E Drejta e Detyrimeve





E DREJTA E DETYRIMEVE 



E drejta e detyrimeve eshte baza e kodit civil te Frances dhe vendeve te tjera europiane, perfshire edhe vendin tone. 



Ajo perfshin tw drejtat e subjekteve te quajtur kreditore, te cilet kerkojne nga disa persona te percaktuar qarte te quajtur debitore, kryerjen e disa veprimeve me karakter pasuror. 



Interpartes- cilesia e se drejtes obligatore qw te veproje vetem midis personave ose paleve te percatuara theksohet si veprim interpartes. 



1. KONTRATAT SI BURIM I DETYRIMIT 




Pavlefshmeria 
Klasifikimi 
Llojet sipas formes 



2. ELEMENTET ESENCIALE TE KONTRATES 


Te lidhej mes subjekteve me zotesi juridike dhe zotesi te plote per te vepruar, si dhe duhet te ishin sui iuris (cives romani) 



– Personat ne dobi ose ne dem te te cileve krijoheshin detyrimet quheshin subjekte te detyrimit, qe ndaheshin ne pasive dhe aktive. Subjekte aktive ishin personat ne dobi te te cileve vendoseshin detyrimet, ndersa subjektet pasive ishin personat mbi te cilet bininapo rendonin detyrimet. 

– Zotesine per te qene kreditore e kishin edhe personat e mitur sui iuris, si dhe qytetare te tjere qe nuk kishin zotesi te plote veprimi. Ndersa per te qene debitore, personat qe ishin pa zotesi veprimi, rregullohej permes tutorise dhe kujdestarise. 




Te shprehej marreveshja e subjekteve te kontrates; perputhja e vullnetit te subjektit te kontratave quhej convention ose consensus. Ishte e domosdoshme per lidhjen e kontrates. Kur lidhej kontrata njera nga palet patjeter qe duhet te merrte iniciative per nje veprim te tille-kjo pale quhej ofrues. Miratimi shprehej permes shenjave te ndryshme trupore ose me heshtje. 


Te ekzistoje objekti i pershtatshem per veprim te detyrueshem 


Te permbushje forma e caktuar juridike per shprehjen e pelqimit te subjekteve 




CEDIMI AKTIV DHE CEDIMI PASIVE 



Cedimi apo kalimi i obligatave (detyrimeve)- e drejta romake njihte edhe institutet e nderrimit te subjekteve ne marredheniet e detyrimeve duke realizuar ne kete menyre transmetimin e detyrimeve. 

Cedim aktiv- ishte ne rastin kur kemi nderrim te kreditoreve te detyrimeve. Kreditori i deriatehershem, ceduesi, i transmetonte aktivinkreditorit te ri, censionarit, duke e detyruar debitorin te shlyente detyrimet ne favor te kreditorit te ri. Ceduesi duhet te garantonte se aktivi ishte i vertete por jo i detyruar te garantonte se ishte i realizueshem. 



Cedim pasiv- ishte kontrate midis debitorit te vjeter dhe nje personi te ri qe kisht pranuar ti detyrohej kreditorit dhe te ishte ne vend te debitorit te meparshem. 



Stipulimi- forma juridike, kjo marrveshje quhej stipulatio 



Marredheniet bashke-detyrimore: 


E drejta romake njihte detyrimet solidare dhe marredheniet e ndara bashkedetyrimore. 
Detyrimet solidare ishin kur ne anen e kreditorit ose debitorit kishte shume persona te cilet dhe cdonjeri nga kreditoret kishte te drejte ta nxirrte aktivin dhe cdonjeri nga debitoret kishte detyrim te paguante borxhin. 
Veprimi obligator- ne baze te cdo detyrimi qendronte e drejta e kreditorit qe me kerkesen e tij te kerkoj qe debitori te bej dicka, qe konsiston ne ate qe debitori mund te jepte dicka (dare), te bente ose jo dicka (facere) ose te duronte( seshte shume e qarte por lidhet me ate qe mos pengoje kreditorin te bej dicka ose te duroje dicka) (praestare). 



3. MARREVESHJA OSE KONSENSUSI 


Reservatio mentalis- egzisto kur palet kishin deklaruar se deshrionin dicka, por qe ne te vertete nuk e deshironin dhe nje gje te tille ua mbanin te fshehur bashkekontraktuesve. 


Simulatio- ishin kur ishin marr vesh palet per te deklaruar dicka qe ne te vertete nuk e donin duke pasur si objektiv arritjen e nje qellimi juridik. Simulimi ishte tipik per rastet kur dy personat nuk donin te lidhnin kontrate por tek te tjeret donin te dukeshin sikur kishin nje kontrate te rregullte. 


Gabimi, lajthitja (error), ne permbajtje, objekt dhe subjekt- ishte pasqyrimi i nje gabimi ne kontrate i ndonje fakti te rendesishem. Kwtu behet fjale per nje vullnet te gabuar qe sillte pavleshmerine e veprimit juridik. Kontrata mund te anullohej. 


