LEKSIONE‎ > ‎Legjislacioni Kombëtar‎ > ‎Moduli IV‎ > ‎

Normat juridiko-administrative. Veçoritë specifike të tyre.

Normat juridiko-administrative. Veçoritë specifike të tyre.
Fjala “administrate” e ka prejardhjen nga latinishtja e vjeter “administer”. Perdorej nga
romaket per te treguar veprimtarine qe zhvillohej nen varesine dhe nen drejtimin e
dikujt. Fillimet e se drejtes administrative, si dege e vecante e te drejtes si dhe ato te
shkences se saj i gjejme ne France. Se kendejmi, Franca konsiderohet si djep i te
drejtes administrative.
E drejta administrative, ne kuptimin e sotem modern te saj, eshte zhvilluar vone, ne
periudhen e feudalizmit te vonshem. Keshtu, nga fundi i shekullit 17-te ne France
duken fillimet e gjyqesise administrative, kurse ne shekullin 18-te, kryesisht eshte
caktuar parimi sipas te cilit para mbretit ose para itendeteve te tij, pra ne radhe te pare
para organeve administrative shqyrtohen te gjitha konfliktet ne lidhje me dekretet
administrative te mbretit.
E drejta administrative pati nje lulezim te madh, me vendosjen dhe me zbatimin e
parimit te “ndarjes se pushteteve”.
Krijimi i se drejtes administrative ne France pati ndikim ne vendet e tjera te Evropes.
Sipas shembullit te Frances, e drejta filloi te zhvillohet edhe ne Gjermani, Austri, Itali
dhe ne vende te tjera te Europes.
E drejta administrative dhe shkenca e se drejtes administrative, qe perben objektin tone
te studimit, nis me saktesine e nocionit te administrates publike dhe me dallimin e tij
nga nocione te tjera me te cilet ka raporte te rendesishme ndervaresie.
Ne literaturen juridike si dhe ne legjislacionin perkates ndeshim shpeshhere nocione te
tilla si: administrate shteterore, veprimatri ekzekutive, veprimtari publike etj, dhe ne
raste te tilla autoret japin kuptime te ndryshme ose vene shenjen e barazimit midis tyre.
Legjislacioni Kombëtar
82
Dihet se per te realizuar funksionet e tij shteti krijon dhe perdor aparatin shteteror. Por,
duke qene se veprimtaria e shtetit ushtrohet ne fusha te ndryshme te jetes shoqerore,
politike, ekonomike, juridike etj, te nje vendi, nga kjo del si domosdoshmeri qe shteti
te ushtroje pushtetin ne disa forma te vecanta te ushtrimit te pushtetit shteteror, atij
ekzekutiv, eshte administrata shteterore.
Kur i rerferohemi te drejtes administrative, kemi parasysh, ne radhe te pare, nje teresi
normash juridike me nje objekt te caktuar, me vecori specifike dhe cilesi te saj dhe jo
disiplinen qe studion keto norma si shkence dhe qe ne te foluren e perditshme dhe ne
programet mesimore percaktohet perseri “e drejta administrative”.
Me terma me te thjeshta e drejta administrative eshte ajo pjese e te drejtes ne baze te se
ciles zhvillohet funksioni ekzekutiv, administrativ i shtetit.
E drejta administrative eshte nje dege e se drejtes publike. E drejta publike formohet
nga teresia e normave juridike me ane te te cilave realizohen detyrat dhe kompetencat
e tre pushteteve legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor. Ne te drejten publike bejne pjese
deget e se drejtes: kushtetuese, administrative, financiare, penale, procedures penale,
nderkombetare publike.
Dallimet kryesore ndermjet te drejtes publike dhe asaj private jane:
1. normat e se drejtes private jane me te kristalizuara dhe me te qendrueshme sesa
ato te se drejtes publike; kjo e fundit meqe ka nje karakter te theksuar politik,
ndryshon me shpejt;
2. ne te drejten private gjithkush mund te jete titullar i nje te drejte pavaresisht
nese eshte apo jo qytetar (nenshtetas) i shtetit; pa dallim nga kombesia, feja ose
gjinia. Ne te drejten publike, jo gjithkush mund te ushtroje te drejtat qe i
perkasin atij.
3. nderkohe qe e drejta publike bazohet ne forcen shtrengese te shtetit, ne rast
mosrespektimi te normave te tij, ne te drejten private shtrengimin, si menyre e
sigurimit te respektimit te normave e ndeshim shume rralle.
