E Drejta e Punes



TË DREJTAT E NJERIUT NË BOTËN E PUNËS

E DREJTA PËR PUNË DHE TË DREJTAT E NJERIUT TË LIDHURA ME

PUNËN



>>... Paqja universale dhe e përhershme mund të arrihet vetëm nëse është e bazuar në drejtësinë shoqërore...<<


KUSHTETUTA E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARË TË PUNËS TREGIM ILUSTRUES


Kushtet e tmerrshme të punës në zonat e lira të tregtisë 

Një vajzë e vogël e quajtur Xiao Shen, që jetonte një një fshat rural të quajtur Zhangyan i cili gjendej në mes të Kinës, kishte një jetë të ashpër. Ajo kishte pak ose fare oriz për të ngrënë dhe asnjë shpresë për të ardhmen. Çdo ditë ajo duhej që të zhytej në ujë për t’i
ndihmuar të atit të saj me të korrat e orizit. Një ditë, më në fund, ajo vendosi që të ikte. Ajo kishtë dëgjuar për një vend të huaj më të mirë diku larg përtej maleve të rrezikshme. Dhe, një mëngjes, ajo dhe disa shokë të saj që i kishin ndarë ëndrrat për një jetë më të mirë u larguan nga shtëpia. Dy mijë kilometra dhe ditë të panumërta të lodhjes, ankthesh dhe lotëve të panumër,t për të arritur më vonë në destinacionin e tyre- një qytet i quajtur
Shenz’hen, afër kufirit me Hong Kongun dhe zonë e tregtisë së lirë në jug të Kinës. Atje ato shpresuan se do të gjejnë punë, të fitojnë të holla dhe të përmbushin ëndrrat e tyre. Ndodhi që Xiao Shen të njihet me dy ndërmarrës të quajtur Huang Guoguang dhe Lao Z’haoquan, të cilët punësonin punëtorë për “Fabrikën e tyre Zejtaria Z’hili” një fabrikë që prodhonte lodra. Xiao Shen u bë njëra nga 472 punëtoret dhe së shpejti ajo kuptoi se ajo ishte në pozitë shumë më të keqe sesa në fshatin e saj të vogël. Nga agimi deri në mbrëmje ajo ishte rropatur në fabrikën Z’hili – për një pagë me të cilë vdisje urie – e mjaftueshme vetëm për të mbijetuar(26-40 Euro në muaj!). Dy biznesmenët ishin të frikësuar se punëtorët mund t’i vidhnin të mirat materiale të tyre, kështu që e kishin bërë fabrikën si burg, ku punëtorët jetonin 24 orë në ditë. Të gjitha dritaret ishin me grila, kurse daljet e emergjencës ishin të mbyllura. Mbikëqyrësit e shtetit ishin të korruptuar dhe nuk ua vinin veshin këtyre kushteve. Ditë pas dite Xiao Shen jetonte bas grilave, pa mundësi që të dilte jashtë, pa mundësur ta jetonte një jetë normale dhe pa hapësirën e saj të jetës. Në pasdrekën e 19 Nëntorit të vitit 1993, shpërtheu një zjarr i cili u shpërnda shpejt në të gjithë ndërtesën e fabrikës më një shpejtësi të pakontrollueshme. Shumë kemikalie të ndezshme ishin deponuar nëpër objekt, duke shkaktuar një ferr të pamasë. Xiao Shen dhe të tjerët dëshprueshëm u munduan që t’i ikin zjarrit – por si? Të gjitha dritaret ishin griluar dhe të gjitha dyert ishin mbyllur. Dyqind meshkuj dhe femra, shumë prej të cilëve jo më të vjetër se 16 vjeç, ishin rrethuar nga flaka dhe thërrisnin për jetët e tyre. Xiao Shen disi ia arriti që ta theyj grilën e njërës nga dritaret në katin e dytë dhe u gjet para zgjedhjes që të kërcente ose të digjej e gjallë. Ajo vendosi të kërcente, duke i thyer të dy nyjat e këmbëve, por, së paku, mbijetoi. Të gjithë së bashku, 87 njerëz kanëm humbur jetën atë pasdite dhe më shumë se 47 u lënduan rëndë.


BURIMI

KY TREGIM ËSHTË HULUMTUAR NGA DY GAZETARË TË QUAJTUR KLAUS WERNER DHE NANS WEISS, DHE ËSHTË MARRË NGA PUBLIKIMI I TYRE “ LIBRI I ZI MBI KOMPANITË E MARKAVE”. SI NJË FAKT QË INSTITUCIONET
NDËRKOMBËTARE DHE OJQ-TË JANË DUKE U BRENGOSUR PËR KUSHTET E KËQIJA TË PUNËS NË TË ASHTUQUAJTURAT “ ZONAT E LIRA TREGTARE”.

PYETJE PËR DISKUTIM:

1. Cilat të drejta të njeriut janë shkelur nga kushtet në të cilat ka punuar Xiao
Shen?

2. Cilat janë problemet më të mëdha lidhur me të drejtën për punë?

3. Cilat masa duhen ndërmarrë në shkallë ndërkombëtare për t’i rritur, apo së paku
për t’i përmirësuar kushtet e punëtorëve si Xiao Shen?

E DOMOSDOSHME TË DIHET!?

1. “BOTA E PUNËS NË SHEKULLIN XXI”

Teknologjitë e reja dhe të dhënat globale kanë potencial që ta transformojnë botën më
shumë sesa revolucioni industrial. Falë industrisë në rritje, shekulli XX ka përjetuar një
dobësim të sektorit të agrokulturës dhe një rritje të rëndësishme të sektorit të shërbimeve.
Liberalizimi i tregut botëror dhe “revolucioni kibernetik” ka rritur mundësitë për
ekonomimë globale.

Kjo ekonomi e re globale është grishje për punëtorët e specializuar, të cilët duhet të
trajnohen mirë, të jenë fleksibilë dhe të motivuar, si dhe të gatshëm për t’iu adaptuar
shpejt kërkesave të tashme të tregut. Punëtorët duhet të përballen me stresin në rritje dhe
ndërrimin e kushteve të punës nga pikëpamja e ndryshimeve të shpejta teknologjike dhe
strukturore. 

Gjithnjë e më shumë njerëz punojnë pjesërisht, vetëpunësohen apo përballen
me kushte jostabile të punës. Në këtë pikëpamje globalizmi po nxjerr në pah zbraztësirat
sociale në mes të atyre me arsimim, aftësi dhe gatishmëri që të lulëzojnë në një ekonomi
botërore të integruar, dhe atyre pa këto gjëra. Këto pabarazi dhe pasiguri të reja po çojnë
në tensione në mes të sektorëve të ndryshëm të shoqërisë. Konkurenca e lartë si rezultat i
liberalizimit të tregtisë dhe regjimet financiare shfaqin një presion të madh mbi
kompanitë që t’i zvogëlojnë kostot e prodhimit. 

