LEKSIONE‎ > ‎Legjislacioni Kombëtar‎ > ‎Moduli IV‎ > ‎

Pavlefshmeria e Akteve Administrative

Pavlefshmeria e akteve administrative
Akti administrativ eshte shfaqje e vullnetit te pushtet per te krijuar , ndryshuar ose
shuar pasoja te caktuar juridike, krahas elementeve te domosdoshem qe percaktojne
permbajtejn, formen kerkon ekzistencen e kushteve te tjera ligjore, mungesa e te cileve
sjell pavlefshmerine e tij.
Pavlefshmeria eshte nje gjendje juridike paligjshmerie qe krijohet nga organi i
administrates publike nepermjet zbatimit te gabuar ose vullnetit juridik te vesuar qe
shfaqet ne aktin a veprimin konkret administrativ.
Pavlefshmeria e aktit administrativ eshte e lidhur me paligjshmerine, por nuk duhet
asnjehere te konfondohet me parregullsine e aktit.
Kemi dy raste te pavlefshmerise se aktit absolute dhe relative
Akti administrativ absolutisht i pavlefshem eshte akti qe per shkak te shkeljes
thelbesore te ligjit, nuk e ka fuqine juridike te nje akti te vlefshem dhe objektivisht
konsiderohet sikur nuk ka ekzistuarper asnje cast. Akte administrative absolutisht te
pavlefshme jane ato akte qe nxjirren ne kundershtim flagrant me ligjin. (neni 115 i
K.Pr.A)
1.3.1 Rastet e pavlefshmerise absolute (neni 116 i K.Pr.A):
1-Akti administrativ do te konsiderohet absulutisht kur eshte nxjerre nga nje organ
administrativ i paidentifikuar dhe qe nuk njihet si i tille. Qe nje organ te konsiderohet i
Legjislacioni Kombetar
77
njohur nga ligji, ai duhet te jete i pajisur me tagra pushteti, te jete kompetent per
veprimtarine konkrete administrative qe do te kryeje, si dhe te kete strukturen
perkatese organizative administrative.
2- Akti administrativ nxirret nga nje organ administrativ ne kapercim te kufijve te
kompetencave te tij. Cdo organ administrativ i percaktohet me ligj ose akt nenligjor
kompetence per fushen qe mbulon, me qellim ushtrimin e te drejtave dhe detyrave
brenda juridiksionit perkates. Ushtrimi i komptencave pertej kufijve te ligjit perben
cenimin te parimit te ligjshmerise dhe per rrjedhoje, veprimet ose aktet administrative,
qe nxirren nga kjo veprimtari e pakufizuar dhe arbitrare sjellin domosdoshmerisht
pavlefshmerine juridike te tyre.
3- kur akti eshte nxjerre ne kundershtim me formen dhe proceduren e kerkuar nga
ligji. Respektimi i formes dhe procedures se nxjerrjes se aktit administrativ perben nje
nga elementet me te rendesishem qe percakton vlefshmerine etij. Shkelja e formes dhe
e procedures, mund te paraqitet ne menyra te ndryshme, por e rendesishme eshte te
kuptohet qe jo te gjithe shkeljet shpien ne pavlefshmerine absolute te aktit, vetem ato
qe jane bere ne menyre flagrante . Cka do te thote qe mosrespektimi i elementeve
duhet te jete i asaj rendesie, qe te kene ndikuar dpd ne nxjerrjen e aktit administrativ.
1.3.2Efektet e aktit administrativ absolutisht te pavlefshem
1. Aktet administrative absolutisht te pavlefshme nuk prodhojne pasoja ligjore
pavaresisht nga fakti nese jane deklaruar apo jo si te tille.
2. Secila pale e interesuar mund te kerkoje qe akti administrativ te shpallet
absolutisht i pavlefshem. Kerkesa ne fjale mund te behet ne cdo kohe. Organi
administrativ kompetent, me nismen e tij, mundet te deklaroje nje akt
administrativ absolutisht te pavlefshem ne cdo kohe.
