Ese

MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, 9 tetor 2010

Botimet Shqiptare vazhdojnë me rubrikën “Mysafiri i Botimeve Shqiptare”.

Mysafirja e rradhës është Rudina Çupi, poete dhe redaktore.

Rudina Çupi, ka lindur në Durrës, më 17 Janar 1975. Ka mbaruar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi në Tiranë. Aktualisht punon si redaktore në një shtëpi botuese. Ka shkruar librat me poezi: “Mos ma kujtoni vdekjen!”, “Shkopsitje” dhe së shpejti do të dalë në qarkullim edhe libri “®”. Shkruan edhe libra për fëmijë. Është vlerësuar me çmime nëpër konkurse letrare, si çmimi “Dritëro Agolli” për ciklin me poezi “Lugina e trëndafilit”.

Prej këtij çasti ajo do të jetë në dispozicionin Tuaj dhe do t`ju përgjigjet të gjitha pyetjeve Tuaja të mundshme nga sferat e krijimtarisë me të cilat merret.
Në këtë fotografi Vjollcë Berisha (fotografitë | hiq etiketën)Elmedine Qaili (fotografitë | hiq etiketën),Anjeza Sakaj (fotografitë | hiq etiketën)Adnan Azizi (fotografitë | hiq etiketën)Arlinda Dudaj(fotografitë | hiq etiketën)Enkeleda Ristani (fotografitë | hiq etiketën)Petraq Kote (fotografitë | hiq etiketën)Riza Lahi (fotografitë | hiq etiketën)Gazeta Sot (hiq etiketën)Kopi Kyçyku (fotografitë |hiq etiketën)Biblioteka Fier (fotografitë | hiq etiketën)Rudina Cupi (fotografitë | hiq etiketën),Albana Cufaj Zhuta (fotografitë | hiq etiketën)Petrit Ruka (fotografitë | hiq etiketën)Gazeta Cene-alb (fotografitë | hiq etiketën)Linditë Ramushi (fotografitë | hiq etiketën)Alide Lloga (fotografitë |hiq etiketën)Biblioteka Tetove (fotografitë | hiq etiketën)Dezdemona Marku (hiq etiketën)Adem Demaçi (fotografitë | hiq etiketën)Anisa Hysesani (hiq etiketën)Arsim Halili (fotografitë | hiq etiketën)Abdullah Konushevci (fotografitë | hiq etiketën)Faruk Tasholli (fotografitë | hiq etiketën),Vasiljana Xhoxhi (hiq etiketën)Ndue Ukaj (fotografitë | hiq etiketën)Baki Ymeri (fotografitë | hiq etiketën)Arlind Farizi (fotografitë | hiq etiketën)Dhimitër Kokaveshi (fotografitë | hiq etiketën),Kujtesa Zhuta (fotografitë | hiq etiketën)Anila Xhekaliu (fotografitë | hiq etiketën)Klara Buda(fotografitë | hiq etiketën)Botimet Shqiptare (fotografitë | hiq etiketën)Gazeta Milosao (fotografitëhiq etiketën)Gazeta Intervista (fotografitë | hiq etiketën)Sadije Aliti (fotografitë | hiq etiketën)
Shtuar më Tetor 09 · Pëlqej · Komento
    • Botimet Shqiptare 
      Rudina Çupi

      NGA LIBRI “SHKOPSITJE”

      Më mungon

      Më mungon, 
      ta hajë dreqi,
      më mungon!
      Shoh nervat e mia 
      si gjemba kaktusi,
      sa herë ndeshin përballë
      fytyra që s’të ngjajnë.

      Degdiset tek ti truri im, 
      nëpër natën e çarë.
      i ndjekur nga duart, 
      shërbëtore besnike,
      që pa hartë, 
      kërkojnë si të mara
      një thesar.

      Më mungon, 
      dreqi ta hajw,
      më mungon!
      E ndjehem si kinematë, 
      që rrinë vetëm 
      shumë kohë.

      Dhe si qenit 
      nuk i duhet busulla,
      as mua s’më duhet
      për të të gjetur imzot,
      por këmbët ballsamosur i kam
      mallkuar me ndrojë të fortë.

      Formë

      Ty nuk të prishin punë 
      lotët e mi që ndjekin rrugën e vet,
      as malli që ndjehet ngushtë 
      në hambarët e shpirtit.
      ti di veç të ikësh, 
      e s’të bie ndër mend,
      se më le të ndihem
      si unazë boshe
      që i mungon gishtit.

      Nuk më lejohet

      Nuk më lejohet të kem ftohtë
      kur jam pranë teje.
      ti hyn në gjërat që bëhen vetëm.
      dhe dhemb si të bukurat e shkurtra,
      të pak-prekshme, 
      si reja.

      Ti futesh 
      në listën e gjërave që lakohen
      në romancën e një lisharësi të butë,
      kur fundi zgjat duart të më prekë
      në ëmbëlsitë e mia 
      prej gruaje të tjetërkujt.

      Drithërimë nën fustan

      Me buzëqeshjen fshehur 
      nën çadër
      si drithërimë dëshire
      nën fustan
      më gjen ky shi 
      që s’vjen dot tek ti, 
      atje larg…
      shi që më prek 
      me gishta të hollë dashnori
      e më gudulisin 
      kudo dhe thellë.
      dhe zhgualli i çadrës - një strehë
      mëkatin fsheh gjithandej.

      Vjen e papritura

      Është vath 
      që s’rri në dy veshë,
      varri im i kthyer në hi.
      aty ku loti s’shkon dot në këmbë
      aq më pak me taksi.

      Aty ku klithjet i fton me letër,
      e takohen me dashnoret-psherëtima.
      diku mes barit, 
      shumë shpesh i virgjër,
      ku shkelin 
      vetëm milingonat dhe errësira,
      ku paqes 
      i vjen të plasë nga vetmia.

      Unë vulos mbi gjethe,
      dimëroshet e mia.
      Si një palë hapa 
      veshur me çizme,
      vjen e papritura 
      dhe ikën si hije.

      Gratë që të kanë patur

      Si libra në një raft biblioteke,
      si fruta në natyrën e qetë,
      tespij të numëruar një jete,
      gratë që të kanë pasur ty.

      Romane, ngjyra, numra
      histori që s’më përkasin aspak
      koha, autobus që s’ka vende të lira
      ti, një fatorino koprac

      pa abone a biletë, 
      do më lësh të zbres, 
      pa shpresë,
      në stacionin më pas.

