LEKSIONE‎ > ‎Legjislacioni Kombëtar‎ > ‎Moduli II‎ > ‎

Personat Juridike Private

Nocioni i Personave Juridike Private
Mbi bazen e kuadrit ligjor, ne lidhje me personat juridike private, mund te behet nje
kategorizim i pergjithshem i tyre ne persona juridike qe ushtrojne veprimtari
jofitimrurese dhe ne persona juridike qe ushtrojne veprimtari fitimprurese.
Ne grupin e personave juridike qe ushtrojne veprimtari jofitimprurese perfshihen
organizatat jofitimprurese, te cilat krijohen dhe veprojne ne te mire dhe ne interes te
publikut, ne menyre te pavarur nga Shteti dhe ne asnje menyre nuk mund te ushtrojne
nje veprimtari ekonomike fitimprurese. Megjithate keto organizata kane mundesi qe te
zoterojne nje pasuri, te marrin te ardhura nga investime te ndryshme, por vetem me
kushtin qe t’i perdorin per qellimin per te cilin jane themeluar dhe jo ti shperndajne
ndermjet anetareve te tyre.
Ne grupin e personave qe ushtrojne veprimtari fitimprurese perfshihen shoqerite
tregtare te cilat krijohen nga dy ose me shume persona (perjashtimisht dhe nga nje
person i vetem) qe merren vesh per te destinuar ne nje sipermarrje te perbashket
pasurite ose sherbimet e tyre, me qellim qe te ndajne fitimin ose te perfitojne nga te
ardhurat qe mund te rrjedhin prej saj. Nga perkufizimi qe ligji i ben shoqerive tregtare
dallohet edhe qellimi kryesor i tyre per te ushtruar nje veprimtari me ane te se ciles te
realizohen fitime qe do te ndahen ndermjet personave qe jane ortake te shoqerive.
Ndermjet shoqerive tregtare behet nje ndarje e metejshme ne shoqeri personi, ku
perfshihen shoqerite komandite dhe kolektive, dhe ne shoqeri kapitali ku perfshihen
shoqerite me pergjegjesi te kufizuar dhe shoqerite anonime.
Llojet, menyra e krijimit dhe likujdimit, strukturat drejtuese, administrative te
shoqerive tregtare jane percaktuar ne menyre te vecante nga ligji nr.7638 date
19/11/1992 “Per Shoqerite Tregtare”. Ne baze te ketij ligji mund te permenden disa
karakteristika te pergjitheshme te llojeve perkatese te shoqerive tregtare.
a. Shoqerite Kolektive

Shoqerite kolektive jane shoqerite ku te gjithe ortaket kane cilesine e tregtarit dhe
pergjigjen pa kufizim e solidarisht per detyrimet e shoqerise neni 13/1 i ligjit). Ortaket
ne nje shoqeri te tille pergjigjen per detyrimet e shoqerise ndaj te treteve, jo vetem deri
ne vleren e derdhur ne kapitalin themeltar, por ne menyre te pakufizuar me pasurine e
tashme dhe te ardhme te tyre ne dallim nga shoqerite me pergjegjesi te kufizuar dhe
ato anonime ku ortaket ose aksioneret pergjigjen deri ne kufirin e vleres se kontributit
te tyre ne kapitalin themeltar.
Edhe shoqeria kolektive ashtu si cdo person tjeter juridik ka emertimin e saj ne te cilin
mund te perfshihet emri i nje ose me shume ortakeve, duke vene perpara ose
menjehere pas tij fjalet “shoqeri kolektive”.
Nga pikepamja e administrimit te gjithe ortaket jane administratore me perjashtim te
rastit kur ekziston nje dispozite e kundert ne statut e cila mund te caktoje nje apo me
shume administratore, ortake ose jo ortake ose te parashikoje caktimin e tyre me nje
akt te mevonshem.
Ajo qe vlen per tu theksuar ne rastin e shoqerive kolektive nga pikepamja e
administrimit eshte se administrator i saj mund te jete dhe nje person juridik, fakt i cili
nuk vihet re tek shoqerite me pergjegjesi te kufizuar dhe tek shoqerite anonime. Ne
rastin kur administrator i nje shoqerie kolektive eshte nje person juridik, drejtuesit e tij
pa perjashtuar nga pergjegjesia e perbashket personin juridik qe ai perfaqeson, u
nenshtrohen te njejtave kushte e detyrime dhe mbajne te njejtat pergjegjesi civile apo
penale sikur te ishin administratore me emrin e tyre personal.
