LEKSIONE‎ > ‎Legjislacioni Kombëtar‎ > ‎Moduli II‎ > ‎

Klasifikimi i Veprimeve Juridike

2.2 Klasifikimi i veprimeve juridike (llojet e veprimeve jurdike)
Në jetën e përditshme, veprimet juridike paraqiten në lloje të ndryshme. Ato dallohen
nga veçoritë e tyre.Megjithatë, në veprime të ndryshme juridike ka edhe veçori që janë të
përbashkëta për një grup të caktuar veprimesh juridike. Këto veçori të përbashkëta mund të
lidhen me numrin e palëve që marrin pjesë në veprimet juridike, përmbajtjes së tyre,
ekzistencës, mungesës së formës ose tëshkakut, pasojave të tjera etj. Duke pasur parasysh
këto veçori të përbashkëta, veprimet juridike ndahen në disa lloje;
1. Veprimet jurdike midis te gjallve (inter vivos) dhe veprimet jurdike per shkak
vdekje (mortis causa)
Do flasim per veprime jurdike per shkak te vdekjes atehere kur vdekja ehste kusht i
domosdoshem per efikasitetin e veprimir, kur pa ekzistencen e saj veprimi jurdik nuk mund
te sjelle pasojat e synuara ne momentin e kryerjes se tij. Tetsamenti ehste rasti tipik dhe i
veteim i veprimeve jurdike mortis causa. Testamenti ehste nje akt unilateral qe realizohet
nga nje person i gjalle me qellim qe pas vdekjes se tij , ku akt te sjell pasoja tek nje kategori
e caktuar perosna qe quhen trashigimtare.
2. Veprime juridike të njëanshme ose të dyanshme
Ndarja e veprimeve juridike në veprime juridike të njëanshme dhe në veprime juridike të
dyanshme është ndarja kryesore e llojit të veprimeve juridike që parashikohet nga neni 79/2
i Kodit Cvil.
Veprimi juridik i njëanshëm është ai veprim që kryhet me shfaqjen e vullnetit vetëm të
një personi ose të një pale të vetme, që mund të jenë dhe shumë persona, por qëveprojnë në
të njëjtin drejtim. Veprimi juridik i njëanshëm mund të kryhet vetëm me shfaqjen e vullnetit
të një personi të vetëm, p.sh. testamenti etj., por mund të kryhet edhe me shfaqjen e vullnetit
të shumë personave që veprojnë në të njëjtin drejtim, p.sh., në rastin e përfaqësimit, disa
persona të përfaqësuar caktojnë një ose disa përfaqësues. Këto veprime juridike janë të
njëanshme, si për vetë natyrën e tyre, ashtu edhe të kërkesave të ligjit. Si në rastin kur
veprimi juridik i njëanshëm realizohet nga një person, ashtu edhe në rastin kur ai mund të
realizohet nga dy ose më shumë persona, natyra e tij është e njëanshme, sepse drejtohet
vetëm në një drejtim. Veprimet juridike të njëanshme ndahen edhe në:
• veprime juridike të njëanshme, me të cilat shfaqja e vullnetit të personit nuk ka
nevojë t'i drejtohet dhe t'i arrijë palës tjetër, p. sh.: testamenti, heqja dorë nga
trashëgimia;
• veprime juridike të njëanshme, me të cilat shfaqja e vullnetit duhet t'i drejtohet dhe
të arrijë te personi tjetër, p.sh.: përfaqësimi me prokurë, heqja dorë nga prokura,
revokimi i prokurës etj
Rëndësia juridike e këtij dallimi qëndron në faktin se në veprimet juridike të llojit të
parë, pasojat vijnë që nga çasti i shfaqjes së vullnetit, kurse në ndarjen e dytë pasojat
juridike lindin që nga çasti që shfaqja e vullnetit I ka arritur personit të cilit i drejtohet, p.sh.,
sipas nenit 69/ II të Kodit civil, përfaqësuesi duhet të njoftojë menjëherë të përfaqësuarin
Legjislacioni Kombëtar
34
për zëvendësin që ka caktuar, përndryshe ai përgjigjet për veprimet e zëvendësit.