      Mungesë

      Si fëmijë, 
      që do t’i ndryshojë ngjyrën natës,
      cigarja ime të zëvendëson ty.

      Imazhin shterpë
      mundohem të prek,
      si kërmill bosh
      i lënë vetëm 
      në natyrë.

      Trokitje...
      jo më kot, 
      dyert i bëra tw xhamta,
      si fletë të bardha, 
      që presin një zhurmë qukapiku
      që kushedi në ç’udhë, 
      klandestin,
      duhet të ketë ikur.

      Ëndrra ime për ty

      E fshehur në fole qerpikësh
      rri ëndrra ime për ty.
      ti - një vezë mëndafshi,
      pret të të çukisë një zgjim.

      Dhe të kuptosh se errësira, 
      e trembur, 
      në vezë,
      ishte e ngrohtë, e ngrohtë,
      paçka se e zezë.
      Ditë

      Të nesërmet t’i kam rezervuar ty. 
      e nëse dita të humbet ndonjëherë,
      ki frikë 
      se nuk do të jem.

      do bëhem 
      thërrmijë ndër çarçafin tënd,
      që s’e lë natën të flerë.

      Shkopsis mallin

      Ti je larg.
      dhe unë shkopsis mallin,
      që më zjarret nën lëkurë.
      prek aty një lule që s’e shoh.
      mimikë,
      përlyer me dëshirë.

      Dhimbjet e kokës

      Dhimbjet e kokës nuk janë kukulla rozë.
      janë hajdutë 
      që trullosin dhe qentë.
      Të kisha veç një kokërr hënë
      si me gur 
      do t’i grisja retë.

      S’do i lija mangët 
      as të sharën nëpër dhëmbë,
      si kapaku i fundit i librit.
      Me erën 
      do i depiloja drurët, si këmbë,
      t’i mallkoja 
      me të idhtën e ullirit

      Pikturat e mia

      Pikturat e mia moderne
      lanë mjekër të gjatë si pykë.
      Harrojnë që s’janë në ëndërr, 
      të bëjnë me mua ç’të duan.
      dhe rrënjë të zënë, kudo ku ka fyt.

      Pikturat e mia moderne,
      funeral i ndjesive të mia,
      rrethuar nga re të bardha, shterpe,
      u bëhet më kot se janë mjellma,
      varur në gozhdët
      e mureve të gjembta,
      ku gjarpri i syve i gënjen me vëmendje.

      Ikje

      Në atë që ikën, 
      jo gjithmonë është rrugë.
      Ndodh që 
      këmbëkryq të shtrosh tentakulat,
      e t’ia këpusësh me gjumë,

      e të nesërmen,
      të marrësh ëndrrën si shkop,
      e të harrosh mbi jastëk sytë.

      Pa mëshirë

      Dashuritë 
      për të cilat s’dhashë mëshirë, 
      rrinë buzë rrugëve të mia të shkreta.

      Rrinë,
      si shitëse të vogla shkrepësesh 
      e mërdhijnë, 
      duke pritur 
      vështrimet e mia të zbehta.

      Ndezin,
      e nën flakën e djegies së vet, 
      shohin ëndrra.
      shohin ëndrra të kaltra dhe 
      presin.

      Mërdhijnë, 
      mërdhijnë gjer në ngrirje,
      e ashtu këmbëzbathura vdesin,

      Vdesin 
      buzë rrugëve të mia të shkreta.

      Eja

      Atë që dua të të them 
      e di tërë bota
      ti ende jo!

      Në cilën udhë të gjatë 
      endet zëri im? E dëgjon?
      Për në zemër nuk duhet pasaportë,
      ndaj fiki të gjitha dhe eja këtu 
      në vendin e asaj që mungon.
      Tej
      Po të jap lamtumirën
      me organin e trishtimit.
      Larg je… larg!
      s’ke si e ndien instinktin brenda shpirtit,
      gudulisjen e pritjes,
      si vija të bardha 
      në shkretëtirën e ikjes.

      Sytë nuk i jap me qira

      Shpirtrat tanë janë kolegë nate,
      që takohen në udhëkryqin e hapave të humbur.
      Asgjë s’është e thënë të jetë shpresë.

      Ti rri si lot 
      në biberonin e shpirtit,
      e unë dado - ciceron i dhembjeve.
      i shkruaj vetes një kartolinë dhe pres,
      se përtoj ta përvesh lëkurën gjer në grykë.

      Tek sillem si mickonjë e zbutur, e pirë
      takoj një dreq me kapardinë dhe i them:
      “A del dëshmitar për kujën time?”
      ai më sheh ndër gjunjë, më hedh një çek.
      dhe shkon duke kërcitur këpucët brune.

      Për një femër tjetër

      S’ke pse ndjehesh ngushtë 
      si në hapësirat mes fjalëve
      si klithmë e shkelur në fyt.
      Kalimtare shkoj,
      duke marrë me vete formulën e zjarrit
      e të të le me një pikë të dobët
      si sqetull, të ngrohtë,
      të të dhembë kur të jetë natë.
      E nga atje ku do shkoj,
      do të postoj një pako drithërimash
      dhuratë.

      Mall

      Nën lëkurën e kthyer përmbys
      zbuloj plagët rrathë-rrathë si drurë,
      ku mbetur si fole dallëndyshesh
      fle vezë e braktisur - një pritje premtim, 
      për t’u bërë shumës si dialog 
      me ty, që më mbete ndër duar si gjurmë.

      Pres.
      Edhe pse e di mirë,
      që koha me të tejdukshme nuk vishet kurrë.
      Mes nesh udhëton
      epidemia e gjetheve të rëna, si modë,
      që tokën prekin me drojë, 
      në parkun e pyetjeve mbetur lehonë.

      Ikja jote prej shiu

      Si një mëngë gjunjëthyer në lamtumirë
      që i sheh gjërat tek bëhen të vogla,
      gjersa rruga të bëhet e ngushtë si vijë,
      e mbetur si harku që lançon shigjetën; 
      është ikja jote me hapa të shpejtë si prej shiu.

      Shtangur si këmbë urash
      që s’dinë të bëjë një hap.
      ikjet ecin me hapa humnerash 
      nuk kthehen më pas.

      Fustan i ngjitur pas saj, heshtja
      ecën kaq ngadalë
      me hapa komodë, pa taka, si prej hëne
      e më le zbrazur
      si shishja e verës përdhe.
      pa dallgë.

