ARTIKUJ‎ > ‎

Kodi i Hamurabit



Kopjoni kete link dhe ngjiteni ne brezin e adresave per te lexuar Kodin e Hamurabit te perkthyer ne gjuhen Angleze:

http://books.google.com/books?id=zp4cQ0jHsPUC&dq=The+Code+of+Hammurabi&printsec=frontcover&source=bn&hl=en&ei=S1jKS_3UFYanON2Y-fUF&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=11&ved=0CCUQ6AEwCg#v=onepage&q&f=false






Nje Shkrim nga: Av MUSA Xh DRAGUSHA



KODI I HAMURABIT

Nje monument i tradites juridike te njerezimit


I HYRJE

Monumentet dhe burimet e lashta juridike jane te rendesise se pakontestueshme te
lashtesise dhe tradites historike te institucioneve dhe kulturave juridike.Si te ketilla
ato flasin edhe per rrethanat shoqerore dhe faktoret e shumte te cilat kane
determinuar krijimin dhe kushtezuar zhvillimin e tyre.Ato jane te rendesise se ketille
edhe per vet faktin se ne vetvete ngerthejne te gjitha rrethanat dhe faktoret nga te
cilat jane kushtezuar,prandaj edhe japin elemente te mjaftueshme studimi mu per
keto rethana dhe faktore,qe duke qene te nje periudhe me te lashte historike jane
edhe per me teper te rendesishem.Mundesia e njohjes se tyre do te thote
njekohesisht edhe njohje te rrethanave shoqerore,ekonomike,politike dhe kulturore
te nje vendi e edhe ndoshta te vet nje epoke te tere ne pergjithesi.
I rendesise se ketille padyshim eshte edhe Kodi i Hamurabit,nje monument i vertete i
histories juridike dhe asaj shoqerore ne pergjithesi.I krijuar ne rrethanat e caktuara
shoqerore dhe i kushtezuar nga ato,ai eshte pasqyrim real i vet ketyre rrethanave.Me
zbulimin e tij eshte zbuluar nje histori e tere jo vetem e rrethanave te permendura por
edhe e kultures,religjionit,artit,filozofise,rregullimit shteteror dhe te drejtes.Nga ai
mund te studiohen mardhenjet juridike dhe shtererore. Dhe,perfundimisht ai,si i ketile
paraqet burim te rendesishem dhe te pakapercyeshem per studimin e nje epoke te
tere,nje epoke mjaft te rendesishme te historisen se njerzimit.Prej ketu edhe
interesimi yne per kete studim.