Mashtrimi, dolus- ishte veprim i qellimshem tek njera pale per te krijuar tek pala tjeter nje perfytyrim te rreme me synimin per te lidhur kontraten ne dem te saj. Ne kete rast duke qene se nuk ishte me mirebesim atehere personat e mashtruar ishin gjithnje te mbrojtur. 


Forca dhe frika- (malus) kishte te bente me dhunen fizike qe behej per te detyruar palen tjeter te lidhte kontraten. Dhuna konsiderohej publike kur behej nga disa persona ose nga nje grup i armatosur, ndersa ne raste te tjera konsiderohej si dhune private. 




4. ELEMENTET JO ESENCIAL 


Kushtet 


Afatet 


Urdheresat 




KUSHTET- ishin ngjarjet e pasigurta te se ardhmes nga ndodhja ose mosndodhja e te cilave varej fillimi ose nderprerja e kontratave. 



KUSHTE TE DREJTA- ishin ato kushte qe ne fillimin ose nderprerjen e kontrates e lidhnin me lindjen ose jot e nje fakti qe ishte i pasigurte. 



Kemi disa lloje kushtesh te drejta: 


Kushtet positive- ishin ao qe fillimin ose nderprerjen e nje veprimi juridik e lidhnin me ndodhjen e nje ngjarje te pasgurte ne te ardhmen. Ndersa negative ato kushte qe veprimin juridik e kushtezonin me mosndodhjen e e nje ngjarje te pasigurte ne te ardhmen. 


Kushtet e rastit- ndodhja apo mosndodhja e ngjarjes se pasigurte ne te ardhmen e lidhnin me veprimet e njerezve ose te natyres. 


Kushtet potestativae- ndodhja apo mosndodhja e ngjarjes se pasigurte ne te ardhmen e lidhnin me vullnetin e personit te autorizuar. 


Kushtet e perziera- ndodhja apo mosndodhja e ngjarjes se pasigurte ne te ardhmen e lidhnin me vullnetin e te autorizuarit dhe me veprimin e fuqive natyrore. 


Kushtet suspensivae ose shtytese- ishin ato qe ne fillimin e veprimit juridik e shtynin deri ne shfaqjen ose jot e nje ngjarjeje te pasigurt ne te ardhmen, ndersa kushtet resolutivae ose shkeputese ishin ato qe nderprerjen e veprimeve juridike e kushtezonin me shfaqjen ose jot e ngjarjes se pasigurt ne te ardhmen. 



5.KUSHTET (TE PADREJTA) - ishin ao qe fillimin ose nderprerjen e veprimeve juridike e lidhnin me ngjarje te pacaktuara, te pamundshme apo te palejuara moralisht ose juridikisht ose me ngjarje te sigurta e te parashikuara juridikisht. 



Kishte disa lloje kushtesh jot e drejta: 


Kushte te pacaktuara-veprimin juridik e lidh me shfaqjen ose jo e ngjarjeve fare te pacaktuar. 


Kushte te pamundshme- veprimin juridik e lidh me shfaqjen ose jo e ngjarjeve te pamundeshme. 


Kushte qe lidheshin me veprime te paligjshme- veprimin juridik e lidh me shfaqjen ose jo e ngjarjeve antiligjore. 


Kushte te sigurta- veprimin juridik e lidh me shfaqjen e ngjarjeve te sigurta. 


Kushte te parashikuara- ato qe konsideroheshin si elemente te kontrates te caktuar. 



6. PAVLEFSHMERIA 


Joekzistuese 



–Nuk respektonin formen 

Ø Pasoja: nuk prodhonin pasoja juridike 

Ø Palet ktheheshin ne gjendjen e meparshme 


Absolutisht nul 



- Subjekti (person i paafte fizikisht ose menderisht, moralisht) 

- Objekti (send i jo i lejueshem per qarkullim juridik-civil) 

- Permbajtja (kushte antiligjore, veprim antiligjor) 

Ø Gjykoheshin nga gjykata kryesisht 

Ø Nuk prodhonte efekte juridike 



Realtivisht nul 



- Kontradiktoritet i vullnetit (lajthitja, mashtrim, frike,) 

- Subjekti (i mitur) 

- Sillnin pasoja nese nuk kundershtohej nga te interesuarit 

- Gjykata i shpallte te pavlefshme me vendim gjyqesor. 




7. KLASIFIKIMI I KONTRATAVE 



Karakteristika e perbashket: kontratat perbenin veprime juridike te dyanshme (sepse duhej te perputhej vullneti I te dy paleve qe te kishim kontrate) 


Sipas te drejtave dhe detyrimeve per palet (permbajtjes) 



- Te njeanshme-kur njera pale eshte kreditor dhe pala tjeter vetem debitor. 

- Te dyanshme jo te barabarta- ishin ato qe krijonin fillimisht vetem nje detyrim dhe nje te drejte, por qe me kalimin e kohes shfaqej edhe nje e drejte apo detyrim tjeter qe nuk kishin lidhje me te parat. 

- Te dyanshme te barabarta- eshte rasti kur te dyja palet ishin kreditore dhe debitore te njera-tjeteres. 