4. ne te drejten private, normat e se drejtes jane plotesuese, domethene qe
privatet, ne shkeljet e tyre, mund t’i anashkalojne dhe, vetem ne rast se nuk
kane menyre tjeter, zbatohen normat e se drejtes.
E drejta publike rregullon organizimin politik te shoqerise, krijimin dhe atributet e
organeve te shtetit, marredheniet ndermjet ketyre organeve, ose ndermjet atyre dhe
privateve (persona fizik dhe juridik), sigurimin e te ardhurave te nevojshme per
funksionimin e shtetit dhe qellimet e shpenzimeve nga buxheti publik, sanksionimin e
shkeljeve te ligjit, organizimin e instancave qe gjykojne konfliktet e shoqerise etj.
E drejta administrative, si dege e te drejtes publike ka nje objekt te sajen dhe vecori te
saja. Normat qe e vecojne kane si objekt ato marredhenie shoqerore qe i referohen
organizimit dhe realizimit konkret te pushtetit ekzekutiv dhe te administrates publike
nga organet qe zhvillijne veprimtari te tille. E drejta administrative ka nje seri vecorish
te saja:
1. Eshte nje dege relativisht e re e te drejtes ne vendin tone.
2. Ajo rregullon nje shumellojshmeri fushash, ashtu si nuk e ben asnje dege e te
drejtes publike ose private.
3. Eshte nje dege e se drejtes shume e levizshme, normat e se ciles zevendesohen
ose ndryshohen shume shpejt.
4. Marredheniet e se drejtes administrative bazohen ne parimin e pababarazise se
subjekteve, pavaresisht nese keto marredhenie vendosen nder organet e
administrates publike, ose ndermjet tyre dhe privateve.
5. Ne te drejten administrative, disa konflikte juridike zgjidhen nga organet e
administrates publike qe, ne shkalle hierakike, ndodhen me lart.
Legjislacioni Kombëtar
83
6. Aktet e se drejtes administrative, si forme e veprimtarise te administrates
publike, i nenshtrohen edhe kontrollit te organeve qe realizojne kryesisht
detyrat e pushtetit gjyqesor.
Keto vecori e bejne te drejten administrative nje dege te vecante te se drejtes publike
dhe njekohesisht e dallojne si nga deget e se drejtes private, ashtu dhe nga dege te tjera
te se drejtes publike.
b. Elementet e drejtes administrative
1. Burimet e drejtes administrative
Burimet e drejtes administrative jane format ne te cilat shprehet normat e drejtes
administrative qe lindin, ndryshojne ose shuajne marrredhenie te se drejtes
administrative.
1-Kushtetuta e Republikes se Shqiperise
Kushtetuta eshte burimi me I rendesishem I te drejtes administrative, referohemi
forces juridike superiore te normave kushtetuese. Kushtetuta perfshin norma juridike
baze dhe parime te cilat nuk mund te shkelen ose te anashkalohen.
2-Ligji eshte nje burim I dyte e drejtes administrative, kuptohet kur ky permban
norma te te drejtes administrative. Keshtu, permendim si ligje organike Kodin e
Procedurave Administrative,Ligjin e Prefektit.
3-Dekretet e Presidentit te Shqip[erise,kur ato kane nje karakter normative dhe
perfshijne norma te drejtes administrative.
4-Vendime dhe Udhezimet e Keshillit te Ministrave.
5-Urdherat dhe udhezimet e ministrave.
6-Aktet juridike te leshuar nga drejtuesit e sherbimeve publike te decentralizuara, te
ministrive dhe te organeve te tjera te administrates publike qendrore.
7-Aktet juridike te nxjerra nga autoritete e administrates publike te qeverisjes vendore
jane,ne shume raste burime te se drejtes administrative.
8-Marreveshjet (Koventat) nderkombetare jane burim I drejtes administrative.”Cdo
marreveshje nderkombetare e ratifikuar perbene pjese te sistemit te brendshem juridik
pasi botohet ne Fletoren zyratare te Republikes se Shqiperise
2. Normat e drejtes administrative
Normat e drejtes administrative jane norma te veprimtarise se subjekteve qe marrin
pjese, ne nje forme a nje tjeter, ne administraten publike. Ato perfshihen si akte qe
burojne nga pushteti legjislativ, ashtu edhe nga pushteti ekzekutiv, te cilat i shpjeguam
kur folem per burimet e drejtes administrative. Normat e drejtes administrative kane
nje sere vecorish te tyre.
