LEKSIONE‎ > ‎Legjislacioni Kombëtar‎ > ‎Moduli II‎ > ‎

Pavlefshmeria e Veprimeve Juridike

2.3 Pavlefshmeria e veprimeve jurdike (absolute dhe relative)
1. Kuptimi i pavlefshmërisë së veprimeve juridike
Në Kodin civil nuk përcaktohen kushtet përvlefshmërinë e veprimevejuridike, por
përcaktohen rrethanat që shkaktojnë pavlefshmërinë e veprimeve juridike. Megjithatë ka
rëndësi përcaktimi i elementeve të nevojshme për ekzistencën dhe vlefshmërinë e veprimit
juridik. Kushte të përgjithshme për vlefshmërinë e veprimeve juridike, sikurse është trajtuar
edhe në institutet e tjera, janë:
1. zotësia për të vepruar e palëve që kryejnë veprimin juridik,
2. përputhja e vullnetit të brendshëm me shfaqjen e tij,
3. forma e kërkuar nga ligji për kryerjen e veprimit juridik.
Kushti i parë dhe i dytë mund të trajtohen edhe së bashku,sepse ligji ekërkon zotësinë për të
vepruar të palëve për shkak të prezumimit "just et de jure" sevullneti i një të pazoti nuk
mund të jetë i saktë. Në shumicën e rasteve kryerja
E veprimit juridik bëhet duke plotësuar kushtet e nevojshme ligjore,prandaj dhe ato sjellin
pasojat e dëshiruara për palët që i kryejnë. Veprimet juridike, si fakte juridike, hyjnë në
kategorinë e fakteve juridike të vullnetshme, veprimeve të ligjshme të njeriut dhe, për
rrjedhojë, vullneti i shprehur sipas ligjit për fitimin e të drejtave dhe marrjen përsipër të
detyrimeve juridike civile sjell krijimin, ndryshimin dhe shuarjen e një marrëdhënieje
juridike civile konkrete. Por ndodh që ky vullnet nuk shprehet sipas kërkesave ligjore.Në
këtë rast thuhet se vullneti është i vesuar, pra është i metë. Kur shfaqja e vullnetit nuk
përputhet me vullnetin e vërtetë dhe kjo mospërputhje është substanciare, atëherë thuhet se
veprimi juridik është i pavlefshëm.
2. Llojet e pavlefshmërisë së veprimeve juridike
Kodi civil e trajton institutin e pavlefshmërisë së veprimeve juridike duke dalluar dy lloje
veprimesh juridike
të pavlefshme:
1. . veprime juridike që janë të pavlefshme,
2. . veprime juridike që shpallen të pavlefshme.
Veprime juridike të pavlefshme janë ato lloje veprimesh juridike që në literaturën juridike
njihen si veprime juridike absolutisht të pavlefshme, që nuk sjellin pasojat juridike që
synojnë palët, pra nuk mund të prodhojnë efekt
ligjor. Në këtë rast thuhet se veprimi juridik është nul, nuk ekziston dhe, për rrjedhojë,
konsiderohet absolutisht i pavlefshëm. Veprimi juridik konsiderohet absolutisht i
pavlefshëm atëherë kur mungon vullneti i palëve. Ndodh
që vullneti mund të jetë i paplotë, i metë, por, nisur nga rrethanat konkrete, kjo situatë nuk
sjell mungesën e
Legjislacioni Kombëtar
37
ekzistencës së veprimit juridik. Në këtë rast veprimi juridik ekziston, sepse palët e kanë
dhënë vullnetin, por ai nuk
është i plotë, prandaj dhe mund të anulohet. Për pasojë, këto lloje veprimesh quhen veprime
juridike relativisht të pavlefshme.
veprime juridike absolutisht të pavlefshme, të cilat nuk krijojnë asnjë pasojë juridike,
janë veprimet që:
a. vijnë në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit;
b. kryhen për të mashtruar ligjin
c. kryhen ngatë mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç;
d. bëhen në marrëveshje të palëve, pa pasur si qëllim tësjellin pasojë juridike (fiktive ose të
simuluara).
Nga pavlefshmëria absolute rrjedhin një sërë pasojash: Veprimi juridik absolutisht i
pavlefshëm nuk mund të
bëhet i vlefshëm me asnjë veprim të mëvonshëm, as duke dhënë pëlqimin, as me kalimin e
kohës së parashkrimit dhe
as me zhdukjen më vonë të shkakut të pavlefshmërisë. Pavlefshmëria absolute mund të
pretendohet nga kushdo që ka interes kundrejt palëve që kanë kryer veprimin juridik, si
dhe kundër çdo personi të tretë, që pretendon të drejta
nga veprimi juridik.1 .Kur veprimi juridik është nul, nuk sjell pasoja, por, duke pasur
parasyshedhe faktin që një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm mund të sjellë pasoja
juridike formalisht,si dhe për të pasur sigurinë qarkullimin civil, pala e interesuar duhet të
kërkojë konstatimin e pavlefshmërisë së veprimit juridik duke kërkuar edhe zgjidhjen e
pasojave që mund të kenë ardhur në këtë rast.
