Lista e temave të diplomave për programet Master i Shkencave

  • Afati i përzgjedhjes së temës për punimin e diplomës është deri ditën e premte, datë 15. 02. 2019

Pedagog: Alda Kika

  • Tema:Ndërtimi i aplikacioneve me ndërfaqje të pasur nëpërmjet JavaFX

JavaFX është një platformë për ndërtimin e aplikacioneve me ndërfaqe përdoruesi që suporton si aplikacionet desktop ashtu edhe ato ueb. Tema ka si synim që të paraqesë komponentet kryesore të realizimit të aplikacioneve JavaFX. Një prototip aplikacioni do të implementohet nëpërmjet JavaFX për të ilustruar konceptet e paraqitura.

  • Abstrakt:Metodat për analizimin dhe parashikimin e sjelljes së përdoruesit

Analiza e sjelljes së përdoruesit ndërton informacionin e përdoruesit dhe gjen rregulla rreth sjelljes së tij nga të dhënat. Ato ndihmojnë kompanitë të kuptojnë më mirë preferencat e përdoruesave dhe të zhvillojnë vlera të shtuar për ta duke sjellë përfitime për kompaninë. Tema ka si synim që të paraqesë analizën e sjelljes së përdoruesit nga perspektiva të shumta si algoritmat që përdoren dhe aplikime në fusha të ndryshme.

  • Tema: Dizenjim i përqëndruar tek përdoruesi për aplikacionet mobile

Dizenjimi i përqëndruar tek përdoruesi është një proces iterativ në të cilin dizenjuesit fokusohet tek përdoruesit dhe nevojat e tyre në secilën fazë të procesit të dizenjimit në mënyrë që krijohen produkte të përdorshëm dhe të aksesueshëm. Platformat mobile janë të ndryshme nga platformat e tjera dhe është e rëndësishme që të kuptohet nga dizenjuesi këto ndryshime para se të aplikojë një përafrim të dizenjimit të përqëndruar tek përdoruesi. Tema ka si synim që të përcaktojë këto ndryshime, te japë rekomandime dhe të krijojë një prototip të një aplikacioni mobile nëpërmjet dizenjimit të përqëndruar tek përdoruesi.


Pedagog: Ana Dhembi

  • Tema: (MSH)Njohja me aspektet turistike te qytetit te Tiranes permes aplikimit te inteligjences artificiale ne aplikacionet mobile.

Abstrakt: Tema ka per qellim njohjen e qytetit te Tiranes ne aspektet kulturore dhe turistike te saj nga vizitore apo qytetare. Si nje nga menyrat me praktike dhe me te perdorshme ne ditet e sotme sistemi do te jete i pershtatur per pajisjet mobile. Perdoruesi do te jete aktori kryesor i sistemit interaktiv qe do te sillet. Ndertimi i sistemit duhet te behet per platformen IOS, ne gjuhen e programimit Swift. Sistemi do te jete i ndare ne dy pjese kryesore, pjesa e pare do te perbehet nga funksionalitetet kryesore si: shfaqja e eventeve te qytetit, shfaqja e eventeve sipas dates qe vendoset, njoftimi(notification) per eventet qe perdoruesi eshte i interesuar, perzgjedhje e eventeve te preferuara(favourite), shfaqja e vendndodhjes se tyre ne harte etj. Ndersa pjesa e dyte do te kete nje nga fushat e inteligjences artificiale te zhvilluar ne te. Qellimi i saj do te jete njohja dhe prezantimi i objekteve kulturore, historike te qytetit me ane te image recognition, ku do te behet njohja e objektit nga sistemi dhe shfaqja e informacioneve te tilla si: emri objektit qe skanohet, historiku i tij etj. Gjate integrimit te elementeve te AI ne sistemin tone trajtimi i te dhenave duhet te behet duke perdorur gjuhen e programimit Python.