Se pari ato rregullojne marredheniet shoqerore qe shfaqen nder autoritet e
administrates publike, dhe ndermjet tyre dhe privateve (persone fizik dhe juridik) ne
realizimin e detyrimeve te administrates publike.
Se dyti normat e drejtes administrative jane te shumellojshme duke i ndeshur,
praktikisht, pothuajse ne te gjithat fushat dhe sektoret e veprimtarise.
Se treti me perjashtim te atyre te perfshira ne Kushtetute dhe ne ligje, normat e drejtes
administrative leshohen ne baze dhe per zbatim te ligjit.
Ne aspektin e strukturave te tyre, si ne cdo norme logjike juridike, normat e se drejtes
aministrative formohen nga tre element :
• Hipoteza e normes qe sakteson rrethanat
• Dispozita qe tregon se cfare duhet te bejne
• Sanksioni qe tregon pasojat e mosrespektimit te dispozites
Legjislacioni Kombëtar
84
3. Klasifikimi i normave te se drejtes administrative
Normat e se drejtes administrative grupohen ne disa kategori sipas kritereve te
ndryshme,
1. Sipas objektit te rregullimit, kategorine e pare e perbejne ato norma qe rregullojne
krijimin ,organizimin dhe funksionimin e autoriteteve te ndryshme te administrates
publike.
Kategorine e dyte e perbejne ato norma qe rregullojne marredheniet e autoriteteve te
administrates publike me personat fizike dhe juridike.
Kategoria e fundit e perbehet nga normat proceduriale.Ato rregullojne formen e
zhvillimit te veprimtarise se organeve te administrates publike.
2. Sipas sferes se perfshirjes, normat e drejtes administrative mund te jene:
• Norma te pergjithshme qe kane nje sfere te gjere rregulluese
• Norma te posacme qe rregullojne nje problem te caktuar;
• Norma te jashtezakonshme qe rregullojne situata te shfaqura papriture;
3. Normat e drejtes administrative mund te klasifikohen edhe ne raport me
forcen e tyre juridike ne norma te organeve eprore dhe organeve vartese.
4. Sipas karakterit te dispozitivit te tyre, normat juridike ndahen ne:
-Norma detyruese
-Norma lejuese
Normat ndaluese jane ato, qe urdherojne subjektet te cilave u drejtohen qe te
permbahen nga kryerja e veprimeve te treguara.
5. Sipas kohes se veprimit, normat juridike ndahen ne:
-Norma pa afat te caktuar
-Norma me afate te caktuar
6. Sipas territorit ku e shtrijne veprimin e tyre :
-Norma qe veprojne ne te gjithe territorin e Republikes
-Norma qe veprojne ne nje territore te caktuar psh;komune.
2.2 Marredheniet juridike administrative dhe karakteristikat e tyre
a. Kuptimi i marredhenies administrative
Marredheniet administrative jane marredhenie shoqerore te rregulluara nga normat e
drejtes administrative qe formohen ne lidhje me organizimin, funksionimin dhe
veprimtarine e autoriteteve te administrates publike. Ato lindin, ndryshojne ose shuhen
ne kushtet e parashikuara nga normat e se drejtes administrative. Marredhenia e drejtes
administrative eshte ne fakt norma e drejtes administrative ne veprim.
Qe norma juridike te veproje, te vihet ne levizje te lind, te ndryshoje ose te shuaje nje
marredhenie te se drejtes administrative eshte e nevojshme qe te nderhyje dicka nga
jashte saj, nje fakte me te cilin norma juridike lidh zbatimine saj. Keto jane fakte
juridike administrative. Ato mund te jene te pavarura nga deshira e njeriut ose veprime
ose mosveprime te njeriut dhe si te parat dhe te dytat shfaqen keshtu si burime dhe nje
kusht thelbesore dhe i nevojshem i marredhenieve te se drejtes administrative.
Marredhenia e se drejtes administrative ka tre elementet perberes: objektin, subjektin
dhe permbajtjen.
1. Subjekte te marredhenies juridike administrative jane ato organe apo autoritetet
te administrates publike, te njohura te tilla nga ligji, si dhe persona fizike apo juridike
qe duke qene veshura me te drejta dhe te ngarkuar me detyrime ne fushen e
veprimtarise administrative hyjne ne marredhenie juridike ndermjet tyre. Qe subjektet
e mesiperme te hyjne ne marredhenie juridike duhet patjeter te kene zotesi juridike
Legjislacioni Kombëtar
85
administrative dhe zotesi administrative per te vepruar. Si rregull njohja, vellimi dhe
permbajtja e kesaj zotesie per subjektet e ndryshme behet nga Kushtetuta nga ligjet ose
nga aktet nenligjore.