3. Ne qofte se vetem nje pjese e aktit eshte absolutisht e pavlefshme, i gjithe akti
do te konsiderohet absolutisht i pavlefshem, ne rast se pjesa qe anulohet eshte aq
e rendesishme saqe pa te akti nuk e realizon qellimin e tij.
Rastet e pavlefshmerise relative:
1. Aktet administrative do te quhen relativisht te pavlefshme, kur ato jane nxjerre
ne kundershtim me ligjin, por megjithate nuk jane absolutisht te pavlefshme.
a. Kur permbajtja e aktit nuk perputhet me permbajtjen e ligjit
Rasti kur nje subjekti te caktuar i njeh te drejtat, te cilat ligji nuk i
parashikon ose kur akti i refuzon te drejtat dhe favore te cilin ligji ia njeh.
b. Kur permbajtja e aktit nuk perputhet me qellimin e ligjit
Autoriteti kompetent kur miraton nje akt administrativ, ka nje qellim, i cili
duhet te gjeje shprehjen ne vullnetin juridik te shprehur. Gjithashtu, vete
akti ka nje qellim i cili duhet t ejte ne pepruthje me qellim qe ka ligji. Kur
permbajtja e aktit gjate zbatimit te tij rezulton se nuk i pergjigjet qellimit te
ligjit, jemi ne kushtet e nje pavlefshmeri relative. Pra sipas saj organi
administrativ, nxjerr nje akt duke iu referuar saktesisht si kompetences
ashtu edhe procedures konkrete, por nuk kerkon krijimin e atyre pasojava
qe ka si qellim ligj. Ne nje rast te tille ai ndjek qellime te tjera duke
ushtruar pushtetin ne menyre te shtremberuar dhe te gabuar.
c. Kur vullneti i organit te administrates eshte me ves
Kur nxirret nje akt ose kryhet nje veprimi caktuar nga autoriteti shteteror,
duehet te ekzistoje nje motiv a nje deshire qe materializohet ne nje vullnet
juridik. Perputhja midis vullnetit te brendshem dhe deklarimit te jashtem qe
organi shfaq me aktin ose veprimin administrativ per ben kusht per
Legjislacioni Kombetar
78
vlefshmerine e aktit. Shkak i mosporruthjes mund te behen veset e vullnetit,
gabimi ose lajthitja, mashtrimi, dhuna fizike morale etj.
Efektet e aktit administrativ relativisht te pavlefshem
Per sa kohe qe akti administrativ relativisht i pavlefshem nuk eshte bere objekt i
ankimit administrativ ose gjyqesor brenda afateve te percaktuara nga ky Kod, ose nuk
eshte revokuar/shfuqizuar nga organi administrativ kompetent, ai prodhon efektet e nje
akti administrativ te vlefshem/ te rregullt.
Dallimi ndermjet pavlefshmerise absolute dhe relative
Aktet adminsitrative absolutisht dhe relativisht te pavlefshme trajtohen si akte te
paligjshme, duke perdorur terminologjine e nulitetit, te moskezistences se aktit si dhe
te mosjelljes se pasojave juridike. Pavarsisht nga kjo, ne fakt ato jane nxjerre si akte
dhe kane mundur te krijojne edhe pasoja juridike duke cenuar interesat e te tjereve.
Prandaj me konstatimin e pavlefshmerise se aktit ose me deklarimin e pavlefshmerise
se tij, organi me i larte ose gjykata jane te detyruar shpesh te rregullojne pasojat
juridike te krijuar nga nxjerrja e aktit.
Le te analizojme dallimet midis tyre:
] Legjitimiteti , per konstatimin e pavlefshmerise absolute te aktit administrativ e
ben cdo organ shteteror a subjekt juridik e fizik i cili ndeshet me te. Ndersa te
pavlefshmeria relative pasojat juridike te aktit jane te ligjshme deri ne castin kur
organi kompetent deklaron pafuqine e tij juridike. Kjo do te thote qe interesin per
te kundershtuar nje akt te tille duhet te jete i dpd dhe i specifikuar. Pra vetem pala
qe preket ne menyre te dpd nga akti ka te drejte te kerkoje anulimin e tij ne rruge
administrative a gjyqesore.