Për t’i arritur këto caqe, ato ose mund ta zvogëlojnë faktorin e rritjes së kostos së prodhimit dhe “punën” nëpërmejt automatizimit, duke e bërë fuqinë punëtore tepricë, apo duke transferuar prodhimin në shtetet me fuqi të lirë punëtore ku standardet shoqërore janë shumë më të ulëta. Paga dhe kushtet e punës
mund të keqësohen. Shumë shpesh pasojë e kësaj janë shfrytëzimi dhe puna e dhunshme
e fëmijëve. Fenomeni i “globalizimit” i godet njerëzit në të gjitha pjesët e botës, por të
mirat e tij janë shpërndarë pabarazisht.

Qeveritë, megjithatë, kanë zvogëluar fuqinë për lehtësuar efektet negative të barrierave të
ulëta tregtare, kryesisht falë “lojtarëve të rinj global”: ndëmarrjeve multinacionale.
Dimensioni shoqëror i globalizmit është bërë brenga më e madhe e politikave
ndërkombëtare. Më shumë se kurrë është më rëndësi që të promovohen standarded
shoqërore dhe të drejtat e njeriut në shkallë ndërkombëtare në mënyrë që të sigurojmë
stabilitetin shoqëror, paqen dhe zhvillimin, duke i dhënë njerëzi ekonomisë globale.

Puna dhe siguria njerëzore

Siguria ekonomike dhe sociale është një aspekt i rëndësishëm i sigurisë njerëzore. Në
këtë pikëpamje e drejta për punë dhe të drejtat gjatë punës luajnë një rol të rëndësishëm
për arritjen e sigurisë njerëzore. Njerëzit pa një qasje në punë janë ose të varur nga
ndihma sociale, ose nuk kanë fare prespektivë. E drejta për punë si një standard i të
drejtave të njeriut shkon përtej mbrojtjes së mbijetesës, për arsye se kënaqja e nevojës
themelore nuk do të mjaftojë për ta rritur sigurinë njerëzore.

Të drejtat e punëtorëve sigurojnë kushte të përshtatshme për punë, por po ashtu edhe mbrojnë kundrejt
diskiriminimit dhe shfrytëzimit në vendin e punës. Puna nuk duhet ta sigurojë vetëm
mirëqenien, por ka të bëjë me raportet dhe pjesëmarrjen në shoqëri. Është shumë ngushtë
e ndërlidhur me vetëvendosjen, vetërespektin, vetërealizimin, dhe nga këto rrjedh se është
e ndërlidhur edhe me dinjitetin njerëzor. Veç kësaj, ajo mund të çojë në pasiguri
personale, rrezik, kushte jo të shëndetshme dhe të padrejta. Papunësia dhe mohimi i
sindikatave janë prirje për krijuar trazira dhe kështu të krijohet pasiguri dhe jostabilitet në
shoqëri. Për këto arsye, promovimi apo shtytja e standardeve për kushte të përshtatshme
të punës pa shfrytëzim është kusht për përmirësimin e sigurisë njerëzore.

Në mënyrë që ta kuptojmë dimensionin njerëzor të fuqisë punëtore është e nevojshme që
“ TË SHIKOJMË MBRAPA NË HISTORI”

Roli i drejtësisë shoqërore dhe kushtet e mira të punës si shtytje drejt paqes dhe zhvillimit
nuk duhen nënvlerësuar. Padrejtësitë, mundimet dhe privimi i ndërlidhur me punë janë të
prirura për të prodhuar shqetësime. Njohja e aktit se puna e përshtatshme është një
parakusht për dinjitetin njerëzor në të shumtën e rasteve është rezultat i luftës të
punëtorëve për të drejtat e tyre. Si rrjedhim, të drejtat e punëtorëve janë shkrirë në
legjislacionin e ONP që nga viti 1919 dhe në rregullimin e standardeve të KB pas Luftës
së Dytë Botërore.

Shekulli XVIII: Ideja se puna është një e drejtë themelore për të gjithë përbërësit e
shoqërisë ishte një kërkesë së pari e shtruar në Revolucionin Francez. Çarls Fourije, një
filozof utopist, ishte i pari që e përdori termin “e drejta për punë” dhe theksoi se rëndësia
e punës nuk qëndron vetëm në mirëqenien sociale, por edhe për atë psikologjike të
individit. Ai pohonte se shtetet kanë obligim të ofrojnë shanse të barabarta dhe konkludoi
se realizimi i kësaj të drejte do të kërkonte një riorganizim të tërësishëm të shoqërisë. Do
ta hasim përsëri këtë vizion të të drejtë për punën, në teoritë socialiste; qeveritë
komuniste e kanë promovuar sërish më vonë. Mund të thuhet, prandaj, se e drejta për
punë ka mjaft “traditë socialiste”.

Shekulli XIX: Revolucioni industrial shkaktoi shfaqjen e klasës punëtore, një grup
social i cili varej nga paga e punës, falë mungesës së mjeteve të prodhimit. Punëtorët
ishin shfrytëzuar dhe vuanin kushte të rrezikshme të punës në fabrika, tjerrtore dhe
miniera. Varfërimi i punëtorëve krijoi një lloj solidariteti në mes tyre dhe ata filluan të
organizohen (Karl Marksi në “Punëtorë te Botës, Bashkohuni!”).
Gradualisht, zëri i punëtorëve u rrit dhe situata e tyre bëhej publike çdo herë e më shumë.
Falë presioneve nga sindikatat e para, në një numër vendesh ishin miratuar ligje mbi
reformat të ndërlidhura me orët dhe kushtet e punës. Vazhdimësia e shqetësimeve të
punëtorëve prapë u bënte presion industrialistëve dhe qeverive që t’i merrnin parasysh
masat e mëtejshme.

Shekulli XX: Disa industrialistë propozuan që të rregullohen standarde të përbashkëta
ndërkombëtare në mënyrë që ta shmangin avantazhin konkurrues të popujve të cilët
shpërfillnin standarded e punës dhe më në fund në vitin 1905 dhe 1906 u miratuan dy
konventat e para për punën. Iniciativat për skicim dhe miratim të konventave të tjera u
ndërprenë nga Lufta e Parë Botërore.

Traktati i Versajës, i cili e përfundoi luftën, më në fund kishte njohur ndërvarjen në mes
kushteve të punës, drejtësisë sociale dhe paqes universale në një shkallë ndërkombëtare,
duke caktuar themelimin e ONP si një mekanizëm për përcaktimin e standardeve
ndërkombëtare në fushat e punës dhe të fuqisë punëtore.
Në këtë kontekst, koncepti i punës si një vlerë njerëzore, nevoja sociale dhe mjetet e
vetërealizimit u zhvilluan dhe u shtuan.

Në mes viteve 1919 dhe 1933 ONP ka skicuar dyzet konventa, duke i adresuar një mori
çështjess të ndërlidhura me punë.
Përplasja e tregut të stoqeve në vitin 1929, e njohur si “ E premtja e zezë” rezultoi si një
pengesë e ashpër. Ajo shkaktoi ngecje të madhe ekononomike të përcjellër nga një
shkallë e lartë e papunësisë. Pas kësaj filluan demonstratat dhe trazirat e të papunëve. Në
Gjermani, kjo krizë botërore e ekonomisë u shoqërua nga disa kriza politike, duke i
kontribuar ngritjes së Adolf Hitlerit dhe së fundi orientimit drejt Luftës së Dytë Botërore.