Ne shoqerite kolektive administratori ne marrdhenie ndermjet ortakeve dhe ne
mungese te percaktimit te kompetencave te tij nga statuti, mund te kryeje te gjitha
veprimet e administrimit ne interes te shoqerise. Ne marredheniet me te tretet
administratori angazhon shoqerine nepermjet akteve qe jane ne perputhje me objektin
e saj.
Ne shoqerite kolektive vendimet qe tejkalojne kompetencat qe u njihen
administratoreve, perfshire ketu edhe ndryshimet e statutit, merren me unanimitet nga
ortaket. Statuti mund te caktoje qe disa vendime te merren nga nje shumice e caktuar
ortakesh. Raporti i administrimit, inventari, bilanci dhe llogarite vjetore te hartuara nga
administratoret, i nenshtrohen miratimit te asamblese se ortakeve brenda nje afati prej
gjashte muajsh duke filluar nga data e mbylljes se vitit financiar.
Lidhur me shkarkimin e administratoreve ne shoqerite kolektive kerkohet unanimiteti i
te gjithe ortakeve. Kur te gjithe ortaket jane administratore, ose ne qofte se nje a me
shume administratore te zgjedhur ndermjet ortakeve jane emeruar sipas statutit kjo
passjell prishjen e shoqerise te pakten kur vazhdueshmeria e saj nuk eshte parashikuar
nga statuti ose kur ortaket e tjere nuk vendosin shkarkimin e administratorit me
unanimitet. Megjithate administratori i shkarkuar ka te drejte te vendose te terhiqet nga
shoqeria, duke kerkuar prej saj qe ti riktheje te drejtat e tij.
• Ne rastet kur administratori nuk eshte ortak ne shoqeri mund te shkarkohet ne
kushtet e caktuara nga statuti ose ne mungese te tyre mund te shkarkohet me vendim te
shumices se ortakeve, por ne rastet e nje shkarkimi te padrejte ortaket detyrohen qe ti
paguajne administratorit nje demshperblim.
• Shoqeria kolektive prishet edhe si rezultat i vdekjes se nje ortaku, por si
perjashtim ajo mund te vazhdoje veprimtarine e saj me kusht qe rregullat e
meposhteme te mos jene ne kundershtim me statutin kur:
􀂾 Vazhdueshmeria mund te vendoset me unanimitetin e ortakeve qe mbeten
gjalle dhe trashegimtareve te ortakut te vdekur;
􀂾 Ne qofte se trashegimtaret nuk deshirojne te hyjne ne shoqeri ose jane te
paafte per kete, vecanerisht ne rastin kur njeri prej trashegimtareve eshte i
mitur, vazhdueshmeria e shoqerise mund te vendoset me unanimitet nga ortaket e tjere, me kusht qe ata te riblejne te drejta mbi shoqerine te
perfshira ne trashegimine e ortakut te vdekur.
• Raste te tjera te prishjes ose te mbarimit te shoqerise kolektive jane edhe
falimentimi, privimi prej te drejtave per te ushtruar nje profesion tregtar ose paaftesia
qe prek nje prej ortakeve, me perjashtim te rastit kur vazhdueshmeria e saj eshte e
caktuar ne statut, ose kur ortaket e tjere vendosin me unanimitet vazhdueshmerine e
saj, pasi te kene pranuar kushtin e riblerjes se te drejtave mbi shoqerine prej ortakut qe
eshte bere i paafte.
b. Shoqerite Komandite
Shoqeria komandite ekziston ne rastin kur te pakten njeri nga ortaket gezon statusin e
ortakut me pergjegjesi te kufizuar dhe ortaket e tjere kane statusin e ortakeve me
pergjegjesi te pakufizuar. Ky eshte edhe dallimi kryesor qe ekziston ndermjet
shoqerise kolektive dhe asaj komandite, kjo per arsye se dispozitat qe u perkasin
shoqerive kolektive jane te zbatueshme edhe per shoqerine komandite.