Veprimi juridik është i dyanshëm kur kryhet me shfaqjen e vullnetit të dy ose më shumë
personave, palëve, të cilët veprojnë në drejtim të kundërt, por shfaqjet e vullnetit të tyre
përputhen me njëra-tjetrën. Të gjitha kontratat janë veprime juridike të dyanshme. Kontrata
është një marrëveshje midis dy palëve për të krijuar, për të ndryshuar ose për të shuar një
marrëdhënie juridike civile.Kontratat dallohen në:
kontrata të njëanshme,
kontrata të dyanshme.
Kontrata është e njëanshme kur vetëm njëra nga palët ka detyrime, është debitore kundrejt
palës tjetër, kurse pala tjetër ka vetëm të drejta, është kreditore, si: kontrata e dhurimit, e
huasë etj.
Kontrata është e dyanshme kur secila nga palët ka të drejta dhe detyrime ndaj palës tjetër.
Palët janë edhe kreditore, edhe debitore ndaj njëra - tjetrës, si p.sh., në kontratën e shitjes, të
qirasë etj. Pavarësisht nga dallimi i kontratës në kontratë të njëanshme apo të dyanshme,
kontrata, si veprim juridik, është gjithmonë veprim juridik i dyanshëm.
3 Veprimi juridik me kundërshpërblim dhe pa kundërshpërblim (falas)
Veprimi juridik është me kundërshpërblim, kur detyrimit të njërës palë i përgjigjet
kundërdetyrimi i palës tjetër për të dhënë një send ose për të kryer një veprimnë dobi të
palës tjetër, si p.sh., në kontratën e shitjes, në kontratën e sipërmarrjes etj.
Veprimi juridik është pa kundërshpërblim kur ai i sjell dobi njërës palë, pa
kundërdetyrim nga ana e saj, si në kontratën e dhurimit, në kontratën e huapërdorjes etj.
4 Veprimet juridike konsensuale dhe reale
Veprime juridike konsensuale janë ato veprime juridike që konsiderohen të kryera vetëm
me shfaqjen dhe përputhjen e vullneteve të kundërta të palëve. Në këtë rast veprimi juridik
konsiderohet i kryer vetëm me shprehjen e pëlqimit të palëve, si p.sh., në kontratën e shitjes.
Veprime juridike reale janë veprimet juridike për kryerjene të cilave,krahas shfaqjessë
vullnetit, kërkohet edhe dorëzimi i sendit, i cili përbën objektin e veprimit juridik. Neni 164
i KC ku flitet per menyrat e fitimit te pronesise sanksionohet rregulli se “Pronesia fitohet me
ane te kontrates, pa qene e nevojshme te bhet dorezimi i sendit. Per sendet qe percaktohen
ne numer, peshe ose mase duhet bere edhe dorezimi i tyre”. Duhet të dallojmë faktin kur
dorëzimi I sendit bëhet me qëllim ekzekutimi në një veprim juridik konsensual, sepse, në
këtë rast, dorëzimi i sendit bëhet për efekt ekzekutimi të detyrimit. Për rrjedhojë, dorëzimi i
sendit nuk e kthen veprimin juridik në veprim juridik real. Kontrata e shitjes është veprim
juridik konsensual, por, në rast se mund të dorëzohet dhe sendi objekt i kësaj kontrate, kjo
situatë nuk
e kthen këtë veprim juridik në veprim juridik real. Në veprimin juridik real dorëzimi i
sendit është i nevojshëm për vlefshmërinë e tij, prandaj dhe cilësohet si i tillë. Veprimi
juridik real është kontrata e dhurimit dhe kontrata e depozitës.
5 Veprimet juridike kauzale dhe veprimet juridike abstrakte
Veprimi juridik, si akt i vullnetshëm i personit, kryhet me qëllim që të sjellë pasojat e
dëshiruara. Qëllimi që shtyn palët në kryerjen e veprimit juridik quhet shkak (causa) i
veprimit juridik. Shkaku duhet dalluar nga motive që mund të jenë të ndryshme, sepse
Legjislacioni Kombëtar
35
motivi nuk është gjë tjetër, veçse nxitje e brendshme psikologjike për kryerjen e veprimit
juridik. Motivet nuk kanë rëndësi për të drejtën civile,kurse
shkaku është qëllimi i drejtpërdrejtë dhe gjithmonë i njëjtë për një lloj të caktuar veprimesh
juridike. Në kontratën e shitjes, shkaku është gjithmonë kalimi i pronësisë kundrejt
shpërblimit, kurse në kontratën e dhurimit shkaku është , gjithmonë kalimii sendit në
pronësi pashpërblim etj. Kur veprimi juridik kryhet me një qëllim të caktuar, themi se
veprimi juridik është kauzal.
