LEKSIONE‎ > ‎Legjislacioni Kombëtar‎ > ‎Moduli I‎ > ‎

Parimi i ndarjes se pushteteve

Kushtetuta. Parimet themelore.

1.1 Parimi i ndarjes se pushteteve,
kuptimi i tij. Ekuilibri check and balance.
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise eshte miratuar me Ligjin nr. 8417, date 21.10.1998. Ajo perbehet nga 183 nene te grupuara ne 18 pjese .
Ne pjesen e pare te saj jane sanksionuar parimet themelore mbi bazen e te cilave organizohet dhe funksionon shteti shqiptar. Nder me te rendesishem ne keto parime permendim se pari ato te sanksionuara ne nenin 1.
1. Shqiperia eshte republike parlamentare. Ky parim sanksionon supremacine e Parlamentit ne Shqiperi, si organ qendror ne te cilin sovraniteti i popullit shprehet nepermjet perfaqesuesve te tij. Parimi i sovranitetit eshte nder parimet me te rendesishme kushtetuese. Populli e ushtron sovranitetin e tij ne menyre te drejtperdrejte  (referendumi) ose te terthorte nepermjet perfaqesuesve. Supremacia e parlamentit nenkupton 4 pika kryesore :
‐ Ne rast konflikti te nje akti te parlamentit dhe nje akti administrativ, akti i parlamentit ka precedence
‐ Parlamenti ka te drejte te nxjerre cdo lloj ligji qe deshiron ne kufijte e kushtetueshmerise ‐ Asnje akt i parlamentit nuk mund te sfidohet ne nje gjykate te zakonshme per arsye te mungeses se kushtetueshmerise
‐ Vendimet e nje legjislature nuk jane te detyrueshme per legjislaturen pasardhese


2. Republika e Shqiperise eshte shtet unitar dhe i pandashem.
Kjo ka te beje me unitetin territorial te shtetit. Ne vendin tone nuk ka patur dhe nuk ka njesi administrative autonome ose te pavarura nga pushteti qendror, as nuk ekzistojne ndarje te brendshme territoriale ashtu si ne shtete te tilla si : Gjermania ku territori eshte i ndare ne lande apo Zvicra ne kantone. Shtete te tilla organizohen ne federata ose konfederata.


3. Qeverisja bazohet ne nje sistem zgjedhjesh te lira, te barabarta, te pergjithshme dhe periodike. Parimi I zgjedhjeve te lira ka kerkese kryesore sigurimin e kushteve dhe garancive per te bere te mundur shprehjen e lire te vullnetit te zgjedhesve. Kjo lidhet drejtperdrejt me formen e fshehte te votimit. Parimi I
zgjedhjeve te barabarta bazohet ne parimin e pergjithshem kushtetues te barazise se shtetasve para ligjit. Vota e cdo shtetasi ka vlere te barabarte. Parimi I zgjedhjeve te pergjithshme buron drejtperdrejt nga parimi I sovranitetit dhe garanton perfshirjen ne zgjedhje te te gjithe atyre qe kane mbushur moshen e caktuar me ligj. Zgjedhjet
periodike jane kusht I domosdoshem per mbarevajtjen e demokracise ne vend. Ato garantojne periodicitetin pra detyrimin qe zgjedhjet te zhvillohen pas intervaleve periodike te kohes, duke I dhene keshtu mundesi te gjitha forcave te ndryshme politike te marrin pushtetin dhe zgjedhesve te kontrollojne veprimtarine tyre.  Ne nenin 11 sanksionohet qe sistemi ekonomik ne Shqiperi bazohet ne pronen private e publike, si dhe ne ekonomine e tregut dhe lirine e veprimtarise ekonomike. Prona private dhe publike mbrohen njelloj me ligj. Edhe ne nenin 42 te Kushtetutes sanksionohet se “Liria, prona dhe te drejtat e njohura ne Kushtetute e me ligj nuk mund te cenohen pa nje process te rregullt ligjor”. Kjo do te thote se e drejta e prones private eshte e garantuar. Cilido shtetas duhet ti drejtohet gjykates nese mendon se organet publike, individet ose subject te tjere kane cenuar nje interes te tyre
te ligjshem, si he ne rastin kur kunder tij ngrihen akuza te ndryshme. Megjithate parashikohen edhe kufizime te ketyre te drejtave qe gjithmone duhet te jene te perligjura. Ne Pjesen e dyte parashikohen te drejtat dhe lirite themelore te njeriut. Nga pjesa e trete deri ne pjesen e pesembedhjete rregullohet funksionimi dhe organizimi I disa prej organeve kryesore te shtetit. Ne Pjesen shtatembedhjete parashikohen rregullat per
rishikimin e Kushtetutes.