Pas Luftës së Dytë Botërore: Si pasojë Kombet e Bashkuara përfshinë çështjet
ekonomike dhe sociale në qëllimet dhe programet e tyre për një rregull të ri botëror, për
të parandaluar shkaktimin e sërishëm të një situate të ngjashme. Lidhshmëria në mes të
punës dhe dinjitetit njerëzor ishte theksuar në Deklaratën Rreth Qëllimeve dhe
Destinacionit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës e miratuar në Filadelfi më 1944 ( e
njohur si : Deklarata e Filadelfisë”; e inkorporuar në Kushtetutën e ONP më 1946) ku
shkruan se “Puna nuk është produkt” dhe se “ të gjitha qeniet njerëzore ... kanë të drejtë
ta ndjekin mirëqenien materiale dhe zhvillimin e tyre shpirtëror në kushtet e lirisë dhe
dinjitetit, të sigurisë eknonomikë dhe mundësive të barabarta.”

Kjo është thënë po ashtu në Enciklikën Papnore “Laborem Exercens” të vitit 1981, e cila
thekson pozitën e punëtorëve si subjekte dhe jo objekte nga pikëpamja filozofike dhe
religjioze.
Shumë është bërë nga ONP si dhe nga KB për të përmirësuar fatin e punëtorëve përgjatë
botës. Sot, megjithatë, duke marrë parasysh eknonominë globale, sfida të reja dhe
pasiguri të reja kërkojnë zgjidhje të reja dhe komplekse.

>>Puna e pranueshme/përshtatshme është sot një kërkesë globale, e cila i kundërvihet
ushëheqjes politike dhe të biznesit në të gjithë botën. E ardhmja jonë e përbashkët, në
masë të madhe varet nga mënyra se si do ta përmbushim këtë sfidë <<
ILO, 1999.


2. DEFINIMI DHE PËRSHKRIMI I ÇËSHTJES

Shembujt e shkeljes së të drejtave të njeriut në kontekst të punës radhitet prej fëmijëve që
punojnë në miniera të qymyrgurit, e deri te sindikalistët që janë të burgosur në skllavërinë
moderne, siç është puna e detyruar apo shfrytëzimi komercial dhe seksual i fëmijëve. Të
drejtat e njeriut, nga ky pikëshikim po ashtu merren me kushtet e vështira të punës siç
është ambienti i pashëndetshëm dhe i rrezikshëm i punës apo shfrytëzimi i orëve të
punës. Çështjet të cilat janë në këtë temë mbulojnë mbrojtjen e grupeve të cenuara në
botën e punës, si për shembull femrat apo emigrantët. Së fundi, por jo me më pak rëndësi,
duhet të diskutohet lidhja ndërmjet dinjitetit njerëzor, sigurisë njerëzore dhe kushteve të
pranueshme të punës. Në vazhdim do të formohen dy mekanizma të mëdhenj
ndërkombëtar për mbrojtjen e te drejtës për punë dhe të drejtat e punëtorëve, Sistemi i
ONP në një anë dhe Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në anën tjetër.


LEGJISLACIONI NDËRKOMBËTAR I PUNËS

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP)


Organizata Ndërkombëtare e Punës është krijuar në vitin 1919. Ishte themeluar që të
duket se po rritet brenga për reforma sociale pas Luftës së Parë Botërore. Ajo është e
bazuar në besimin e fuqishëm se varfëria është rrezik për përparimin dhe sigurinë kudo
dhe qëllimi që t’i përmirësojë kushtet për njerëzit që punojnë përreth botës pa asnjë
diskriminim në baza race, gjini apo prejardhje shoqërore. Më 1947 ONP u bë agjencioni i
specializuar i Kombeve të Bashkuara dhe në vitin 1969 iu dha Çmimi Nobel i Paqes për
punën e saj.

Në mes agjencioneve të KB, ONP është unike për shkak se ka strukturë tripalëshe,
përmes së cilës vendimet e marra nga organet e saj përfqësojnë këndvështrimet e
punëtorëve dhe punëdhënësve si edhe ato të qeverisë.

ONP
• Krijon politikat dhe programet që të shtyje të drejtat themelore të njeriut,
të përmirësojë kushtet e punës dhe të jetesës dhe t’i shtojë shanset e
punësimit;
• Vë standarde ndërkombëtare (konventa dhe rekomandime) në këto fusha
dhe monitoron zbatimin nacional të tyre;
• Drejton një program të gjerë të kooperimit teknik që t’i ndihmojë vendeve
që t’i bëjnë politikat e tyre më efektive.

ONP ka skicuar diku rreth 180 konventa, duke caktuar standardet në fusha të caktuara si
kushtet e punës, siguria profesionale dhe shëndeti, sigurimi social, politika e punësimit
dhe trajnimi profesional dhe mbrojtja e femrave, emigrantëve dhe njerëzve vendës.
Vetëm një sasi e vogël e konventave të ONP u referohet si konventa të të drejtave
themelore të njeriut. Më poshtë, ju mund ta gjeni një listë të këtyre konventave të ONP
së bashku më statusin e ratifikimit të tyre.


Konventat më të rëndësishme të ONP-së

Ratifikimi i konventave (bazë) të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (deri më 8 Janar 2003)

Parimi Konventa Numri i vendeve që e kanë ratifikuar

Liria e asociacionit dhe mbrojtjes Konventa 87 (1948) 141e të drejtës për të organizuar Konventa 98 (1949) 152
tubime të përbashkëta

Mosha më e vogël e punës Konventa 138 (1973) 120

Ndalimi i punës së detyrueshme Konventa 29 (1930) 161

Konventa 105 (1957) 158

Të drejtat për shpërblim të Konventa 100 (1951) 160 dhe ndalimi i diskriminimt në Konventa 111 (1958) 158
punësim dhe profesion

BURIMI  ONP, 2003.


Si përgjigje ndaj sfidat e reja të paraqitura nga globalizmi me 18 Qershor të vitit 1998 ONP miratoi Deklaratën mbi Parimet Themelore dhe të Drejtat për Punë dhe Vazhdimësia e tyre. Në mënyrë precize definon se cili standard i punës apo të drejta të punëtorëve janë themelore, domethënë konventat kryesore të ONP të paraqitura në tabelën e mësipërme. Kjo ishte hapi i parë i drejtuar me kujdes në çështjet ndërkombëtare për t’i përmbushur këto sfida. Ajo reflekton përkushtimin e shteteve për vlera të përbashkëta të shprehura në një numër të caktuar të rregullave, të cilat formojnë një ”minimum social”.

Deklarata është detyruese e të gjithë anëtarëve të ONP, pavarësisht se a i kanë ratifikuar konventat në fjalë apo jo. Shteteve të cilat nuk i kanë ratifikuar konventat u kërkohet që t’i dorëzojnë raportet mbi përparimin e bërë në zbatimin e parimeve të shkruara në deklaratë.

ONP po ashtu nxjerr raportin global mbi progresin e bërë në zbatimin e parimeve themelore të të gjitha shteteve anëtarëve për çdo katër vite, e cili shërben si bazë për caktimin e efektivitetit të veprimit të marrë gjatë periudhës paraprake.


