e administrates publike, kane detyre qe
paleve t’ua bejne te mundur qe sa me lehte ti mbrojne dhe ti realizojne te dretjat e tyre,
duke patur parasysh qe realizimi i ketyre te drejtave te mos demtoje dhe te mos jete ne
kundershtim me interesat publik. Keto te drejta mund te kufizohen vetem per arsye te
zbatimit te parimit te proporcionalitetit.
4. Parimi i drejtesise (parimi i se drejtes materiale). Qe nje organ te nxjerre nje
vendim te drejte dhe te bazuar ne ligj duhe te respektoje parimin e drejtesise. Ky parim
e detyron organin vendimarres qe te vertetoje vetem gjendjen reale faktike. Ne
procedim administrativ kerkohet te vertetohet gjendja e drejte e ceshjtes dhe per kete
qellim duhet te vertetohet te gjitha faktet qe kane rendesi per nxjerrjen e vendimit te
ligjshem dhe te drejte.
5. Parimi i degjimit te paleve. E drejta per tu degjuar eshte nje nga parimet kryesore
qe karakterizon rregullshmerine e nje procesi ligjor. Ky eshte nje parim kushtetues qe
shtrihet ne te gjitha procedurat ligjore, qofshin keto te aspektit penal, civile ose
administrativ. E drejta per tu degjuar lidhet ngushte me te drejten per tu mbrojtur dhe
me te drejten per te zhvilluar nje proces kontradiktor gjykimi, me qellim qe secila pale
te kete mundesi te paraqese perpara organi kompetent te gjithe argumente e nevojshme
ose mjetet juridike qe i vlejne ne zgjidhjen sa me te drejte te ceshtjes. E drejat per tu
degjuar dhe per tu mbrojtur nuk mund te realizohen nese nuk u jepet mundesia paleve
per te shqyrtuar dokumentacionin, aq sa eshte e nevojshme per mbrotjene e interesave
te paleve.
3- Perfundimi i procedimit administrativ
Cdo organ gjate nje procesi administrativ duhet te respektoje te gjithe kushtet ligjore
per ta filluar dhe per ta mbaruar. Marrja e nje vendimi perfundimtar, si dhe prania e
disa fakteve, te cilat parashikohen me ligj mund te sherbejne si shkak per perfundimin
e procedimit administrativ.
Nxjerrja e vendimit perben shkakun kryesor qe organi administrativ te konsideroje te
perfunduar procesin. Sipas K.Pr.A ka edhe disa momente te tjera qe sjellin
perfundimin e procedimit:
1. vendimi perfundmitar, eshte konkretizimi i respektimit te te gjithave veprimeve
proceduriale te domosdoshme per tu kryer nga organi kompetent ne perputhje me
Legjislacioni Kombëtar
97
dipsozitat ligjore “ne vendimin perfundimtar, organi administrativ kompetent vendos
ne lidhje me te gjitha ceshtjet e ngritura gjate zhvillimit te procedimit dhe qe nuk kane
marre zgjidhje gjate tij”(neni 100 i K.PrA.)
2. terheqja e pretendimeve ose heqja dore prej tyre. Ashtu sikurse si ne proceduren
gjyqesore dhe ne procedimin administrativ respektohet e drejta e pales se interesuar
per te dipsonuar mbi kerkesen e paraqitur. Keshtu terheqja e pretendimeve ose heqja
dore prej tyre i jep fund hetimit administrativ dhe organi kompetent eshte i detyruara ta
perfundoje procesin. Nje veprim i tille procedurial duhet te realizohet permes formes
shkresore. Megjithate kjo e drejte mund te kufizohet kur e parashikon ligji ne menyre
te shprehur.
3. braktisja e procesit. Ky eshte nje shkak i perfundimit te procedures hetimore i
lidhur me vullnetin e shfaqur nga pala e interesuar. Pala iniciuese e nje procedure
hetimore duhet te jete aktiv ne kete proces dhe te jap ndihmese me qellim arritjen e nje
vendimamrrje sa me te drejte. Mund te ndodhe qe pala te pasqyroje mungese vullneti
ne procesin vendimmarres, si ne drejtim te mos paraqitjes ose te mos venies ne
dispozicion te procesit te te dhenave te nevojshme. Arsyet e braktisjes mund te jene te
ndryshme, por duhet te ekzistoje domosdoshmerisht elementi faj per palen e interesuar
qe te perfundoje procedimin administrativ. Ne nenin 102 te K.Pr.A eshte parashikur
afati prej 3 muajsh si nje afat optimal dhe te arsyeshem qe mund ti nevojitet organit
kompetent per te konkluduar per ekzistencen e braktisjes se procedurave hetimore per
faj te pales se interesuar. Braktisja nuk ia mohon te drejten individit qe te kerkoje me
pas te drejten e tij.
4. pamundesia per ta vazhduar me. Procedimi administrativ mund te perfundoje ose
te nderpritet nese ka filluar, kur per shkak te rrethanave te ndryshme behet e pamundur
objektivisht marrja e nje vendimi perfundimtar. Mund te ndodhe qe gjate nje procedure
administrative, objekti material per te cilin duhet te vendose organi, zhduket, demtohet
ose prishet.Ose kur pala e interesuar suprimohet. Gjithashtu edhe humbja e qellimit te
nxjerrjes se vendimit perben nje tjeter shkak per te qene perpara pamundesise. Keshtu,
p.sh qellimi i nxjerrjes se nje akti mund ta kete humbur aktualitetin, per arsye te
ndryshimit te rrethanave, kushteve apo edhe ligjit. Ne keto raste fillimi apo vazhdimi i
metejshem i procedura eshte pa kuptim, per shkak te mungese se qellimit te nxjerrjes
se aktit.
