Home page

'' Per nje popull qe meriton me shume paqe sociale, pune dhe drejtesi
 per te gjithe ''

Atdheu eshte gjeja me e shtrenjte, eshte altari i shpirtit, eshte drita ushqyese, eshte krenaria me e madhe dhe pasuria me e cmuar. Atdheu eshte teresia jone prej 10 milionesh te nje gjuhe e te nje gjaku. Eshte teresia e tipareve e virtyteve tona shqiptare e kombetere.

Civilizimi kristian,emancipimi dhe demokracia kristiane nepermjet udheheqesve shpirterore dhe idealisteve te saj bente thirrje: me e dashte gjuhen shqipe, zakonet dhe doket, me e dashte atdheun e mos me u shit tek i huaji, me e dashte Shqiperine dhe cdo pellembe toke te saj, me luftu e me e mbrojte Shqiperine si Gjergj Kastrioti e te paret tane, kete amanet me e mbajte e femijeve me ju a lane.

DEMOKRACIA  KRISTIANE

 Partia Aleanca Demokristiane eshte e bindur se nje shoqeri te ekonomise se tregut ne nje shtet ligjor ku egziston nje demokraci kristiane, demokraci e vertete pluraliste, e ngritur mbi parimet e nje kushtetute te re, ne themel te se ciles te jete besimi tek zoti, e çon perpara zhvillimin ekonomik dhe social te shtetit.


 Partia Aleanca Demokristiane eshte per respektimin nepermjet ligjit te interesave te privateve ne nje shoqeri ku nderohet nena dhe babai, ku nuk vritet dhe nuk vidhet, ku nuk behen veprime te ulta dhe ku nuk merr kot neper goje emrin e zotit.  Ne jemi te vendosur se kjo eshte rruga e perparimit te shoqerise drejt demokracise kristiane.

                       SHOQERIA   


Shoqeria qe synojme  eshte shoqeria e lirise dhe drejtesise sociale, e solidaritetit dhe e paqes,e barazise para ligjit,shoqeria qe rrit cilesine e jetes.
Demokracia kristiane eshte shoqeria ku niveli i zhvillimit ekonomik dhe kulturor, garanton dhe hap prespektiva te reja per te drejtat themelore te qytetareve,te drejta per pune e biznes,per mireqenie,per arsim, kulture e per nje mjedis human.
















Partia Aleanca Demokristiane me ngritjen e kesaj Infrastrukture Morale kerkon, perveç pjesemarrjes se shoqerise dhe shtetit, edhe rolin e kontributin e Institucioneve Fetare te cilet historikisht si me pare,tani dhe ne te ardhmen, do te kene vendin e tyre te merituar e te pazevendesueshem. 
  Nje Shqiperi ku roli i Institucioneve Fetare te rritet me lart per shpirterimin e njerezve me Lirine e Besimit ndaj Zotit.   
ADK mbeshtet rolin e Institucioneve  Fetare per shpirterimin e njerezve me lirine e besimit ndaj Zotit dhe krijimin e hapesirave me te medha per kete rol
Ne zemer te programit tone ndodhet mbrojtja dhe zhvillimi i Lirise, Paqes, Prones dhe Mireqenies se Njeriut, Familjes, Komunes, Rrethit,Prefektures, Shqiperise dhe ne te gjitha trojet ku jetojne shqiptaret ne Europe, SHBA etj.

DEMOKRACIA, LIRITE DHE TE DREJTAT THEMELORE

              Partia Aleanca Demokristiane punon qe parimet e demokracise te behen parime udherrefyese dhe te gjejne zbatim konkret ne te gjitha fushat e jetes dhe te veprimtarive te ndryshme. 