TË DREJAT E NJERIUT TË LIDHURA ME PUNË NË TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut përmban një varg të të drejtave të njeriut të ndërlidhura me punë. Të gjitha këto të drejta janë zhvilluar më tutje në marrëveshjet të cilat e bëjnë të detyruar mbi palët shtetërore. Më poshtë mund ta gjeni përshkrimin e DUDN e të drejtave në fjalë, të cilat do të përshkruhen detajisht më pas.
« Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi…Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor…Gjithkush ka të drejtë për punë, të zgjedhë lirisht profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.

Gjithkush, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë. Gjithkush që punon ka të drejtën për shpërblim të drejtë dhe të favorshëm, në mënyrë që t'i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe, në qoftë se do të jetë e nevojshme, ky shpërblim të plotësohet edhe me mjete të tjera të sigurimit shoqëror. 

Gjithkush ka të drejtë të formojë sindikatë dhe bëjë pjesë në të për mbrojtjen e interesave të veta. Gjithkush ka të drejtë për pushim dhe  kohë të lirë, duke përfshirë kufizimin e arsyeshëm të orarit të punës.... Gjithkush ka të drejtë për një nivel të mjaftueshëm jetese, i cili i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme, si të atij
personalisht, ashtu edhe të familjes së tij...... edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, paaftësie .... dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë...


DEKLARATA UNIVERSALE E TË DREJTAVE TË NJERIUT, NENET 4, 20, 23, 24 DHE 25 


Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike Liria nga skllavëria

Neni 8 i KNDCP shpall se “askush nuk duhet të mbahet në skllavëri... Nga askush nuk
mund të kërkohet që të kryejë punë të detyrueshme apo të shtrënguar. ...”

Edhe pse kundërshtohet botërisht, skllavëria dhe praktikat e punës së detyrueshme ende
ekzistojnë në forma të ndryshme sot. Shpesh janë të ngulitura thellë në gjykimet
ideologjike apo në trashëgiminë kulturore. Sipas ONP ekziston një lidhje e dukshme për
strukturat jodemokratike. Miliona burra, gra dhe fëmijë në botë janë të detyruar që t’i
jetojnë jetërat e tyre si skllevër. Ndonëse ky shfrytëzim nuk quhet skllavëri, kushtet janë
të njëjta. 

Skllavi është:
• i detyruar të punojë – nëpërmjet kërcënimit fizik dhe psikik;
• i poseduar apo i kontrolluar nga “punëdhënësi” zakonisht nga kepërdorimi psikik apo
fizik apo kërcënimit për keqpërdorim;
• i çnjerëzuar, i trajtuar si mall apo i blerë dhe i shitur si “pronë”;
• i detyruar fizikisht apo ka ndalesa për lirinë e lëvizjes për ata apo ato.


Puna e detyruar – i prekë së paku 10 milion njerëz në botë. Njerëzit bëhen punëtorë të
detyruar duke e marrë apo duke u mashtruar që të marrin hua të vogla, si ajo e kostos së
një ilaçi për fëmijën e tyre. Ata e pagujnë borxhin, ata janë të detyruar të punojnë shumë
orë, shtatë ditë në javë, 365 ditë në vit. Ata marrin një “pagë” për ushqim dhe strehim,
por kurr nuk do ta shlyejnë huanë, e cila mund të bartet në disa breza.

Puna me detyrim-force - prek njerëzit të cilët janë të rekrutuar ilegalisht nga qeveritë,
partitë politike apo individët privatë, dhe janë të detyruar të punojnë – zakonisht nën
kërcënim të dhunës apo me dënime.
Format më të rënda të punës së fëmijëve- u referohet fëmijëve të cilët punojnë në
kushte të rrezikshme dhe të shfrytëzimit. Dhjetëra miliona fëmijë përreth botës punojnë
me orar të plotë, të privuar nga arsimimi dhe argëtimi, që janë gjëra vendimtare për
zhvillimin e tyre personal dhe social.

Shfrytëzimi komercial seksual i fëmijëve
- fëmijët janë të shfrytëzuar për vlerën e tyre komerciale nëpërmjet prostitucionit,
trafikimit dhe pornografisë. Ata shpesh kindapohen, të blerë dhe të detyruar që të hyjnë
në tregun seksual.

Trafikimi – përfshin transportimin dhe / apo tregtinë e njerëzve, zakonisht femrave apo
fëmijëve, për përfitime ekonomike, duke përdorur forcë apo mashtrime. Shpesh
emigrueset femra janë të mashtruara dhe detyruara të bjënë punë prostitucioni.

Martesat e hershme dhe të detyruara - prekin femrat dhe vajzat të cilat martohen pa
zgjidhje dhe janë të detyruara t’i jetojnë jetët e tyre si shërbëtore, shpesh të përcjella me
dhunë fizike.

Skllavëria tradicionale apo trajtimi si ‘plaçkë’ –përfshin blerjen dhe shitjen e njerëzve.
Ata shumë shpesh rrëmbehen nga shtëpitë e tyre, trashëgohen apo dhurohen si dhurata.


BURIMI ANTI SKLLAVËRIA, 2002.

Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore

E drejta për punë

Neni 6 i KNDESK ofron të drejtën e punës, e cila përfshin të drejtën e çdonjërit për
mundësinë që ta realizojë jetesën e vet duke punuar lirshëm punë të zgjedhur dhe të
pranuar. Hapat që duhet ndërmarrë... për të arritur realizimin e plotë të kësaj të drejte
duhet të përfshijnë udhëheqësi teknike dhe profesionale dhe programe të trajnimit.

Puna: E drejtë apo Obligim?

Pse na duhet e drejta e njeriut për të bërë diçka që ëshë detyrë, e ndërlidhur me tendosjen
apo çështjen fizike apo psikike? Për këto ngatërrime negative, është një konfuzion i
shpeshtë sa i përket konceptit mbi të drejtën për punë. Puna, megjithatë, është e
ndërlidhur ngushtë me dinjitetin njerëzor dhe të atyre që marrin pjesë në shoqëri,
përderisa papunësia mund të shkaktojë frustrime të rënda dhe ndoshta edhe depresion.

Puna po ashtu mund të jetë mjet për vetërealizim dhe kontribut të zhvillimti të
personalitetit.

E drejta për punë siguron se askush nuk është i përjashtuar nga bota e punës vetvetiu - e
drejta merret kryesisht me qasjen për të punuar, por po ashtu mbulon mbrojtjen e
përjashtimit të padrejtë. Megjithatë, në fakt ajo nuk përfshin garancinë për të punuar,
papunësia ekziston në të gjitha shpalljet, por qeveritë duhet të marrin hapa me të gjitha
mjetet e mundshme për të arritur realizimin e plotë të të drejtës (Neni 2 KNDESK).