Veprime juridike që shpallen të pavlefshme, janë ato veprimejuridike që në literaturën
juridike njihen si veprime relativisht të pavlefshme. Këto veprime sjellin pasojat juridike, që
synojne palët dhe kanë fuqinë juridike të një veprimi juridik të vlefshëm gjersa të shpallen të
pavlefshme me vendim të gjykatës, mbi kërkesën e të interesuarit.
Që në çastin që shpallet i pavlefshëm, në fakt veprimi juridik pushon së ekzistuari.
Veprimi juridik në këtë rast quhet i pavlefshëm që nga çasti që është kryer. Ai nuk mund
të sjellë pasoja juridike, por ato pasoja që mund të kishin ardhur deri në dhënien e
vendimit, bien.Veprimet juridike që shpallen të pavlefshme, janë veprimet juridike të
kryera nga (neni 94 I KC):
1. Të mitur mbi katërmbëdhjetë vjeç, kur veprimin juridik e kanë kryer pa pëlqimin e
prindit ose të kujdestarit; Persona të cilëve u është hequr ose u është kufizuar
zotësia për të vepruar për shkak sëmundjeje psikike ose
2. zhvillimi mendor të metë, kur veprimin juridik e kanë kryer pa pëlqimin e
kujdestarit;
3. Persona të cilët në kohën e kryerjes së veprimit juridik nuk ishin të ndërgjegjshëm
për rëndësinë e veprimeve të tyre, megjithëse në atë kohë nuk u ishte hequr zotësia
për të vepruar;
4. Persona që kanë kryer veprimin juridik duke qenë të mashtruar, të kanosur, në
lajthim ose për shkak të nevojës së madhe.
Anulimi i këtyre veprimeve mund të kërkohet edhe pas vdekjes së personit përkatës,
1 Në lidhje me këtë trajtim,Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë mbajtur këtë qëndrim ne vendimin nr 13. dt. 09.03.2006.:
"Në mbështetje të argumenteve që udhanë më sipër, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë arritën në përfundimin se për të konsideruar
një veprim juridik absolutisht të pavlefshëm nuk është e nevojshme paraqitja e një kërkese të posaçme, qoftë kjo padi apo kundërpadi, pasi
kjo lloj pavlefshmërie konstatohet pavarësisht nga paraqitja në gjykatë e kërkesës.Pavlefshmëria absolute mund të parashtrohet nga çdo
palë ndërgjyqëse që ka interes. Forma e parashtcimit mund të jetë edhe prapësimi, kjo për faktin se veprimi juridik absolutisht i pavlefshëm
nuk mund të bëhet i vlefshëm me asnjë veprim të mëpasshëm"
Legjislacioni Kombëtar
38
por vetëm kur para vdekjes është kërkuar heqja e zotësisë së tij për të vepruar.E drejta për
të kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së veprimeve juridike nga gjykata u takon personave
për mbrojtjen e të cilëve është dhënë kjo e drejtë si dhe trashëgimtarëve dhe përfaqësuesve
të tyre ligjorë.
3. Rastet e pavlefshmirise absolute
Veprime juridike absolutisht të pavlefshmë janë veprimet juridike të parashikuara nga
nenet 92 dhe 93 të Kodit civil, si dhe veprimet juridike që kryhen duke shkelur formën e
caktuar nga ligji. Një nga kushtet e vlefshmërisë së veprimit juridik është veshja e tyre me
formën e kërkuar nga ligji. Mungesa e formës së kërkuar nga ligji si shkak për
pavlefshmëri absolute nuk është e parashikuar në këto nene, por pavlefshmëria e tyre
rezulton nga përmbajtja e dispozitave të tjera të Kodit civil si dhe nga përmbajtja e nenit
107 të tij. Sikurse është trajtUar, veprimi juridik kryhet me gojë ose me shkresë. Veprimi
juridik i cili nuk është kryer në formën shkresore të parashikuar nga ligji, është i
pavlefshëm vetëm në ato raste kur në ligj është parashikuar shprehimisht kjo pavlefshmëri.
Në këto raste thuhet se forma është kusht thelbësor për vlefshmërinë e veprimit juridik, se
forma e veprimit juridik duhet për solemnitet ose se është element thelbësor (ad
solemnitattem -ad substantiam). Këto veprime juridike quhen veprime juridike formale.
Në të gjitha rastet e tjera kur ligji kërkon që veprimi juridik të bëhet me shkresë, veprimi
juridik nuk është i pavlefshëm, por vetë veprimi juridik, si fakt juridik, si dhe përmbajtja e
tij nuk mund të provohen me dëshmitarë, por duhet të paraqitet prova me shkresë, e cila
lehtëson provueshmërinë. Në këtë rast thuhet se forma duhet për efekte provueshmërie (ad
probationern).