      Ikja
      me një inat të vetvetishëm 
      s’e dëgjon edukatën,
      e vjen për tek ty
      si ti kesh borxh plasaritjen
      e vërtitet rreth meje 
      për të më vënë etiketën.

      Hakmarrja

      Hakmarrja 
      qorr si një mëdyshje
      më prek me duar të pista 
      e numëron urrejtjet me gishta
      të fton në duel
      të konsumosh armët 
      më të mprehta se mëritë.

      Hakmarrja
      krejt e pushtetshme,
      sa një histori që niset për takim të fundit
      me flokë të shpupuritur si qielli, 
      më merr peng një rrëqethje
      e sajon me të një derë
      të largët
      për të mos trokitur asnjëherë.
      Tetor 09 në orën 3:01.MD · Pëlqej ·  6 njerëz
    • Botimet Shqiptare 
      Rudina Çupi

      NGA LIBRI ®

      Natë dimri e ardhshme
      Të dua si Zotin
      që marr me vete në çdo shpërngulje!

      Eja, 
      dënomë me ligjin e egër të tingujve,
      që lakuriq tërbohen mbi natë
      e shkallmojnë burgjet e mishit!
      Eja,
      të mbyllim sytë, 
      të shtojmë duart,
      të ndjejmë ulërimën e shtazëve të nënlëkurshme
      që janë tonat aq rrallë!
      Eja, 
      të shtojmë në liqenin tonë të verbër
      një pikë nga uji i kënaqur,
      të fitojmë të drejtën të shihemi në pasqyrën
      që thotë se jemi më të bukurit e botës.
      Eja, 
      të heshtim në këmbë të njëri-tjetrit
      tërë lidhje,
      e të mos marrim vesh asgjë nga ato që thonë 
      të tjerët dhe të vjetrit.

      Eja, 
      e jeto në zhurmën që bën shpirti 
      kur të sheh e përëmblet!
      Intime

      Syri yt më zhvesh dashurinë!

      1.
      Ti je pëlhura më intime, 
      që unë vesh vetëm para pasqyrës
      dhe kundroj vende-vende lulet në lëndinën e dantelltë.
      Ti - konserva ime e gjumit, mbarsur me zanore,
      që kurrë nuk pate një gusht nën diell.
      Më pëlqen kur marr rrugën e shtrembër, 
      tërë kthesa, ndër mendime.
      Ti - shkarravina që ende udhëton
      dhe unë - si fëmijë të adhuroj.
      Se ende je i trëndafiltë, jo i bardhë
      - koha për t’u parkuar në varrezat e mia tërë gjak,
      të më bësh të qajnë vrull e mall.

      2
      Unë jam murgu yt 
      mbushur e veshur gjerë me errësirë
      (e ngushtë më vjen martesa,
      veç ëndrrat më rrinë mirë,
      si sy i mbyllur me brekë
      ku dikush vigjilent rri gjithmonë)
      Do jem rrotull teje, kuptohet, në kishë!
      Ku ti mban një kryq për të më gozhduar 
      para besimtarëve të rrallë,
      që mbjellin Biblën në rreth
      e presin prej meje të dalë gjak.

      Vendi im është përdhe,
      prangosur si hije pas teje,
      ngatërruar e ënjtur si gurë,
      dhe vetëm natën zhvishem, rrënjë pa mëngë,
      të ngroh me krahët e gjata netët e tua pa hënë,
      ku më lejohet të pipëtij si bufi në drurë.

      Para ngërthimit

      E ndjej buzëqeshjen të më hepohet,
      si shpatulla jote kur i mëshoj.

      Gjaku, 
      nga të gjitha gjërat që lëvrijnë në pipa (në pipa me gjunjë),
      para ngërthimit
      çurget në zjarrmi që kolmet, 
      lëvrin e kridhet si flakë qiriri,
      ndërsa gjunjët përdheren e shndërrohen në gjarpërinj 
      që s’mund t’u vesh prangë, por veç lëmohen, 
      pa kërkuar liri, 
      në përpëllimë
      pranë lëkurës së tyre të vagullt, pa dritë.

      Uniformë femër

      Sa i bukur i duket vetja shiut në shtëpinë e një merimange
      plot shalë,
      pa gjoks ku strehohen të (fr)ikurit.

      Si bëjnë dashuri pa flirt femrat që flenë nën perçe
      lëvozhguar me uniformë dimri pjesës më të mirë?!
      Këto sorollas në tru
      ndërkohë që ndiej gishtat të sakatohen si mashkullorë
      në këpucët e mia elegante me majë
      që në çdo “tak” i hap rrugës nga një sy për të më parë
      si pikë e shiut hap liqenin për të hyrë;
      se unë nuk dua të çaloj në të qenit grua.

      Shiu tundohet:
      të ngjyroset në tualetin tim të hareshëm
      a të lagë atë që mbrohet!

      A s’është dhe ai burrë
      që do të banojë në gojët tona të poshtme, të heshtura
      që s’duan kurrsesi të zënë merimangë
      ndaj janë banesa të buta, të ngrohta
      se nga e buta iket rrallë!

      Tradhti e verdhë

      I ke parë korbat që vallëzojnë
      para ushqimit të ndyrë?

      Si e drejta elementare e zërit për t’u ngritur në këmbë
      por qetësia e spraps, je Tradhti, 
      që krenaria të ka vdekur mbi fytyrë!
      Dremit si injorante frika e m’i dergj mëngjeset të zverdhura, pa fuqi
      e më duhet të shpik muzikën rozë,
      një engjëll-kloun ta ngushëlloj,
      por edhe pak mish sa më të brendshëm
      se skllevërit duhen sa më lakuriq, e di?
      një flutur të imët që argëton në errësirë,
      një peshk petashuq për të lulëzuar këtë vend-shëllirë.
      ... Të gjitha për ta bërë të mençur tradhtinë
      e t’i pëshpërit tërë shpresë të ngrehur 
      se ajo ka ardhur të marrë hak mbi mërzinë.
      Tetor 09 në orën 3:01.MD · Pëlqej ·  7 njerëz
    • Vasiljana Xhoxhi E dashur Rudine stili yt me pelqen suksese ne kete rruge te gjate por plot lufte,,,,,,,,,,,
      Tetor 09 në orën 3:08.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Dezdemona Marku Pershendetje Rudina.Sa ka ndikuar qyteti i bukur i Durresit,ne formimin t`uaj letrar?Si vajze Durresi,qe jam.Besoj se do kete pasur ndikim edhe te ty.Te uroj suksese e dashur Rudine me pelqejn poezite e tua.
      Tetor 09 në orën 3:18.MD · Pëlqej · 
    • Dhimitër Kokaveshi 
      Përshendetjet e mia dhe sukse se mbi krijimtarinë tuaj.Para se të parashtroj mendimet e mia, po shkëpus disa vargje prej poezisë tuaj që për mua ishin të shumta dhe të bukura.