Ortaku ose ortaket qe gezojne statusin e ortakut me pergjegjesi te kufizuar pergjigjen
per detyrimet e shoqerise vetem deri ne kufirin e vleres se kontributit te tyre ne
kapitalin themeltar, i cili nuk duhet te jete nje kontribut ne sherbime. Ajo çfare vlen
per tu theksuar lidhur me ortaket e kufizuar ne shoqerite komandite eshte fakti se ata
nuk mund te kryejne asnje veprim te jashtem administrimi d.m.th. ata nuk mund te
perfaqesojne shoqerine ne marredhenie me te tretet. Ne rast kundravajtje ndaj ndalimit
te cituar ortaku i kufizuar e humbet statusin e tij dhe detyrohet bashkarisht me ortaket
e pakufizuar qe te pergjijgjet per borxhet dhe detyrimet e shoqerise qe rezultojne nga
veprimet e ndaluara. Megjithate ne baze te numrit ose rendesise ose rendesise se
veprimeve te ndaluara ai mund te deklarohet pergjegjes se bashku me ortaket e
pakufizuar per gjithe detyrimet e shoqerise, ose per disa prej tyre.
Lidhur me ndryshimin e statutit ne shoqerite komandite ne ndryshim nga shoqerite
kolektive eshte i nevojshem vetem pelqimi i te gjithe ortakeve te pakufizuar dhe te
shumices per nga numri ose kapitali i ortakeve te kufizuar.
Ashtu si shoqeria kolektive edhe shoqeria komandite ka nje emertim ne te cilin nuk
mund te perfshihet emri i nje ose me shume ortakeve, ashtu si edhe ne rastin e
shoqerise kolektive duke vene perpara ose menjehere pas tij fjalet “shoqeri
komandite”.
Rastet e mbarimit te shoqerive komandite jane te njejta me ato te shoqerive kolektive.
c.Shoqerite me Pergjegjesi te Kufizuar
Personi juridik merr formen e nje shoqerie me pergjegjesi te kufizuar ne rastin kur
eshte themeluar nga nje ose disa ortake, te cilet perballojne humbjet vetem deri ne
kufirin e vleres se kontributit te tyre ne kapitalin themeltar.
Ne rastet kur shoqeria me pergjegjesi te kufizuar themelohet vetem nga nje
person ky quhet “ortak i vetem”. Ne kete rast “ortaku i vetem” ushtron te gjitha
kompetencat qe i jane caktuar asamblese se ortakeve.
Edhe shoqeria me pergjegjesi te kufizuar ka nje emertim ne te cilin mund te
perfshihet emri i nje ose me shume ortakeve duke vene perpara ose menjehere pas tij
fjalet “shoqeri me pergjegjesi te kufizuar” ose inicialet “sh.p.k.”
Shoqeria me pergjegjesi te kufizuar administratohet nga nje ose disa persona
fizike ne ndryshim nga shoqerite kolektive te cilat mund te administroheshin edhe nga
persona juridike. Ne kete shoqeri administratoret mund te zgjidhen jashte bashkesise se ortakeve, por ato mund te emerohen vetem me vendim te ortakeve qe perfaqesojne me
teper se gjysmen e pjeseve te kapitalit themeltar. Ne mungese te dispozitave perkatese
ne statut ata emerohen per tere periudhen e ekzistences se shoqerise. Administratori ka
te gjitha kompetencat per te vepruar ne marredhenie me te tretet ne emer te shoqerise
ne te gjitha rrethanat me perjashtim te kompetencave qe ligji ua jep shprehimisht
ortakeve.
Administratoret jane pergjegjes individualisht ose bashkarisht sipas rastit ndaj
shoqerise ose ndaj te treteve ne rastet e shkeljeve te ligjeve, te shkeljes se statutit ose
per faje te kryera gjate administrimit te shoqerise. Ne rastet kur administratoret jane
bashkefajtore, masa e kontributit qe duhet te paguaje secili per shlyerjen e demit
vendoset nga gjykata, por ne kete rast administratoret krahas pergjegjesise civile mund
te ngarkohen edhe me pergjegjesi penale. Gjithashtu administratoreve dhe ortakeve qe
nuk jane persona juridike (ortak ne nje shoqeri me pergjegjesi te kufizuar mund te jete
edhe nje person juridik) nuk u lejohet te kontraktojne ne cfaredo lloj forme qofte, te
marrin hua tek shoqeria, te japin pelqimin ne emer te saj per paradhenie, si dhe te
behen dorezanes apo te garantojne ne emer te saj angazhimet ndaj te treteve. Ne ket
raste kontrata eshte e pavlefshme.
Shkarkimi i administratoreve ne shoqerite me pergjegjesi te kufizuar ne
ndryshim nga shoqerite kolektive dhe ato komandite behet me vendim te ortakeve qe
perfaqesojne me teper se gjysmen e pjeses se kapitalit themeltar, cdo klauzole e
kundert konsiderohet e pavlefshme. Si perjashtim nga ky rregull shkarkimi i
administratorit mund te behet edhe nga gjykata per shkelje te ligjit me kerkese te
cdonjerit prej ortakeve.