II.PASQYRA HISTORIKE

II/a.)Rrethanat e pergjithshme historike
Ne luginat e lumenjeve Nil,Tiger dhe Eufrat ,e me larg ne lindje edhe Ind ,Gang,
Hoang-ho dhe Jance Kjang per shkak te tokes pjellore nen kushtet e volitshme per
zhvillimin e blegtorise dhe te bujqesise shume shpejt ,me zhvillimin e zejtarise dhe te
tregetise u krijuan civilizimet e para e me kete edhe forma mjaft te zhvilluara te
organizimit shoqeror.Popujt e ketyre vendeve jetonin ne luginat e lumenjve:
egjiptianet jetnonin ne luginen e lumit Nil,sumeret dhe babilonasit jetonin ne luginat
e lumenjeve Tiger dhe Eufrat ose ne Mesopotani,indianet jetonin ne luginat e
lumenjeve Ind dhe Gang,ndersa kinezet ne luginat e lumjeve Hoang-ho dhe Jance
Kjang .
Ne lashtesi Mesopotamia shtrihej prane lumenjeve Tiger dhe Eufrat.Ky vend ishte
populluar nga sumeret,te cilet kishin ardhur nga viset malore te Iranit dhe nga India
e sotme. Populli ishte i ndare ne njerez te lire dhe skllever.Ne mesin e njerezve te
lire ishin fisniket ,tregtaret,njerezite e pasur qe ne pergjithesi quheshin
skllavopronar.Ne mesin e skllaverve benin pjese edhe te varferit qe per borxhet e
tyre binin ne skllaveri.Ne mijevjeqarin e XIX p.e.s. skllavopronaret qe kishin rritur
pronat u detyruan te organizonin edhe reparte ushtaresh per te mbrojtur pasurite e
tyre .Sa me shume qe shtohej numri i ushtareve,aq me shume forcohej autoriteti i
prijesit,e i cili u be mbret.
Duke qene se rruget e shumta tregtare kalonin neper Mesopotami ky vend
shpejt u be qender tregtare e kulturore.Ne shek XIX para Krishtit ne mes te lumenje-
ve Tiger dhe Eufrat u themelua qyteti Babilon,sipas te cilit e mori edhe emrin
mbreteria e Babilonise. Ne shek.XVII p.e.s. ne krye te shtetit erdhi mbreti i famshem
Hamurab,i cili bashkoi gjithe vendin ne nje mbreteri te vetme.Gjate kohes se
sundimit vendi perjetoi nje zhvillim te madh si ne bujqesi,begtori, ne zejtari , tregti
por edhe ne kulture, art dhe ne besim.Ne fillim te atij shekulli-diku rreth vitit 1694
p.e.s.,perandori Hamurab,sundimtar I Babilonise beri kodifikimin e ligjeve me te cilin
rregulloheshin normat shoqerore.
II/b.)Per historine e Kodit
Shtylla prej gurit te bazalitit e gjate 2.25 m ,me tekstin e Kodit te Hamurabit eshte
zbuluar nga nje ekip arkeologesh franceze ne vitin 1901/1902 ne gemadhat e qytetit
Suzi ne Jug-perendim te Iranit te sotem,kryeqytet i shtetit te dikurshem Elam . 1 Atje
nga Babilonia ne shek XII p.e.s.,e kishte bartur nje sundimtar i Elamit i cili kishte
pushtuar pjese te Babilonise se dikurshme.
Ne ate gure eshte e gdhendur edhe figura e Hamurabit,i cili paraqitet solemnisht
para hyjnise se Diellit-Shamashit duke marre prej tij Kodin.2 Shtylla ka qene e
vendosur ne sheshin e qytetit dhe,siq duket ka qene e vendosur ne disa qytete te
Babilonise.3
Kodi ishte shkruar ne gjuhen akade me alfabetin kuneiform.
Kodi i Hamurabit ka karakter te hapet klasor duke qene se sanksionon pabarazine
formale juridike.Per personat qe u perkasin klasave dhe shtresave te ndryshme
shoqerore per te njejtin delikt,parasheh denime te ndryshme,perkatesisht parasheh
mbrojtje te ndryshme juridiko-penale.
Ne kete kod paraqitet ne menyre relieve shteti dhe shoqeria babilonase. Ky
monument njeheresh ofron edhe te dhena te shumta mbi shkallen e zhvillimit te
mardhenjeve shoqerore ne babilonine e atehershme. Prandaj, kjo e bene kete Kod
monumentin me te rendesishem jo vetem per historine e se drejtes por njekohesisht
edhe burim shume te rendesishem per studimin e historise se shoqerise
skllavopronare.

III PJESET E K0DIT TE HAMURABIT

Kodi perbehet nga tri pjese:prologut a hyrjes,tekstit normativ dhe pjeses
perfundimtare a epilogut.Keto tri pjese sikur mos te ishin te shkruara ne nje tekst,do
te krijonin pershtypjen se jane shkruar ne kohe te ndryshme .Prologu dhe epilogu
jane te gershetuar me plote misticizem dhe sakramentalizem.
_______________
1.Ekipin e arkeologeve francez e udheheqte Zhan Zhak de Morgan/Jan Jacques de Morgan,Hilmi Ismajli dhe Fatmir
Sejdiu,Historia e shtetit dhe se drejtes I,pjesa e pergjithshme,Universiteti I Prishtines,Prishtine,2002,fq.4
2. Jasic,Stojan ,Zakoni starog srednjeg veka,Beograd,1968
3.Shtylla e gurit me tekstin e Kodit te Hamurabit,sot ruhet ne Muzeun e Luvrit/Louvreu te Parisit dhe eshte mjaft e demtuar por
ne baze te fragmenteve tjere te gjetur ne vise te ndryshme te Babi1onise eshte bere rekonstruimi pothuajse i teresishem i
tij,megjithqe disa nene ende mungojne.Markovic dr Ceda,Zakon Hamurabjev,Begrad,1925

III/1. Hyrja/prolgu:

Ne kete pjese Perandori thirret ne fuqite hyjnore te cilat e kane zgjedhur qe te
sundoje dhe atij i kane urdheruar e keshilluar qe te nxjerre ligjin.4Madje,ai ketu ve ne
pah meritat e veta te sundimtarit.5 Veten e quan me prejardhje hyjnore-te zgjedhur
nga perendite qe te sundoje.6 Sipas tij Kodin e nxorri “... kur ne kete qytet
perendite e vendosen mbreterine e perjetshme ,themelet e se ciles jane te
qendrueshem si qielli dhe Toka”.7
Ne epilog Hamurabi shpalle se nxjerrjen e Kodit e ka bere me qellim “...qe ta
permiresoje mireqenjen e njerezve,te siguroje zbatimin e te drejtes ,te mesoje
mireqenjen e njerezve,te siguroje zbatimin e se drejtes ne kete vend,te crrenjose te
corodituren dhe te keqen,te pengoje te fortin qe te mos ta shtype te dobetin,ta
ndriqoje Token...”
Hamurabi e konsideron veten te zgjedhur nga perendite. 8 Ai konsideron se
perendia Marduk e kishte derguar qe te sundoje dhe te shpalle te drejten. Me
nxjerrjen e Kodit Hamurabi shpalle se ka vendosur drejtesine dhe krijuar mireqenjen
e shtetasve.

III/2.Teksti normativ:

Eshte pjesa me e rendesishme e Kodit dhe perbehet prej 282 neneve. Ne krahasim
me pjesen hyrese dhe perfundimtare eshte me e laicizuar.Teksti normativ permban
dispozita nga deget e ndryshme te se drejtes-pra,me kete rregulloheshin mardhenjet
pronesore, familjare, trashegimore, penale e kishte edhe dispozita mbi rregullimin e
gjyqesise dhe procedures gjyqesore.
Sipas Kodit barra e proves binte mbi akuzuesin,10 kurse ne pamundesi te provimit te
provimit te fajita pesonte denimi.11 Ne anen tjeter menyra e te provuarit ishin te
pershtatshme per kohen,si psh.kercimi ne lume-neni 2.12
______________
4 “Pasaardhes mbreteror te cilin e krijoi perendia”,” ...mbret i menqur...1uftetar...zoteri” ...mbrojtes i Tokes... i qyteteve” ...”vella
i perendise Zamama” ...,”mbret hyjnor i qyteteve “, Jasic,Stojan ,Zakoni starog srednjeg veka,Beograd,1968
5 ”luftetar pa riva1 ...i ci1i i zhduku te gjithe banditet...i cili shtetasit e vet i ushqeu ne kohen e urise” ...”i cili shpalli te
drejten,drejtoi ligjin” ...pasaardhesi mbreteror i perjetesise,die11i i Babi1onise,”mbreti te ci1it i nenshtrohen te kater anet e
botes”,Po aty
6 “Pasaardhes mbreteror te ci1in e krijoi perendia”, Po aty
7 “...Ne ate kohe ...Ea dhe Beli me thirren ne emrin tim mua-Hamurabin,princin e madh...” Po aty
8 “...une personalisht Hamurabi,bariu te ci1in e zgjodhi Beli...” Po aty
9 ”Kur Marduku me dergoi qe te sundoj njerezit,qe vendit ti shpa11 te drejten,ne goje te njerezve vura te drejten dhe
drejtesine,krijova mireqenjen e shtetasve” Po aty
10.Hilmi Ismajli dhe Fatmir Sejdiu,Historia e shtetit dhe se drejtes I,pjesa e pergjithshme,Universiteti i Prishtines,
Prishtine,2002,fq.4?
11.Nese ndonje njeri e fajeson njeriun tjeter dhe nuk e provon fajin,ai qe e fajeson tjetrin,te vritet,Neni 1 i Kodit,Jasic Stojan,po
aty.
12.Denimet per mossuksesin ne provimin e fajesise ishin te ndryshme:me vrasje-neni 1,me konfiskimin e shtepise nga ana e te
akuzuarit-neni 2 I Kodit,jasic Stojan,Po aty.