E drejta për kushte të duhura dhe të favorshme të punës

Neni 7 KNDESK - ... Palët shetërore- njohin të drejtën e çdonjërit për ... kushte të
duhura dhe të favorshme të punës, të cilat sigurojnë.... paga përkatëse dhe shpërblime të
barabarta për punën me vlerë të njëjtë të çdo lloji...; një jetesë të përshtatshme... kushte
të sigurta dhe të shëndetshme të punës; promovimi i mundësisë së barabarë për çdokë...;
pushimi, koha e lirë, dhe kufizimet e arsyeshme të orëve të punës...
Neni, ndër të tjera, ofron shpërblim minimal, duke garantuar një jetë të rehatshme, si dhe
kushte te favorshme të punës. Është shumë ngushtë e ndërlidhur me konventat e shumta
të miratuara nga ONP të cilat po ashtu përdoren ga Komisoni mbi të drejtat ekonomike,
sociale dhe kulturore që t’i konkretizojë obligimet shtetërore që rrjedhin nga kjo
dispozitë.

E drejta për formimin dhe bashkimin në sindikata

Neni 8 KNDESK -...palët shtetërore e njohin të drejtën e çdonjërit sipas zgjedhjes së
tyre, që të formojnë sindikata dhe t’u bashkohen sindikatave... për promovimin dhe
mbrojtjen e interesit ekonomik dhe social....; e drejta për greva...
Bashkimi në një organizatë ka qenë gjithmonë një mënyrë për njerëzit që ta shtojnë
sigurinë, si në vend të punës, po ashtu edhe në bashkësi apo komunitet.

Neni 8 KNDESK është i lidhur ngushtë me të drejtën e lirisë së shoqërorizimit. E drejta
për mbledhje kolektive e bën lirinë e shoqërorizimit më efektive në botën e punës. Këto
të drejta janë konsideruar shumë të rëndësishme, sepse ato shumë shpesh e mbajnë
çelësin e realizimit të të drejtave të tjera themelore dhe të titullimeve në punë. Lufta
kudnër punës së fëmijëve edhe sot e kësaj dite nuk ka angazhimin e njëjtë publik, për
shembull.

Trajtimi i barabartë dhe të drejtat jodiskriminuese
Kur flasim për të drejtat të lidhura me punën, masat mbi parimet e mosdiskriminimit dhe
trajtimit të barabartë nuk mund të lihen anash. Rregullat e mosdiskriminimit dhe trajtimit
të barabartë mbizotërojnë të gjithë ligjin e të drejtave sociale. Kujdes të veçantë duhet të
kemi për rregullat të cilat sigurojnë trajtim të barabartë të femrës në tregun e punës.

Moduli i të drejtave të njeriut për femrën.
Një moment historik i rëndësishëm për njohjen e të drejtave të femrave në përfshirjen e
saj në mundësitë ekonomike, ka qenë miratimi i Konventës së KB mbi eliminimin e të
gjitha formave të diskriminimit kundrejt femrës, një instrument ndërkombëtar i cili i
shqyrton të drejtat e shtimit te femrat. Në mënyrë që të parandalojnë diskriminimin e
femrës në kushte të martesës apo amësisë dhe t’i sigurojnë të drejtën e tyre për punë,
palët shtetërore duhet ndalojnë përjashtimin nga puna për shkak të shtatzanësisë, pushimit
të lindjes dhe diskriminimit mbi bazën e jetës bashkëshortore. Gjithashtu, ata duhet ta
fusin pushimin e lindjes nën pagë apo të ketë përfitime të ngjashme shoqërore, pa e
humbur vendin e punës.

Shkallët e obligimit

Efekti i fundit i instrumenteve ndërkombëtare është gjithmonë pjesë mbi masat e marra
nga qeveritë që t’i fuqizojnë obligimet e tyre legale ndërkombëtare. Detyrimet e shteteve
të ndërlidhura me të drejtat e lartpërmendura përfshijnë:
􀂾 Obligimin për respekt:
Obligimi më kryesor është se shtetet duhet të respektojnë lirinë nga skllavëria dhe puna e
detyruar. Edhe një aspekt i rëndësishëm është respektimi i lirisë së shoqërimit, për t’iu
bashkangjitur sindikatave. Duke pasur potencialin për të bërë presion mbi shtetin për t’i
zbatuar të drejtat e tjera të rëndësishme të punëtorëve, këto të drejta ndodh që të shkilen
shumë shpesh.
􀂾 Obligimi për të mbrojtur:
Palët shtëtërore janë të detyruara që të krijojnë standarde minimale nën të cilat nuk do të
lejohen të bien kushtet e punës të asnjë punëtori. E drejta për punë, për më tepër, kërkon
mbrojtje nga përjashtimi dhe në çdo rast shtetet duhet të sigurojnë mbrojtje kundër
diskriminimit gjatë kohës së punës.
􀂾 Obligimi për promovim/shtytje:
Duke marrë parasysh punën, ky obligim mund të kuptohet si një obligim që të ndihmojë
qasjen në punë, duke ofruar udhërrëfim profesional dhe ndihmë trajnuese.
􀂾 Obligimet për përmbushje
Edhe pse e drejta për punë shumë herë është keqkuptuar në këtë pikëpamje, ajo nuk u
kërkon shteteve të garantojnë punë për çdonjërin, por i thërret shtetet që t’i ushtrojnë
politikat për të arritur eknonomi stabile, zhvillim social e kulturor dhe një punësim të
plotë dhe produktiv.


3. PRESPEKTIVAT NDËRKULTURORE DHE ÇËSHTJET KONTRAVERSE
Brendapërbrenda kornizës juridike ndërkombëtare, aktivitetet e zbatimit duhet të marrin
në konsideratë dallimet mësimore të njerëzve të cilët e përjetojnë një botë të përbashkët të
punës në mënyra të ndryshme. Përralla e mirënjohur e peshkatarit është një ilustrim për
faktin se “puna” ka vlera të ndryshme në suaza të ndryshme kulturore dhe kjo do të thotë
se masat e ndërrimit të llojit të punës duhet të jenë të drejtpeshuara mirë.
Përralla: Peshkatari
Një mëngjes një peshkatar po rrinte i shtrirë në një plazh të bukur, me rrjetat e tij të
shpërndara nëpër rërë, ai po kënaqej me ngrohtësinë e diellit, duke shikuar valët e kaltra
shkumbëzuese.
Ndërkohë, një turist erdhi duke ecur plazhit. Ai e vërejti peshkatarin duke qëndruar ulur
në plazh dhe vendosi që t’ia qëllojë se përse ky peshkatar po relaksohej në vend që të
punonte shumë, përë ta siguruar jetesën për vete dhe familjen e tij.
“Ju nuk do të kapni shumë peshk në atë mënyrë”, tha turisti, “ Ju duhet të punoni më
shumë, më mirë sesa të shtriheni në plazh!”
Peshkatari shikoi lart drejt tij, buzëqeshi dhe iu përgjigj,
“Dhe cili do të jetë shpërblimi për mua?”
“Pra, mund të blesh rrjeta më të mëdha për të zënë më shumë peshk!” ishte përgjigja e
turistit.
“Dhe cili do të jetë shpërblimi për mua?” pyeti peshkatari, duke buzëqeshur ende.
Turisti iu përgjigj, “ju do të bëni të holla dhe do të keni mundësi që ta blini një anije, e
me çka do të mund të zini edhe më shumë peshk!”
“Dhe cili do të jetë shpërblimi për mua?”, pyeti srish peshkatari.
Turisti filloi të ndihet paksa i irituar nga pyetjet e peshkatarit. “Ju mund të blini një anije
më të madhe, dhe t’i punësoni disa njerëz për të punuar për ju!” ai tha.
“Dhe cili do të jetë shpërblimi për mua?”
Turisti filloi të nevrikoset. “ A nuk kuptoni ju? Ju mund të bëni një flotë me anije
peshkimi, të lundroni përreth botës, dhe mund t’i lini punëtorët tuaj të peshkojnë për ju!”
Edhe një herë peshkatari pyeti. “Dhe cili do të jetë shpërblimi për mua?”
Turisti ishte skuqur dhe i bërtistë peshkatarit. “ A nuk kuptoni ju se mund të bëheni i aq i
pasur sa nuk do të keni nevojë për të punuar më për jetesën tuaj! Ju mund t’i kaloni ditët
e mbetura duke u ulur, duke e shikuar perëndimin e diellit. Ju nuk do t’u mbetet merak në
këtë botë!”
Peshkatari, ende duke buzëqeshur, e shikoi dhe i tha, “ Dhe çka mendon ti se po bëj në
këtë moment?”