Asmbleja. Ne shoqerite me pergjegjesi te kufizuar vendimet merren nga
asambleja e ortakeve ne rast se te gjithe ortaket miratojne me shkrim permbajtjen e
konsultimit. Ortaket duhet te lajmerohen me leter rekomande te pakten 15 dite para
mbledhjes se asmblese dhe ne kete leter duhet te njoftohet rendi i dites. Lajmerimi
duhet te behet nga administratori dhe ne mungese te tij nga eksperti kontabel i miratuar
po qe se ka te tille. Mbledhja e asamblese mund te kerkohet edhe nga nje ose disa
ortake qe perfaqesojne te pakten 10 % te pjeseve te kapitalit themeltar. Cdo klauzole e
kundert konsiderohet e pavlefshme.
Secili nga ortaket ka te drejte te marre pjese ne vendime dhe disponon nje
numer te barabarte votash me pjeset e kapitalit themeltar qe ai zoteron. Nje ortak mund
te perfaqesohet nga nje ortak tjeter, por vetem ne rast se stautit e lejon kete gje. Madje
kur statuti e lejon secili nga ortaket mund te ngarkoje nje mandat – mbajtes te votoje
ne emer te nje pjese te kapitalit themeltar duke votuar ai vete ne emer te pjeses tjeter te
kapitalit te tij themeltar.
Vendimet ne asamblene e ortakeve ne shoqerine me pergjegjesi te kufizuar
merren nga nje ose disa prej ortakeve qe perfaqesojne me shume se gjysmen e pjeseve
te kapitalit themeltar, me perjashtim te rasteve kur statuti mund te kerkoje nje shumice
me te larte. Shnderrimi i nje shoqerie me pergjegjesi te kufizuar ne shoqeri kolektive
ose komandite behet me miratimin unanim te ortakeve. Shnderrimi i shoqerise me
pergjegjesi te kufizuar ne shoqeri anonime behet me shumicen e votave te nevojshme
per ndryshimin e statutit, por vetem pasi shoqeria me pergjegjesi te kufizuar te kete
hartuar dhe te aprovuar nga ortaket bilancin e dy viteve te fundit te aktivitetit te saj.
Ajo qe vlen per tu theksuar eshte se ne asnje rast shumica nuk mund te detyroje nje
ortak per te rritur kontributin e tij ne kapitalin themeltar te shoqerise.
Eksperti kontabel i autorizuar. Ortaket ne shoqerite me pergjegjesi te kufizuar
mund te emerojne nje apo disa eksperte kontabel te autorizuar sipas kushteve te
percaktuara, megjithate jane te detyruar te caktojne eksperte kontabel te autorizuar te
Legjislacioni Kombëtar
27
pakten ato shoqeri me pergjegjesi te kufizuar, te cilat ne mbyllje te nje viti financiar
kane tejkaluar dy nga treguesit e meposhtem.
• Totali i bilancit 6 milione leke
• Totali i te ardhurave vjetore 12 milione leke
• Numri mesatar vjetor i te punesuarve 10 veta.
Edhe ne rast se keto kushte nuk permbushen emerimi i nje eksperti te
autorizuar mund te kerkohet ne rruge gjyqesore nga nje ose disa ortake qe perfaqesojne
te pakten 1/10 e kapitalit. Megjithate nje apo disa ortake qe perfaqesojne 1/10 e
pjeseve kapitalit themeltar mundet individualisht ose te grupuar ne cdo lloj forme te
kerkojne ne rruge gjyqesore caktimin e nje apo disa eksperteve te ngarkuar per
paraqitjen e nje raporti per nje apo disa veprime administrative. Ne rast se kerkesa
konsiderohet e drejte vendimi i gjykates percakton fushen e misionit dhe kompetencat
e eksperteve.
Shoqeria me pergjegjesi te kufizuar ne ndryshim nga shoqeria kolektive dhe ajo
komandite nuk prishet kur falimenton, kur shfaq paaftesi paguese ose kur vdes njeri
prej ortakeve.
d. Shoqerite Anonime
Shoqerite anonime jane shoqeri qe themelohen nga nje ose disa ortake te cilet
perballojne humbjet vetem deri ne kufirin e vleres se kontributit te tyre ne kapitalin
themeltar. Ne ndryshim nga shoqerite me pergjegjesi te kufizuar kapitali i ketyre
shoqerive ndahet ne aksione dhe vlera minimale e parashikuar nga legjislatori eshte me
e madhe se ne rastin e shoqerise me pergjegjesi te kufizuar. Ne varesi te formes qe
mund te marrin keto shoqeri ndahen ne shoqeri anonime me oferte publike dhe ne
shoqeri anonime pa oferte publike.
