LEKSIONE‎ > ‎Legjislacioni Kombëtar‎ > ‎Moduli I‎ > ‎

Pushteti Ekzekutiv

1.3 Pushteti ekzekutiv
Perberja dhe organizimi. Pushtetit ekzekutiv perbehet nga nje teresi organesh qendrore apo vendore, ne krye te te cilave qendron qeveria si organ kushtetues. Qeveria perbehet nga kryeministri, zv.kryeministri dhe ministrat, te gjithe organe kushtetuese. Ajo kryesohet nga kryeministri kurse ministrant qendrojne ne krye te dikastereve te tyre, ministrive perkatese. Kushtetuta nuk e percakton numrin e ministrave, cka do te thote se organizimi I brendshem e saj eshte ne diskrecionin e partise ose koalicionit qe merr pushtetin pas zgjedhjeve. Pra qeveria eshte nje organ kolegjial I perbere nga disa organe individuale. Por ajo ka edhe nje aparat te tere administrativ qe perfshin te gjitha zyrat publike qe zhvillojne aktivitet administrativ aktiv, konsultativ dhe kontrolli. Struktura administrative e disa ministrive shtrihet edhe prane organeve vendore. Pra ne administrimin publik bejne pjese pervec zyrave qendrore edhe zyrat e qarqeve territoriale. Aktet e tyre kane fuqi brenda fushes dhe njesise territoriale ku ata veprojne. Administrimi publik perbehet nga aparati (qendror dhe periferik) I shtetit dhe ai I qarqeve (qendror e periferik). Kryeministri ka nje pozite te vecante udheheqese brenda qeverise. Ai ben emerimet
ministriale dhe presidenti I republikes nuk mund te beje asnje emerim te ministrave pa propozimin e kryeministrit. Ai kontrollon tere aparatin qendror te qeverisjes dhe percakton detyrat per organet e piramides qeveritare. Vetem fakti qe doreheqja e kryeministrit shkakton renien e qeverise mjafton si permbledhje e atyre qe thame me
siper. Kryeministri di sponon nje aparat ne krye te te cilit qendron sekretari I pergjithshem. Ky aparat nuk funksionon si nje ministri dhe merret me pregatitjen ematerialeve qe shqyrtohen ne qeveri. Vendimet e Keshillit te Ministrave mbajne firmen e kryeministrit dhe jo te te gjithe anetareve qe kane votuar per te. Ministrat drejtojne dege te vecanta te administrates publike. Mund te ndodhe qe njeminister te drejtoje me shume se 1 ministri ose te mos drejtoje asnje ministri dhe quhet minister pa protofol. Rol te rendesishem brenda ministries luajne zv/ministrant dhe sekretaret e pergjithshme, te cilet drejtojne te gjithe veprimtarine teknike dhe administrative. Pergjithesisht jane me te qenrueshem ne pozicionin e tyre se ministri. Formimi I qeverise. Qeveria e re formohet ne dy raste :
‐ Kur fillon nje legjislature e re
‐ Kur kryeministri I nje qeverie jep doreheqjen

Procedura per caktimin e qeverise fillon me konsultimet qe zhvillon presidenti I Republikes per emerimin e kryeministrit. Ne rastin kur shumicen e vendeve ne parlament e ka nje force politike emerimi I kryeministrit eshte I thjeshte. Kjo force ben propozimin e kryeministrit dhe emerimi I tij nga presidenti mbetet I nje karakterit thjesht formal. Por kur kemi nje parlament te fraksionuar, ku asnjera nga forcat politike nuk ka shumicen absolute, detyra e presidentit paraqitet me komplekse. Ai do te zhvilloje fillimisht konsultime me ate parti qe ka fituar shumicen relative te vendeve. Pas zgjedhjes se kryeministrit, eshte ky I fundit qe paraqet listen e ministrave per formimin e qeverise. Brenda 10 diteve nga dita e dekretimit te presidentit per formimin e qeverise, kryeministri I paraqet per miratim Kuvendit perberjen e Keshillit te Ministrave dhe programin e tij politik. Kuvendi ka te drejte te refuzoje deri ne dy here kete perberje, ne rast te kundert Kuvendi duhet te shperndahet dhe te zhvillohen zgjedhje te reja. Ndaj kryeministrit mund te kerkohet nje nocion mosbesimi nga 1/5 e deputeteve dhe ai quhet I miratuar kur per te votojne shumica e te gjithe anetareve te Kuvendit. Kjo eshte nje forme per rrezimin e qeverise. Kjo lidhet edhe me faktin se per sa kohe qeveria gezon besimin e Kuvendit, ajo do te kete edhe mbeshtetjen per re miratuar ato ligje qe mbeshtesin programin e saj.