4. ZBATIMI DHE MONITORIMI

Konventat e ratifikuara nga shtetet janë marrëdhënie në mes tyre. Tashmë efektiviteti i
instrumenteve ndërkombëtare varet nga gatishmëria e shteteve që t’i fuqizojë ato
nëpërmjet ligjeve nacionale pajtuar me hulumtimet e autoriteteve të monitorimit. Janë
vetëm disa mundësi kufizimi të saknksioneve kundër shtetit në rast prishjeje të
obligimeve të tij. Shpesh hyrja në fuqi varet nga “mobilizimi i turpit”. Në ekonominë e
gobalizmit mekanizmat e dobëta të fuqizimit kanë nxitur thirrjet të cilat i lidhin të drejtat
e njeriut e në veçanti të drejtat e punëtorëve me tregtinë. Kjo mund ta hapë mundësinë
për skanksione tregtare kundrejt shteteve që shkelin standardet ndërkombëtare. Para së
gjithash, çështja është shumë kontraverse. Skanksionet tregtare mund t’i shtyjnë shtetet të
marrin masa, si ndalimi i punës së fëmijëve, por me rregulla, problemet kërkojnë zgjidhje
më komplekse.

Për fuqizimin e standardeve ndërkombëtare të ONP dhe KB caktohen procedura të
ndryshme të mbikëqyrje dhe ankesave.
Shtetet palë të konventave të ONP duhet ti dorëzojnë raportet periodike që janë të
analizuara dhe të komentuara nga ekspertët e komunitetit mbi aplikimin e konventave dhe
rekomandimeve. Raportet nga ky komitet, si pasojë, dorëzohen në konferencën vjetore të
ONP. Edhe pse kjo procedurë mund të shihet si një mjet i paaftë për zbatim, që nga viti
1967 në 130 shtete janë shënuar rreth 2000 ndryshime në legjislacionin nacional dhe
social të punës!

Përveç këtij mekanizmi mbikëqyrës, ONP ofron procedurat e ankesës për zbatimin e
standardeve të punës. E para, i lejon punëtorët apo organizatat punuese të padisin shtetin
anëtar. Së dyti, lejon që shteti anëtar të bëjë ankesë kundër shtetit anëtar. Pas kësaj, mund
të formohet komisoni i ankesave. Hulumtimet e këtyre komisoneve pranohen rregullisht
nga shtetet e interesuara.
Është me rëmdësi të përmendet se krahas kësaj ekziston edhe Komisoni mbi Lirinë e

Shoqërimit për shqyrtimin e akuzave për shkeljen e të drejtave të sindikatës. Ankesat
mund të bëhen nga çdo shtet, pa marrë parasysh a e ka ratifikuar konventen relevante apo
jo. Zanafilla e komisionit e vitit 1950 ka pasur sukses që nga amandamentet e ligjeve,
rikthimi i punëtorëve të përjashtuar në pozitën e mëparshme e deri te lirimi i
sindikalistëve nga burgu.

Trupi i caktuar i KB i cili monitoron zbatimin e mirëfilltë të KNDESK është Komisioni
mbi të Drejtën Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Ndryshe nga institucionet e tjera të të
drejtave të njeriutm, ai nuk ishte themeluar nga instrumentet e ndërlidhura, por ishte
autorizuar nga Këshilli Eknonomik dhe Social në vitin 1985 për monitorimin e
Konventës dhe përbëhet nga 18 ekspertë të pavarur.

Palët shtetërore të Konventës duhet të dorëzojnë raportet çdo 5 vite, duke skicuar
politikat juridike dhe masat e tjera që janë ndërmarrë për garantimin e të drejtave
eknonomike, sociale dhe kulturore. Pas analizimit të raporteve nëpërmjet Komisionit dhe
dikutimeve të delegatëve të shteteve përkatëse, Komisoni lëshon komunikatat e tij në
“vrojtimin përfundimtar”. Në shumë raste, Komisioni ka identifikuar shkeljen e
konventës dhe më pas ka nxitur shtetet që të pushojnë shkeljen e mëtutjeshme të këtyre të
drejtave.
Ende nuk është bërë e mundur, megjithatë, për individët apo për grupet, që të dorëzojnë
ankesa zyrtare mbi shkeljet e drejtave të tyre te Komisioni.

1. PRAKTIKA TË MIRA
Programi Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës së Fëmijës (PNEP)
ONP ka zhvilluar Programin Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës së Fëmijës (PNEP).
Duke punuar së bashku me qeveritë nacionale, si dhe me OJQ-të, ai zhvillon programe
speciale duke marrë parasysh kompleksitetin e çështjes dhe nevojën e metodave të
kujdesshme dhe të pajtueshme të rikujtimit të problemit.
Do të duhet të gjejë alternativa për punën e fëmijëve, për shembull lansimi i programeve për t’i hequr fëmijët nga puna dhe t’u ofrojë atyre alternativa të arsimit, si dhe familjeve të tyre siguri dhe një burim
tjetër të të hyrave. Gjatë dhjetë vjetësh të ekzistencës, PNEP ka mundur t’i zgjerojë veprimet operuese nga 6 shtete në 82 shtete.
Mesatarja e fëmijëve aktiv në ekonomi në botërore nga mosha 5 deri 17 vjeçe në vitin 2000


Grupmosha Proporcioni i numrit të punësuar me gjithsej popullatën (%)
5-9 12,2
10-14 23,0
Gjithsej (5-14) 17,6
15-17 42,4
Gjithsej (5- 17) 23,0

BURIMI: ONP

Në partnetitet me Federatën Afrikanë të Futbollit dhe organizatorët e Kupës së Popujve të
Afrikës (COCAN), PNEP bëri një fushatë të madhe për të ngritur vetëdijën për çështjet e
fëmijës në punë me rastin e kampionatit të Malit. Me një mesazh të drejtpërdrejtë:
“Karton i kuq për fuqinë punëtore të fëmijëve”, të kuptueshëm për çdokë që është i njohu
me sportin e futbollit, fushata përdori laramaninë e mediave të ndryshme – si video,
muzikën e popullarizuar dhe shtypin, dy aviokompani ndërkombëtare dhe ndeshjet e
futbollit – për t’i arritur miliona njerëz në Afrikë dhe përtej saj. Aktivitetet ishin marrë
përsipër nga 21 popujt Afrikan dhe mediat nacionale në shumë vende e publikuan
gjerësisht këtë fushatë. 