- Shoqeri anonime me oferte publike konsiderohen ato ato shoqeri, aksionet e te
cilave jane rregjistruar zyrtarisht ne bursen e letrave me vlere, ose ato qe per shitjen e
aksioneve u drejtohen bankave, institucioneve financiare apo agjenteve te kembimit te
letrave me vlere. Vlera minimale e kapitalit themeltar per kete lloj shoqerie anonime
eshte 10 milione leke ne diten e firmosjes se statutit.
- Shoqeri anonime pa oferte publike konsiderohen te gjithe shoqerite e tjera
anonime qe nuk organizohen ne formen e nje shoqerie anonime me oferte publike.
Vlera minimale e kapitalit themeltar te parashikuar nga ligji eshte 2 milione leke ne
diten e firmosjes se statutit.
- Drejtimi i shoqerive anonime. Shoqerite anonime si ato me oferte publike, ashtu
edhe ato pa oferte publike kane nje strukture te njejte drejtimi. Keto shoqeri ne
ndryshim nga shoqerite e tjera te cilat ne veprimtarine e tyre drejtoheshin nga
administratoret kane nje strukture tjeter drejtimi e cila perbehet nga drejtoria dhe
keshilli mbikqyres.
Drejtoria. Drejtoria eshte organi qe ushtron veprimtarine e perditeshme te shoqerise.
Ajo perbehet nga nje ose disa anetare. Numri i anetareve te drejtorise nuk percaktohet
ne statut per shkak se jane anetaret e keshillit mbkqyres ato te cilet vendosin numrin
dhe perberjen e drejtorise. Perjashtim ben rasti kur kapitali i shoqerise anonime kap
vleren (shumen) 5 milione leke ne diten e emerimit te drejtorise. Ne ket rast drejtoria
duhet te perbehet nga te pakten dy persona, gjithmone ne qofte se nuk ka klauzola ne
statut qe te lejoje perberjen e drejtorise nga nje person i vetem. Anetare te drejtorise
mund te jene vetem personat fizike. Mandati i anetareve mund te caktohet ne statut dhe
duhet te jete nga dy deri ne gjashte vjet. Ne mungese te caktimit te ne statut mandati
Legjislacioni Kombëtar
28
eshte kater vjet. Shkarkimi i anetareve te drejtorise perpara mbarimit te mandatit te
perckatuar ne statut ose ne ligj behet nga anetaret e keshillit mbikqyres vetem per
shkaqe te perligjura, te cilat jane:
• Faji i rende i anetarit te drejtorise;
• Paaftesia e tij ne kryerjen korrekte te funksioneve te tij
• Kur asambleja e aksionereve humbet besimin tek ai.
Shkarkimi i padrejte i anetareve te drejtorise perben shkak per demshperblim.
Drejtoria kakmpetenca te plota per te vepruar ne emer te shoqerise duke perjashtuar
kompetencat qe ligji iu jep shprehimisht kashillit mbikqyres dhe asmlese se
aksionereve. Rregulli i pergjithshem eshte se anetaret e drejtorise e perfaqesojne
drejtorine bashkarisht ne marredhenie me te tretet. Megjithate statuti mund ti jape
keshillit mbikqyres te drejten per tu dhene nje ose disa anetareve te drejtorise
kompetencen e perfaqesimit te shoqerise vetem apo se bashku me nje anetar tjeter, dhe
anetaret e emeruar mund tu ngarkojne disa prej tyre kompetencen e perfaqesimit vetem
per disa operacione specifike ose per disa kategori specifike operacionesh. Perfaqesimi
nder te tjera nenkupton se secilianetar i drejtorise qe ka kompetenca te caktuaraduhet ti
prezantohet publikut te gjere si i tille.
Keshilli Mbikqyres. Keshilli mbikqyres eshte organi qe mbikqyr dhe kontrollon
veprimtarine e perditeshme te shoqerise. E thene ndryshe eshte organi qe mbikqyr dhe
kontrollon veprimtarine e drejtorise. Ai perbehet nga te pakten 3 anetare, por
gjithmone jo me shume se 21. Ne cdo rast numri i anetareve te keshillit mbikqyres
duhet te jete i plotpjestueshem me 3. Asnje anetar i keshillit mbikqyres nuk mund te
jete anetar i drejtorise, ne qofte se emerohet ne drejtori ai automatikisht nuk eshte me
anetar i keshillit mbikqyres qe nga momenti qe fillon detyren e anetarit te drejtorise.