Veprime juridike të cilat duhet të bëhen me akt noterial janë të pavlefshme edhe sikur
pavlefshëmria e tyre të rno~
jetë parashikuar nga ligji. Veprimet juridike forrnale janë veprimet juridike për kalimin e
pronësisë së sendeve të
paluajtshme, testamenti, disa lloje prokurash, vënia e hipotekës. Veprime juridike të cilat
duhet të bëhen rne
shkresë të thjeshtë, sepse përndryshe janë të pavlefshme, janë, p.sh., kontrata e sigurimit.
Pavlefshmëria e veprimit juridik për shkak të mungesës së formës është pavlefshmëri
absolute dhe mund të sjellë pasojat e synuara nga palët vetëm në rastin e parashkrimit fitues
i cili, sikurse thuhet në doktrinë, në këtë rast mbulon
pavlefshmërinë absolute. Veprimi juridik i pavlefshëm nuk mund bëhet i vlefshëm për
shkaqe të konstatuara më vonë, edhe sikur ai të jetë ekzekutuar qoftë edhe tërësisht nga
palët. "Ajo që është e vesuar që në fillim, nuk mund të ndreqet me kalimin e kohës" (Quod
ab initio vitiosum est, tractu temporis convalescere non potest).
a. Veprime juridike që vijnë në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të
ligjit
Veprime juridike të pavlefshme janë veprimet që vijnë në kundërshim me një dispozitë
urdhëruese të ligjit.Përmbajtja e këtyre veprimeve vjen në kundërshtim drejtpërdrejt ose në
mënyrë të tërthortë me një dispozitë urdhërues e të ligjit. Në këtë rast, me ligj nuk duhet të
kuptojmë vetëm ligjin si akt normativ, por edhe çdo normë juridike tjetër. Në literaturë janë
shfaqur edhe mendime ndryshe, duke parashtruar se në këtë rast duhet të kuptohet ligji si akt
Legjislacioni Kombëtar
39
normativ. Kjo pikëpamje nuk gjen mbështetje teorike dhe praktike. Marrëdhëniet juridike
civile nuk rregullohen vetëm me ligj, me akt normativ të nxjerrë nga Kuvendi. Ligjet,sipas
natyrës së tyre, edhe në fushën e marrëdhënieve juridike civile përcaktojnë rregulla të
përgjithshme për mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve juridike të caktuara. Në
përgjithësi, për të mundësuar rregullimin e marrëdhënieve të caktuara juridike, në ligj
përcaktohen organet kompetente të cilat duhet të nxjerrin aktet nënligjore përkatëse, me
qëllim që të mund të realizohet synimi dhe qëllimi i përcaktuar në ligjin konkret. Në rast se
gjatë veprimtarisë përkatëse veprimet juridike konkrete duhet të kryhen sipas një procedure
të caktuar me akt nënligjor, dalë në bazë dhe për zbatim të një ligji, dhe për kryerjen e këtyre
veprimeve nuk zbatohen urdhëri met përkatëse, shtrohet pyetja nëse veprimi juridik është i
vlefshëm apo i pavlefshëm. Veprimi juridik i kryer në kundërshtim me urdhëri met e dhëna
prej akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të ligjit, do të konsiderohet siveprim i
kryer në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit.
b.Veprimet juridike që kryhen për të mashtruar ligjin
Edhe këto veprime janë të kundërligjshme. Në formë, ato paraqiten plotësisht të
ligjshme, por në të vërtetë fshehin përmbajtje të kundërligjshme. Palët dëshirojnë ta
kryejnë atë veprimjuridik, por pasojat e tijjanë të kundërligjshme. Edhe në këtë rast
termi ligj duhet interpretuar në kuptim të gjerë të normës jurike, pavarësisht nga organi
që e ka nxjerrë. Veprimet juridike që kryhen për të mashtruar ligjin,
dallohen nga veprimet juridike në kundërshtim me ligjin, pasi,formalisht, atoparaqiten
siveprime juridike të ligjshme, por në të vërtetë fshehin përmbajtje të kundërligjshme (p.sh.,
kur një person bIen pronën për llogari të një tjetri, i cili nuk mund ta blejë vetë këtë pasuri
dhe, më vonë, ia shet atë këtij të fundit). Edhe në këtë rast ligji duhet të interpretohet në
kuptim të gjerë, d.m.th. në kuptim të normës, pavarësisht nga organi që e ka nxjerrë.
c. Veprimet juridike të kryera nga të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç
Veprimet e kryera nga të miturit nën moshën katërmbëdhjetë vjeç janë të kundërligjshme,
pasi personat në këtë moshë nuk kanë zotësi për të vepruar dhe, për rrjedhojë, nuk mund të
kryejnë veprime juridike civile. Ky qëndrim është i kuptueshëm, pasi veprimi juridik është
një akt juridik ivullnetshëm. Për këtë arsyeveprimin juridik mund ta kryejë vetëm një
person i cili mund të shfaqë vullnetin dhe këtij vullneti ligji i jep fuqi juridike, që do të
thotë se personi gëzon zotësinë e nevojshme për të vepruar,mungesa esë cilës sjellsi pasojë
pavlefshmërinë e veprimit juridik që kryhet.
