Me inisiativën e një grupi profesionistësh, ekspertësh dhe specialistësh të licensuar si “Kontabël i Miratuar”, më datë 17.03.2000, u krijua shoqata “Lidhja Profesionale Kontabël i Miratuar” (LPKM) me seli në Tiranë e me degët e saj nëpër rrethe.

Për të reflektuar zhvillimet e reja aktuale në fushën e profesionit të pavarur të kontabilistit, për të rritur më tej rolin e tij ne koherencë dhe me rekomandimet e IFAC per rregullimin e profesionit të pavarur të kontabilistit, asamblea e shoqatës miratoi në muajin Qershor të vitit 2006 ndryshimin e statutit dhe të emrit të saj duke u quajtur “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar”(IKM). 

IKM është një organizatë profesionale homogjene, joqeveritare, jo fitimprurëse, jo fetare e jo politike.

Shoqata u krijua si domosdoshmëri për përballimin më të suksesshëm të sfidave që qëndrojnë përpara shoqërisë sonë. Shoqata me një vizion bashkëkohor progresist do të sjellë konsolidimin e mëtejshëm të profesionit Kontabël i Miratuar në Shqipëri.


Misioni

  • Organizimi i kurseve të trainimit në fushat e “Standarteve Kombëtare të Kontabilitetit”, të IFRS-ve, të auditimit, të legjislacionit fiskal, të hartimit të planeve të biznesit, të Teknologjisë së Informacionit, etj. Organizimi i kurseve të trainimit të nevojshme për marrjen e dëshmisë profesionale “Kontabël i Miratuar”, ose i dëshmive profesionale analoge
  • Në përputhje me programin e hartuar nga Këshilli i Drejtimit për cdo vit IKM organizon asistencë dhe konsulencë për Standardet Kombetare te Kontabilitetit (SKK) dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) në tërësi dhe për standarde të veçanta, jep asistencë për problemet të cilat dalin nga zbatimi i Ligjit “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.
  • Grumbullimi i vërejtjeve dhe propozimeve për ndryshimet në paketat fiskale te hartuara nga qeveria për çdo vit dhe pas një studimi të tyre, paraqitja e sugjerimeve dhe propozimeve në Ministrine e Financave dhe organet e tjera kompetente.
  • Organizimi i takimeve me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, në Tiranë dhe rrethe, në kuadrin e marrëdhënieve në ndihmë të veprimtarisë së biznesit në lidhje me dispozitat ligjore, të fushës së kontabilitetit dhe finances
  • Sigurimi i dispozitave të reja ligjore si dhe i ndryshimeve të cilat kanë të bëjnë me profesionin “Kontabel i Miratuar”, me kontabilitetin, me rregullimin fiskal dhe ua shpërndan ato degëve dhe seksioneve në rrethe.
  • Kryerja e përgjithësimeve të arritjeve dhe problemeve që shfaqen gjatë veprimtarisë së shoqatës dhe antarësisë nëpërmjet pamfleteve e artikujve të paraqitur në buletinin e saj. Botimi i artikujve të antarëve të saj për problemet e kontabilitetit, profesionit, etj. në revistën “Financë, Kontabilitet&Auditim”.
  • Pjesmarrja ne aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare që organizohen nga shoqatat homolge brenda dhe jashte vendit është pjesë e veprimtarisë së Institutit.



Na kontaktoni