  • Tema: (Per AML)Perdorimi i akitektures client-server per ndertimin e nje arkive digjitale per menaxhimin e literatures universitare

Abstrakt: Perdorimi i nje sistemi te brendshem universitar nga studente apo pedagoge per te aksesuar literature shqiptare ose te huaj, me qellim perditesimin, permiresimin dhe plotesimin e dijeve individuale, perben nje domosdoshmeri ne mjediset tona akademike. Tema ka per qellim dizenjimin e nje sistemi web, mbeshtetur ne arkitekturen client-server, per menaxhimin e literaturave(librave) universitare. Sistemi web do te implementohet duke perdorur teknologjite open-source ku si web server do te sherbej Apache, PHP, MySQL ndersa nderfaqja e perdoruesit do te ndertohet mbeshtetur ne teknologjite HTML, JS, CSS dhe mjete te tjera per kete qellim.

  • Tema: (MSH)Dizenjimi dhe implementimi i nje modeli per migrimin e te dhenave: Kalimi nga DBMS relacionale ne DBMS jo relacionale

Abstrakt: Tema ka per qellim konvertimin e nje database relacionare duke perdorur Sql Server ne nje databaze jorelacionare si MongoDb. Pjese e punes studimore duhet te jete krahasimi i dy sistemeve te menaxhimit te te dhenave ne nje aspekt te rendesishem sic eshte performanca (cila performon me mire ne situata te ndryshme te ekzekutimit te procedurave, funksioneve dhe kerkesave te ndryshme). Pjesa praktike e punes per kete teme duhet te ilustroje procesin e konvertimit te dhenave midis dy sistemeve duke mbajtur si reference nje baze te dhenash te modeluar per nje sistem financiar me te dhena te shumta. Se fundi, pjese e punes praktike duhet te jene dhe gjenerimi i disa raporteve financiare duke perdorur procedurat dhe Web API ASP.NET.

  • Tema: Perdorimi i webit sematik per modelimin e nje ontologjie per kurset universitare

Abstrakt: Semantika i ka dhene kuptim dhe inteligjence webit. Ontologjia eshte pjesa me e rendesishme e webit semantik e cila fokusohet me teper tek marrdheniet sasa te informacioni. Semantika ne fushen e edukimit ka nje rendesi te vecante. Tema ka per qellim te propozoj nje zgjidhje per zhvillimin e nje ontologjie ne rastin kur fokus ka mjedisi universitar. Si mjet pune per modelimin e saj do te perdoret Protege. Ne kete teme do te punohet per dizenjimin dhe implementimin dhe krijimin e kerkesave mbi ontologji, me qellim nxjerrjen e informacionit, i cili do i vinte ne ndihme aplikacioneve te ndryshme.

Pedagog: Ana Ktona

  • Tema: Sistem Informacioni në ndihmë të trajtimit efektiv të sëmundjes së anemisë

Abstrakt: Anemia është një sëmundje që ndikon negativisht në cilësinë e jetës dhe në disa raste serioze. Gjetja e korrelacioneve që ndikojnë në pasjen e kësaj sëmundjeje do të ndihmonte trajtimin efektiv të saj. Qëllimi i kësaj teme është të zbulojë këto korrelacione dhe t’i impelmentojë ato në një sistem informacioni që do të ndihmojë në trajtimin efektiv të sëmundjes së anemisë.

  • Tema: Robotika në ndihmë të marrjes së njohurive në shkencat kompjuterike para arsimit universitar.

Abstrakt: Marrja e njohurive të mira në shkencat kompjuterike para arsimit universitar konsiderohet një domosdoshmëri në vendet më të zhvilluara të botës. Aktualisht në vendin tonë në arsimin parauniversitar fillon edukimi në TIK që nga klasa e katërt e arsimit fillor Po sa të interesuar janë nxënësit në marrjen e këtyre njohurive? A kanë vështirësi ata në marrjen e njohurive në programim? A do të ndihmonte përdorimi i robotikës në motivimin e tyre dhe marrjen e njohurive të mira në fushën e programimit?