d. Veprime juridike fiktive ose të simuluara
Që veprimi juridik të jetë i vlefshëm, duhet të ketë përputhje midis vullnetit të brendshëm,
dëshirës dhe shfaqjes së saj në botën e jashtme. Veprimi juridik është fiktiv kur kryhet
vetëm formalisht (për dukje, për faqe), pa pasur qëllim që palët të krijojnë pasoja juridike,
p.sh., A-ja ia shet vëllait të tij shtëpinë për të mos ekzekutuar detyrimin e tij në lidhje me një
hua. Veprimi juridik është i simuluar kur kryhet me qëllimqë të mbulojë një veprim juridik
tjetër, të cilin palët kanë dashur të kryejnë në të vërtetë, p.sh., dhurimi i një pjesetë një
pasurie të paluajtshme për të mbuluar shitjen, me qëllimin për t'u shpëtuar detyrimeve
ligjore në krijimin e mundësisë bashkëpronarëve për të realizuar të drejtën e parablerjes.
Veprimi juridik është i simuluar kur kryhet me qëllim që të mbulojë një veprim tjetër
juridik, që kanë dashur të kryejnë në të vërtetë palët. Veprimi juridik i simuluar, veprimi
juridik i kryer për faqe, është absolutisht i pavlefshëm, kurse veprimi juridik i mbuluar prej
tij mund të jetë i vlefshëm ose i pavlefshëm. Veprimi juridik është i vlefshëm në qoftë se ka
të gjitha kushtet për të qenë i tillë. Pra, në këtë situatë juridike dhe faktike evidentohen dy
veprime juridike: veprimi juridik i simuluar, pasojat e të cilit palët nuk i dëshirojnë dhe ai i
mbuluar, pasojat e të cilit palët i dëshirojnë. Veprimet juridike fiktive ose të simuluara
shpeshherë kryhen për të mbuluar një veprim juridik me të cilin synohet të arrihet një synim
i kundërligjshëm. Në këro raste është i pranueshëm mendimi dhe qëndrimi i mbajtur se këto
veprime duhet të konsiderohen si veprime juridike të kundërligjshme. Ky dallim ka rëndësi
Legjislacioni Kombëtar
40
praktike për shkak të pasojave të ndryshme që sjellin këto lloje veprimesh juridike.
Rastet e pavlefshmerise relative
Veprimet juridike relativisht të pavlefshme janë veprimet juridike që shpallen të
pavlefshme. Në Kodin civil nuk përdoret shprehja veprime juridike relativisht të
pavlefshme, por, nga interpretimi i shprehjes së përdorur në Kodin civil "Veprime juridike
që shpallen të pavlefshme", arrihet në përfundimin se me këtë shprehje ligjvënësi ka pasur
parasysh veprimet juridike të anulueshme. Veprimi juridik relativisht i pavlefshëm
shkakton pasojat juridike që synojnë palët. Ai ka fuqinë juridike të një veprimi juridik të
vlefshëm derisa të shpallet i pavlefshëm mevendim të gjykatës mbi kërkesën e personit të
interesuar. Veprimi juridik që shpallet i pavlefshëm, quhet i tillë që nga çasti që është
anuluar dhe, për rrjedhojë, pasojat e ardhura shuhen. Në këtë rast thuhet se veprimi juridik
relativisht i pavlefshëm barazohet me veprimin juridik absolutisht të pavlefshëm. Efektet e
anulimit realizojnë kthimin e gjendjes së mëparshme, sikur të mos ishte lidhur kontrata,
pra realizohet ajo që përcaktohet si "restitutio in integum" .
Veprimet juridike që shpallen të pavlefshme, bëhen plotësisht të vlefshme kur e drejta
për të kërkuar shpalljen e pavlefshme të veprimeve juridike shuhet me kalimin eafatit të
parashkrimit ose jepet pëlqimi më vonë prej prindit ose kujdestarit përkatës. Të drejtën për
të kërkuar shpalljen e pavlefshme të veprimevejuridike relativisht të pavlefshme e kanë
personat që kanë kryer vetë veprimin juridik, trashëgimtarët dhe përfaqësuesit e tyre.
Personat e tjerë nuk mund të kërkojnë nga gjykata që të shpallen të pavlefshme veprimet
juridike përkatëse dhe gjykata nuk mund të marrë në shqyrtim këtë çështje me iniciativën e
saj (exofficio), prandaj dhe kjo lloj pavlefshmërie në letërsinë juridike të shkruar
konsiderohet pavlefshmëri relative. Kërkesëpadia për shpalljen të pavlefshme të veprimeve
juridike i nënshtrohet një afati të posaçëm parashkrimi.
1 Veprime juridike të kryera nga të miturit mbi katërmbëdhjetë vjeç si dhe prej
personave të cilëve u është hequr ose u është kufizuar zotësia për të vepruar,kur
veprimin juridik e kanë kryer pa pëlqimin e prindit ose të kujdestarit.