ADK kerkon nje rregjim demokratik-kristian qe nuk e ngushton dhe nuk e zevendeson inisiativen dhe pergjegjesine e çdo force politike dhe te shoqerise.  ADK eshte per nje sistem sa me te gjere levizjes, organizatash shoqerore, kulturore, fetare per organizimin e referendumeve per çeshtjete rendesishme te se ardhmes se vendit.Deshirojme nje Shqiperi te zhvilluar nen Liri, ne te cilen pjesen me te madhe te vendimeve do ta marrim vete individet, familjet, sipermarrjet.

 Nje Shqiperi ku pjesen me te madhe te te ardhurave te siguruara nga punonjesit ta perdorin sipas inisiatives se tyre. Nje Shqiperi ku te gjithe te jene te lire te merren me aktivitete prodhuese dhe tregetare,te çliruar nga prangat burokratike dhe nga pengesat e panumerta qe frenojne krijimin e pasurise.

Ideologjite fashiste, komuniste deshtuan dhe do te deshtojne sepse ato u provuan si ideologji te forces, te dhunes, e pa ideale te verteta. Partia jone qe udhehiqet nga doktrina e Demokracise Kristiane dhe frymezohet nga idete humane kristiane, vedoset ne Qender te spektrit politik si alternative opozitare me te majten komuniste dhe mbrojtjese e demokracise nga çdo tentative e te majtes dhe e te djathtes ekstreme totalitare.








ALEANCA DEMOKRISTIANE

Partia Aleanca Demokristiane eshte themeluar me 5 Dhjetor 1998 ne qytetin e Tiranes. Partia Aleanca Demokristiane frymezohet nga trashegimia shumevjeçare e mendimit humanist, nga pervoja historike europiane e ne veçanti nga Doktrina Sociale e DemokraciseKristiane. Filozofia Demokristiane me shume se çdo filozofi tjeter diti t'i rezistoje ndryshimeve sociale, ekonomike e politike duke fituar nje adoptim te admirueshem progresiv dhe gjithmone duke dhene zgjidhje e rezultate pozitive.  

 E bazuar ne moralin e besimit, lirise, humanizmit,  tolerancen, konsensusit, respektit etj, ajo shndrrohet jo vetem ne jeten sociale por edhe ne ate politike si nje rregullator i ndersjellte e universal ne menyre te tille qe etika personale harmonizon interesat e individeve ne nje shoqeri kapitaliste. 
Partia jone dhe ato qe besojne ne keto vlera te demokracise kristiane, do ta pasurojne akoma me shume te ardhmen e popullit shqiptar sepse keto vlera jane te lidhura fort gjate historise ne ndergjegjen e shqiptareve dhe te popujve europiane.               
ADK synon qe t'i vendose keto vlera te medha ne sherbim te individit te lire te ekonomise te tregut dhe demokracise pluraliste. Te mbrosh individin dhe jeten e tij perben nje detyrim si natyral, si moral ashtu edhe shpirteror. 
Partia Aleanca Demokristiane ofron nje Moral dhe nje ideal te ri ne politiken e vendit tone nepermjet filozofise demokristiane dhe ideologeve te saj Robert Scuman, Konrad Adenauer dhe Alcide de Gaperi.
Pavarësisht krizës financiare dhe problemeve politike qe po kalon rajoni yne, Shqipëria vazhdon të ketë një vëmendje të veçantë për sa i përket bashkëpunimit rajonal,ndër-institucional, ekonomiko-tregtar e financiar,  i cili vihet re dhe në shkëmbimin e vizitave të ndërsjellta të nivelit të lartë, vecanerisht te Italise, Frances, Gjermanise, Greqise, Turqise, por edhe te vendeve te tjera ne rajon e me gjere.
Vizitat  e ndersjellta te drejtuesve te larte te shteteve shenojne hapa te reja e me rendesi drejt forcimit te marredhenieve bilaterale e multilaterale edhe ne fushen ekonomike.
 
Sfida drejt te ardhmes qe kemi perpara do te percillet nga ADK,nepermjet problemeve aktuale dhe zgjidhjeve reale qe ne afrojme dhe jo mbi sllogane dhe sulme personale