  • Tema: Sistemi informacioni në ndihmë të industrisë së ndërtimit

Abstrakt: Cilësia e materialeve të ndërtimit është shumë e rëndësishme në pasjen e ndërtesave cilësore, jetëgjata dhe të sigurta. Krijimi i modeleve që gjejnë parametrat të cilët ndikojnë në cilësinë e materialeve të ndërtimit kërkon ekspertizë dhe rezulton në volum të madh pune i cili ndikon në efektivitetin e përcaktimit të cilësisë së materialeve. A munden metodat Data Mining të lehtësojnë procesin e përcaktimit të cilësisë së materialeve të ndërtimit? Objektivi i kësaj teme është t’I jape përgjigje kësaj pyetjeje nëpërmjet eksperimeneteve. Nje sistemi informacioni, që do t’I vijë në ndihmë industrisë së ndërtimit në procesin e përmirësimit të materialeve, do të ndërtohet.

  • Tema: Përmirësimi i një sistemi auditimi nëpërmjet teknologjisë Blockchain

Abstrakt: Sistemet e auditimit të brendshëm janë të domosdoshëm për të parandaluar mashtrimin dhe humbjet financiare. Pjesë shumë e rëndësishme e sistemit të auditimit është ruajtje e dokumentave dhe sigurimi I vërtetësisë së tyre. Sistemet aktuale të auditimit hasin vështirësi në ruajtjen e historikut të ndryshimeve dhe njohjen ligjore te dokumentit. Një nga teknologjitë që na ndihmon për të ruajtur historikune e ndryshimeve dhe siguruar vërtetësinë e dokumentit është teknologjia blockchain. Qëllimi I kësaj teme është përmirësimi I një sistemi aktual auditimi nëpërmje teknologjisë blockchain

  • Tema: Ndërtimi i një sistemi për matjen dhe monitorimin cilësisë së ujrave të lumenjve

Abstrakt: Vlerësimi i cilësisë së ujit me anë të analizave kimike dhe fizike në një mjedis ujor të ndikuar nga disa ndotës të ndryshëm në përgjithësi nuk është I mundur. Gjallesat bentike reagojnë ndaj një grupi të gjerë të ndotësve përfshirë dhe ato me përbërje komplekse. Këto gjallesa mund të përdoren si indikatorë të pastërtisë së ujrave dhe ndotjes së tyre me substanca organike. Qëllimi i kësaj mikroteze është ndërtimi i një sistemi që do të realizojë matjen dhe monitorimin e cilësisë së ujrave të ëmbël të lumenjve në Shqipëri. Si rast studimi do të merret lumi Shkumbin.Kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për studentë, kerkues dhe për institucione te ndryshme duke shkurtuar orë të shumta studimi e llogaritje. Insektet janë një ndër indikatorë të pastërtisë së ujrave dhe ndotjes së tyre me substanca organike.

  • Tema: Inteligjenca e Biznesit në fushën e telekomunikacionit

Abstrakt: Operatorët e telekomit në të gjithë botën po eksplorojnë zgjidhje BI për të pasur avantazh konkurrues. Zgjidhjet kryesore për të cilat kompanitë e telekomunikacionit kërkojnë në një system BI përfshijnë marketingun - si eksperienca e përdoruesit, mbajtja e klientëve, marketingu i synuar, menaxhimi i fushatës, menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe inteligjenca e biznesit në rrjet për të përmirësuar rrjetin.

Ekzistojnë tre strategji bazë në fushën e telekomunikacionit që e bëjnë aq të rëndësishme BI në këtë fushë:

• Strategjia Marketingut

• Strategjia e eksperiencës se përdoruesit

• VendimMarrja

Qellimi temës është krijojmë një sistem BI që do të ndihmojë VendimMarrjen në fushën e telekomunikacionit.