Është vlerësuar se 12 milionë njerëz e kanë marrë porosinë në
Keni dhe 5 milionë në Zambi. Në disa vende afrikane, si Egjipti dhe Gana, entuziazmi
për këtë kampanjë ishte aq i madh sa vazhdoi të jetë në agjendë në ndeshjet nacionale apo
lokale të futbollit dhe në ngjarjet e tjera publike.


A E DINI SE....
.... rreth 250 milion fëmijë ndërmjet të moshës 5 dhe 14 vjeçare punojnë me orar të plotë
apo përgjysmuar. Kjo do të thotë se në çdo 100 fëmijë të botës, 16 punojnëpër të
mbijetuar.
.... afërsisht gjysma e tyre, rreth 120 milion, punojnë me orar të plotë, çdo ditë, gjatë
gjithë vitit.
... 70% e tyre punojnë në agronomi
... 70% e tyre punojnë në një ambient të rrezikshëm.
... nga 250 milion fëmijë që kanë lidhje me këto gjëra, 50 deri 60 milion janë nga 5
deri 11 vjeç dhe punojnë në kushte të rrezikshme, duke marrë parasysh moshën dhe
njomësinë.
... fuqia punëtore e fëmijëve është po ashtu e zakonshme edhe në shtetet e zhvilluara.
Për shembull në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 230 000 fëmijë punojnë në agronomi
dhe 13 000 në dyqane ndërresash
.

BURIMI:KOMBET E BASHKUARA

􀂾 Kodet e veprimeve të korporatave ndërlidhur me punën dhe të drejtat e njeriut
Kompanitë multinacionale nuk mund t’i shmangen më përgjegjësisë për aktivitetet e tyre.
Konsumatorët dhe OJQ ushtrojnë presion të konsiderueshëm mbi to që t’i përmirësojnë
kushtet e punës në kompanitë e tyre. Gjithnjë e më shumë ky presion po rezulton me
miratimin e kodeve të sjelljeve të korporatave, duke përfshirë këtu të drejtat e njeriut,
standardet e punës si dhe çështjet e ambientit. Për më shumë shembuj ju lutemi vizitoni
http://www.umn.edu/humanarts/links/sice.html

Shembulli më i mirë është Levi Strauss & Co. Termet e Biznesit për Angazhim dhe
Direktiva për Zgjedhje në Vend, të cilat u drejtohen kontraktorëve dhe furnizuesve të
kompanisë. Ata mbulojnë ndër të tjera, sigurinë profesionale dhe shëndetin, lirinë e
shoqërimit, pagat dhe shtesat (benefitet), kohën e punës, punën e fëmijëve, punën e
detyruar dhe praktikat jodiskriminuese të pranimit
Këto çështje, në të vërtetë, kanë një efekt pozitiv mbi kushtet sociale, por shpesh nuk
kanë për qëllim një nivel të lartë të standardeve, për shembull ato të parashtruara nga
instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, por preferojnë më shumë standarded
nacionale. 
Për më shumë, atyre u mungon një sistem i efektshëm monitorimi. Mund të
debatohet, si pasojë, se shumë shpesh nuk japin më shumë sesa premtimet boshe prë t’i
jetësuar standarded. Megjithatë, ato janë një hap në drejtimin e duhur, për ta rritur
përgjegjshmërinë.

􀂾 Shenjat (etiketa) e prodhimeve

Shenja (etiketa) e prodhimeve të prodhuara në përputhje me praktikat e mira sociale është
nxitur vazhdimisht si një kontribut për veprime më të mira sociale dhe mbrojtje të të
drejtave të njeriut. Ajo i lejon konsumatorëve që t’i influencojnë praktikat e prodhimit
duke përdorur fuqinë e tyre blerëse në mbështetje të veprimeve të mira. Sot ekzistojnë
praktika të emërtimit në 17 vende, shumica në Evropë dhe SHBA, dhe gama e
produkteve tash përfshin kafenë, çokollatën e lëngshme, çokollatat, lëngun e portokallit,
çajin, mjaltin, sheqerin dhe bananet.
Rugmark, për shembull është një OJQ e cila punon për ta zhdukur punën e fëmijëve.
Ofron shanse për arsimim për fëmijët në Indi, Nepal dhe Pakistan. Shenja (etiketa) e
RUGMARK-ut siguron se asnjë fëmijësh nuk është punësuar në fabrikë të qilimave apo
tepihëve.
Fairtrade – Fondacioni Fairtrade ekziston që të sigurojë marrëveshje më të mirë tregtare
për prodhuesit e vendeve të treta. Ky fondacion dhuron etiketën e konsumatorit, liçencën
FAIRTRADE, për produktet të cilat i arrijnë standarded e njohura ndërkombëtare të
tregtisë. Etiketa gjendet në shitjen e shumë rrjeteve evropiane të supermarketeve.

􀂾 Marrëveshja Globale

>>Na lejoni të zgjedhim të bashkojmë fuqitë e tregjeve tona me autoritetin e parimeve
universale<<
KOFI ANNAN, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I KB
“Marrëveshja Globale” (MG) është bazuar nga ideja e lansuar nga sekretari i
përgjithshëm i KB Kofi Annan, duke iu adresuar Forumit Ekonomik Botëror më 31 janar
1999, duke thirrur komunitetet e biznesit që të pajtohen me vlerat e përkrahura dhe
nënshkruara universalisht. Prirjes së shfaqur për përgjegjësinë e korporatave i mungonte
një kornize ndërkombëtare që t’i ndihmojë kompanitë për zhvillimin e tyre dhe
promovimin e menaxhimit të bazuar në vlera. MG e plotësoi zbraztësirën dhe u pranua
me të madhe nga komuniteti i biznesit.
Ajo i shtron 9 vlera, përfshirë këtu çështje të të drejtave të njeriut, punës dhe ambientit.

Sa i përket punës ajo përfshin zotimet në pajtim me shumicën e standardeve themelore të
punës të ONP.

􀂾 Liria e shoqërimit dhe njohjen efektive të së drejtës për mbledhje
kolektive;
􀂾 Eliminimin e të gjitha formave e punës së detyruar apo shtrënguar;
􀂾 Ndalimin e efektshëm të punës së fëmijëve;
􀂾 Eliminimin e diskriminimit në bazë të punësimit dhe profesionit.
ONP ndihmon për formulimin e masave konkrete që t’i promovojë këto standarde me
efiktivitet.