Ndarja e pushteteve
Ndarja e pushteteve eshte nje doktrine qe I ka zanafillat e saj ne periudhen e absolutizimit ku mbreti kishte perqendruar ne duart e veta te gjitha pushtetet, ate legjislativ, ekzektiv dhe gjyqesor. Kjo doktrine u konsolidua pas shembjes se absolutizimit dhe ky ishte nje hap shume I rendesishem per demokracine dhe lirine. Dy
autoret me ne ze qe propoganduan zbatimin e doktrines se ndarjes se pushteteve ishin Lock dhe Monteskje. Nese ka ndonje shtet ne te cilin ndarja e pushteteve eshte kryer ne menyren me perfekte , ato jane SHBA.
Ne nenin 7 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise sanksionohet se sistemi I qeverisjes ne Shqiperi bazohet ne ndarjen dhe balancimin midis pushteteve ligjvenes, ekzekutiv dhe gjyqesor. Te treja deget e pushtetit jane te ndara dhe te dallueshme nga njera-tjetra. Kjo presupozon pavaresi te pushteteve megjithate nuk mund te behet fjale per pavaresi absolute. Kjo pavaresi duhet kuptuar si nje pavaresi relative ne kuptimin qe secili pushtet ne veprimtarine e tij nuk duhet te ndikohet apo te nenshtrohet nga tjetri. Ne te njejten kohe asnje pushtet nuk mund te ushtrohet krejt I izoluar nga pushtetet e tjere.

Per te kuptuar me mire doktrinen e ndarjes se pushteteve duhet te analizojme tre ceshtje :
1. Te njejtet persona nuk mund te bejne pjese ne me shume se njerin prej organve te ndryshme te pushtetit.
2. Organi I nje pushteti nuk mund te kontrolloje ose te hyje ne veprimtarine e nje organi te pushtetit tjeter.
3. Organi I nje pushteti nuk duhet te ushtroje funksionet e organeve te pushtetit tjeter.

A – Analizojme ceshtjet e mesiperme ne marredhenien legjislativ-ekzekutiv.

1- A munden te njejtet persona te bejne pjese ne te njejten kohe ne legjislativ dhe ekzekutiv ? Deputetet, megjithese pjese e legjislativit mund te marrin pjese si ministra ne nje Kabinet qeveritar. Kete rol te dyfishte ligji ua njeh vetem ketij grup nepunesish te aparatit shteteror. Pra ne kete rast nuk kemi konflikt midis dy funksioneve te ushtruara.
2- A mundet legjislativi te kontrolloje ekzekutivin dhe e kunderta ? Kjo pyetje ka te beje me thelbin e qeverisjes parlamentare, ku roli I parlamentit eshte dominues. Ne kete kuptim roli kontrollues I Kuvendit mbi Qeverine eshte me I madh. Legjislativi zgjedh ekzekutivin, miraton programin politik dhe perberjen e Keshillit te Ministrave
dhe ka te drejte te kerkoje interpelanca per Kryeministrin dhe cdo anetar te Keshillit te Ministrave. Kryeministri duhet te siguroje votebesimin ne Kuvend, perndryshe, ai duhet te jape doreheqjen. Qeverise per venien ne jete te programit te saj I duhen ligjet, te cilat aprovohen ne Kuvend. Te gjitha sa thame e vene legjislativin ne nje pozite
qendrore ne krahasim me ekzekutivin. Megjithate, per sa kohe qe qeveria ruan besimin e legjislatures pra zoteron mbeshtetjen e shumices se deputeteve ajo pergjithesisht luan nje rol vendimtar ne sigurimin e kalimit te legjislacionit. Gjithashtu nje koalicion ose parti menjehere pasi vjene ne pushtet pas zgjedhjeve I jep rendesi gjithnje e me te madhe aktivitetit te ekzekutivit. Kjo per faktin se qeveria eshte organi me homogjen dhe paraqet lehtesi me te madhe per venien ne jete te interesave te lidershipit partiak. Fakti qe pjesa me e madhe e legjislacionit pregatitet ne piramiden administrative dhe Kuvendit I mbetet vetem miratimi I projekteve te pregatitura nga Qeveria, te ben te kuptosh se roli I ekzekutivit eshte I shume I rendesishem.