Pedagog: Areti Bojaxhiu

  • Tema:Sistemet multi-agjent dhe Internet of Things: Inteligjenca e decentralizuar në sistemet e shpërndara

Abstrakt: Kërkimet në sistemet multi-agjent (MAS) adresojnë autonominë duke u mbështetur në koncepte dhe teknika të inteligjencës artificiale. Sidoqoftë, kërkimeve në MAS i mungon një konceptim i thellë në mjediset moderne të shpërndara. Ky punim duhet të realizoj një studim mbi bashkëpunimin e MAS dhe IoT, e cila është bërë një temë e gjerë dhe moderne mbi studimet rreth mjediseve të shpërndara.

  • Tema: Sistemet multi-agjent: Një platformë adaptive me multi-agjent për tematika të zgjuara (Smart-Topics)

Abstrakt: Sistemet multi agjent (MAS) strukturohen kryesisht rreth tre dimensioneve: aksesim të njohurive, rregullave të sjelljes së agjentëve dhe kthimit të gjendjeve në kohë reale të sistemit. Në këtë dokument, duhet të propozojmë prototipe të një platforme MAS që mbledh në një platformë të integruar dhe të pavarur të gjitha funksionet e nevojshme të sistemeve heterogjene MAS.

  • Tema: Studim mbi kombinime të sistemeve multi-agjent me teknologjitë ueb semantike (AML).

Abstrakt: Ky punim duhet të realizoj një stundim mbi teknologjitë ueb semantike dhe kombinime të mundshme me sisteme multi-agjent. Problematika, zgjidhje dhe raste studimore.

Pedagog: Anxhela Kosta

  • Tema: Ndërveprimi i teknologjisë me mësimdhënien, në shkolla

Abstrakt: Kjo teme i referohet një studimi të disa prej platformave ekzistuese, të cilat përdoren për qëllime mësimdhënie në sistemet arsimore të shkollave nëpër botë, sa eficiente janë ato në arsim dhe sa përdoren në shkollat Shqipëtare, kryesisht gjimnazet. Në sajë të këtij studimi do të kryhen sondazhe dhe pyetsorë në disa prej shkollave të Tiranës me qëllim nxjerrjen e statistikave, nëse përdoret një platformë teknologjike për mëmdhënien dhe sa produktive do të mund të ishte përdorimi i saj, në shkollën e tyre përkatëse. Dhe së fundmi demostrimi konkret i kësaj platforme duke krijuar një template/miniplatforme në format 3D, si do te dukej një platformë e tillë për një shkollë në Tiranë dhe përse është e nevojshme përdorimi i saj në mësimdhënie.

  • Tema: Çfarë është Realiteti virtual (VR) dhe si ndikon kjo teknologji si një shërbim (SaaS)

Abstrakt: Çdo proces që mund të kryhet në botën fizike dhe në biznes mund të stimulohet në realitetin virtual, duke përdorur teknologjine më të fundit VR. Realiteti virtual përdoret në sektorë të ndryshëm si industrinë e IT, arsimin, video games, kujdesin shëndetësor, aplikacionet interaktive në desktop, inxhinierinë etj. VR nuk është vetëm një produkt, por një teknologji si shërbim (SaaS). Qëllimi kryesor i kësaj teme është të parqes VR në aspektin e edukimit dhe të tregoij si ka ndihmuar dhe si ndihmon kjo teknologji në përmisimin e mësimdhënies online.

  • Tema: Web based app për të mundësuar komunikimin midis shkollës dhe prindërve

Abstrakt: Të realizohet një studim rreth prezencës apo mos prezencës së aplikacioneve të cilat krijojnë ura komunikimi mes prindërve dhe shkollës në vendin tonë. Në studim synohet të futen dhe platforma të ngjashme nga vende të tjera. Sa te dobishëm janë ? Sa do të donin prindërit të kishin akses në të tillë aplikacione? Po për mësuesit cilat do të ishin avantazhet dhe disavantazhet e të pasurit të një aplikacioni të tillë? Për ta demostruar do të krijohet një “prototip” i këtij aplikacioni web based. Ky aplikacion mendohet të ketë në përmbajtjen e tij një hapsirë për mësuesit, për njoftime të ndryshme, një regjistri online i azhornuar ç’do ditë, dhe gjithashtu një hapsirë për prindërit, ku informohen për ecurinë e fëmijëve të tyre, për mungesat apo njoftime të tjera, si dhe hapsiren e tyre për të lënë komente apo lidhur kontakt të drejtpërdrejtë me mësuesit për fëmijën e tyre.