Kur qëllimi nuk është pjesë e përmbajtjes së veprimit juridik dhe, si rrjedhim, vlefshmëria e
tij nuk varet nga ekzistenca e ndonjë shkaku, themi se veprimi juridik është abstrakt.
Karakteri abstrakt i veprimit juridik nuk mund të prezumohet, aq më tepër të caktohet nga
palët. Ai duhet të jetë i caktuar nga ligji. Në veprimet juridike abstrakte, në fakt shkaku nuk
mungon, por ai nuk evidentohet. Si veprim juridik abstrakt mund të përmëndim kambialin.
Nga kambiali lind detyrimi për pagimin e një shume të caktuar,pa u treguar shkaku i këtij
detyrimi, që mund të jetë hua, çmim etj. Kjo ndarje ka rëndësi juridike dhe praktike.
Mungesa e shkakut në veprimet juridike kauzale i bën ato të pavlefshme, ndërsa për
veprimet juridike abstrakte, mungesa e shkakut nuk sjell pavlefshmëri, pasoja që kanë
rëndësi për zgjidhjen
e mosmarrëveshjeve konkrete.
6 Veprime juridike administrimi dhe veprime juridike disponimi
Veprime juridike administrimi do të quajmë veprimet që kufizohen me nxjerrjen e
fryteve duke ruajtur thelbin e pasurisë. Dhënia me qira e një sendi ose dhënia në
huapërdorje është veprim juridik administrimi.
Veprimet juridike të disponimit kanë të bëjnë me ndryshim në thelb, esencial dhe
juridik, të elementeve të pasurisë.Tjetërsimi ose heqja dorë nga pasuria konsiderohen
veprime juridike disponimi.
Kjo ndarje ka rëndësi praktike dhe në lidhje me administrimin dhe disponimin e
pasurisë së të miturve si dhe të personavetë pazotë për të vepruar ose me zotësi të kufizuar
për të vepruar. Veprime disponimi në këtë rast kryhen nga prindi ose kujdestari vetëm kur e
kërkon interesi i të miturit dhe sipas rregullave ligjore të caktuara, kurse administrimi nga
prindi, kujdestari ose me pëlqimin e tyre.
7. Veprime juridike formale dhe joformale
Veprimi juridik mund të kryhet me shkrim, me gojë dhe me çdo lloj shfaqjeje tjetër të
padyshimtë të vullnetit. Veprimi juridik, shfaqja e vullnetit në të cilin duhet të vishet në
një formë të caktuar nga ligji, quhet veprim juridik formal. Forma në këtë rast është
përcaktuar nga ligji dhe moszbatimi bën që veprimi juridik të jetë i pavlefshëm.Në ato
raste kur ligji nuk shprehet se forma kërkohet për vlefshmëri, ajo kërkohet për
provueshmëri, pra veprimi juridik është i vlefshëm, por nuk mund të provohet me
dëshmitarë.
Veprimet juridike joformale mund të kryhen në çdo formë, me shkresë ose me gojë dhe
ligji nuk kërkon një formë të caktuar, por, sikurse u përmend më sipër, forma mund
kërkohet për efekt provueshmërie në rast mosmarreveshjeje dhe jo se veprimi juridik është i
pavlefshëm. Shkresa mund të jetë e thjeshtë ose me akt noterial. Kur veprimi juridik duhet
te kryhet me shkresë, duhet të nënshkruhet nga personi që e kryen atë. Rast tipik i veprimit
juridik formal është veprimi juridik për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme, i cili
duhet të bëhet me akt noterial dhe duhet të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm9.
Kontrata e pengut duhet të bëhet me shkresë ose te noteri, ndryshe është e pavlefshme.
Kontrata e qirasë për një kohë më të gjatë se një vit duhet të bëhet me shkresë, por kjo
Legjislacioni Kombëtar
36
formë duhet për efekt provueshmërie dhe jo vlefshmërie.
Comments