3.3 Kuptimi i kundervajtjes administrative dhe elementet perberes se saj
Kuptimi i Kundervajtjes administrative
Kundërvajtja administrative quhet shkelja me faj e dispozitave ligjore ose nënligjore të
nxjerra nga organet shtetërore kompetente e kryer me veprim ose mosveprim dhe për
të cilën parashikohet një dënim administrativ.
Subjekte te Kundervatjes administrative
Cdo person qe ka mbushur moshen 14 vjec ka përgjegjësi për kundravajtjet
administrative.
Kush jane shkeljet qe pershihen ne Kundravatje administrative
Cdo shkelje qe parashikohet me ligj përbën kundravajtje administrative
Megjithate kane te drejte te nxjerrin akte qe parashikojne kundervajtje administrative
edhe keshillat e bashkive dhe te komunave, per shkelje qe kane lidhje me fushat, ku
sipas ligjit ushtrojne funksionet e veta e te perbashketa ne njesite territoriale perkatese
dhe qe nuk jane parashikuar si te tilla ne ligje te veçanta.
Legjislacioni Kombëtar
98
Cfare lloje denimesh aplikohen per kundravatje administrative
Për kundravajtjet administrative jepen këto dënime:
a) gjobë;
b) heqje lirie deri në 30 ditë.
Këto dënime administrative, në vartësi nga lloji i kundërvajtjes, shoqërohen edhe me
masa administrative71 parandaluese të parashikuara në ligj
Dënimi me heqje lirie jepet vetëm kur ligji ngarkon gjykatën si organ për shqyrtimin e
kundërvajtjes. Gjykata, në raste të veçanta, me kërkesën e kundërvajtësit, mund të bëjë
zëvendësimin e dënimit me heqje lirie në dënim me gjobë, duke llogaritur një ditë
heqje lirie me pagën e të dënuarit për dy ditë pune. Nga kjo e drejtë nuk përfitojnë
përsëritësit.
Procedura e konstatimi e shqyrtimi i kundervajtjes administrative
Konstatimi
Konstatimi i kundërvajtjes administrative, përveç rasteve kur parashikohet marrja e
gjobës në vend, behet permes mbajtjes se nje proçesverbal nga personat e ngarkuar me
ligj ose me akte të organeve të pushtetit lokal.
Procesverbali duhet te mbahet në vendin e kryerjes së kundërvajtjes dhe në kohën e
konstatimit të saj, si rregull në prani të kundërvajtësit dhe të dëshmitarëve të
pranishëm.Ai duhet te pembaje:
1.identiteti i kundërvajtësit
2. lloji i kundërvajtjes
3. nenehskrimin e përpiluesit, kundërvajtësi dhe dëshmitarët e pranishëm, në rast se ka.
Proçesverbali i dërgohet menjëherë organit që është kompetent për shqyrtimin e
kundërvajtjeve.
Shqyrtimi
Kundërvajtjet administrative shqyrtohen sipas rastit:
1. nga organi përkatës i administratës shtetërore
2. nga gjykata në territorin e të cilëve është kryer kundërvajtja.
Elementet qe merren parsysh gjate shqyrtimit:
Në zgjidhjen e llojit të dënimit dhe në caktimin e masës së tij organi që shqyrton
kundërvajtjen administrative, duhet të marrë parasysh:
1. rrethanat,
2. rëndësinë e shkeljes,
3. sjelljen e kundërvajtësit
4. kushtet familjare të tij
Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative bëhet në prani të kundërvajtësit. Kur
vërtetohet se ai ka marrë dijeni dhe nuk ka shkaqe justifikuese për mosparaqitje,
shqyrtimi mund të bëhet edhe në mungesë. Së bashku me kundërvajtjen administrative,
kur është rasti shqyrtohet edhe shpërblimi i dëmit të shkaktuar nga kundërvajtësi.
Afati
Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative bëhet brenda 15 ditëve nga data e konstatimit
të saj, por jo më vonë se 2 muaj pas kryerjes.
71 Organi që shqyrton kundërvajtjen administrative, në raste tëveçanta, kur vëren se
personi që e ka kryer atë, mban qëndrim të mirë, tregohet i penduar dhe çmon se
dhënia e dënimit adminstrativ nuk është e nevojshme, ka të drejtë ta pushojë çështjen
dhe, kur është rasti, të vendosë vetëm për shpërblimin e dëmit.
Legjislacioni Kombëtar
99
Vendimi
Në vendimin e dënimit përmendet:
1. identiteti i kundërvajtësit,
2. shkelja e kryer,
3. dënimi i dhënë,
4. masat administrative,
5. sendet e marra dhe, kur është rasti,
6. detyrimi për shpërblimin e dëmit.
Ankimi
Kundër vendimit të dënimit nga organi administrativ mund të bëhet ankim ose
protestë brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes ose njoftimit në gjykatën e rrethit ku është
kryer kundërvajtja, vendimi i të cilës është i formës së prerë.
Gjykata që shqyrton ankim ose protestën vendos lënien në fuqi të vendimit,
ndryshimin e tij, pushimin e çështjes ose e prish dhe e gjykon vetë çështjen.
Kur dënimi jepet nga gjykata e rrethit, ankimi bëhet në gjykatën e apelit.
Comments