3- A mundet legjislativi apo ekzekutivi te ushtrojne funksionet e njeri-tjetrit ? Me gjithe rolin e madh kontrollues qe ka legjislativi mbi Qeverine per Kuvendin eshte mjaft e veshtire te ushtroje ndonje kompetence me karakter ekzekutiv. Perkundrazi eshte ekzekutivi qe ka kompetenca legjislative, kur I jepet e drejta te nxjerre akte
normative, me fuqi ligjore per te mbuluar nevoja teper urgjente dhe te rendesishme (neni 101 I Kushtetutes). Megjithate kjo e drejte e Qeverise per te ushtruar funksion ekzektiv eshte mjaft e kufizuar dhe e kushtezuar saqe e ben te veshtire rregullimin e ndonje fushe sociale nga ana a qeverise jashte vemendjes, kontrollit dhe miratimit nga Kuvendi. Eshte Kuvendi ai qe do te beje miratimin e ketyre akteve, ne te kundert ato e humbasin fuqine e tyre qysh nga fillimi.

B – Le te analizojme tre ceshtjet ne marredhenien ekzekutiv-gjyqesor.

1-A munden te njejtet persona te bejne pjese ne ekzekutiv dhe gjyqesor  njekohesisht ? Sipas legjislacionit tone funksioni I gjyqtarit eshte I papajtueshem me ushtrimin e cdo mandati zgjedhor, me cdo funksion publik apo privat. Eshte e qarte se termi public perfshin cdo lloj funksioni shteteror perfshire edhe ato me karakter
ekzekutiv.
2- A e kontrollon ekzekutivi gjyqesorin dhe e kunderta ? Historikisht gjyqesori ka qene I kercenuar nga nderhyrjet dhe influencat e ekzekutivit. Por jane bere perpjekje per t’I siguruar gjykatave dhe gjyqtareve nje pavaresi sa me te madhe nga ekzekutivi. Keto perpjekje kane gjetur konkretizim ne disa drejtime te caktuara si :
‐ percaktimi I kushteve ligjore per emerimin dhe
-moslevizshmeria e gjyqtareve nga detyra.

Keto masa jane marre me qellim per t’I bere gjyqtaret me indiferente ndaj politikes.

‐ sigurimi I kushteve ekonomike dhe sociale te tilla qe t’i bejne ata sa me pak te korruptueshem ndaj nderhyrjeve te ndryshme
‐ rregullimi I aktiviteteve te gjykatave me rregulla dhe procedura strikte te parashikuara ne Kushtetute dhe ne ligje te ndryshme organike per te shmangur sa me shume te jete e mundur arbitraritetin ne vendimet gjyqesore.
Nder masat e marra per pavaresine e gjyqesorit permendim edhe Keshilline e Larte e Drejtesise si organi qe vendos per tranferimin dhe pergjegjesine disiplinore te gjyqtareve. Nga pikepamja juridike gjyqtaret ne ushtrimin e funksioneve te tyre jane te pavarur dhe u nenshtrohen Kushtetutes dhe ligjeve. Nisur nga kjo themi qe organet
ekzekutive nuk kane asnje te drejte kontrolli mbi gjyqesorin. Nga ana tjeter gjykatat per ceshtjet konkrete qe shtrohen para tyre kane te drejte te shqyrtojne aktet  administrative dhe madje t’I anullojne ose te mos I marrin parasysh ato kur keto akte vijne ne kundershtim me Kushtetuten ose ligjet. Kjo do te thote qe gjyqesorit I eshte
lene e drejta e kontrollit te akteve ekzekutive, kontroll qe mund te behet kur preken interesat e ligjshme ne procesin gjyqesor.
3- A mund ekzekutivi dhe gjyqesori te ushtrojne funksionet e njeri-tjetrit ? Kjo gje nuk mund te ndodhe, te pakten jo ne sistemin shqiptar te qeverisjes.