Sipas subjektit ne dobi te te cilit ishte lidhur kontrata 



- Lukrative- kontrata e dobi te njeres pale e cila nuk kishte asnje detyrim ndaj pales tjeter. 

- Aneroze- ishte kontrata ku pala ne dobi te se ciles lidhej kontrata detyrohej ta shpaguante dobine. 


Sipas qenies evident te qellimit te kontrates: 



- Abstrakte 

- Kauzale 


Sipas menyrave te mbrojtjes: 



- Stricti iuris - keto mbroheshin me padi te vecante qe nuk e autorizonin gjyqetarin te kujdesej per parimet e mirebesimit. 

- Bonafidei – ku gjyqetari interesohej per ate teresi rrethanash qe i paraprin lidhjes se kontrates. 





Sipas formes 

- Formale, 

- Reale 

- Verbale 

- Konsensyale 

- Literale 




8. KONTRATAT FORMALE 



1. Mancipatio- ishte kontrate qe sherbente per shkembime ekuivalentesh. Ishte kontrate e dyaneshme e barabarte. 

2. Nexum – ishte nje lloj kontrate formale, ku mbi bazen e saj kreditoret hiqnin dore per nje fare kohe nga pronesia mbi sendet e tyre duke i besuar fjales se dhene nga debitori se pas nje afati te caktuar kohe do ti ktheje te njejtin send ose nje tjeter. Ishte kontrate e njeaneshme sepse krijonte te drejta vetem per kreditoret dhe detyrime vetem per debitoret. 

3. Fiducia- ishte kontrate formale qe sherbente vetem per sigurimin e kreditoreve ose per dorezimin e sendit te vet dikujt tjeter per ta ruajtur. 



Vetem te mbahen mend se ne te drejten e lashte forma e realizimit te kontrates ishte shume e rendesishme 



9. KONTRATAT REALE


Karakteristikat e pergjithshme: 

–Lindnin me dorezimin e nje sendi qe krijonte detyrimin per kthimin e tij. 


Mutuum (huaja) 
Fiducia (garancia) 
Depositum (depozita) 
Comodatum (huaperdorja) 
Pegno (pengu) 



KONTRATAT VERBALE 



Stipulimi- ishte kontrata me e rendesishme verbale. Ajo krijohej nga pyetja solemne dhe pergjigje gjithashtu solemne. Ajo ishte nje kontrate e njeameshme dhe abstrakte pasi detyrimi i debitorit krijohej pa marr parasysh shkakun juridik dhe e pergjithshme pasi ne te mund te kontraktohej cdo veprim obligator. 



Karakteristikat: 

1- Stipulimi ishte akt unik juridik, qe perfshinte pyetjen dhe pergjigjen solemne. Nuk ishte stipulim nese palet nuk shqiptonin fjalet dhe nuk kishte unitet mes tyre. 

2- Perdorej ne te gjitha rastet qe kishte detyrime te njeaneshme dhe ne disa raste te detyrimeve te dyaneshme. 

11. KONTRATAT REALE. HUAJA (MUUTUM) 



1. Karakteristikat. 



–Me e lashta, me e perdorshmja, me e rendesishmja. 

–E njeanshme. 

–Dorezimi i sendit 

–Sendi i zevendesueshem, kalonte ne pronesi te debitorit. 

–Kthehej sasia e njejte e sendeve te zevendesueshme. 



2. Kushtet. 



–Akti i dorezimit- dorezimi mund te behej ne cdo menyre. Kjo kontrate konkludohej permes transferimit te pronesise se nje shume te hollash ose sende te zevendesueshme nga njeri subject (huadhenesi) tek nje subject tjeter (huamarresi). 

–Objekt huaje- mund te ishin vetem sendet e zevendesushme. Debitori, huamarresi detyrihej te kthente jot e njejtin send por te njejten sasi te sendeve te njellojshme. 

–Kontrata mund te ishte me ose pa afat. 



3. Mbrojtja. 

Padi te ashpra qe mund te sillnin edhe skllaverine debitore. 



12. KONTRATAT REALE. HUAPERDORJA (COMODATUM) 


Karakteristikat. 

Reale, e dyanshme jo e barabarte, send i pazevendesueshem, dorezim ne perdorim, pa pagese, kthimi i pademtuar i sendit. 
Kushtet. 

Akti i dorezimit, sendi i pazevendesueshem, mbajtja dhe perdorimi i sendit sipas destinacionit dhe marreveshjes, kthimi perseri i sendit. Me ose pa afat. Pergjegjesia ne rastet e forces madhore, kur kjo mund te evitohej dhe mund te parashikohej. 
Mund te ishte edhe e dyanshme e barabarte kur maresi i sendit kishte pesuar nje dem nga cilesite e sendit jo te pershtatshme, ose kur kishte bere shpenzime per rregullimin e tij. 





13. KONTRATAT REALE, DEPOZITA 


Karakteristikat 



– E dyanshme jo e barabarte, dorezimi i sendit te pazevendesueshem (origjina). Ne ruajtje,jo ne perdorim, pa pagese, detyrimi per ta kthyer sendin te pademtuar ne afat ose me kerkesen e depozituesit. 