  • Tema: Përdorimi i NextCloud në institucione shtetërore

Abstrakt: Qëllimi i kësaj teme është rishikimi i punëve të tjera akademike dhe shkencore në lidhje me ruajtjn e të dhënave në Nextcloud, në ndihmë të institucioneve shtetërore. Do realizohet një studim konkret se çfarë përdorin institucione arsimore shtetërore në gjimnazet në vendin tone, për të ruajtur të dhënat dhe si do të ndikoj Nextcloud tek ata. I gjithë studimi do të tregohet me anë të një praktike konkrete duke instaluar dhe konfiguruar Nextcloud për mjediset e një institucioni.

  • Tema: Vlerësimi i nxënësit duke përdorur teknologjin

Abstrakt: Vlerësimi i nxënësit është treguesi kryesor i punës, si për mësuesin ashtu edhe për nxënësin. Do realizohet një studim, i cili do të paraqes rëndësinë e vlerësimit, që ndikon drejtpërdrejt tek rritja e rezultateve mësimore të nxënësit, dhe pse nganjëherë ky vlerësim ndikon negativisht dhe shpie në ulje të produktivitetit të nxënësit. Qëllimi kryesor është të paraqes studimin e modeleve të vlerësimit të nxënësit duke përdorur teknologjin dhe si munden mësuesit të përmirësohen në përdorimin e këtyre modeleve. E gjithë tema do demostrohet duke realizuar një regjistër elektronik si një nga mjetet më kryesorë të ruajtjes së vlerësimit të nxënësit.

Pedagog: Ardi Benusi

  • Tema: Parashikimi i qendrimit te klientit ne nje kompani telefonike, duke perdorur Artificial Neural Network

Abstrakt: Duke marre si te dhena detajet e klientit si: mosha, gjinia, statusi, qyteti, numri i viteve qe ka si klient ne kete kompani etj. parashikohet nese klienti do qendroje apo do largohet nga kompania.Parashikimet mund te perdoren per te krijuar strategji per uljen e numrit te klienteve qe deshirojne te largohen.

  • Tema:Siguria e sistemit të Informacionit për Institucionet private dhe publike

Abstrakt:Siguria fizike(perimetri i godinës në të cilin janë ngritur serverat dhe i gjithë sistemi qëndror) Siguria e informacionit(niveli i ruajtjes së informacionit në bazë të klasifikimit dhe nivelev përkatëse të tij) Paisjet përgjim dhe kundërpërgjim për stafin dhe personat që punojnë për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e sistemit. E gjithë veprimtaria do të bazohet mbi Law Enforcement monitoring.Gjithashtu do të përdoret dhe teknika Man in the Middle për të bërë të mundur krijimin e një harte mbi personat që shkaktojnë rrjedhje të informacionit.

  • Tema: Studimi i teknikave steganografike për imazhet dixhitale dhe fshehja e sigurte e mesazheve tekst.

Abstrakt: Steganografia, ose shkrim i fshehur, është teknikë e fshehjes së informacionit sekret në një tjetër media të mbuluar, të tilla si audio, video, imazh dhe tekst, në mënyrë të tillë që ekzistenca e vetë informacionit të jetë e fshehur. Qëllimi është fshehja e ekzistencës së informacionit në mënyrë të tillë që të dhënat e ndërfutura të jenë të padëgjueshme apo të padukshme nga programe apo nderhyres te paautorizuar.

