LEKSIONE‎ > ‎Legjislacioni Kombëtar‎ > ‎Moduli I‎ > ‎

Pushteti Legjislativ

Pushteti legjislativ

Perberja dhe organizimi.

Pushtetit ligjvenes I eshte atribuar Kuvendit, qe perbehet vetem nga nje dhome e vetme me 140 deputete. Shqiperia ka nje tradite historike ne favor te njedhomeshit. Struktura me dy dhoma e Kuvendit ndeshet vetem njehere ne historine shqiptare dhe pati jete te shkurter. Ai u formua me krijimin e
Republikes me 1925 dhe ra me vendosjen e monarkise me 1928. Zgjedhjet per Kuvendin shqiptar behen me votim te drejtperdrejt. I gjithe vendi ndahet ne 100 zona zgjedhore aq sa eshte edhe numri I deputeteve qe zgjidhen sipas sistemit mazhoritar. 40 deputete te tjere zgjidhen ne baze te listave shumeemerore te partive (mbi 2,5 %)
ose te koalicionit te partive (mbi 4 %), duke ndjekur renditjen ne to, sipas sistemit proporcional. Keshtu sistemi yne electoral paraqitet I perzier mazhoritar + proporcional. Kuvendi zgjidhet cdo kater vjet. Ai I zhvillon punimet e tij ne sesione qe fillojne ne janar dhe shtator. Gjithashtu mund te mblidhet edhe ne sesion te jashtezakonshem kur kerkohet nga presidenti, kryeministri apo 1/5 e deputeteve. Kuvendi zgjedh nga perberja e tij kryetarin. Gjthashtu krijohen komisione te perhershme dhe te posacme. Komisionet merren me trajtimin e ceshtjeve ne menyre
me te thelluar. Ato shqyrtojne project-vendimet dhe project-ligjet qe kane te bejne drejtperdrejt me me veprimtarine legjislative te Kuvendit. Ne Kuvend krijohen edhe grupet parlamentare qe perfaqesojne partite politike. Per krijimin e nje grupi parlamentar kerkohet nje numer minimal prej 5 deputetesh. Kuvendi funksionon sipas nje rregulloreje qe e miraton ai vete.

Deputetet. Ata ne momentin e pranimit te detyres se tyre perfitojne nje status te vecante qe u siguron atyre disa privilegje dhe garanci. Ky status njihet ndryshe me termin “imunitet parlamentar”. Neni 73 I kushtetutes njeh dy lloj imunitetesh :
1. Papergjegjshmeria per mendimet e shprehura dhe votat e dhena. Ne kete drejtim deputetet jane krejtesisht te lire. Ata s’mund te mbajne pergjegjesi ne asnje rast per cfaredo opinioni te shprehur apo per menyren si ai voton. 2. Imuniteti nga procesi penal. Sipas saj deputeti nuk mund te ndiqet penalisht pa autorizimin me shkrim te Kuvendit. Sidoqofte autorizimi I dhene nga Kuvendi nuk duhet te identifikohet me nje vendim fajesie. Vendimi I fajesise eshte plotesisht kompetence e gjyqesorit. Ne nenin 70 te Kushtetutes thuhet se deputetet perfaqesojne popullin por nuk lidhen ne asnje mandat detyrues. Kjo do te thote qe cdo deputet I zgjedhur perfaqeson popullin
dhe jo vetem zgjedhesit e zones qe kane votuar per te. Prandaj ai s’mund te marre asnje urdher apo porosi detyruese nga zgjedhesit e vet ose grupi qe e ka mbeshtetur, per menyren se si ai duhet ta ushtroje mandatin e tij. Nga koncepti I mandatit detyrues rrjedhin disa pasoja te rendesishme :

1. Deputetet nuk jane te revokueshem ne asnje rast nga zgjedhesit.
2. Ata s’mund te vihen nen akuze per shkak te qendrimeve te tyre politike
3. Deputeti e ruan funksionin e tij pavaresisht se e braktis partine me te cilen ai ishte gjate fushates elektorale. Por pavaresisht nga liria qe gezon deputeti ne aspektin juridik, ne praktike ai eshte I varur nga partia te ciles ai I perket.

Per tu bere deputet nuk ka kerkesa te vecanta por ekzistojne disa shkaqe qe shtetasit mund t’I perjashtojne nga e drejta per t’u zgjedhur. Ne nenin 69 te kushtetutes jepen rastet e papajtueshmerise per zgjedhjen e deputeteve. Ne kete perfshihen nje kategori personash qe ushtrojne funksione shteterore, te cilet nuk mund te kandidojne per
deputet pa hequr dore nga detyra e tyre paraprakisht. Gjithashtu ne nenin 70 parashikohet papajtueshmeria me detyren e deputetit. Kjo detyre nuk pajtohet me asnje veprimtari tjeter shteterore. Ketu ben perjashtim vetem detyra e ministrit.