–Pergjegjesia e depozitmarresit lidhej vetem me demtime me faj te tij. 

–Depozitemarresi mund te kerkonte cdo shperblim per demet qe I ishin shkaktuar nga mbajtja e sendit, ose kur kishte bere shpenzime per mbajtjen e tij. 


Rastet e depozites se jashtezakonshme: 



- Depozita gjyqesore 

- Ne rrethana te jashtezakonshme 

- Jo e rendomte. 



14. KONTRATA REALE. PENGU 



1.Kontrate aksesore, reale, e dyanshme jo e barabarte, sendi I pazevendesueshem, posedimi I kalonte kreditorit 

–E drejta reale e kreditorit per te poseduar objektin e pengut. 

–E drejta obligatore e debitorit per te kerkuar kthimin e sendit nese paguante ne kohe detyrimin primar si dhe ruajtjen e tij. 



15. KONTRATA LITERALE 



1. Shume e vone, vullnetet perputheshin ne nje forme te shkruar ne nje dokument te caktuar. 

2. Nisi si nje veprimtari e paterfamiljasit dhe mendej shtrihet edhe ne persona te tjere 

3. Nomina transcripta- eshte kontrata me e lashte literale qe lindi me ane te rregjistrimit qe paterfamigliasi bente ne librat monetare. 

4. Chirographe- ishin kontrata literale qe krijohesin me perpilimin dhe nenshkrimin e defteses se ngarkimit nga ana e debitoreve dhe me dorezimin e kesaj deftese ngarkimi kreditorit. 

5. Singraphe- ishin kontrata literale qe lindnin me ane te deftese-ngarkimit te perpiluar nga nteret publike, me pranine e deshmitareve qe neshkruanin dokumentin. 




17. KONTRATAT KONSENSUALE 



1. Vecorite e tyre 

- Lidheshin me pelqimin e paleve 

- Detyrimi krijohej ne momentin e lidhjes se marreveshjes pavaresisht nga menyra e realizimit te saj. 



2. Llojet 



–Shitblerja (emptio venditio) 

–Qiraja 

–Prokura dhe 

–Shoqeria 



18. EMPTIO VENDITIO- SHITBLERJA 


Konsensuale dhe lidhej me pelqimin e thjeshte te paleve, pra as me dorezimin e sendit as me dhenien e cmimit, apo te nje kapari. Kontrate e dyanshme (pse)? 
Origjina e saj si kontrate kembimi. E ka origjinen tek nderrimi, kembimi i sendeve. 
Lindja e monedhes si nje material qe u vleresua publikisht dhe i perhershem e qe lehtesonte kembimi. I dallueshem nga nje vule publike (lindi qarte sallimi mall cmim). 
Karakteristikat e Shitblerjes:detyrueshmeria (sepse lindin detyrime vetem midis paleve me konsensus dhe nuk ka rendesi ndonje forme tjeter, literale) dhe dyanshmeria e reciprociteti (dy veprime reciproke shitja dhe blerja qe shoqeroheshin edhe me du padi te ndrushme dhe te lidhura actio emptio actio venditio) 



19. KONSENSUSI, SENDI, CMIMI (ELEMENTET E SHB) 


Konsensusi: karaktristik e ius gentiumit, lidhet edhe midis atyre qe mungojne (leter perfaqesues) 
Gaius: ne castin e marreveshjes. Pra cdo forme e konsensusit eshte e vlefshme. Kujdes rastet e divergjencave ne vullnet te cilat shkaktojne ne fakt mungese konsensusi. (mungese konsensusi ne objektin e shb, ne cmimin, ne cilesite esenciale te pazhdemtueshme dhe prej te dy paleve, shih paulus dhe Marcellus) 



20. KONSENSUSI, SENDI, CMIMI (ELEMENTET E SHB) 



1. Sendi: i trupezuar jo i trupezuar te drejtat dhe sendet e se ardhmes. 



- Sendet qe do te prodhoheshin ne te ardhmen 

- Sendet qe shpresohen se do te realizohen 

- Sendet e te tjereve por jo kur keto jane te bleresit 



2. Cmimi: Cmimi eshte shuma e caktuar e te hollave qe bleresi duhej ti jepte shitesit.para te numerueshme (jo mall), i qarte (jo evaziv, jo me hamendje) i vertete, i sakte. Zakonisht palet ja lene kete nje te treti. 

- Nuk ka shitje nese nuk ka cmim. Ne kete rast flasim per dhurim. 

- Mundet te mos kete perpjestim te drejte midis cmimit dhe vleres se sendit (pomponius flet per mashtrimin reciprok lidhur me cmimin) 

- Nese cmimi i sendit te paluajtshem eshte me pak se gjysma, dhe bleresi nuk paranon te paguaje mbetjen, shitja anullohet. 





