LEKSIONE‎ > ‎Legjislacioni Kombëtar‎ > ‎Moduli IV‎ > ‎

Akti Administrativ

Kuptimi i aktit administrativ. Vecorite e tij.
Akti administrativ duhet konceptuar si deklarim ose shfaqje e nje vullneti pushteti nga
organet qe ushtrojne veprimtari administrative i kryer ne perputhje te plote me
kushtetuten dhe me ligjet ne teresi, me qellim krijimin, ndryshimin ose shuarjen e
pasojave te caktuar juridike qe zbatohet nepermjet vullnetit te lire te subjekteve te
cileve iu drejtohet, ose me ane te fuqise shtrenguese te shtetit.
Ne menyre me te thjeshte “Akti administrativ” do te quhet cdo urdher, vendim apo
veprim qe merret nga autoritete administrative per rregullimin e nje rasti te vecante ose
rasteve te pergjithshme ne sferen e se drejtes publike.
K.Pr.A per here te pare ne legjislacion shqiptar ka dhene kuptimin e aktit administrativ
ne nenin 105 “Per qellimet e ketij ligji, do te konsiderohen akte administrative te gjitha
vendimet e organeve te administrates publike, te cilat krijojne pasoja juridike ne raste
individuale”.
1.1.1 Forma e akti administrativ
Shfaqja e vullnetit te pushtetit nga organi administrativ kerkon nje forme te caktuar.
Kryesisht aktet administrative kane forme shkresore, me perjashtim te rasteve kur me
ligj kerkohet nje forme tjeter ose kur nje gje te tille e imponojne rrethanat. Aktet e
organeve kolegjiale behen detyrimisht ne forme shkresore vetem ne rastet kur nje gje
te tille e kerkon shprehimisht ligji. Ne rastet e tjera keto akte regjistrohen ne nje
procesverbal pa te cilin ato nuk shkaktojne asnje pasoje juridike.
1.1.2 Qellimi i aktit administrativ
Aktet administrative, nxirren per nje qellim te caktuar per te krijuar ndryshuar ose
shuar pasoja juridike konkrete per te gjithe subjektet qe jane te detyruar tu nenshtrohen
urdherimeve te bera prej tij. Per kete arsye akti duhet te tregoj ne menyre te qarte
qellimin e tij. Pikerisht qellimi per nxjerrjen e aktit administrative perben edhe
vullnetin shteteror te organit te administrates.
Akti administrativ duhet patjeter te permbaje sa me poshte:
a) autoritetin qe e nxjerr aktin, si dhe cdo delegim te pushteteve qe lidhet me nxjerrjen
e aktit;
b) identifikimin e paleve, te cilave iu drejtohet akti;
c) shpjegimin e fakteve, qe jane bere shkas per nxjerrjen e aktit, kur keto jane te
rendesishme;
d) bazen ligjore te aktit kur kerkohet nga ligji;
d) shpjegimin e kuptimit te aktit;
dh) daten e hyrjes ne fuqi te aktit;
e) nenshkrimin e punonjesit te organit qe nxjerr aktin ose te drejtuesit te organit
kolegjial.
Comments