Përmbajtja e librit: 

Rregullat drejtpërdrejt (§): 

Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit

  • Mbështetja e ndarjes së fjalëve në fund të rreshtit kryesisht në ndarjen e fjalëve në rrokje dhe në strukturën morfologjike të fjalës.  [§ 96] 

  • Mosndarja në fund të rreshtit e fjalëve njërrokëshe.  [§ 97] 

  • Kalimi te zanorja pasuese e bashkëtingëllores që ndodhet ndërmjet dy zanoresh.  [§ 98 a] 

  • Ndarja e lirë në fund të rreshtit, kur ndërmjet dy zanoresh ndodhen dy a më shumë bashkëtingëllore.  [§ 98 b] 

  • Parapëlqimi nga dy ose më shumë ndarje të mundshme në fund të rreshtit i asaj që ruan më të qartë kufijtë e pjesëve të kuptimshme të fjalës.  [§ 98 b] 

  • Kalimi i bashkëtingëllores j, të ndjekur nga një bashkëtingëllore tjetër, te zanorja që i prin.  [§ 98 b shën.] 

  • Mundësia e ndarjes në fund të rreshtit të dy zanoreve që vijnë njëra pas tjetrës në një fjalë.  [§ 98 c] 

  • Parapëlqimi i ndarjeve mësue-si, i pathye-shëm te fjalët e këtij tipi.  [§ 98 c] 

  • Ndarja në fund të rreshtit, te kufiri i pjesëve përbërëse, e fjalëve të përbëra, të përngjitura, si edhe e fjalëve të formuara me parashtesa që përdoren edhe si fjalë më vete në gjuhën e sotme.  [§ 98 ç] 

  • Mosndarja në fund të rreshtit e fjalëve të përbëra të shkurtuara.  [§ 99 a] 

  • Mosndarja në fund të rreshtit e prapashtesës së një numërori rreshtor të shënuar me shifra arabe.  [§ 99 b] 

  • Mosndarja në fund të rreshtit e nyjës së prapme dhe e mbaresave në rastet kur shkruhen me vizë lidhëse.  [§ 99 b] 

  • Mosndarja në fund të rreshtit e shkurtimeve të tipave a.i., d.v., p.sh. etj.  [§ 99 c] 

  • Mosndarja në fund të rreshtit e emërtimeve të veçanta të mjeteve teknike, si edhe e emërtimeve të ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i shënuar me shifra.  [§ 99 ç] 

  • Mosndarja në fund të rreshtit e shkurtimeve të njësive të masave dhe e shenjave të përqindjes e të përmijës nga shifra që u prin.  [§ 99 ç] 

  • Mosndarja në fund të rreshtit e shenjës së paragrafit nga numri e shkronja që vijnë pas saj.  [§ 99 d] 

  • Mosndarja në fund të rreshtit e shkurtimeve që shënojnë nënndarje të kapitujve, të neneve etj.  [§ 99 d] 

  • Mosndarja në fund të rreshtit e numrave që përmbajnë një thyesë dhjetore.  [§ 99 dh] 

  • Mosndarja në fund të rreshtit e një dyshkronjëshi.  [§ 99 e] 

  • Moslënia në fund të rreshtit dhe moskalimi në rreshtin tjetër i një shkronje të vetme, edhe kur është zanore.  [§ 100 a]  

  • Ndarja në fund të rreshtit e dy shkronjave të njëllojta që takohen në një fjalë.  [§ 100 b] 

  • Përsëritja e vizës lidhëse, kur kalon në rreshtin tjetër pjesa e dytë e një fjale a e një emërtimi të përbërë që shkruhet me vizë lidhëse.  [§ 100 c] 

  • Moslejimi i hapjes së kllapave dhe të thonjëzave në fund të rreshtit dhe i mbylljes në fillim të rreshtit tjetër.  [§ 101] 

  • Moskalimi në rreshtin tjetër i shenjave të pikësimit me përjashtim të vizës së gjatë.  [§ 101