21. KONSENSUSI, SENDI, CMIMI (ELEMENTET E SHB) 



1. Mos ngaterroni si duhej te ishte cmimi (I qarte, I vertete, I sigurte, i sakte) me llojet e cmimeve 

2. Cmimi i prere, nga vet emertimi palet e kishin te qrte shumen qe do te jepte bleresi e kishin ndare, ose nese jo e kishin te qarte sa do te ishte (shitjet e perseritura) 

3. Cmimi i vertete, cmimi ishte ai qe ishte kontraktuar per mallin e marre me pare 

4. Cmimi i drejte, ekuivalent me koston e mallit , cmimi I prodhimit. 




22. PADITE E SHITBLERJES 



1. Padi me mirebesim: actio emptio actio venditio 

2. Actio emptio: padites bleresi, pretendon marrjen e sendit objekt shb, pronesine ose posedimin e sendit (kjo varet nga cilesite qe I transmeton shitesi). Bleresi kerkon qe te mbrohet prej shitesit nga pretendimet e te tjreve dhe nese sendi nuk I eshte dorezuar te marre edhe frutet e te mirat e prodhuar gjate mungeses se posedimit. 

3. Actio venditi:cmimi dhe interesat e tij qe nga moment I posedimit te sendit 



23. DETYRIMET E PALEVE NE SHIT-BLERJE 



–Burojne nga mirebesimi, jane te pavarura, por te pandara, ekziston barazia midis paleve per shkak te mirebesimit 



1. Bleresi: 

–Cmimin, ne kohen vendin e caktuar sipas marreveshjes 

–Te marre persiper rriskun e shkaterrimit te rastesishem te sendit qe nga casti I posedimit 

–Nuk merre persiper riskun e shkaterrimit te sendit ne gjini apo kur ky konfiskohej a shkaterrohej per faj te shitesit 

–Te merrte sendin e derguarne vendin dhe kohen e caktuar 



2. Shitesi: 



– Dorezimi i sendit per rrjedhoi edhe te posedimit ne vendin kohen e caktuar, sipas sasise cilesise se marreveshjes, te gjitha frutet qe nga lidhja e kontrates, ta siguronte per posedimin e qete. 

– Mundet qe sh dhe b te vepronin ne te njejten kohe. Mos pagimi i cmimit nuk e bente bleresin pronar 



3. Garancite per te metat natyrale dhe juridike te sendit ishte detyre e shitesit gjithashtu… 



4. Rreziku i humbjes se sendit 



1. Ne ngarkim te bleresit: 

– Qe nga momenti i posedimit te sendit prej ketij. 

– Humbja per shkak te forces madhore, e humbet sendin bleresi dhe paguan cmimin(ketu pati shume ndryshime mbi pergjegjesine mikste). 

– Rastet e shitjes se perkryer (shitja pa kushte) e cliron bleresin nga pergjegjesia 

– Eviksioni 

2. E meta juridike e sendit krijon nkje rrezik tjeter per bleresin , eviksionin apo rrezikun nga pronari I veretet I sendit. Shitesi nuk ka qene pronar i sendit. 

- Pronari i vertete mbrohet me padine e rivendikimit 

- Mareveshjet ne rast eviksioni jane: 
Mbi posedimin e qete. E garantonete duke e shperblyer per te gjitha demet e shkaktuara nga posedimi jopaqesor 
Mbi dyfishin e cmimit (stipulatio duplae)ne sendet e paluajtshme a me vlere te madhe 
Bleresi eshte i detyruar qe ta informoje shitesine per cdo rrezik juridik mbi sendin 



24. TE METAT NATYRORE TE SENDIT 



1. Jane te meta te fshehta 

2. Zakonisht shitesi garanton per cilesine e sednit 

3. Ato te meta qe I kishte fshehur duhej te pergjigjej shitesi (sklleverit kafshet) 

4. Padite per mbrojtjene bleresit 



– Actio redhibitoria (kthim ne gjendjen e meparshme) 

– Actio aestimatoria (e zvogelimit te cmimit 



25. KUSHTET E TE METES: 

1. E RENDE, e zvogelonte vleren e gjese se shitur 

2. Jo I dukshem 

3. E meta te kish lindur para shjitjes 





26. PAKTET E KONTRATES SE Shit-Blerjes



1. Klauzola commissoria 



– Ne dobi te shitesit, nuk konsiderohej e lidhur kontrata pa paguar cmimin ne kohen e caktuar. Zgjidhja e kontrates eshte e drejte e shitesit 



2. Pakti i provimit te sendit 



–Ne dobi te bleresit, per te provuar per nje kohe te caktuar. Rreziku I humbjes ne ngarkim te belresit 

–Ose bleresi e merrte mallin paraprakisht dhe nese nuk I plotesonte kerkesat e tij e kthente menjehere 



3. Pakti i percaktimit ne kufij kohore 



–Ne dobi te shitesit. Ne se shitesit I shfaqej nje oferte me e mire ta kthente mallin bleresi ose te paguante diferencen e ofertes se re 



4. Pakti i riblerjes se sendit 



Ne dobi te shitesit. Kur malli blihej per tu rishitur 



27. KAPARI 




28. KONTRATA E QIRASE(LOCATIO/CONDUTIO) 



- Kontrate konsensuale e dyanshme e barabarte (dy detyrime reciproke). Shume komplekse, dhe ka disa lloje. Palet qeradhenesi(I cili vendos nje pune ose send ne dispozicion) dhe qeramarresi (I cili paguan nje cmim apo qera). 