Zotesia administrative per te vepruar quhet aftesia e subjektit te se drejtes
administrative qe me veprimet dhe mosveprimet e tij te fitoje te drejta ose te krijoj
detyrime juridike ne fushen e veprimtarise administrative.
2. Objekti i marredhenies juridike administrative quhet ajo gje mbi te cilen
drejtohen te drejtat subjektive dhe detyrimet juridike te subjekteve te se drejtes
administrative dhe per shkak te seciles keta hyjne ne marredhenie ndermjet tyre. Si
rregull objekte mund te behen: -Sendet dhe vlerat e tjera materiale (godinat, makinat,
te hollat) -prodhimet e krijmtarise intelektuale(veprat letrare,pikturat,filmat); -te mirat
personale jo materiale (shendeti i njeriut, dinjiteti ); -sjelljet e njerezeve (veprimet ose
mosveprimet e tyre ).
3. Permbajtja e marredhenies administrative perfshin teresine e te drejtave
subjektive nga autoriteti administrates publike.
b. Llojet e marredhenieve juridike administrative
• Marredhenie qe formohen ne kuadrin e sistemit te administrates publike.
Kjo kategori marredheniesh i referohet kryesisht organizimit dhe funksionimit te
administrates publike. Ato mund te jene marredhenie te varesise hiarkike, te
bashkepunimit dhe te pjesmarrjes.
I. Ne kuadrin e marredhenieve te varesise hierarkike, nje nga subjektet
vepron si autoritet hierarkik I larte, duke pasur te drejten te udheheq, te
drejtoje, te kontrolloje dhe ne disa raste te sanksionoje vartesine. Keshtu
p.sh.marredheniet ndermjet ministrit dhe sherbimeve te tij te centralizuara
ne rrethe.
II. Ne kuadrin e marredhenieve te bashkpunimit, subjektet e marredhenieve
te se drejtes administrairve jane prane barazise dhe veprojne bashke per
realizimin e nje qellimi te perbashket .
III. Ne kuadrin e marredhenieve te pjesmarrjes, subjektet marrin pjese ne
ushtrimin e disa atributeve qe I ka ne kompetence nje organ kolegjial,
karshi te cilit subjekte mund te jene ne marredhenie varesie.
• Marredhenie qe krijohen ndermjet subjektit qe i perket administrates publike
dhe atij jashte ketij sistemi ,ndarje kjo sipas karakterit te subjekteve.
Ne keto situata subjektet jashte sistemit te administrates publike hyjne ne
marredhenie juridike me te. Per shembull,qytetaret hyjne ne marredhenie me
administraten lokale, ne cilesine e tyre si qytetare ose ne lidhje me banimin e
tyre,ose me te mirat qe I perkasin, ndodhur ne territorin qe eshte kompetence e
autoritete te administrates publike.
• Sipas karakterit te tyre marredheniet juridike administrative ndahen ne dy
lloje kryesore :
I. marredhenie juridike administrative materiale p.sh.ato qe krijohen ne lidhje
me kalimin e sendeve ose te vlerave materiale nga administrimi I nje organi
administrative ne ate te nje organi tjeter.
II. ne marredhenie juridike administrative proceduriale p.sh..ato qe krijohen ne
lidhje me menyrat e nxjerrjes se akteve te administrates publike ose per
ankimin kunderf denimeve administrative.
Si perfundim mund te themi qe marredhenia adminsitrative karakterizohet nga keto
vecori:
Legjislacioni Kombëtar
86
I. Nje nga subjektet eshte ne te gjitha rastet nje sherbim publik administrativ ose
funksionar publik.
II. Lindin, ndryshojne ose shuhen qofte ne baze te nje shfaqje te njeanshme te
deshires (qe shfaqet me iniciativ ose kerkese), qofte edhe si pasoje e ndodhive
te pavarura nga deshira e njeriut.
III. Mosrespektimi i detyrimeve qe burojne nga marredhenia e se drejtes shkakton
pergjegjesi administrative ose disiplinore.
IV. Zgjidhja e konflikteve juridike te shfaqura nga mosrespektimi I detyrimeve
behet zakonisht, nga autoritetet te administrates publike, ndersa ne raste te
parashikuara nga ligji nga ana e organeve gjyqesore.
Comments