Funksionet e qeverise. Funksionet e saj mund t’i klasifikojme ne tre grupe :
Funksione administrative. Qeveria eshte maja e piramides administrative. Aktet e nxjerra nga organet me larta te hierarkise administrative, jane te detyrueshme per zbatim nga hallkat me te uleta. Qeveria ka te drejte te nxjerre vendime, urdheresa, udhezime me ane te te cilave vendos rregulla sjelljeje per gjithe administraten publike. Drejtimi politik. Kushtetuta I ka rezervuar nje pozicion epersie kryetarit te Keshillit te Ministrave ne ushtrimin e funksioneve te drejtimit politik. Ne nenin 102/b sanksionohet se kryeministri koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore te politikes se pergjithshme shteterore dhe pergjigjet per to. Qeveria eshte e lire te percaktoje
direktivat si ne planin e brendshem ashtu edhe ne ate te jashtem.
Funksioni normativ. Organet administrative mund te nxjerrin edhe akte normative. Keto akte duhet te jene ne perputhje me ligjet. Mund te bejme nje klasifikim te tyre si me poshte :
‐ Akte ekzekutive, qe dalim ne vijim ten je ligji dhe konkretizojne menyrat e zbatimit te tij.
‐ Akte plotesuese qe plotesojne ligjet qe permbajne parime e norm ate pergjithshme .
‐ Akte te pavarura qe nxirren per te rregulluar probleme mbi te cilat qeveria ka liri te gjere e qe nuk jane te rregulluara me ligj (psh organizimi I zyrave publike).
Me rendesi jane aktet normative me fuqi ligjore te Keshillit te Ministrave qe nxirren ne rastin e nevojes dhe te urgjences (neni 101 I Kushtetutes). Keto kate kane fuqine e ligjit por duhet te ratifikohen brenda 45 diteve ne Kuvend sepse ndryshe do ta humbasin fuqine e tyre qe nga fillimi. Kjo kompetence quhet kompetence legjislative e
jashtezakonshme e qeverise.
1.2 Lirite dhe te drejtat e njeriut. Kufizimet e tyre ne Kushtetute Lirite dhe te drejtat e njeriut parashikohen ne Pjesen e dyte te Kushtetutes dhe jane te ndara ne tre grupe :
‐ Lirite dhe te drejtat vetiake (ku garantohen e drejta e jetes, liria e shprehjes, e shtypit, e drejta e informimit, liria e ndergjegjes dhe e fese, te drejtat ne procesin penal, liria dhe fshehtesia e correspondences, paprekshmeria e
baneses, liria e vendbanimit, e drejta e prones private etj)
‐ Lirite dhe te drejtat politike (ku garantohen e drejta e votes, e organizimit kolektiv, liria e tubimeve paqesore etj)
‐ Lirite dhe te drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore (ku garantohen e drejta per pune, per greve, per sigurime shoqerore, e drejta per martese dhe familje,  per kujdes shendetesor, per arsim etj)

Lirite qe permendem me lart mund te klasifikohen ne :
1. Liri negative

2. Liri positive

Negative jane ato liri qe njihen dhe garantohen nga kushtetuta sit e padhunueshme, qe kane si kerkese te brendshme nje sjellje mosnderhyrese nga ana e shtetit. Subjekti pasiv I raportit qe krijojne keto te drejta eshte shteti (liria e baneses, fshehtesia e correspondences,liria e qerkullimit etj).
Positive jane ato liri qe mund te behen efektive vetem me nderhyrjen e shtetit. Ne kete rast shteti eshte subject aktiv, ai duhet t’I krijoje kushtet per ushtruar te drejtat e tij. Lirite dhe te drejtat e lartpermendura jane shprehje e shtetit te se drejtes. Por kjo njohje juridike e te drejtave nuk do te ishte e mjaftueshme pa u shoqeruar me garancite e nevojshme qe vendosin kufijte e vullnetit shteteror. Nje garanci e tille quhet “reserve ligjore” dhe siguron individin nga veprimet arbitrare, sidomos nga ana e pushtetit ekzekutiv. Kjo “reserve ligjore” konsiston ne dy aspekte kryesore :
‐ Vete dispozitat e Kushtetutes jane nje garanci per te drejtat dhe lirite e njeriut. Parlamenti nuk mund te nxjerre ligje qe bien ne kundershtim me te drejtat kushtetuese.
‐ Kufij mbi keto te drejta kushtetuese mund te vendosen, por jo ne menyre arbitrare. Kufijte mund te vendosen vetem nepermjet ligjeve te miratuara nga Parlamenti.

