Conferences‎ > ‎

Tirana Winter School in Algebraic Geometry





Tirana Winter School in Algebraic Geometry
Tirana, Albania
December, 27-29, 2018.






Tema:  Kurbat algjebrike dhe varietetet Abeliane

Organizatorët: 
  • T. Shaska, Oakland University
  • J. Dillies, Georgia Southern University
  • L. Beshaj, Army Cyber Institute
  • J. Mandili, Research Institute of Science and Technology
Lektorët 
  • T. Shaska, Oakland University
  • J. Dillies, Georgia Southern University
  • E. Lakuriqi, Georgia Southern University

Organizimi

Kjo është e para në një sërë konferencash që do të organizohen në gjuhën Shqipe me qëllimin që të kriojohet një grup pune me matematikanë shqiptarë në fushat e algjebrës, teorisë së numrave, kriptografisë. Konferenca do të jetë e hapur vetëm për anëtarët e grupit të cilët synojnë të studiojnë në një nga këto fusha. Për të aplikuar për të qenë pjesë e këtij grupi mbushni formën në fund të faqes. Ne mendojmë të kemi jo më shumë se 15-20 pjesëmarrës. Vetëm pjesëmarrësit seriozë do të ftohen për konferencën pasardhëse që do të mbahet në Maj 2019. Inkurajohen të aplikojnë veçanërisht ata që synojnë të vazhdojnë për PhD në këto fusha brenda ose jashtë Shqipërisë. Veçanërisht inkurajohen matematikanë/e të rinj të cilët duan të futen në fushën e kërkimit shkencor në gjeometri algjebrike, teori numrash, ose kriptografi. Aplikuesit duhet të kenë njohuritë bazë të algjebrës abstrakte, topollogjisë, dhe analizës komplekse. Aplikimet mbyllen ne 30 Shtator. Materiale pregatitore për pjesëmarrësit do të jepen gjatë periudhës Tetor-Dhjetor.

Regjistrimet
Mbushni formën në se jeni të interesuar. Jini në dijeni se mbushja e formës nuk garanton pjesëmarjen në konferencë. 

Finacimi dhe fjetja
        
        Konferenca nuk ofron mundësi finacimi për asnjë nga pjesëmarrësit.  Gjithë pjesëmarrësit priten të përballojnë në mënyrë private ose            nga institucionet e tyre gjithë shpenzimet.  

        Hotelet:  Ne nuk kemi kontaktuar apo prenotuar ndonjë hotel të veçantë.  Gjithë pjesëmarrësit duhet ti bëjnë prenotimet privatisht. 

Bursa për programe pasuniversitare në Amerikë

Ditën e fundit do të ketë një provim mbi materialet e konferencës në bazë të së cilit do të zgjidhen 5-6 kandidatë për bursë për programe pasuniversitare në Amerikë për të punuar në fushën e gjeometrisë algjebrike dhe degëve të lidhura me të (commutative algebra, algebraic number theory, arithmetic geometry, cryptography) .  

Universitetet që marrin pjesë në këtë program janë 
  • PhD program në Oakland University 
  • Master of Science në Georgia Southern University.   
Në se jeni të interesuar për të aplikuar për këto programe duhet të keni parasysh se duhet të keni pikët e mjaftueshme të TOEFL, të jeni në gjendje të lexoni literaturë matematike ne Anglisht, dhe të shkruani në Latex. 

Për me shumë detaje mund të kontaktoni Prof. Shaska tek     shaska@oakland.edu



Literature pregatitore

Ne supozojmë se pjesëmarësit kanë njohuritë bazë të materialeve qe mbulohen ne leksionet ne vijim: 

  1. Kalkulus,   http://repo.risat.org/id/eprint/330
  2. Algjebra Lineare   http://repo.risat.org/id/eprint/312
  3. Algjebra Abstrakte,  http://repo.risat.org/id/eprint/338

Testi përfundimtar do të bazohet në materialet e mësipërme dhe temat qe do te trajtohen ne konference.