C – Se fundi shikojme analizen e tre ceshtjeve ne marredhenien legjislativ-gjyqesor.

1-A mund te njejtet persona te bejne pjese ne legjislativ dhe gjyqesor ? Ky parashikim bie poshte duke patur parasysh papajtueshmerine e gjyqtarit me cdo funksion tjeter publik.

2- A e kontrollon legjislativi gjyqesorin dhe e kunderta ? Legjislatura mund te kete nje influence ne Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte per shkak se anetaret e tyre emerohen me pelqimin e Kuvendit. Por pasi ata zgjidhen ne detyre, jane te palevizshem. Gjykatat jane te detyruara te zbatojne ligjet e nxjerra nga Kuvendi per
zgjidhjen e ceshtjeve qe paraqiten para tyre. Por kjo nuk do te thote qe Kuvendi mund te kontrolloje veprimtarine e gjykatave. Perkundrazi eshte gjyqsori ai qe mund te ushtroje kontroll mbi Kuvendin kur ai nxjerr ligje qe bien ne kundershtim ne Kushtetuten ose marreveshjet nderkombetare. Gjykata Kushtetuese ka te drejte per te gjykuar kushtetueshmerine e ligjeve te aprovuara nga organi legjislativ. Ajo ka te drejten e shfuqizimit te ketyre akteve. “Mbikqyrja gjyqesore” perben nje kontroll te pershtatshem mbi legjislativin ku jane edhe gjasat me te medha per te marre vendime te padrejta per te degraduar sistemin e qeverisjes.

3- A mund legjislativi dhe gjyqesori te ushtrojne funksionet e njeri-tjetrit ?
Kuvendi ka te drejte te zbatoje dhe te mbroje privilegjet e veta dhe te ndeshkoje ne nje fare menyre ato qe I shkelin ato (imuniteti I deputeteve). Kjo nderhyrje e legjislativit ne veprimtarine e gjykatave mund te coje ne disa rrethana ne konflikt te drejtperdrejt me gjykatat. Nje ceshtje mjaft e mprehte dhe e rendesishme eshte rasti I praktikes se Gjykates se Larte. Kjo praktike perben nje veprimtari faktike normuese per gjykatat e shkalleve me te uleta. Ne kete kuptim praktika e Gjykates se Larte vendos rregulla sjelljeje te njejta per ceshtje analoge. Ajo ben unifikimin e praktikes gjyqesore ne Shqiperi. Mund te themi qe ajo ne nje fare menyre kryen funksion legjislativ.
Nga sa pame edhe me lart doktrina a ndarjes se pushteteve nderton nje sistem te drejte qeverisje duke dalluar brenda nje strukture te vetem (shtetit) tre deget e pushtetit. Kompetencat qe I jane dhene njeres dege, balancohen me mjaft kujdes nga kompetencat e dy te tjerave. Ne te njejten kohe secila dege vepron si kontrolluese mbi
teprimet e mundshme nga te tjerat. Kjo ka te beje me ate qe quhet check and balance ose ndryshe kontroll dhe balancim. Ky mekanizem eshte nje menyre per kufizimin e pushtetit qeveritar dhe per parandalimin e shperdorimeve te tij.
Comments