Funksionet e Kuvendit. Kuvendi ka dy funksione kryesore :

1. Funksioni I drejtimit dhe kontrollit politik

2. Funksioni legjislativ

Funksioni I pare I perket pervec Kuvendit, edhe qeverise. Pergjithesisht pranohet se qeverise I takon pushteti I iniciatives ndersa Kuvendit ai I kontrollit. Aktiviteti  i drejtimit politik mund te konsiderohet I ndare ne tre faza :
‐ Percaktimi I veprimtarise shteterore (faza percaktuese)
‐ Disponimi I nje aparati administrativ dhe mjetet e nevojshme per te ndjekur qellimet e caktuara prej tyre (faza instrumentale)
‐ Nxjerrja e nje seri aktesh ne te cilat gjejne zbatim qellimet e programuara (faza e zbatimit)
Kuvendi merr pjese ne fazen e pare dhe te dyte. Miraton programin e qeverise duke I dhene asaj votebesimin, nxjerr nje seri aktesh per te integruar kete program dhe per ta zbatuar ate nga qeveria. Faza instrumentale shihet ne diskutimin dhe miratimin e ligjeve per buxhetin apo edhe ligjeve te tjera financiare apo administrative. Aktet
permes te cilave Kuvendi zhvillon aktivitetin e tij politik jane :
‐ Mocioni I besimit dhe mosbesimit
‐ Ligjet e drejtimit politik (miratimi I buxhetit, ligjet financiare, te miratimit te programeve ekonomike, te miratimit te traktateve nderkombetare, ligjet per shpalljen e amnistise)
‐ Shpallja e gjendjes se jashtezakonshme
‐ Procedura e drejtimit te kontrollit dhe informacionit
Iniciativa legjislative konsiston ne paraqitjen para Kuvendit ten je project-ligji. Kjo iniciative I takon Keshillit te Ministrave, cdo deputeti si dhe 20 mije zgjedhesve. Iniciativa qeveritare eshte me e perhapura. Kuvendi vendos me shumicen e votave, pervec rasteve kur Kushtetuta parashikon nje shumice te cilesuar (si ne rastin e pikes 2
te nenit 81 te kushtetutes). Ne proceduren e zakonshme project-ligji diskutohet njehere nga komisioni perkates competent e me pas ai e paraqet ate ne seancen plenare te Kuvendit, me sugjerimet e tij, te shoqeruar nga nje raport arsyetues. Cdo project-ligj votohet tre here :

  • ne parim,
  • nen per nen dhe
  • ne teresi.

Votimi ne parim paraprihet nga paraqitja e arsyeve per nevojen e ketij projekti e pason me paraqitjen e raportit te
komisioneve parlamentare. Ne votimin nen per nen mund te paraqiten edhe amendamente. Pas perfundimit te kesaj faze kalohet me votimin ne teresi te projectligjit. Pervec procedures se zakonshme ne kuvend zbatohet procedura e pershpejtuar per miratimin e project-ligjeve per te cilat shpallet urgjenca. Perdoret edhe procedura e
vecante qe kerkon nje shumice te cilesuar pre 3/5 te anetareve te kuvendit. Pasi ligji eshte miratuar ne Kuvend I paraqitet Presidentit per shpallje brenda 20 diteve. Presidenti ka te drejte ta ktheje vetem nje here per rishqyrtim ligjin ne Kuvend duke  paraqitur edhe shkaqet per kete. Pas shpalljes behet publikimi I ligjit ne Fletoren
Zyrtare dhe ligji hyn ne  fuqi pas 15 ditesh nga ky botim (nese ligji vete nuk eshte shprehur per nje date tjeter). Kjo eshte edhe faza finale e hartimit te nje ligji.

Rezerva ligjore. Ne dispozita te vecanta kushtetuese ndeshen shprehje te tilla “percaktohen me ligj”; “sipas menyres se percaktuar me ligj”, “do te behen me ligj te vecante”. Keto shprehje nenkuptojne rezerven ligjore qe do te thote qe keto marredhenie do te rregullohen vetem me ligj dhe me asnje akt tjeter juridik. Pervec sanksionimit te kufizimeve te pakapercyeshme te percaktuara me lart, ligjet kushtetuese parashikojne se disa fusha te jetes shoqerore mund te rregullohen vetem me ligj, pra vetem nga Kuvendi. Rezerva ligjore ka per qellim te pengoje ekzekutivin apo ndonje organ tjeter public, te rregullojne ato fusha te jetes shoqerore qe jane objekt I rregullimit ligjor.
Comments