      Sa i bukur i duket vetja shiut në shtëpinë e një merimange
      plot sh...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 3:33.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Albana Cufaj Zhuta 
      Pershendetje Rudina dhe suksese. Poezite e tua jane te thella dhe metaforike...gjej vetveten... Do te doja te dija nga ty:
      1- Cfare eshte vdekja dhe a te tremb?
      2-Deti per nje durrsake?
      3- A je e kujdesshme kur shkruan me gjuhen?
      4- Ku e gjen ...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 3:33.MD · Pëlqej · 
    • Albana Cufaj Zhuta Cili eshte vargu qe nuk mund ta thuash me ze te larte??? Pergezimet e mija per vargjet e tua....plot gjithcka ..univers...
      Tetor 09 në orën 3:37.MD · Pëlqej · 
    • Kastrioti Nga Berati 
      pershendetje Rudina.

      lezova materialin tuaj dhe vertet qe me terhoqi dhe me pelqyen,poezite e tua jane plot freski dhe imagjinate te vecante ,

      duke lezuar keto shkrime qe ke postuar ketu , une u frymezova dhe shpenxova nje kohe te bukur duke ...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 4:42.MD · Pëlqej · 
    • Valdrin Veriu Të dua si Zotin
      që marr me vete në çdo shpërngulje!... Me pelqyen poezite,te uroj suksese.
      Tetor 09 në orën 4:47.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Poezia Shqipe Si funksionojnë te ju shqisat e poetes? Si mund të kategorizohen detajet e realitetit që ju tërheqin vëmendjen si poete?
      Tetor 09 në orën 5:26.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Në ç’konkluzion ju çon përvoja juaj, a keni gjithnjë nevojë për shtysa reale për një poezi?
      Tetor 09 në orën 5:27.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Çfarë duhet të ketë një element, që të shndërrohet në shtysë për një poezi ?
      Tetor 09 në orën 5:27.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Sa e qartë jeni ju, në momentin që nisni të shkruani? Ku doni të arrini apo si do të arrini?
      Tetor 09 në orën 5:28.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Si mund të përshkruhet procesi nëpër të cilin kalon një poezi. A keni rregulla apo respektoni ngacmimet që ju vijnë së brendshmi...?
      Tetor 09 në orën 5:29.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Poetët, apo njerëzit e letrave në përgjithësi, rrëfejnë shpesh për mani, për supersticione... që i shoqërojnë gjatë procesit. Çfarë ndodh me ju?
      Tetor 09 në orën 5:29.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Ç’është që ju bind që një libër apo një poezi e vetme është e mirë?
      Tetor 09 në orën 5:30.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Ç’do të thonit për titullin e një libri. Cilat janë kushtet që duhet të plotësojë një fjalë a një frazë që të jetë titulli i një libri? Si e gjeni atë?
      Tetor 09 në orën 5:30.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe A keni ju poetë të preferuar, që i dalloni mes të tjerëve, apo poetë më afër të cilëve ndjeheni?
      Tetor 09 në orën 5:30.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Ç’problem përbën për ju, numri i paktë i lexuave të poezisë?
      Tetor 09 në orën 5:31.MD · Pëlqej · 
    • Petraq Kote 
      Eshte pak te flasesh e shkruash per poezine e poetes Rudina Cupi. Do te mundohem të gjej një menyre tjetertingullimi, përqasje!
      Ndoshta poezia e saj duhet shkruar mbi çdo pllake te rrugeve, te rezidencave, të varreve... te dashurive, te trad...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 5:33.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Arsim Halili une poetes se nderuar vetem i uroj sukse ne jete dhe ne krijmtari letrare eshte kenaqesi te lexohet nga kjo poete me vizion poetik,pergezime
      Tetor 09 në orën 5:35.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Si do të donit të zhvillohej lënda e letërsisë në gjimnaz?
      Tetor 09 në orën 5:36.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Çfarë muzike do të donit të dëgjonit?
      Tetor 09 në orën 5:37.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Çfarë do të donit të realizonit nga ato që quhen pengje?
      Tetor 09 në orën 5:38.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Çfarë sandalesh apo këpucësh do të donit të vishnit?
      Tetor 09 në orën 5:38.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Nëse do t’ju kërkonin të bënit një skenar filmi për një shkrimtar, cilin do të zgjidhnit?
      Tetor 09 në orën 5:38.MD · Pëlqej · 
    • Poezia Shqipe Cilët janë shkrimtarët tuaj të preferuar?
      Tetor 09 në orën 5:39.MD · Pëlqej · 
    • Petrit Ruka 
      Dy fjalë për poezinë e Rudinës.

      I njohur pak kohë më parë me poezine e Rudina Çupit, hyj ndër ata që, që pas befasimit, mund të them me bindje se poezisë “femërore” shqipe i është shtuar një vlerë dhe është bërë më e pasur. Krejt ndryshe dh...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 5:39.MD · Pëlqej ·  3 njerëz · 
    • Enkeleda Ristani Pershendetje Rudina,c`ti shtosh me shume komenteve te poetit Ruka,i ka thene te gjitha dhe na la pa fjale,mrekulli vetem kaq mund te them,krenari per qenien femer dhe urime te tejskajshme per penen tende,muza u derdhte ne te pa ngurrim dhe gjate...
      Tetor 09 në orën 5:46.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Marsela Beba Duke i uruar Rudines shume suksese doja ti beja dy pyetje:
      1. Mund te me thuash me pak fjale se cfare eshte dashuria per ty?
      2. Ka nje note te vecante erotike ne poezine tende, c'eshte ai per ty?
      Tetor 09 në orën 5:47.MD · Pëlqej · 
    • Lirim Alija 
      Pershendetje nga Roma!
      Nje seri pyetjesh per ty:
      Keni më shume miq apo armiq?
      Cila është familja Juaj?
      Një ditë e zakonshme e Juaja?
      ...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 6:01.MD · Pëlqej · 
    • Pa Limit 
      Kam pergatititur nje grumbull pyetjesh enkas per ty:

      1. Ju pelqen emri juaj , cili mendon se te shkon me shume ?

      2. Sa here ne dite shiheni ne pasqyre ?
      ...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 6:46.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi 
      pershendetje miq dhe me falni qe u bera nje mystafire e vone... 
      se pari do falenderoja Botimet Shqiptare, qe duke ofruar kete sofer miqsh ben qe secili nga ne te prvojoje qofte edhe per nje dite si eshte te ndjehesh me kuroren mbi koke ne n...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 6:55.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi falenderimit te gjitheve per urimet
      kurre nuk u jam pergjigjur kaq shume pyetjeve, as ne provimin me te veshtire... por ndryshe nga nje provim, eshte kenaqesi t'u pergjigjesh, sepse veten e njeh mire
      Tetor 09 në orën 6:57.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi Dezdemones: durresi,deti, kane frymezuar jo vetem ne qe jetojme aty, por edhe ata qe nuk kane mundesine ta shijojne ne cdo kohe.... por qe e mbajne ne mendje
      Tetor 09 në orën 7:00.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi nuk e kuptova z. Dhim cdo te thote admirim poetik dhe aq me teper nese ne kete ka dicka qe nuk eshte pozitive.
      Tetor 09 në orën 7:02.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi pershendetje albana. te gjitha vargjet i kam thene (shkruar) por nese do ti lexoja me ze te larte do skuqesha besoj kur te lexoja vargun : 
      Ne vendin tend te ngulur, ne vendin tim te shkulur..
      Tetor 09 në orën 7:04.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Dhimitër Kokaveshi Kemi dhe problemet me internetin. Përshendetje dhe njeherë. kur diçka është e plotë nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ikushtova kohë shkrimeve tuaja. Pyetjet nuk i keni lexuar me kujdes ndoshta dhe nga ngarkesa.
      Tetor 09 në orën 7:09.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi 
      kur dikush shprehet se gjen veten ne vargjet e dikujt, eshte nje "kompjiment i madhe" se paku keshtu e ndjej une. 
      ceshte vdekja? Albana ke bere pyetjen per te cilen jam menduar tere diten sot (isha ne nje varrim, ndaj u vonova), por vdekja,...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 7:14.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi jam e kujdeshme me gjuhen??? nuk mund te bej dot ndryshe, ndoshta eshte semundje [profesionale, por une gjuhe nnuk e shoh vetem si MJET per t'u shprehur, por me teper si pasuri, si thesar qe prodhon sa here ti ke nevoje apo deshire, qe te le te lire ti bashkosh tingujt e te krijosh fjale te reja, por qe ty te sherbejne me shume....
      Tetor 09 në orën 7:19.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi 
      cila eshte muza ime? FLIRTI 
      me ndodh cdo dite, madje jo vetem me qeniet e gjalla, per mua flirt eshte gjithcka qe te terheq... eshte shume produktiv, te ben te ndjehesh mire dhe sa here qe ndihem e terhequr ndaj dickaje, gjithnje krojoj gje...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 7:21.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Dhimitër Kokaveshi Pra, poezinë tuaj e shikoni si admirim patetik, ideollatri apo si diçka shumë pozitive në transmetimin ideor ndaj shoqerisë?
      Tetor 09 në orën 7:22.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi shqisat e poetit jane gjithnje vogjilente, mund te ndodhe qe te te vije ndonje varg ne autobus e nuk ke kur e shkruan, nje poezi me lart "dritherime nen fustan" e kam shkruar nen cader..... por ka ca te tjera per te cilat sikur i ushqen gjumi dhe cohesh e ndez driten disa here, derisa ai qe fle perbri i duhet te shkoje te flere ne kuzhine....
      Tetor 09 në orën 7:28.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi pervoja... nese nje poezi nuk bazohet ne ndjesi dhe perceptime vetjake, eshte si ambalazh bosh, thesht i bukur nga jashte...shushurites.... dhe nuk sjella gje te re
      Tetor 09 në orën 7:30.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Rudina Cupi c;duhet te kete nje element qe te jete shtyse per nje poezi.... pak e veshtire kjo pyetje.... ne te vertete nuk jane elementet si mjet i vecuar, sepse nga elementet na rrethojne dhe jane atycdo dite, por ne jo cdo dite krijojme poezi, cdo gje ka nje kohe, e cila duhet pjekur dhe ai elementi eshte thjesht pika qe can qelqin
      Tetor 09 në orën 7:32.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi e qarte... me ndodh kur une kam dicka te cilen dua ta trajtoj ne poezi, por zakonisht, kur une e kam te qarte kete gje, ajo poezia nuk del gje, sepse eshte e tera mendim, filozofi dhe jo ndjesi... nese e ndjej qe kjo e fundit mungon, eshte e kote, ate qe kam e kthej ne proze, poezise i le nje moment me spontan, kur nuk ka pse te jem e qarte, thesht shkruaj, me vone mendoj nese ajo qe kam shkruar qendron
      Tetor 09 në orën 7:35.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi nuk kam rregula kur shkruaj poezi.. ndonjehere ato me duken naive dhe sua t'e mbush koshin e plehrave me to, mpor nga pervoja kam fituar nje tjeter rregull te arte " leri kohe te kaloje dhe shihi me sy te fresket, si e huaj nje here tjeter. kjo me ndihmon qe te realizoj teresine qe kurrsesi nuk duhet ti mungoje nje poezie te mire: ndjenjen, mendimin, ngacmimin
      Tetor 09 në orën 7:38.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Gjergji Kollumbi Poezite e tua Rudi te fusin ne mendime te thella dhe te nxjerrin ne nje bote te fshehur qe pak veta arrijne ta gjejne.
      Suksese!
      Tetor 09 në orën 7:38.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Rudina Cupi ah, po shenjat, gjithkush ne jeten e tij i "shpjegon" dhe i "perdor" si do vete, edhe une kam shenjat e mia, por qe jane sipas rastit, sipas gjendjes shpirterore... ato i kuptoj instiktivisht, ndaj edhe nuk di ti shpjegoj
      Tetor 09 në orën 7:41.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi edhe une jam lexuese dhe kur marr ne dore nje liber me poezi, qofte te dhuruar apo kur dua ta ble, vproj si te gjithe: e hap ne nje faqe dosido, lexoj 3-4 vargje... dhe kete pune e perseris aq here sa te me terheqe... nuk ka nje mase te caktuar, por pergjithsisht ajo qe me terheq eshte nderthurja e elementeve poetike, por edhe e reja qe pikaset qe ne nje veshtrim te pare... pergjithsisht, poezite e kultivuara i nijoh nga menjehere...
      Tetor 09 në orën 7:47.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi titulli pergjithesisht eshte marketing, reklame, por per mua, ashtu si edhe perzgjedhja e kopertines, eshte te kujdesesh per detajin, pa humbur brendine.... titulli ka shume te beje edhe me tingellimin, sepse eshte e dhena e vetme qe lexon nga nje liber, edhe pa lexuar asgje nga te perbrendshmet e tij,,, dhe eshte po aq i rendesishem sa edhe emri i autorit... por qe kete te fundit per fat te keq nuk e ke ne dore ta zgjedhesh
      Tetor 09 në orën 7:51.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi 
      poet te preferuar???
      nuk jam me emrat, jam me lenden... nese nje poezi e mire arrin te me ngacmoje dhe te ve nje yll ne faqen ku ajo ndodhet, autori mbetet pak si ne teater, pas kuintave.... keto jane poezi qe une i vendos ne nje vend te vec...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 7:55.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Rudina Cupi 
      Lexuesi, ne fakt nuk me shqeteson numri i paket i lexuesve... si komb, jemi mjaft artedashes dhe nese e keni vene re, nder 3 shqiptare, 2 e pelqejne poezine, dhe njeri prej tyre edhe shkruan, nese do benin nje sondazh per sasine e krijuesve...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 8:01.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi 
      letersia ne gjimnaz??? 
      keni bere perseri nje pyetje qe edhe pse nuk ben pjese ne interesin tim praktik, perseri e kam menduar... nxenesit bejne disaa autore te caktuar (duke perjashtuar shume te tjere dhe e keqja eshte se ata qe bejne progr...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 8:17.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi muzika te cilne nuk lodhem se degjuari eshte ajo nga Leonard Cohen dhe melodite e Armik-ut, por edhe Buda Bar me pelqen, te gjitha poezite qe une shkruaj kane atmosferen e tyre, ashtu sic mbajne edhe pak era vere
      Tetor 09 në orën 8:19.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi pengje??? do me pelqente te isha keshilltare intime, qe do te thote se me pelqen psikologjia praktike
      Tetor 09 në orën 8:21.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi kepucet... une jam shume e shkurter dhe kepucet jane kompensimi im, kam deshire ti perzgjedh, mjafton qe ti pelqej, nuk ka rendesi marka