Veprimet juridike të kryera nga të miturit mbi katërmbëdhjetë vjeç, kur veprimin juridik e
kanë kryer pa pëlqimin e prindit ose të kujdestarit, apo veprimet juridike të kryera nga
persona që, për shkak sëmundjeje psikike ose zhvillimi mendor të metë, u është hequr ose u
është kufizuar zotësia për të vepruar, kur veprimin juridik e kanë kryer pa pëlqimin e
kujdestarit, janë veprime juridike të anulueshme, relativisht të pavlefshme.Të .miturit mbi
katërmbëdhjetë vjeç si dhe personat që nuk mund të kryejnë veprime juridike vetë, për shkak
të kufizimit të zotësisë për të vepruar apo të heqjes së saj, në rastin kur kryejnë veprime
juridike, këto veprime mund të shpallen të pavlefshme mbi kërkesën e prindit apo të
kujdestarit Në këto raste çështja e provueshmërisë së kësaj rrethane është më ethjeshtë.
Kurse, për rastin kur personat në kohën e kryerjes së veprimit juridik nuk ishin të
ndërgjegjshëm për rëndësinë e veprimeve të tyre, duhet të provohet se personat, në çastin e
kryerjes së veprimit juridik, nuk e kuptonin rëndësinë e veprimeve të tyre, p. sh. në rastin e
një sëmundjeje psikike. Që veprimet juridike të shpallen të pavlefshme duhet të provohet se
personat që kanë kryer këto veprime, nuk kuptonin rëndësinë e kryerjes së veprimit juridik
në kohën e kryerjes së tyre. Veprimet juridike që kryhen nga persona të cilëve u është
hequr ose u është kufizuar zotësia për të vepruar, janë të pavlefshme dhe nuk është e
nevojshme të provohet se ata nuk kishin ndërgjegjen e rëndësisë së veprimeve të tyre. Edhe
sikur këto veprime të vërtetohet se janë kryer në periudha të qartësisë mendore, ato janë të
pavlefshme. Anulimi i veprimeve juridike relativisht të pavlefshme mund të kërkohet edhe
pas vdekjes së personit përkatës,
por vetëm kur pas vdekjes është kërkuar heqja e zotësisë së tij për të vepruar. Ky kufizim
Legjislacioni Kombëtar
41
është vendosur nga ligjvënësi, sepsepas vdekjes së personit vështirësohet mundësia për të
provuar se në kohën kur ai ka kryer veprimin juridik nuk ka qenë në gjendje pisikike të
rregullt.
b. Veprimet juridike të kryera nga personi duke qenë i mashtruar
Mashtrimi, ashtu sikurse lajthimi, kanosja dhe nevoja e madhe, janë të meta të vullnetit
ose, siç përdoret shprehja në doktrinë, janë vesetë vullnetit. Këto rrethana shkaktojnë
mospërputhje midis vullnetit të brendshëm dhe vullnetit të shfaqur. Si rrjedhim, ato sjellin
pavlefshmërinë e veprimit juridik të kryer. Mashtrimi është gënjeshtra e përdorur nga njëra
palë për të shpënë në gabim palën tjetër dhe duhet të jetë e tillë që, pa të, pala nuk do të
kishte kryer veprimin juridik. Mashtrimi është rezultat i një veprimi të paramenduar. Njëra
nga palët e veprimit juridik e shtyn palën tjetër me qëllim në lajthim. Me palë, në këtë rast
duhet të kuPtohet edhe personi në interes të të cilit kryhet një veprim juridik i njëanshëm
(p.sh., trashëgimtari testamentar). Mashtrimi është një veprim i paligjshëm dhe duhet të
sjellë cenim të vullnetit të palëve në lidhjen e veprimit juridik. Mashtrimi, sikurse lajthimi,
mund të kryhet edhe nga një person i tretë. Në këtë rast pavlefshmëria e veprimit juridik
mund të kërkohet vetëm atëherë kur pala tjetër që përfiton nga mashtrimi në kohën e
kryerjes së veprimit juridik, ka ditur ose duhet të dinte mashtrimin, në rast të kundërt do të
jemi para lajthimit. Mashtrimi në të drejtën civile mund të ekzistojë dhe kur nuk ekziston
mashtrimi, nuk formon vepër penale. Në llojin e fakteve juridike mashtrimi në të drejtën
civile konsiderohet veprim i paligjshëm, prandaj dhe mund të kërkohet shpërblimi i dëmit
të shkaktuar sipas kërkesave ligjore të përcaktuara në Kodin civilnë lidhje me detyrimet që
rrjedhin nga shkaktimi i dëmit.
c.Veprimejuridike të kryera nën ndikimin e kanosjes. Kanosje konsiderohet veprimi
mbi psikikën e personit që eshtyn këtë të kryejë veprimin juridik nga frika seai vetë,
bashkëshorti, pasardhësit ose paraardhësit e tij do të pësojnë një dëm fizikose material të
padrejtë dhe të rëndë. Kanosja mund të sjellë pavlefshmërinë e veprimit juridik kur
ekzistojnë këto kushte:
• Kanosja duhet të jetë për shkaktimin e një dëmi në jetën, shëndetin ose pasurinë e
personit kundër të cilit drejtohet ose personave të afërm. të tij, por tëpërcaktuar në
ligj
• Kanosja duhet të jetë e padrejtë, pra e kundërligjshme.