] Disponimi, per disponimin e e nje akt absolutisht te pavlefshem mund te
shprehet kryesisht edhe vete gjykata, pa qene nevoje e nje kerkese nga pala,
ndersa per deklarimin e pavlefshmerise relative se aktit administrativ kerkohet
detyrimisht kerkesa e pales qe te nxirret vendimi gjyqesore.
] Parashkrimi70, per te konstatuar pavlefshmerine absolute te nje akti
administrativ, kerkesa apo padia ne gjykate behet ne cdo kohe. Arsyeja kreysore
lidhet me nulitetin e aktit dhe e pasojave te tij. Ndersa per te kundershtuar
pavlefshmerine relative t enje akti ne organet kompetente administrative os ene
gjykate, ne K.Pr.A parashikohen rregullla dhe afate per ankmin administrativ,
duke e trajtuar ushtrimin e kesaj te drejte si te parashkrueshme.
] Efekti prapaveprues, kur konstatohet pavlefshmeria absolute e aktit
administrativ, vendimi i organit kompetent ka fuqi prapavepruese, qe do te thote
se duhe te rregullohen te gjithe pasojat qe nga momenti qe eshte nxjerre akti
administrativ i konstatuar si i pavlefshem, ndersa revokimi dhe shfuqizimi i
akteve relativisht te pavlefshem ka fuqi vetem, per te ardhmen.
] Rendesia e shkeljes, ky eshte nje tjeter tipar dallues midis dy llojeve te
pavlefshmerise se aktit administrativ, aktet absolutisht te pavlefshme konsiderohen
ato akte qe jane nxjerre ne kundershtim flagrant me ligjin, ndersa aktet relativisht
te pavlefshme jane te nje shkalle me te ulet ne drejtim te shkelje se ligjit dhe te
pasojave juridike qe sjellin.
70Parashkrimi eshte nje term i ardhur nga latinishtja gpreascriptioh, qe do te thote se nje e drejte eshte e
shkelur ose kundeshtuar , mjaft kohe me pare dhe meqenese gjate gjithe kesaj kohe subjekti i se drejtes
nuk ka bere veprime nevojshme per mbrojten e saj, ligji e quan kete marredhien si te vjeteruar dhe nuk
lejon qe kjo e drejte te realizohet ne menyre te detyrueshme, dmth me ane te forces shternguese te
organeve kompetente shteterore.
Legjislacioni Kombetar
79
] Eleminimi i pavlefshmerise akti administrativ absolutisht i pavlefshem, si rregull
nuk mund te kthehet ne akt te vlefshem nga oragni qe e ka nxjerre. Ndersa te aktet
relativisht te pavlefshme, pavlefshmeria mund te zhduket me lehte, pasi organi qe
ka nxjerre mjafton te shmanget shkelja e ligjit.
Kundershtimi i pavlefshmerise se aktit administrativ
Arsyet se perse pavlefshmeria e aktive dhe e veprimeve juridike duhet te
kundershtohet ne procedurat e rishikimit administrativ dhe gjyqesore jane si me poshte
1. Nje akt administrativ megjithese eshte i pavlefshem, prodhon ne fakt efekte
juridike. Akti i pavlefshem prodhon pasoja juridike te paligjshme deri ne
momentin qe organi kompetent shprehet per te.
2. Kundershtimet e paligjshme per te kryer nje veprim te lejuar nga ligji, sjellin
efekte te subjektet deri ne momentin qe keto kundershtime menjanohen nga
organi kompetent qe shqyrton ceshjten.
3. Pamundesia e autoritet per te riparuar vete gjendjen e paligjshmerise. Ka raste
qe autoriteti publik pranon se ka vepruar ne menyre te paligjshme dhe ai ka
pamundesi ligjore qe te revokje vendimin e vet. Ky rregull vlen per aktet e
pavlefshme qe nxirren nga organe inkompetente , si dhe per ato raste qe ligji
nuk lejon organin ta revokoje ate.
Ankimi administrativ dhe rishikimi gjyqesore jane mundesite qe ligji iu njeh cdo
individit ndaj arbitrartit qe mund te parqese nje akt administrativ, duke respektuar te
drejtat dhe lirite e njeriut te njohura nga kushtetuta e R.SH.
Comments