      Tetor 09 në orën 8:22.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi filmat rralle me pelqejne (mania kompjuterike me efektet speciale duke perjashtuar motivin dhe temat thriller qe dominojne sot ma kane zvjerdhur deshiren per te pare), ndaj edhe skenaristet po aq rralle i njoh,
      Tetor 09 në orën 8:25.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Halil Selimi Cila poezi juaja mund ti shkonte kesaj pamje pikture qe reflekton nga nje profil me shume thellesi se siperfaqes...
      Tetor 09 në orën 8:59.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Lirim Alija 
      Te falenderoj per kete interviste kaq te bukur.Tani do donim te krijojme portretin tend ne 36 shkronjat e alfabetit te gjuhes shqipe.Mbase shkronja R ta kujton perhere emrin tend ose shkronja Ç ta kujton çajin,Çajupin,Çabejn...Sidoqofte me...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 9:07.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Dhimitër Kokaveshi Ishin përgjigje që plotësuan mjaftë mirë jo vetëm aspektin letrar por edhe konceptimin e realitetit. Përgëzimet e mia.
      Tetor 09 në orën 9:16.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi c'eshte dashuria? per mua?
      dashuria eshte si pantllonat
      fillon ne njejes mbaron ne shumes.... dhe shumesit i bie vendi me i mire
      Tetor 09 në orën 9:52.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi 
      pershendetje Marsela, ti me pyet se c'este erotizmi per mua
      ai eshte temperatura, une jam zhiva
      eshte mundesia qe i jepet cdo njeriu per te bere kryevepra me personin qe do: te besh te ndihet mire dikushi tjeter dhe njekoehesisht te ndiheshm ...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 9:54.MD · Pëlqej ·  4 njerëz · 
    • Rudina Cupi vargu qe me pelqen me shume?
      nuk dua te caloj ne te qenit grua
      Tetor 09 në orën 9:57.MD · Pëlqej ·  3 njerëz · 
    • Albana Bozhani Jeminaj URIME DHE SUKSESE RUDIN.TE UROJ GJITHE TE MIRAT.
      Tetor 09 në orën 10:55.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi oh Petrit, u mrekullova nga gjithe ato mbresa qe te kishte lene ppoezia ime... kurre nuk me ka thene njeri gjera kaq te bukura... dhe nuk mund ta mohoj, u ndjeva vertet sikur kisha bere ndonje shpikje.... (dhe jo me kot e lashe ta komentoja ne fund komentin tend), ndjehem e perkedhelur ne seder
      Tetor 09 në orën 11:14.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi flm Albana, nuk e kam harruar porosine, por kur te dale ne drite.... do te ta sjell me autograf
      Tetor 09 në orën 11:17.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi 
      pershendetj Lirim
      ja dhe pergjigjet e mia per ty,pyetjet e tua me vene ne mendime:
      jam njeri i rezervuar, ne fillim njerezit i kam armiq, pastaj i bej aq miq, sa ndonjehere e kam problem te kem "privatesine time" pa u gjykuar prej tyre... por...Shiko më shumë
      Tetor 09 në orën 11:29.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi familja ime eshte shume femerore, kam dy vajza dhe une tre.... im shoq ne familjen tone eshte cun i vetem
      Tetor 09 në orën 11:30.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi dita ime e zakonshme fillon me pregatitjen e vajzave per ne kopsh e shkolle, pastaj jam ne pune, pastaj serish bejme familjarisht detyrat, pastaj i vetmi moment per veten eshte pas ores 12, ku shkruaj, pikturoj, apomerrem me arte aplikative per te mbushur murin perballe qe tashme este bere ekspozita ime
      Tetor 09 në orën 11:34.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi nje dite e jashtezakonshme??? kur udhetoj, eshte nje feste me vete
      Tetor 09 në orën 11:35.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi nje gje para se ciles ndjehem e pafuqishme? deshirat e mia... te gjithe lusin qe t'i plotesohen deshirat, ndersa une medyshem, sepse ato jane shume te rrezikshme... kur ato plotesohen me marrin nje pjese te mire te jetes sime te tashme...
      Tetor 09 në orën 11:37.MD · Pëlqej ·  3 njerëz · 
    • Rudina Cupi cfare me lodh me shume???? punet e shtepise... e di qe gjithe burrat qe me lexojne do me marrin inat, por punet e shtepise i bej, se s;kam nga shkoj, pooooor i urrej, sepse jane kaq frenuese kur ti merreshm me to duke i dhuruar kohe e nergji pa fund, dhe ato vetem shtohen... dhe me vjen keq qe nuk i shtoj kohes sime dicka me te mire per tu mbajtur mend
      Tetor 09 në orën 11:41.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Jorina Kryeziu Shkreta RUDI URIME
      Tetor 09 në orën 11:52.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi faleminderit Jori, edhe ty te uroj mbaresi
      Tetor 09 në orën 11:56.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi raportet me burrat??? 
      lexo: me ngajne si kunjozoide, te gjithe kerkojne te marrin pjese ne kutine time te shkrepeses.... dhe eshte fatkeqesi qe nuk arrij te kem nje mik te sinqerte per vete
      Tetor 10 në orën 12:03.PD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Rudina Cupi seksi????eshte"kepuca hirushes" qe i ra zotit neper shkallet e njeriut... seksi eshte perkryerje.. eshte te njohesh e levizjes, te filluar nga brenda
      Tetor 10 në orën 12:09.PD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi gazetat, tv, radio shteti, jane jashte orbites sime, eshte menyra me e mire per ta mbrojtur veten nga kjo bote qe nuk eshte e mire ne te gjitha
      Tetor 10 në orën 12:11.PD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Rudina Cupi udhetimet jane "karramelet" me te cilat genjehem akoma
      Tetor 10 në orën 12:14.PD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi raporti me pijen? pija e vetme qe ve ne goje eshte vera, cdo nate nga nje gote dhe ndjej se nje mike me perkedhel qe nga stomaku
      Tetor 10 në orën 12:16.PD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Zana Krasniqi 
      Mirembrema Rudinë! Po i le ketu disa pyetje te shkeputura nga Pyetsori i Prustit.Nuk jane te gjitha pyetjet ,po nje pjese e tyre.Dhe ketij pyetsori i jane pergjigjur dhejtera mijera njerez neper bote.Eshte pyetsor i famshem i nje shkrimtari...Shiko më shumë
      Tetor 10 në orën 12:40.PD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi pershendetje Zana, me duket se pyetjet, duke i perseritur ua kane vjedhur te tjeret, shiko pak me lart se shume prej tyre ua kam kthyer pergjigjet
      Tetor 10 në orën 12:44.PD · Pëlqej · 
    • Viktor Gjikolaj Vellimin Shkopsitje e kam kenduar dhe me ka dhene emocion te veçante.Kam mendimin se eshte nje liber poetik ku perpos te tjerash shpalon nje profil krijues krejt origjinal,nje kumt ku delikatesa femerore harmonizohet me kundershtite e brendshme nepermjet nje stili origjinal poshte te cilit mund te shenohet vetem emri yt
      Tetor 10 në orën 5:34.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi faleminderit Viktor
      Tetor 10 në orën 9:08.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi 
      Rudina Cupi
      seriali II
      po u pergjigjem edhe anketes se germezuar me 36 shkronjat
      A- (e) ardhmja - ajo e cila ka fshehur per mua plot gjera per te pasur deshire per te jetuar
      B- babai,burri, dy shpatulla ne te cilat mund te mbeshtetem ne cdo cas...Shiko më shumë
      Tetor 10 në orën 10:21.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi 
      E: embel, eshte gjeja me e shijshme qe ka shpikur njeriu ne guzhine
      F - fantazia, e ndjen si te pickon trurin si te heqesh nje qime nga vetulla e te ben qe me te te besh nje kryeveper
      G - gabimet, pa te cilat nuk behesh i mencur, nuk rritesh...Shiko më shumë
      Tetor 10 në orën 10:31.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Rudina Cupi 
      K - kenaqesi, perpiqem ta marr nga cdo gje qe bej, eshte motivi per te cilin jemi ne jete (sepse per te lindur, ngrene, pjelle dhe vdekur e ben edhe lopa)
      L - liber, nje nga pasionet qe pervecse dua ta njoh, edhe dua ta bej
      LL - llastohem, ed...Shiko më shumë
      Tetor 10 në orën 10:44.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Rudina Cupi Q - qejf, ai qe i ben gjerat te hidhen perpjete
      R - Rudina
      RR - rregull, ai qe eshte baza e cdo gjeje te mire, por qe ndonjehere duhet perjashtuar 
      S - sekrete, nje njeri, sa mes hume sekrete te mbaje ne vete aq me i pasur eshte
      Tetor 10 në orën 10:50.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Rudina Cupi 
      Sh - sharje nje shprehi me ere te qelbur qe e kane shpikur meshkujt
      T - tabu, nje cimcakiz qe te ngel ne kepuce
      TH - thashethemi, nje semundje njgjitese
      U - udhetim, me sa qindra here perseritet pyetja "He, a mberitem???" kaq me padurim pres t...Shiko më shumë
      Tetor 10 në orën 11:00.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Poezia Shqipe 
      Pershendetje!Nje seri pyetjesh per te zhbiruar akoma ne personalitetin Tuaj.Nuk jee detyruar te pergjigjesh ne te gjitha!Suksese!