• Dëmi duhet të jetë i rëndë.
Kanosje për dëmin fizik do të kuptojmë kur kanosja bëhet për vrasje ose plagosje të rëndë.
Kanosja duhet t'u drejtohet personave të afërt që kanë lidhje gjaku në vijë të drejtë, pra
paraardhësve që janë prindërit ose gjyshi, gjyshja si dhe pasardhësve, që janë fëmijët si dhe
fëmijët e fëmijëve, pa kufizim.Kanosja duhet të jetë e padrejtë. Me këtë shprehje kuptohen
rrethanat se veprimi mund të jetë i ndaluar nga ligji ose jo, por gjithmonë nëpërmjet tij
synohet ushtrimi i presionit ndaj personit për kryerjen e veprimit juridik Dëmi i mundshëm
për të ardhur mund të jetë fizik ose material. Pavarësisht nga fakti se dëmi që mund të vijë
mund të jetë fizik ose material, për ta konsideruar të rëndë mendoj se kriter duhet të jetë
ekuivalenca e tij pekuinare.Kjo rrethanë, rast pas rasti, mbi këtë kriter vlerësimi, do të
përcaktohet nga gjykata nëse duhet të konsiderohet i rëndë ose jo. Kanosja mund të kryhet
edhe nga një person i tretë që nuk merr pjesë në veprimin juridik.
Kanosja duhet të dallohet nga dhuna fizike,sepse ështe dhunë psikologjike, një
kërcënim që i bëhet personit se në të ardhmen do t'i shkaktohet një dëm. Dhuna
fizike sjell mungesë të elementit të vullnetit. Për rrjedhojë, thuhet se veprimi
juridik është absolutisht i pavlefshëm, kurse, në rastin e kanosjes, veprimi juridik
është relativisht i pavlefshëm.
Legjislacioni Kombëtar
42
e. Veprime juridike të kryera në lajthim Lajthimi është përfytyrimi I gabuar (I
shtrembër, jo isaktë) i momenteve që kanë rëndësi për kryerjene veprimit
juridik.Pavlefshmërinë e veprimit juridik nuk mund ta shkaktojë çdo lajthim, por ai që
është thelbësor. Thelbësor duhet të konsiderohet ai lajthim që bazohet në rrethana, pa të
cilat personi nuk do të kishte kryer veprimin juridik dhe që lidhet me cilësitë e sendit, me
identitetin ose me cilësinë e personit tjetër. Përcaktimi i lajthimit si thelbësor është çështje
që varet nga rrethanat konkrete të kryerjes së veprimit juridik. Pretendimet duhet të
vërtetohen gjithmonë, sepse, në të kundërt, cenohet qëndrueshmëria e marrëdhënieve
kontraktore dhe besimi i ndërsjellë i palëve, që duhet të ekzistojë dhe që është i
domosdoshëm për to. Lajthimi mund t'i referohet llojit (shkakut), subjektit oseobjektit të
veprimit juridik. Shkaku ka të bëjë me atë që synohet të arrihet nëpërmjet kryerjes së
veprimit juridik. P.sh., do të kemi lajthim në llojin, shkakun e veprimit juridik, në qoftë se
njëra palë mendon se ka fituar pronësinë mbi sendin, por në fakt e ka marrë atë në
përdorim. Veprimijuridik është kryer në lajthim në lidhje me llojin e subjektit kur njëra
palë lidh kontraië me një person tjetër nga ai që do të donte ta lidhte. Në këtë rast personi,
subjekt i kontratës, zgjidhet për karakteristikat e tij të veçanta, prandaj dhe në këtë rast
thuhet seveprimi juridik ka karakter thellësisht personal, individual "intuitU personae".
Lajthimi në lidhje me llojin dhe cilësitë e sendit duhet të jetë i tillë që ndryshimi në këto
cilësi të jetë thelbësor, aq sasendi nuk mund t'ishërbejë qëllimit në Hdhje me kryerjen e
veprimit juridik përkatës. P.sh., blerësi lidh kontratë në lidhje me shitblerjen e një objekti,
që në fakt nuk është ai që ka kujtuar (bIen kopjen në vend të origjinalit).Lajthimi në
cilësitë e sendit si objekt i marrëdhënies juridike civile duhet të jetë thelbësor, ndryshimi
në këtocilesi cilësi duhet të jetë aq i madh, saqë sendi nuk mund të shërbejë për qëllimin
që synohej të arrihej.Lajthimi në motive, lajthimi për shkaqe psikologjike që mund të
shtyjnë personin në kryerjen eveprimit juridik,nuk mund të konsiderohet si thelbësor.