Ne ndryshim nga drejtoria anetaret e keshillit mbikqyres mund te jene edhe persona
juridike me perjashtim te kryetarit dhe te zv/kryetarit. Ne rastin kur anetar i keshillit
mbikqyres eshte nje person juridik, atehere ky duhet te caktoje nje perfaqesues te
perhershem. Nje e treta e anetareve te keshillit mbikqyres zgjidhet nga te punesuarit
ne shoqeri. Ne shoqerite anonime pa oferte publike anetaret e pare te keshillit
mbikqyres caktohen ne statut, ndersa ne shoqerite anonime me oferte publike anetaret
e pare te keshillit mbikqyres caktohen nga asambleja themeluese. Mandati i anetareve
te keshillit mbikqyres nuk mund te jete me i gjate se 6 vjet dhe jo me i gjate se 3 vjet
per anetaret e caktuar ne statut. Persa i perket shkarkimit te anetareve te keshillit
mbikqyres para mbarimit te mandatit procedura eshte e ndryshme. Anetaret e zgjedhur
nga asambleja mund te shkarkohen ne cdo moment nga asambleja e zakonshme dhe
nuk ka asnje kriter per kete ne ndryshim nga anetaret e drejtorise te cilet mund te
shkarkoheshin vetem ne raste te caktuara. Ndersa per anetaret e keshillit mbikqyres te
zgjedhur nga personeli ato mund te shkarkohen vetem nese prishet kontrata e punes me
shoqerine, ose per faj ne ushtrimin e mandatit. Faji percaktohet vetem nga gjykata e
cila mblidhet ne seance urgjente me kerkesen e shumices se anetareve te keshillit
mbikqyres.
Kompetencat e keshillit mbikqyres. Kompetencat dhe detyrimet e keshillit mbikqyres
jane te gjera. Ai ushtron kontroll te vazhdueshem ndaj drejtorise, si dhe ka te drejte te
marre raportin e drejtorise cdo tre muaj. Ai ka te drejte te kryeje verifikimet dhe
kontrollet mbi dokumentacioni e shoqerise ne cdo kohe qe e cmon te arsyeshme.
Keshilli ka te drejte te shqyrtoje marreveshje te caktuara te bera drejtepersedrejti ose
terthorazi ndermjet shoqerise dhe nje anetari te drejtorise ose te keshillit mbikqyres,
ose nje shoqerie ne te cilen anetari ka nje interes te caktuar dhe te cilat kerkojne nje
autorizim paraprak te keshillit mbikqyres. Ne kete rast anetari i interesuar i keshillit
mbikqyres ne qofte se ka nuk mund te marre pjese ne votim.
Legjislacioni Kombëtar
29
Asambleja e aksionereve. Shoqeria anonime zoterohet nga aksioneret, te cilet
kontribojne ne shoqeri, ne te holla (para) ose ne natyre, ose kane blere aksione nga
aksioneret fillestare (rasti i shoqerive anonime me oferte publike). Zoterimi i tyre
ndahet nga veprimtaria e shoqerise, si nga ajo e perditshmja (detyre e drejtorise) ashtu
dhe nga ajo e kontrollit (detyra e keshillit mbikqyres). Megjithate duhet te theksojme
se shoqeria anonime eshte prone e aksionereve te saj dhe vendimet e rendesishme qe e
prekin ate, duhet te kene te drejte ti marrin vetem aksioneret. Asambleja e aksionereve
mund te jete e zakonshme ose e jashtezakonshme. Asambleja duhet te thirret brenda 6
muajve pas mbylljes se vitit finaciar dhe mund te marre cdo vendim me perjashtim te
atyre qe jane ne kompetence te asamblese se jashtezakonshme. Asambleja gezon keto
kompetenca:
• Shqyrton dhe vendos per ceshtjet financiare te vitit te kaluar.
• Mund te emeroje ose te shkarkoje anetaret e keshillit mbikqyres (neni 105)
• Mund te caktoje shperblimin per anetaret e keshillit mbikqyres (neni 119)
• Asaj i paraqiten raportet vjetore te drejtorise dhe te eksperteve kontabel te
autorizuar.