Faqja e internetit http://www.unglobalcompact.org ofron qasje të lehtë në informatat
mbi parimet e kësaj iniciative, duke përfshirë këtu edhe listën e kompanive pjesëmarrëse.
Që nga lancimi, me qindra kompani dhe organizata janë lidhur me Marrëveshjen Globale.
Marrëveshja Globale është në rregullim vullnetar i parimeve. Meqenëse është njohur
gjerësisht si një hap pozitiv për t’i inkurajuar korporatat që të veprojnë me përgjegjësi,
disa pyesin se a mos vallë zbatimi i saj mund të jetë efektiv. Kritikët debatojnë se sfidat
për efektivitetin e iniciativës janë mungesa e hyrjes në fuqi të standardeve, monitorimit të
pavarur dhe mekanizmit të fuqizimit, dhe qartësisë për vetë përmbajtjen e standardeve.



2. TRENDET

• Zonat e Procesit të Eksportit (ZPE)

Për t’i tërhequr investitorët e huaj shumë vende kanë themeluar të ashtuquajturat zona të
lira tregtare, të cilat ofrojnë përjashtueshmëri jo vetëm për lirimet fiskale por po ashtu për
obligimet për përputhje me ligjet të cilat i mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Kompanitë
multinacionale përfitojnë nga kostoja e lirë e fuqisë punëtore, por gjithashtu edhe
punëtorët të cilët ikin në zonat, sepse rrogat prapëseprapë janë më të mëdha në krahasim
me punët jashtë zonave. Nga ana tjetër, kushtet tjera të punës mund të jenë më të ulëta, si
për shembull, siguria dhe çështjet shëndetësore. Pakujdesia për rregullat e parandalimit të
zjarrit, dështimi i instalimit të mjeteve të ndihmës së parë dhe makineria e pasigurt janë
disa probleme që mund të ndodhin në ZPE. Kushtet janë përmirësuar dukshëm me rritjen
e publicitetit, por problemi mbetet, ZPE mund të gjendet në se paku 70 shtete. 845 ZPE e
botë punësojnë 27 000 milionë punëtorë.

BURIMI: UNDPE 2000.

• Dobësimi i sindikatave

Në disa vende të zhvilluar, anëtarësimi në sindikata është shumë i ulët. Për shembull në
SHBA vetëm 15 % e punëtorëve janë anëtarë të sindikatave. Fuqia e sindikatave është
shumë më e dobët se në të kaluarën. Në shumë shtetë në zhvillim, liria e shoqërimit për
sindikatat mezi ekziston; pengesat e llojeve të ndryshme janë vendosur në rrugë të
punëtorëve të organizuar, në disa vende, dhuna, tortura, vrasjet arbitrare dhe arrestimet
arbitrare janë përdorur rregullisht për t’i parandaluar punëtorët për t’u bashkuar dhe t’i
rivendosin të drejtat e tyre

• Rritja e mobilitetit ndërkombëtar: migrimi i punëtorëve
Varfëria dhe dhuna janë sot arsye tragjike që shtyjnë miliona njerëz që t’i lënë vendet e
tyre për të kërkuar një të ardhme më të mirë. Kjo dukuri është duke u rritur falë
pabarazisë në zhvillimin ekonomik. Shumë shpesh punëtorët që migrojnë janë subjekt i të
gjitha llojeve të diskriminimit dhe shfrytëzimit.
Gjithsej janë 150 milionë migrantë, të cilët përbëjnë 2% e popullatës botërore. 50 milion
jetojnë vetëm në Afrikë. Sipas ONP më shumë se 100 milion prej migrantëve janë
punëtorë, duke përfshirë këtu një pjesë të madhe nga të cilët janë femra (47,5%). Përveç
kësaj llogarie është edhe numri në rritje i migrimeve klandestine, pa dokumentacion (30
milion njerëz). 

Këta numra lehtë mund të rriten përveç nëse pabarazitë në botën tonë të
globalizuar do të ndërpriten në mënyrën e duhur.
Konventat e tashme të ONP mbi Migrimin e Punëtorëve (Konventat 97 dhe 143) janë
ratifikuar vetëm nga disa shtete, për arsye se shtetet kishin frikë nga një kushtëzim i
mëtutjeshëm i politikave të imigrimit. Një zhvillim pozitiv po hyn në fuqi “Konventa e
KB mbi Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të
Tyre” dhjetor të vitit 2002, (falë ratifikimit të Timorit Lindor pragu kritik i 20
nënshkrimeve ishte kaluar), duke hapur perspektiva më të mira për migrantët në të gjithë
botën.


>> Rinia përbën më shumë se 40% të papunësisë botërore. Sot llogaritet që në botë të
ketë diku rreth 66 milionë të rinj të papunë– një rritje e së paku 10 milionëve që nga viti
1965. Puna e përkohshme është po ashtu një problem në rritjë. Shumica e punëve të reja
janë të paguara ulët dhe të pasigurta. Gjithnjë e më shumë, të rinjtë po drejtohen në
sektorin jozyrtar për mjete jetese, me pak apo fare pa mbrojtje pune, beneficione, apo
prespektivë për ardhmëri.

<< KOFI ANNAN, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I KB, 2001.

• Papunësia e të rinjve


Njëri nga problemet më tmerruese me të cilin përballen njëlloj vendet e zhvilluara dhe ato
në zhvillim është numri në rritje i papunësisë së të rinjve.
Rajonet më të prekura janë Evropa Jugore (Greqia, Spanja dhe Italia), Evropa Lindore
(Bulgaria në veçanti, Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë,dhe Polonia) dhe Karaibet
(përfshirë Xhamajkën, Trinidadin dhe Tobagon). Megjithatë papunësia te të rinjtë nuk
është e lartë në të gjitha vendet. Në Austri, Japoni, Meksiko, Singapor, Kore Jugore,
Republikën e Bashkuar e Tanzanisë, më pak së një në 12 punëtorë është i papunësuar dhe
dallimi në mes të normës të të rinjve dhe të rriturve është shumë i ulët. (Të dhënat e
vendeve të vitit 1997 ose më herët, ONP).

...Sot në botë jetojnë më shumë se 510 milion të reja dhe më shumë se 540 të rinj, sipas
llogaritjeve të Kombeve të Bashkuara.
... kjo do të thotë se një person në mesin e pesëve është në mes të moshës 15 dhe 24
vjeçe, apo rinia përbën 18 për qind të popullatës botërore.
... në mesatare, dhe gati gjithkund, për çdo të papunë të rritur, dy të rinj e gjejnë
vetveten të papunë.
... rreth 70 milionë të rinj janë të papunë në të gjithë botën, sipas llogaritjeve të ONP.
... në vendet e ndryshme si Kolumbia, Egjipit, Ialia dhe Xhamajka, më shumë se një e
treta e të rinjve janë të renditur si të “papunë” – duke e deklaruar vetveten të
papunë, duke kërkuar punë dhe/ose duke qenë të gatshëm për punë.


Çdo gjë e ngjashme me papunësinë afatgjatë shkakton shqetësim social dhe pasojat e të
qenit i papunë në rini mund të jenë shumë serioze. Papunësia në rini shumë herë mund të
shoqërohet me probleme të rënda sociale si dhuna, krimi, vetëvrasja dhe përdorimi i
narkotikëve dhe alkoolit, duke përjetuar kështu një rreth të mbrapshtë. Politikat efektive
të rinisë dhe programet duhet që të shqyrtohen hollësisht, për të marrë parasysh aftësitë
tona specifike, nevojat dhe dallimet.
Comments