Detet qe lagin Shqiperine

Deti Jon është një pjesë e Detit Mesdhe në jug të Kanalit te Otrantos dhe Detit Adriatik. Në lindje kufizohet nga Shqiperia jugore dhe Greqia perendimore me një sërë ishujsh si Korfuzi,Zakynthos, Qefallonia, Itaka dhe Leukas, kurse në perëndim kufizohet nga brigjet e Sicilise dhe Italisë jugore. Midis Apulies dhe Kalabrise gjendet Gjiri i Tarentit

Deti Jon, është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore. Deti Jon është nga vozitësit e anijeve shumë i njohur për Ererat e tij të qeta. Ai është deri në 4206 metra i thellë. Në detin Jon derdhen Lumi Kalama dhe Lumi i Artes që janë paksa më të njohur, si dhe lumenjtë Pavlla, Kalava, Bistrica etj.


Deti Adriatik është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perëndimor i Detit Adriatik është Italia, kurse në lindje deti lag brigjet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Shqipërisë deri në Vlorë, ky qytet në jug të së cilit gjendet Deti Jon. Ka nji sipërfaqe 138.595 km katrorë, thellësia më e madhe arrinë 1330 m.temperatura mesatare e ujit në korrik arrinë 23,2 gradë celsius, ndërsa ajo mesatare vjetore 17,5 gradë celsius.Në jug saliniteti arrinë 38,32 promila, dukshmëria në bregdet është 5 m ndërsa në brendësi deri 45 m.

Deti Adriatik është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregu përgjate tij është kryesisht një breg ranor. Në këtë det derdhen shtatë lumenj që rrjedhin përmes tokave shqiptare si: Drini i Bardhë, Drini i Zi, Vjosa, Buna, Mati, Shkumbini dhe Semani.