Rezerva ligjore paraqitet ne disa tipe :
‐ Rezerva absolute e ligjit presupozon qe disiplina t’I referohet ligjeve te parlamentit. (e drejta penale, te drejtat e njeriut)
‐ Rezerva relative e ligjit ndodh kur fusha disiplinohet, rregullohet jo vetem nga ligjet ne kuptimin formal te fjales por edhe nga burime te tjera te se drejtes, me kusht qe rregullat me themelore te disiplines perkatese te jene vendosur me ligj.
‐ Rezerva ligjore kushtetuese presupozon qe ne disiplina te caktuara, te rendesishme, vete kushtetuta mund te vendose qe rregullimet te tyre te behen vetem me ligj kushtetues.
‐ Rezerva e juridiksionit, eshte nje tip I vecante I rezerves ligjore. Ajo do te thote qe masat qe merren duke kufizuar te drejtat dhe lirite duhet te kene autoresine e gjykatave dhe gjyqtareve.

Kufizimi I te drejtave dhe lirive ne Kushtetute

Kushtetuta shqiptare sanksionon se te drejtat dhe lirire themelore jane te pandashme, te patjetersueshme e te padhunueshme (neni 15/1). Megjithate neni 17 parashikon se mund te kete edhe kufizime te ketyre te drejtave dhe kjo mund te behet vetem me ligj.
Por ne radhe te pare kufizimet burojne nga vete kushtetuta. Ne disa nene te saj kufizimet jepen shprehimisht dhe ne disa te tjera jane te pashprehura drejtperdrejt.  Si te tilla konsiderohen kufizimet qe burojne nga respektimi I parimeve themelore kushtetuese. Pra ushtrimi I te drejtave dhe lirive themelore nuk mund te shtrihen derisa
te cenojne parime te tilla si shteti I se drejtes, sovraniteti I popullit etj. Keto perbejne edhe kufizimet e rangut te pare ose kufizimet absolute. Neni 17 parashikon se kufizimet mund te vendosen ne rastet kur eshte fjala per te mbrojtur nje interes public mbrojtjen e interesave te te tjereve. Akoma me tej ne nenin 17 jepen edhe
kushtet ne lidhje me kufizimin e te drejtave :
‐ Kufizimet e te drejtave duhet te jene ne perpjestim me gjendjen qe e ka diktuar ate
‐ Kufizimet nuk mund te cenojne thelbin e lirive dhe te drejtave
‐ Kufizimet e vendosura me ligj nuk mund te tejkalojne kufizimet e parashikuara ne Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut.
Jane keto tre kushte qe shteti yne duhet te mbaje parasysh kur nxjerr ligje qe kufizojne te drejtat e njeriut. Nga analiza e nenit 17 lind edhe pyetja : cfare do te konsiderohet nje interes public kaq I rendesishem saqe te kufizohen vete te drejtat e njeriut ? Ka nje pergjigje te tille : sa me e rendesishme te jete e drejta individuale, aq me I rendesishem duhet te jete interesi public per hir te te cilit ajo duhet te kufizohet. Qe te jete me te
vertete kushtetues kufizimi duhet te kaloje disa prova :
Prova e pare eshte ajo e interesit detyrues. Ne kete rast kufizimi I te drejtave te njeriut duhet te jete ne ate mase, sa te permbushe interesat publike dhe qeveritare. Kjo prove perdoret per te drejtat me te rendesishme si liria e fjales, shtypit, besimit fetar, liria personale etj
‐ Prova e arsyeshmerise. Cdo legjislator duhet te mbaje parasysh se ai nuk mund te nxjerre ligje qe kufizojne te drejtat duke cenuar thelbin e tyre. Disa kufizime nuk mund te vendosen asnjehere sepse do te cenonin thelbin e vete lirive. Psh parlamenti I Shqiperise nuk mund te nxjerre nje ligj qe te detyroje shqiptaret te besojne vetem fene katolike sepse keshtu cenohet liria e besimit ne thelbin e saj. Me nje rast te tille eshte perballur Gjykata Kushtetuese ne ceshtjen e papajtueshmerise se dispozitave te Kodit Penal qe parashikojne denimin me
vdekje. Ne vendimin e saj kjo gjykate ka perdorur proven e interesit detyrues kur arsyeton se ne raste perjashtimore legjitimohet heqja e jetes se njeriut, psh ne rastin e mbrojtjes se nevojshme. Ne raste te tjera denimi me vdekje nuk lejohet sepse ai eshte I papajtueshem me thelbin e te drejtes per jeten. Persa I perket
Konventes Europiane te te drejtave te njeriut themi se ajo ka fituar nje vlere juridike te barabarte me Kushtetuten, duke u bere e zbatueshme drejtperdrejt ne te drejten e brendshme shqiptare. Ajo perben maksimumin e kufizimeve te te drejtave te njeriut por edhe minimumin e mbrojtjes kufizime ndaj lirive dhe te drejtave te njeriut.
Comments