Motivet mund të konsiderohen si shkak thelbësor vetëm në rast se ato mundrë formojnë
një kusht rë veprimit juridik. Në këtë rasrdo rë zbatohen rregullar që kanë rë bëjnë me
kryerjen e veprimir juridik me kusht.Lajthimi duhet dalluar nga gabimi në llogaritje ose,
siç quher, lajthim në llogaritje, pasi në këtë rast lajthimi në llogaritje nuk sjell shpalljen e
veprimit juridik si të pavlefshëm, por vetëm korrigjimin e tij. Lajthimi në llogaritje lidher
me faktin kur gabimi në sasi ka qenë përcaktues për marrëveshjen
f. Veprime juridike të kryera në kushtet e nevojës së madhe.Veprimi juridik mund të
shpallet i pavlefshëm në rastin kur, për shkak të nevojës së madhe, detyrimet e marra nga
njëra palë janë krejt të papërfillshme në krahasim me fitimet që nxjerr pala tjetër nga veprimi
juridik. Për të shpallur një veprim juridik të pavlefshëm, sepseai është kryer në kushtet e
nevojës së madhe duhet të evidentohen tri kushte
• njëra nga palët të ndodhet në nevojë të madhe
• të kryhet veprimi juridik si rezultat i kësaj nevoje
• detyrimet e marra nga njëra palatë jenë të papërfillshme në krahasim me përfitimet
që nxjerr pala tjetër.
Nevoja emadhe përcaktohet sipas rrethanave konkrete. Evidente mund të jetë një gjendje e
vështirë pasurore, por nevojë e madhe mund të konsiderohet rast pas rasti edhe çdo rrethanë
e tillë që rë vë në kushre të vështira dhe, për rrjedhojë, detyrohesh për kryerjen e veprimit
juridik konkret. Dy rrethanat e tjera që përbëjnë kushte kryesore për të ekzistuar nevoja e
madhe, përcaktohen sipas rrethanave konkrete duke pasur parasysh gjendjen ekonomike të
palëve dhe rrethanat në rë cilat është kryer veprimi juridik. Kryerja e veprimit juridik në
kushtet e nevojës së madhe është veprim i paligjshëm, prandaj në kushtet e kryerjes së tij,
pala e dëmtuar mund të këkrkojë edhe shpërblimin e dëmit civil.
Legjislacioni Kombëtar
43
Afati i parashkrimit të padisë
Afati për parashkrimin e padisë, për shpalljen e pavlefshëm të veprimit juridik, është
pesëvjeçar, është afat i posaçëm, në dallim nga afati i përgjithshëm i parashkrimit të padive,
parashikuar nga neni 114 i Kodit civil, që është dhjetëvjeçar. Duke pasur parasysh
formulimin e nenit 103 të Kodit civil, evidentojmë faktin se në këtë rast bëhet fjalë për
padinë që ka të bëjë me veprimet juridike relativisht të pavlefshme, pra të anulueshme. Në
nenin 104 të Kodit civil përcaktohet momenti nga i cili fillon afati për ngritjen e padisë
lidhur me rrethana konkrete që kanë të bëjnë me veçori të personit apo me rrethana që kanë
ndikuar në kryerjen e veprimit juridik:
• Afati për ngritjen e padisë për veprimet juridike të kryera nga persona të cilëve u
është hequr ose kanë, pasur zotësi juridike të kufizuar për të vepruar, fillon nga
dita që këta persona janë bërë madhorë ose u është kthyer zotësia për të vepruar.
• Për veprime juridike të kryera me mashtrim, kanosje ose lajthim, fillon nga dita
që mashtrimi ose lajthimi janë zbuluar, ose kanosja ka pushuar, por, në çdo rast,
jo më shumë se tre vjet nga dita që është kryer veprimi juridik.
• Në raste të tjera, fillon që nga dita kur është kryer veprimi juridik.
Veprimi juridik që shpallet i pavlefshëm, quhet i tillë që nga çasti kur është kryer.
Pasojat e pavlefshmerise
Veprimi juridik absolutisht i pavlefshëm nuk shkakton pasojat juridike të synuara nga
palët, ndërsa veprimi juridik relativisht i pavlefshëm, me t'u shpallur (deklaruar) i
pavlefshëm nga gjykata, humbet pasojat që nga çasti kur është kryer veprimi juridik. Në
rastet kur veprimi juridik, si ai absolutisht i pavlefshëm, ashtu edhe veprimi juridik
relativisht pavlefshëm, nuk është ekzekutuar, çështja e zgjidhjes së pasojave nuk është e
pranishme. Mënyra e zgjidhjes së pasojavejuridike shtrohet atëherë kur veprimi juridik është
ekzekutuar plotësisht osepjesërisht. Në këtë rast lind problemi i zgjidhjessë pasojave, pra
duhet të përcaktohet fati i ekzekutimeve pasurore që kanë bërë palët në lidhje me një veprim
juridik të pavlefshëm.