  • Tema: Krijimi i nje sistemi informacioni interaktiv ne ndihme te pacienteve dhe mjekeve per dixhitalizimin e sistemit spitalor

Abstrakt: Bota në zhvillim ballafaqohet me shumë probleme shëndetësore, p.sh. HIV / AIDS, malaria, tuberkulozi, kohët e fundit gripi i derrave dhe gripi i shpendëve kanë kërcënuar shëndetin dhe jetën e miliona njerëzve.Mungesa e infrastrukturës dhe fuqia e trajnuar puntore konsiderohen pengesa të rëndësishme në sigurimin e trajtimit të duhur dhe kujdesit mjekësor për keto grupe semundjesh.Prandaj lind nevoja e planifikimit,dizenjimit,implementimit të një sistemi informacioni spitalor i cili do jetë në ndihmë të mijra pacienteve për te marrë informacionin dhe ndihmen e duhur në nje kohë më të shkurtër. Qëllimi i këtij programi të propozuar është të zhvillojë një sistem të kujdesit mjekësor për t'u marrë me parashikimin e sëmundjes, për të lehtësuar procesin e konsultave me mjekun, për të siguruar një ndërfaqe të lehtë për përdoruesit dhe mjekët.Për cdo pacient të regjistuar në program do të hapet një kartele,dhe do bëhet ndjekja e ecurise së sëmundjes nga mjeku përkates.

  • Tema: Sistemet CRM ne industrine e telekomunikacionit

Abstrakt: CRM si produkt i ofruar nga SAP qe mundeson nje sere funksionalitetesh. Duke qene se perfshin sisteme te ndryshme si AiRim, AiPi, GIS etj , menyra e nderveprimit te tyre per zgjidhjen e rasteve te caktuara do varionte gjithashtu. Paraqitja e ketyre skenareve dhe ilustrimi me shembuj perkates do te shpjegonte me se miri rendesine e nje sistemi te tille ne nje kompani telekomunikacioni.

  • Tema: Perdorimi i teknikes "Port Knocking" per tu mbrojtur nga nderhyrjet e pa-autorizuara ne sistemet e informacionit

Abstrakt:Tema duhet te trajtoje tekniken ne te cilen klienti para se ti jepet mundesia te aksesoje nje sistem (p.sh te lidhet me server permes SSH) duhet te dergoje nje seri paketash (TCP, UDP) drejt disa portave te caktuara. Pasi eshte verifikuar sekuenca e duhur e paketave, krijohet ne menyre dinamike ne Firewall (iptables) nje filter i cili lejon per nje kohe te kufizuar adresen IP te klientit qe te lidhet ne porten SSH.

Per personat qe nuk e dine sekuencen i duhet te tentojne te gjithe kombinimet e mundshme gje e cila eshte tej mase te veshtire kur gjatesia e sekuences eshte qofte edhe me 3 porta te ndryshme. Ne cdo moment server nuk kthen pergjigje per cdo pakMENAXHIMI I SIGURISE SE INFORMACIONIT NE NJE ORANIZATEete "knocking", ai shikon cfare paketash arrijne nga klientet dhe ben verifikimet perkatese pa derguar asnje mesazh konfirmimi apo gabimi.

  • Tema: MENAXHIMI I SIGURISE SE INFORMACIONIT NE NJE ORANIZATE

Abstrakt: Pershkrimi metodave se si mund te implementohet siguria e informacionit, mënyrat, hapat, procesi qe duhet te ndjekë organizata për implementim dhe organizimi i menaxhimit të sigurisë sipas metodës Planifiko-Bëj-Kontrollo-Vepro ose PDCA (Plan-Do-Check-Act) per cdo lloj organizate qe i lind nevoja ose eshte e detyruar per shkak te kontratave apo detyrimeve ligjore.

Pedagog: Arber Ceni

  • Tema:Identifikimi i lidhjeve të mundshme nëpërmjet klasifikimit të përmbajtjes vizuale në imazhet e shpërndara në rrjete sociale.