- Mbrohej me padi te vecanta 

- Karakteristikat:konsensuale (e ius gentiumit, konsensusi mbi qerane e sendit te dhene apo te marre me qera), e shumellojshme. Mbi sendin mbi vepren mbi fuqine punetore. Cili eshte qiradhenes ne cdo situate? 

- Zakonisht ishte kontrate me afat, ose e perkohshme 



29. KONTRATA E QIRASE MBI SENDIN. LOCATIO CONDUCTIO REI 



–Me e lashta, sendi i luajtshem ose i paluajtshem, sendi i pakonsumueshem. Qeraja duhej te ishte e percaktuar qarte, dhe mund te jepej ne natyre dhe ne te holla. 

–Sendi duhej te perdorej sipas destinaionit ekonomik dhe te mos demtohej.send I pazevendesueshem i pakonsumueshem dhe I percakt individualisht. 

–Qeramarres ishte perdoruesi i sendit dhe paguesi i qerase, qiradhenes ishte dhenesi i sendit dhe marresi i qirase 



30. ACTIO LOCATIO ACTIO CONDUCTI 


31. KONTRATA E QIRASE MBI VEPREN. LOCATIO CONDUCTI OPERIS 



–Konsistonte ne nje sherbim, ne nje punim apo vepre qe kerkohej nga qeradhenesi, dhe per kete ai i dorezon nje send dhe I paguan nje shperblim qe ky te dorezoje vepren te perfunduar. (porositesi dhe ushtruesi I vepres) 

–Vepra, operis ishte vete puna qe duhej bere (te punohej toka ose te ndertohej shtepia) 

–Qeraja mund te ishte ne natyre ose te holla, dhe I jepej ne kete rast ushtruesit. Ajo duhej te ishte e qarte dhe e vertete. 



32. KONTRATA E QIRASE MBI VEPREN. LOCATIO CONDUCTI OPERIS 



- Ishte kontrate me afat. Puna duhej bere ne nje afat te caktuar, ose ne nje afat te arsyeshem. 

- Qeradhenesi duhet te siguroje gjithe materialin e nevojshem, ose nje pjese te tij sepse nese sigurohet nga qeradhenensi ate here kemi te bejme nje nje shitblerje. Materiali te ishte cilesor 

- Gaius lidhur me unazat, dy variantet. 

- Sabinus lidhur me ndryshimet qera shitblerje 

- Variant I kesaj kontrate ishte parashikuar nga lex Rhodia de jucta (ligji I rodit per avarite). Ishte fjala per demin e shkaktuar nga avarite ne det. Malli qe hidhej ne det per te shpetuar anijen nuk ishte vetem ne pergjegjesine e pronareve apo te kapitenit te anijes por edhe te pronareve te tjere te cileve nuk u ishte shkaktuar dem. 





33. KONTRATA E QIRASE MBI FUQINE PUNETORE. LOCATIO CONDUCTI OPERARUM 



–Konsensuale e dyanshme e barabarte, midis punetorit dhe punedhenesit. Jo shume e perhapur per shkak te punes se sklleverve (locatio conductio rei). Jo gjithnje ka qene konsensuale, por permes mancipimit (personat in mancipio) 

–Objekti sihte fuqia punetore. Qqiraja quhej meditje. Vetem me afat. 

–Mrojtja e te drejtave te punetorit permes actio lacati, te punedhenesit permes actio conducti 




34. SHUARJA E KONTRATES SE QIRASE 



–Me afat 

–Pa afat 

–Para skadimit te afatit 



Te drejtat de detyrimet e paleve ne kontraten e qirase: 



– Te qiradhenensit 

– Te qiramarresit 



35. KONTRATA E SHOQERISE OSE BASHKESISE (SOCIETAS) 



1. Konsensuale, midis shume personave per te bashkuar pasurite per ti zoteruar ato bashkarisht dhe per te ndare humbjet dhe fitimet 

Karakteristikat: 

1. Rendesia e vazhdueshmerise se konsensusit 

2. Bashkimi i te mirave ose sherbimeve 

3. Marrja pjese ne fitim dhe ne humbje (variantet) 

4. Ruajtja e qellimit te perbashket 

5. Administrimi i shoqerise vetem prej njerit nga ortaket 



36. KONTRATA E SHOQERISE. LLOJET 



1. Consortium familiae. Ercto non cito, ortakeria midis vellezerve 

2. Shoqeri te caktuar enkas per nje veprimtari te caktuar te te njejtit lloj por te ligjshme dhe te ndershme (pomponius lidhur me shoqerite kriminale) 

3. Shoqerite afariste (bashkonin nje pjese te pasurise se tyre dhe ndanin humbjet dhe fitimin) 




37. KONTRATA E SHOQERISE. DETYRIMET E ORTAKEVE 



- Reciprocitet ne permbajtje dhe ne formen e detyrimeve (ska debitore dhe kreditore midis ortakeve , ka solidaritet, ka mirebesim) 

- Pjesemarja ne humbje dhe ne fitime sipas kuotes se marreveshjes. Pergjegjesia ne demet e shkaktuara 

- Pjesemarrja ne administrimin e shoqerise 

- Actio pro socio 

- Me ose pa afat 

- Kontrata shuhej per shkak te 

1. Personave (me vdekjen ose vullnetin e tyre) 

2. Sendeve (kane humbur ose hequr nga qarkullimi civil) 

3. Padive (eshte ndryhuar shkaku I shoqerise ) 



38. MANDATI OSE PROKURA 


Mandatum mandare, manum dare, konsensuale, e dyanshme jo e barabarte, pa shperblim. 