Në Kodin civil, duke pasur parasysh llojet e veprimeve juridike të pavlefshme, janë
parashikuar tri raste që parashikojnë mënyrën e zgjidhjes së pasojave juridike:
• Kalimi i çdo gjëje që palët i kanë dhënë njëra-tjetrës në të ardhurat e shtetit
• Kthimi i njëanshëm (restitucioni i njëanshëm)
• kthimi i dyanshëm (restitucioni i dyanshëm).
Kalimi në të ardhurat e shtetit çdo gjëje që palët i kanë dhënë njëra- tjetrës zbatohet në rastet
kur veprimi juridik është absolutisht i pavlefshëm, me përjashtim të rastit kur pavlefshmëria
absolute ka ardhur si pasojë e kryerjes së veprimit juridik nga një i mitur që nuk ka mbushur
moshën katërmbëdhjetë vjeç.
Në këtë rast, çdo gjë që palët i kanë dhënë njëra-tjetrës merret dhe kalon në të ardhurat e
shtetit dhe, kur nuk është e mundur të
merret po ajo gjë, kërkohet vlefta e saj. Gjykata mund të bëjë përjashtim për palën që ka
qenë në mirëbesim. Në rast se vërtetohet se pala ka qenë në mirëbesim, gjykata mund të
vendosë që çdo gjë që ka dhënë kjo palë, t'i kthehet kësaj dhe, kur nuk është e mundur kthim
i kësaj gjëje, i paguhet vlefta e saj. Në këtë rast, sikurse është përcaktuar, zbatohet kthimi i
njëanshëm Ndërsa, në rastin kur veprimi juridik konstatohet se është i pavlefshëm për arsye
se është kryer nga një i mitur që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, por pa
pëlqimin e prindit ose të kujdestarit të tij, secila nga palët detyrohet t'i kthejë palës tjetër çdo
gjë që ka marrë prej saj dhe, kur nuk është e mundur t'i kthejë po atë gjë, t'i paguajë vleftën.
Në këtë rast pala që ka pasur zotësinë për të vepruar, detyrohet t'i shpërblejë të miturit dhe
dëmin e
Legjislacioni Kombëtar
44
ardhur nga kryerja e këtij veprimi juridik. Në rastet kur veprimi juridik shpallet i
pavlefshëm, zbatohen rregullat për kthimin e dyanshëm, pra secila palë detyrohet t'ikthejë
palëstjetër çdo gjë që ka marrë prejsajdhe, kur nuk është e mundur t'ikthejë po atë gjë, duhet
t'ipaguajë vleftën. Përveç kësaj, pala që kërkon shpalljen të pavlefshëm të veprimit juridik,
duhet t'i shpërblejë palës tjetër dëmin e ardhur, përveç kur provon se nuk ka faj që pala ka
rënë në lajthim ose se pala tjetër ka ditur ose duhet të dinte lajthimin.
Pavlefshmëria e pjesshme e veprimit juridik
Shkaku i pavlefshmërisë mund të prekë vetëm një pjesë të veprimit juridik. Në këtë rast
veprimi juridik mbetet i vlefshëm për pjesët e tjera, përveç kur, sipas përmbajtjes së
veprimit juridik, këto pjesë paraqesin marrëdhënie të pandashme me pjesën e pavlefshme
të veprimit juridik
Pasojat e pavlefshmërisë në lidhje me personat e tretë
Në jetën e përditshme ndodh që, mbi bazën e një veprimi juridik absolutisht të pavlefshëm
ose relativisht të pavlefshëm, pronësia mbi një send humbet prej njërës palë dhe fitohet nga
pala tjetër. fituesi i pronësisë në lidhje me këtë send, në këto kushte mund t'ia kalojë sendin
në pronësi një personi tjetër, që thuhet se është personi i tretë.
Veprimi absolutisht i pavlefshëm konsiderohet se është nul inekzistent dhe, për
rrjedhojë, nuk mund të sjellë pasoja juridike, por, njëkohësisht, edhe veprimi juridik që
shpallet i pavlefshëm, pra veprimi juridik relativisht i pavlefshëm, me t'u deklaruar i tillë
nga gjykata, barazohet me veprimin juridik absolutisht të pavlefshëm duke shuar pasojat e
lindura që nga çasti i kryerjes së veprimit juridik. Në këto rrethana shtrohet për zgjidhje
çështja si duhet të konsiderohet veprimi juridik i kryer prej njërës nga palët e veprimit
juridik të pavlefshëm me një person të tretë. Veprimi juridik i fundit do të konsiderohet i
pavlefshëm nisur nga parimi i vjetër antik i së drejtës romake se askush
nuk mund t'i kalojë tjetrit të drejtë më shumë sesa ka ai vetë, parim që lidhet në situatën
faktike dhe ligjore dhe me parimin tjetër se po të zhduket e drejta e dhënësit, zhduket dhe e
drejta e marrësit (resoluto jure dantis, reslvitur et jusaccpientis).
E drejta e pronësisë në këtë rast i përket tjetërsuesittë parë, i cili dhe ka të drejtë të mbrohet
duke përdorur mjetet përkatëse të mbrojtjes të së drejtës së pronësisë, siç mund te jete padia
e rivendikimit.
Comments