• Mund te miratoje ose te rrezoje marreveshje te vecanta (neni 123 parg.a)
• Autorizon emetimin e obligacioneve dhe veprimet per ti siguruar ato (neni 130)
• Vendos per blerjen e pasurise nga nje aksioner (neni 131)
Asambleja e jashtezakonshme ka te drejte te ndryshoje statutin me gjithe
dispozitat e saj. Numri i aksonereve qe kerkohet te jete i pranishem, domethene
kuorumi i nevojshem si dhe perqindjet e votave qe kerkohen per miratimin e
vendimeve te asamblese, ndryshojne ne menyre te dukshme ne varesi te natyres se
asmblese. Ne qofte se eshte e zakonshme aksioneret e pranishem ose te perfaqesuar
duhet te zoterojne te pakten ¼ (nje te katerten) e aksioneve me te drejte vote, por ne
qofte se ky kuorum mungon ne mbledhjen e dyte, atehere nuk kerkohet asnje kuorum
tjeter. Vendimet merren ne cdo rast me shumicen e votave te zoteruara nga aksioneret
qe jane te pranishem, ose te perfaqesuar. Ne asamblene e jashtezakonshme vendimet
jane te vlefshme vetem ne rast se aksioneret e pranishem, ose te perfaqesuar zoterojne
te pakten ½ (nje te dyten) e aksioneve me te drejte vote dhe ne qofte se ky kuorum
mungon ne mbledhjen e dyte kerkohet kuorumi me ¼ (nje te katerten) e aksioneve. Per
miratimin e rendit te dites kerkohet ne cdo rast nje shumice prej ¾ (tre te katertat) e
votave qe u perkasin aksionereve te pranishem ose te perfaqesuar.
Procedura per thirrjen e mbledhjeve eshte e njejte si per asamblene e zakonshme ashtu
dhe per ate te jashtezakonshme. I perket keshillit mbikqyres ose drejtorise e drejta qe
te therrase mbledhjen dhe vetem ne mungese te tyre ajo mund te thirret nga ekspertet
kontabel te autorizuar, nga likujduesi ose nga nje mandat – mbajtes i caktuar nga
gjykata me kerkesen e cdo personi te interesuar per nje rast urgjent ose te nje apo disa
aksionereve qe zoterojne se bashku te pakten 1/10 e kapitalit themeltar. Ne nenet 134 –
149 te ligjit percaktohet nje rregullim i detajuar mbi menyren e zhvillimit te
asambleve; rendi i dites, votimi, procesverbali etj.
e. Shoqerite anonime te komanduara nga shteti
Shoqerite anonime te komanduara nga shteti jane shoqeri ne te cilat shteti ose entet e
tjera publike zoterojne teresisht ose maxhorancen e aksioneve, apo nje numer
aksionesh te mjaftueshme per te sigururar de facto kontrollin e saj. Keto shoqeri i
nenshtrohen te drejtes se pergjitheshme jo vetem persa i takon marredhenieve te
jashteme te sipermarrjes, por edhe marredhenieve te organizimit te brendshem.
Megjithate per shkak te pozites dominuese te shtetit dhe te sektoreve strategjike ne te
Legjislacioni Kombëtar
30
cilet veprojne keto shoqeri, ne ndryshim nga llojet e tjera te shoqerive, perjashtohen
nga procedura e falimentimit ne rast insovabiliteti (paaftesi paguese).
Perhapja e shoqerive te tilla ne realitetin shqipetar eshte nje fenomen qe shfaqet pas
viteve 90’ dhe nje proces i tille fillon me miratimin e ligjit nr.7926 date 20/04/1995
“Per transformimin e Ndremarrjeve Shteterore ne Shoqeri Tregtare”. Ne kete ligj eshte
parashikuar se shoqerite ne te cilat shteti do te zoteroje teresisht kapitalin do te
funksionojne ne perputhje me dispozitat e ligjit nr.7638 date 19/11/1992 “Per shoqerite
tregtare”.
Aktualisht dy jane sektoret kryesore ne te cilet veprojne shoqerite me kapital shteteror;
• Sektori i energjitikes, ku si rrjedhoje e transformimit te Drejtorise se
Pergjitheshme te Elektroenergjitikes, vepron ne formen e nje shoqerie anonime
Korporata Elektroenergjitike Shqipetare (K.E.SH.)
• Sektori i telekomunikacionit, ku si rrjedhoje e transformimit te te Drejtorise se
Pergjitheshme te Postave dhe te Telekomunikacionit, vepron Albtelekomi ne
formen e nje shoqerie anonime.