Analizo elementet 

Origjina e prokures 

Llojet e saj . Mandatum generale dhe mandatum unius rei, mandatum qualificatum (per te holla hua nje te treti) 

Padite (actio mandati) 

Shuarja e procures 



–Para fillimit te punes juridike 

–Pas fillimit te punes juridike 

–Per shkak te vdekjes 

–Kalimi i afatit 




Te drejtat dhe detyrimet e paleve 

–Te kryhet nje veprim juridik 

–Te percillen te gjithe dobite e vep. Juridik tek prok.dhenensi 

–Shkaktimi i demit 



39. DELIKTET 

Kuptimi i tyre 

Llojet e delikteve 

Deliktet si burimi obligatave 

Elementet e delikteve private: 

- Veprimi (por jo mosveprimi), me kalimin e kohes pesoi ndryshime 

- Pasoja:cenim I vlerave morale ose materiale 

- Lidhja shkak pasoje 

- Veprimi te ishte antiligjor 

- Ana subjektive, fajesia ose pergjegjesia 

- Te kishte ndeshkim civil jo penal 



40. KARAKTERISTIKAT E DETYRIMEVE DELIKTORE 

- Te patrashegueshme 

- Pergjegjesia kumulative per deliktet e perbashketa 

- Noxales (si pergjegjesia e paterfamiljasit per deliktet e personave nen pushtet) 

- Parashkrimi I tyre 

- Shuheshin ipso iure (me ane te marreveshjes per faljen e demit te shkaktuar) 



41. LLOJET E DELIKTEVE. INIURIAE. DEMTIMI OSE OFENDIMI 



1. Cenimi I vlerave materiale dhe morale per te cilat nuk kishte ndeshkim penal. 

2. Evoluimi nga talioni ne shperblimin e demit 

3. Padia acio iniuriarum 

4. Rendesia e subjektit te vecante (nje magistrat, nje bir I familjes 

5. Kufijte e kapercimit te iniuriae, vleresimi I gjykates 



42. FURTUM 



1. Cenim i pasurise se tjetrit, vjedhja me qellim perfitimi material 

2. Denohej me shumefishin e vleres se vjedhur. 

3. Shtrihej mbi sendet ne pronesi dhe ne posedim 

4. Ndeshkimi ishte I ndryshem ne periudha te nderyshme, skllaveria debitore, rrahja, gjoba. Flagranca dhe vjedhja gjate nates mund te justifikonte vrasjen e hajdutit. 

5. Njihej edhe marreveshja midis paleve ne konflikt 

6. Padia eshte percmuese dhe e trashegueshme tek trashegimtaret e viktimes por jo te vjedhesit 

7. Padia ishte publike 

8. Pronari mund te ngreje edhe nje padi rivendikimi 

9. Qe te kishim vjedhje duhej: 



–Zhvendosja e sendit 

–Qellimin e pervetesimit 



10. Procedimi i marrjes apo gjetjes se proves 9sendit te vjedhur) ishte I ndryshem ne periudha te ndryshme. 



–E gjetur 

–E transferuar 



43. DELIKTE TE TJERA 

1. Dolus, mashtrimi 

2. Malus dhuna 

3. Fshehja e sendeve ne ruajtje, 

4. Dhenia e te hollave me fajde 

5. Shitja e sendeve te huaja 



44. DETYRIMET JASHTEKONTRAKTORE
QUASICONTRACTUS 


Kuptimi: detyrime qe lindin pa ekzistencen e nje marreveshje ndermjet paleve, pra nuk ka perputhje te vullnetit ndermjet paleve. Por nuk jane veprime deliktore 
Ekziston supozimi i perputhjes se vullneteve. Paleve ose pales I duket sikur jane marre vesh per nje gje te tille. 
Llojet kryesore: negotiorium gestio=gjerimi I puneve; indebiti solutio ose pagimi pa shkak, etj 



45. DETYRIMET JASHTEKONTRAKTORE
QUASICONTRACTUS 


Gjerimi i puneve eshte mungesa e kompetences ose e autorizimit a perfaqesimit per te realizuar nje pune te caktuar 
Puna kryej me iniciative te te paautorizuarit 
Puna ishte e dobishme per ate ne emer te te cilit ishte bere 
Puna ishte bere pa marreveshje paraprake 
Funeraria ishte nje lloj I vecante negotiorum gestio. 