Kodi sansiononte deshmimin e rrejshem duke percaktuar per kete
denime,sipas natures se akuzave.13
Pallatit dhe tempujve ,ne menyren e natyrshme per rrethanat,u ishte dhene
mbrojtja me e larte juridike.Keshtu,nese dikush vidhte sendet nga pallati apo
tempulli denohej me vdekje,sikurse ai i cili I kishte pranuar sendet e
ketilla.14Respektivisht,nese te ketilla ishin shtazet detyrimi ishte kompensimi i
tridhjetefishte i gjese se vjedhur.15
Denimi me vdekje parashihej edhe per grabitjen e femijes se mitur dhe te
skllavit te tjeterkujt.16
Kodi shpesh parashihte edhe denime net e holla e qe behej ne monedhat e
vetra prej argjendi-“Shekela”2 dhe “mina”.17Edhe kompensimet e ndryshme
ishin te parapara ne keto monedha.
Dispozitat e caktuara te Kodit ishin te dedikuara per ceshtjet qe lidheshin me
pjesmarrjen ne lufte.Keshtu ishte e sanksionuar mospjesmarrja ne flute per
mbretin,18 pastaj shperblimi per ata qe ne lufte ishin zene robber nga
artmiku,19 shperblimi per pjesmarrjen ne lufrte,20 dhe ceshtje te tjera ne lidhje
me kete.
Kodi percakton masa pere punimin e tokes dhe me shume dispozita e
rregullon kete ceshtje,21sikurse pastaj per kopshtin,mbrojtjen e diges se ujit,22
per kullotjen e bagetise,23 etj.
____________________
13.Personi i akuzuar per magji ishte i detyruar qe te kerceje ne lume dhe nese arrinte qe te notoje atehere konsiderohej
ipafajshem/me kete rast akuzuesi vritej kurse i akuzuari e merrte shtepine e tij,Neni 2 i Kodit,Jasic Stojan,Po aty.
14.Nese dikush ne process deshmon ne dem te te pandehurit dhe ate qe e thote nuk e provon,nese procesi ka te bej me
jeten,deshmitari te vritet-Neni 3,respektivisht denohet me denimin e atij procesi-Neni 4,Jasic Stojan,Po aty.
15.Neni 6 i Kodit,Jasic Stojan,Po aty.
16.Neni 8 i Kodit,Jasic Stojan,Po aty.
17.Nese dikush vjedh djalin e huaj te mitur,te vritet”-Neni 14 I Kodit,Jasic Stojan,PO aty
18.Kishte vleren e barabarte me 6 gr.argjend/Shiko nenin 17 te Kodit,Jasic Stojan,Po aty.
19.Kishte vleren e barabarte me 324 gr.argjend/Shiko nenin 24 te Kodit,Jasic Stojan,Po aty.
20.)Neni 26 te Kodit,Jasic Stojan,Po aty.
21.Neni 28 te Kodit,Jasic Stojan,Po aty.
22.Neni 28 dhe 29 te Kodit,Jasic Stojan,Po aty.
23.Neni 43-48 te Kodit,Jasic Stojan,Po aty.

III/3. Epilogu:

Sikurse ne prologun edhe ketu Hamurabi larteson meritat e veta te sundimtarit dhe
personifikohet me hyjnine e drejtesise.Konsideron se me kete vendit ia siguroin ligjin
e drejte,njerezve ua ka hapur rrugen dhe u ka siguruar driten e mireqenjen.24Kjo
pjese eshte plot me misticizem.Ketu ai urdheron qe ligji i tij te zbatohet gjate jetes
dhe pas vdekjes se tij.Dhe porosite qe:”ne te ardhmen,secili mbret i ketij vendi le ti
ruaje pergjithmone fjalet e drejtesise,te cilat i gdhenda ne monumentin tim,te mos e
ndryshoje ligjin e vendit te cilin e dhashe,te mos e demtoje monumentin tim.Nese ai
princ eshte i mencur dhe nese deshiron qe ne vend te mbaje rend,le tu permbahet
fjaleve qe i gdhenda ne pllaken time,ai mbishkrim le tia mesoje rrugen,rregullin,ligjin
qe ia dhashe vendit….”.25
Hamurabi mallkon sundimtaret e ardhshem-pasaardhesit e tij,nese nuk e zbatojne
ligjin ose bejne cfaredo ndryshimi ne tekstin e ligjit,te cilin ai e quan mbishkrim ose
monument te vetin.26Dhe ata qe nuk e respektojne kete ligj mallkohen
me:”…shperthimin e kryengritjes te cilen nuk do tem und ta shuajne,fryerjen e
ererave te shkaterrimit,jeten e shkurter,vitet e urise,terri pa drite,shperndarjen e
shtetasve,nderprerjen e sundimit,harrimin e emrit dhe te kujtimeve…”27
IV.PERFUNDIM:
Padyshim se Kodi i Hamurabit eshte nje monument i vertete i historise juridike dhe
ne pergjithesi njerzore.Ai eshte pasqyre reale e rrethanave shoqerore nga te cilat
edhe ka qene i kushtezuar.Me zbulimin e tij eshte zbuluar nje histori e tere e
kultures, religjionit,artit,filozofise,rregullimit shoqeror dhe te drejtes.Rendesia e tij e
pakontestueshme vereht edhe ne faktin se ky kod edhe pas shkaterrimit dhe ramjes
se perandorise se babilonise,per nje kohe te gjate vazhoi qe te zbatohet ne pjesen
me te madhe te Mesopotamise.Perveq kesaj,ai ka sherbyer edhe si shembull per
shume ligjvenes te ardhshem dhe sipas modelit te tij jane nxjerre edhe shume ligje te
tjera,meqe shprehte mardjhenjet ne nje ekonomi mjaft te zhvilluar.
Kodi i Hamurabit perligj ndasite faktike dhe ishte nje ligj per njerezit e shtreses se
larte siq ishin fisniket e tregetaret,pra per njerezit e pasur qe ne pergjithesi ishin
skllavopronar.
Normat e shumta mbi gjyqet,mbi sendet,te drejten reale,mbi martesen, familjen,
pajen,trashegimin,pjesmarrjen ne lufte,mbrojtjen e dinjitetit etj.,e bejne ate
permbledhjen ligjore me te rendesishme te kohes se lashte.
_________________________________________________________________________________________________________
24.Dr.Hilmi Ismajli,Burime te zgjedhura juridiko historike,Prishtine,2001
25.Dr.Hilmi Ismajli,po aty
26.”Nese nje princ nuk kujdeset per fjalet e mia,te cilat i gdhenda ne piedestalin tim,mallkimin tim e perbuze,nuk i frikohet
mallekimit te perendive,e abrogon ligjin qe e dhashe une,fjalet e mia i ndryshon ,emrin tim e fshin,emrin e tij aty e shkruan,ose
nese nga frika prej mallekimit urdheron qe tae ta beje tjeterkush,ai njeri mbret,zoteri ose qytetar,qofte ai edhe perendi I
madh,baba i perndive i cili ka percaktuar sundimin tim,le tia marre shkelqimin e mbretrise,tia ktheje skepeptrin,ta mallekoje fatin
e tij”,Dr.H.Ismajli,po aty
27.Dr.H.Ismajli,po aty






YouTube Video



DrDavidNeiman June 15, 2009http://www.drdavidneiman.com. In this third installment of Dr. David Neiman's second lecture on the Cradles of Civilization, Dr. Neiman continues to read from the "Date Formula" or "Year List" of Hammurabi. This listing was created before the great Code of Hammurabi and tracks his accomplishments from early public works projects to his conquests and the creation of the Babylonian Empire under his reign.

Dr. David Neiman (1921-2004) was an internationally renowned scholar, speaker, and writer who inspired many people. His life's work concerned the intricate relations between Christianity, Islam, and Judaism throughout history and in modern times. Dr. Neiman made history come alive through his dramatic presentations and unique interpretations. In light of our current world situation, Dr. Neiman's work is not only extremely relevant but also remarkably prescient. More than anything, Dr. Neiman was a keen observer of the human condition. His words convey our shared history with clarity, humor, and humanity.

Dr. Neiman was the first Jewish scholar appointed to teach Religion at Boston College, one of America's leading Catholic Universities. He served as Professor in the Department of Theology for a quarter of a century. While there he was also invited to teach at the Pontifical Gregorian University in Rome. After retiring from Boston College, Dr.Neiman moved to Los Angeles, where he taught at Loyola Marymount University, St. John' s Seminary in Camarillo and the University of Judaism in Bel Air.

Comments