      Çka mendoni kur ju përmendet :
      Mirësjellja,
      Mirënjohja,
      ...Shiko më shumë
      Tetor 11 në orën 7:25.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi 
      pershendetje
      ja dhe pergjigjet e pyetjeve tuaja te "beshme"
      miresjellja - pasaporta e komunikimt te njerezve te qyteteruar, por qe duhet perdorur me masen e vet
      mirenjohja - vesi im me i keq, sepse eshte karrem qe te tjeret e shfrytezojne per...Shiko më shumë
      Tetor 11 në orën 8:31.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Rudina Cupi 
      parfumi - EDEN
      lulja - orkide
      ora - nuk mbaj, eshte e panevojsme per nje grau qe i mban duart 'ne uje"
      vetura - mjafton te jete e larte
      sporti - shetitjet e gjat me kembe
      ...Shiko më shumë
      Tetor 11 në orën 8:38.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Petraq Kote Po përse je kaq e sinqertë, poetja" R "?
      Tetor 11 në orën 8:41.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi 
      goditur - po, e ka dashur rasti nje here te godas dike (qe doja)
      burgu - jo
      sonambul? - nje here (kur isha femije) kisha blere atlete te reja dhe u cova naten per te shkuar ne shkolle
      endrra, i harroj qe ne mengjes
      fobi - insektet pickuese
      ...Shiko më shumë
      Tetor 11 në orën 8:57.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Rudina Cupi pershendetje miku im Petraq, urime per cmimin
      pse jam une e sinqerte?
      se nuk di te jem ndryshe
      Tetor 11 në orën 8:58.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Petraq Kote Fytyra jote tregon tmerresisht jete dhe sinqeritet edhe poezine te tille e ke!
      Tetor 11 në orën 9:01.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Jorina Kryeziu Shkreta Rudinë, te germa s pse seksete dhe jo suksese
      Tetor 12 në orën 11:36.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi sepse sukseset i kam ne dore t'i arrij, per sekretet duhen se paku dy vete
      Tetor 12 në orën 11:37.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Myrteza Mara 
      Ndoshta eshte nga rastet e rralla kur tre bukuri: Femra, Poeti dhe Njeriu, harmonizohen aq kendshme ne nje emer: Rudina!
      Pres vellimin e ri dhe shpresoj te jet ne, ose, mbi nivelin artistik te vellimit "Shkopsitje", dhe une do brohoras miqes...Shiko më shumë
      Tetor 13 në orën 11:01.MD · Pëlqej ·  2 njerëz · 
    • Rudina Cupi faleminderit z. Myrteza,me vjen mire nga ato c'ka thate 
      i mirepres komentet e tjera, pas leximit te librit, i cili del keto dite
      Tetor 13 në orën 11:04.MD · Pëlqej · 
    • Botimet Shqiptare 
      Pyetje nga nje bashkepunetore e Botimeve Shqiptare:

      - cila ka qene shtysa e pare, momenti i pare dhe per cfare keni shkruar per heren tuaj te pare
      -si ,mendon, nga ndryshon poezia e nje poeti nga ajo e nje poeteshe?
      - femrat, per me shume se 2...Shiko më shumë
      Tetor 18 në orën 8:20.MD · Pëlqej ·  1 person
    • Riza Lahi Rudina, pershendetje edhe nga une dhe te uroj me gjith shpirt arritje sa me tefresketa riza lahi
      Tetor 18 në orën 8:25.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi faleminderit Riza, edhe ty gjithashtu
      Tetor 18 në orën 8:26.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi mos e keni postuar gabimisht ne pyetesorin tim kete pergjigjesor z. Myrteza????
      Tetor 18 në orën 11:06.MD · Pëlqej · 
    • Zana Krasniqi 
      Pershendetje dhe pergezime!
      Gjurmët që lë poeti me penën e tij, janë si ato gjurmët në dëborë, vetëm të një stine që duke kaluar koha shkrihen në kujtesë apo skalisin në shpirtin e një lexuesi motive jete?
      Çfarë merrni me vehte nga kujtimet? ...Shiko më shumë
      Tetor 19 në orën 4:38.MD · Pëlqej · 
    • Botimet Shqiptare A ka arti detyra? A mund të flitet për detyrë të letërsisë në emancipimin e shoqërisë? Cili është përfundimi i kësaj teze kur letërsia përditë e më shumë po humbet terren ndaj prirjeve ekstramoderne të njeriut?
      Tetor 19 në orën 11:12.MD · Pëlqej ·  1 person
    • Rudina Cupi detyre.. eshte fjale e rende e thene artit qe babe e nene i ka kenaqesine, e jo nevojen... nese njerezimi ka nevoje te vazhdoje emancipimin, le ta bejne prirjet ekstramoderne, artit, si babaxhani i njeriut i ka rdhur koha e pushoje, per tu ringjallur me i perndezur ne nje tjeter moment, kur vemendja prej ekstramodernes te jete ftohur sakaq... arti ende nuk i ka thene te gjitha, po me heshtjen e tij mund te thote shume
      Tetor 19 në orën 11:47.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • El Da 
      Pershendetje nga Greqia!
      Rudine e dashur,
      me emocionove shume me pergjigjet kaq te thjeshta dhe te sinqerta.
      Une do te te pyesja modestisht:
      Kur te bie rruga per ne JANINE???? Ardhsh e bardhe!!!!
      ...Shiko më shumë
      Tetor 21 në orën 4:55.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • EMagic Pro 
      Pershendetje!Disa pyetje qe nuk jane drejtperdrejt per poezine po per rrethanat qe ndikojne ne krijimin e saj.

      -Në ç’orë e vini zilen... kur fillon dita juaj çdo mëngjes?
      -Cila është marrëdhënia juaj me shtypin? A i lexoni gazetat? Cilat janë...Shiko më shumë
      Tetor 29 në orën 10:57.MD · Pëlqej · 
    • Rudina Cupi 
      pershednetje emagic pro
      ja dhe pergjigjet per kureshtjen tuaj rreth perditshmerise sime
      1. Ne 6:00
      2.nuk kam asnje marredhenie me shypin, per disa arsye e kam perjashtuar nga vemendja ime, me ben dem per shendetin poetik
      3.kafja e pare... me ko...Shiko më shumë
      Tetor 29 në orën 11:10.MD · Pëlqej · 
    • Lirim Alija 
      Poezia është femër sipas jush? Në ç'stad qëndron ajo aktualisht në krijimtarinë tuaj?
      Ka një periudhë kohe ku ndiheni e mbushur me frymëzim, apo çdo stinë është muzë për ju?
      - Koha e shuan pasionin.Ç’e zëvendëson atë një element rezistues nda...Shiko më shumë
      Tetor 29 në orën 11:12.MD · Pëlqej · 
    • Riza Lahi si femra, si mashkulli, jane njerez.kane bote dhe shpirt. ka nje filozofi qe thote "njih vetveten". atehere, qofte nisur dhe nga kjo keshille e ardhur nga Greqia e lashte, perse duhet te vrerosemi apo te psheretijme rreth "botes se femres"?
      Tetor 30 në orën 12:27.MD · Pëlqej ·  1 person · 
    • Botimet Shqiptare 
      ‎25 pyetje nga Mustafa Nano

      1-Cila është ngjarja më e madhe në histori: rënia e murit të Berlinit apo rrëzimi i kullave binjake?

      2-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?
      ...Shiko më shumë
      Dhjetor 09 në orën 5:53.MD · Pëlqej
Comments