46. GJERIMI I PUNEVE 

Elementet e negotiorum gestio 
Puna qe behej te mos ishte pune qe I perkiste te paautorizuarit, por nje personi te trete. Nuk ka neg gest nese kryen punen tende apo kryen pune qe te sjellin ty dobi. 
Te mungonte mandati I shprehur apo me heshtje per delegimin e punes te paautorizuarit. Kujdes: nese pronari e dinte aktivitetin e gjeruesit por nuk I kundervihej, mandati ishte I heshtur 
Puna te sillte dobi dhe jo dem. Puna e kryer duhej te kishte karakter material (riparime, punim toke, etj) 
Lindte e drejta e rimbursimit te shpenzimeve 



47. NEGOTIORUM GESTIO 



Te drejtat dhe detyrimet e paleve 
Detyrime te dyanshme jo te barabarta 
I paautorizuari duhej te kryente mire punen 
Ti dorezonte dominus negotio te gjitha dobite 
Dominus negotio te pranonte dorezimin e te gjitha dobive 
Actio negotiorum gestio ishte pai ne dobi te dominus 
Actio negotiorum gestio contraria, ishte ne dobi te gjeruesit 





48. CONDICTIONES SINE CAUSA 


Begatimi apo pasurimi pa shkak 
Mungon baza juridike per pasurimin e nje te treti 
Ekzistonte e drejta e padise ndaj personave qe mbanin sendet pa argument juridik (I kishin marre sendet prej te tjereve dhe silleshin si pronare) 
Dhenesi nuk ishte I detyruar te jepte sendin (por atij I dukej se ishte I detyruar) 
Eshte detyre e marresit qe te mos e pranoje dhenien pa shkak. 



49. CONDICTIONES SINE CAUSA 



Llojet e begatimit pa shkak: 
Solutio indebiti. Pagimi i nje borxhi qe nuk ekzistonte. Paguesi dhe pranuesi duhej te ishin ne padijeni. Nee paguesi e dinte qe nuk kishte borxh atehere kemi nje dhurim te vesuar (sepse pala pranuese kujton se po I jepet borxhi). Kushtet e solutio indebiti: 
Konsistonte ne dando dhenien e dickaje 
Konsistonte ne dhenien e dickaje pa shkak 
Dhenia e sendit apo pagimi I te hollave kishte shkaktuar shtim dhe pakesim te pasurive tek marresi dhe dhenesi 



50. CONDICTIONES SINE CAUSA 



Llojet e begatimit pa shkak 

1. Kryerja e puneve ne interes te dikujt me qellim qe ky I fundit te kryente nje pune tjeter ne dobi te te parit. Nga I dyti nuk ishte kryer puna apo prestimi. Lindte e drejta e rimbursimit te punes se bere nga I pari 

2. Pagimi I nje detyrimi te ndaluar juridikisht apo moralisht 

3. Dhenia e nje sendi me qellim te caktuar. Qellim I cili me vone pushonte. Kerkohej kthimi I sendit 

4. A ishte furtum nje lloj pasurimi pa shkak??? Qendrimi romanist dhe actual 



51. POLLICITATIO 

1. Premtimi i njeanshem dhe joformal I bere nga nje qytetar kundrejt civitas, me qellim realizimin e nje detyre publike, apo per dobishmerine publike. 

2. Kushtet: premtimi te behej nga ata qe do te merrnin apo kishin nje detyre publike (fushata elektorale); nuk kerkohej domosdoshmerisht paranimi nga cives 



52. VOTUM 

1. Premtimi I shenjte 

2. Premtuesi duhej te ishte shenjt 

3. Premtimi duhej te kishte lidhje me sferen religjoze 

4. Berja e nje bamiresie apo faljeje, etj 




53. TUTELA DHE DETYRIMI PER USHQIM 



1. Tutoria e vinte tutorin ne kushtet e gjeruesi te puneve te pupilit. Negotiorum gestio. Por nuk eshtee paster??? 

2. Detyrimi per ushqim 

- Reciprociteti I detyrimit per ushqim midis te paralindurve dhe te paslindurve 



54. QUASI DELICTA 



Karkateristikat dhe dallimet nga deliktet 

–Paligjshmeria (si deliktet) 

–Q.d ekzistonin edhe pa pasur pasoja por ekzistonte rreziku I pasojes 

–Q.d ekzistonin edhe pa fajesine e autorit 

–Q.d ekzistonin edhe kur nuk dihej kush e kish kryer vepren 





55. QUASI DELIKTET 



1. Llojet: gjykimi i gabuar nga ana e gjyqtarit qe nuk dihej se cili ishte dhe pse e kishte dhene ate vendim 

2. Pergjegjesia e pronareve te lokaleve apo anijeve per demet qe ju shkaktoheshin klienteve ne lokalet e tyre 

3. Pergjegjesia e banoreve te kateve te siperme per demet qe shkaktoheshin nga objektet qe binin nga banesat e tyre dhe demtonin kalimtaret 

4. Pergjegjesia e pater familjas per demet e alieni juris 




56. SIGURIMI I TE DREJTAVE 

– Garancite reale dhe materiale 

– Nje kujtese dhe perseritje mbi leksionet e marra 








Comments