Duke pare rendesine qe kane keto shoqeri per ekonomine kombetare sistemi i
funksionimit dhe kontrollimit te tyre merr formen e nje piramide, bazen e se ciles e
formojne shoqerite anonime me pjesemarrje shteterore dhe ne kulmin e saj vendoset
parlamenti i republikes. Ndermjet bazes dhe kulmit, karakteristike per kete sistem,
eshte vendosja e te ashtuquajturve ente te rregullimit, siç jane Enti i Rregullimit te
sektorit te Energjise Elektrike (E.R.E.) dhe Enti Rregullator i Telekomunikacionit
(E.R.T.). Keto te dyja jane ente publike qe kane si objekt te veprimtarise se tyre
vendosjen e kushteve te veprimtarise se te drejtave dhe detyrimeve te personave fizike
e juridike dhe administrates shteterore, qe veprojne ne sektore te mbuluar nga
shoqerite shteterore.
Shoqerite anonime, ne baze te piramides ushtrojne aktivitetin e tyre ekonomik ne
menyre te njejte me cdo shoqeri te zakonshme anonime, duke ndryshuar nga keto te
fundit vetem nga rrethanat faktike qe nje pjese apo teresia e aksioneve i perkasin
shtetit.
Megjithate ne lidhje me natyren juridike te ketyre shoqerive ekzistojne pikepamje te
ndryshme, ne varesi te kritereve qe merren parasysh per te percaktuar nese ndodhemi
perpara personeve juridike private, apo personave juridike publike.
Duke ju referuar ligjit nr.7926 date 20/04/1995 “Per Transformimin e Ndermarrjeve
Shtetrore ne Shoqeri Tregtare” ne nenin 2 pika b) parashikohet se me shoqeri
shteterore, do te kuptohen te gjithe personat juridike publike te cilet do te krijohen si
pasoje e transformimit te ndermarrjeve shteterore dhe qe do te funksionojne ne
perputhje me dispozitat e ligjit nr.7638 date 19/11/1992 “Per Shoqerite Tregtare”.
Nga interpretimi i dispozites ligjore te krijohet pershtypja se shoqerite me kapital
shteteror do te kategorizohen ne llojin e personave juridike publike, por ato do te
funksionojne ne perputhje me ligjet qe rregullojne veprimtarine e shoqerive tregtare.
Kjo do te thote se shoqeri te tilla do te organizohen dhe do te jene subjekte te se drejtes
publike dhe vetem persa i perket veprimtarise se tyre do te jene ne kushte te barabarta
me subjektet e se drejtes private. Nje interpretimi tille nuk mund te jete i sakte, pasi ai
bie ne kundershtim me vete natyren dhe thelbin e shoqerive anonime. Kjo per faktin se
shoqeri te tilla konsiderohen nga ligji se jane tregetare per shkak te formes se tyre
(neni 2/2 i ligjit).
I gjithe diskutimi i permendur me siper lidhur me natyren e shoqerive me kapital
shteteror vjen si rrjedhoje i kontrollit te vazhdueshem qe ushtron shteti ne veprimtarine
e ketyre shoqerive. Nga njera ane shteti nderhyn me organet e tij per te mbikqyrur
realizimin e politikave te tij, per te mbrojtur interesat ne te mire te publikut dhe nga
ana tjeter percakton, gjithmone ne baze te procedurave te zakonshme qe ndiqen nga nje
Legjislacioni Kombëtar
31
shoqeri anonime, emerimin, shakrkimin e anetareve te organeve drejtuese. Gjithashtu,
duke qene se shoqeri te tilla mbulojne sektore te rendesishem strategjike shteti nderhyn
per te permbushur borxhet dhe per te financuar deficitin buxhetor, duke i perjashtuar
ato ne do rast nga falimentimi.
Te gjitha keto nderhyrje e kufizojne ndjeshem autonomin e ketyre shoqerive duke i
perafruar ato ne disa aspekte me ndermarjet shteterore dhe duke krijuar keshtu
pershtypjen se ndodhemi perpara nje personi juridik publik. Por nje raport sherbimi ne
lidhje me shtetitn mund te vendoset dhe me persona juridike, te cilet mbeten padyshim
persona juridike private, qe organizohen dhe funksionojne ne perputhje me normat e se
drejtes private, pavarsisht se kapitali i tyre themeltar zoterohet ne pergjithesi, apo ne
maxhorance nga shteti apo nga ente te tjera publike.
Comments