Abstrakt:Rrjetet sociale zënë një pjesë të konsiderueshme të përditshmërisë të përdoruesve të tyre. Miliona imazhe shpërndahen nga këta përdorues në rrjete sociale. Në një kohë kur shërbimet për klasifikimin e përmbajtjes vizuale në një imazh (Google Cloud Vision, Amazon Rekognition, Microsoft Azure) janë më lehtë të disponueshme, është me interes identifikimi i lidhjeve te mundshme që mund të deduktohen nga analiza e përmbajtjes së imazheve që përdoruesit shpërndajnë pavarësisht se këta përdorues mund të jenë ose jo të lidhur me njëri-tjetrin në forma të tjera. Qëllimi i kësaj teme është identifikimi i këtyre lidhjeve dhe shqyrtimi nëse këto lidhje shfaqin ndonje strukturë te fshehur ne rrjet. Në këtë temë duhet të ndërtohet nje modul (C#) për programin NodeXL i cili lexon një listë me imazhe të shpërndarë nga përdoruesit në një rrjet social dhe i ngarkon ato në një nga platformat për klasifikimin e përmbajtjes vizuale (Google Cloud Vision, Amazon Rekognition, Microsoft Azure, etj.). Të analizohet klasifikimi i realizuar nga platforma dhe te krijohen lidhje të reja midis përdoruesve që kanë shpërndarë material të ngjashëm. Të analizohen këto lidhje nëse janë te reja apo përforcojnë lidhje ekzistuese.

  • Tema:Ethical Hacking – Sulme ndaj njësive nën shqyrtim

Abstrakt:Teknologjia e informacionit dhe sistemet informatike po përqafohen dita-ditës nga më shumë përdorues. Më shumë sisteme do të thotë më shumë të dhëna dhe më shumë përgjegjësi për ruajtjen korrekte të tyre. Sa të sigurtë janë sistemet informatikë? Kush janë sulmet e mundshme që mund të aplikohen ndaj tyre? Cilat janë masat qe duhen ndërmarrë për shmangien dhe evidentimin e këtyre sulmeve? Sa të sigurta janë sistemet informatike në Shqipëri? Qëllimi i kesaj teme është të përpiqet t’i japë një përgjigje pyetjeve të shtrura më lart duke përshkruar sulmet që mund te kryhen ndaj një njësie (server, rrjet wireless, shërbimi ueb apo faqe institucioni), aplikimi i këtyre sulmeve në një ambient laboratorik dhe shqyrtimi i mundësisë së aplikimit të tyre në një ambient real. Duke qenë se sulmet janë „etikë„ dhe jo dashakeqës, te propozohen masat që duhen marrë për përforcimin e sigurisë në sisteme që rezultojnë të cënueshëm nga sulmet e shqyrtuara.

  • Tema:Analiza e ndërveprimit midis artistëve dhe përdoruesve në rrejtin social Spotify

Abstrakt:Në dekadën e fundit rrjetet sociale kanë njohur një bum të jashtëzakonshëm si në krijimin e tyre ashtu dhe në përdorim. Secili prej tyre ka në qendër përdoruesit të cilët shpërndajnë informacion në forma të ndryshme. Twitter dhe Facebook përqëndrohen tek teksti, imazhet dhe videot. Ndërkohë që YouTube fokusohet tek videot dhe Instagram tek fotografitë. Një tjetër rrjet social i cili ka në fokus artistët, muzikën e tyre dhe dëgjuesit, është Spotify. Qëllimi i kësaj teme është të analizojë Spotify API për të evidentuar rrjetet e ndryshme që mund të ndërtohen (Artist-Artist bazuar në këngë/ albume, Përdorues-Përdorues bazuar në ngjashmërinë e listave muzikore, etj.). Të implementohet (në C#) një importues i të dhënave të Spotify dhe krijimi i rrjeteve te ndryshme bazuar në përzgjedhjet e përdoruesit. Të analizohen keta rrjete për të përcaktuar strukturën e tyre: formojnë komunitet apo janë të pa-lidhur?

Pedagog: Bora Bimbari

  • Tema: Testimi automatik per aplikimet web dhe mobile

Abstrakt: Testimi eshte nje nga mekanizmat kryesore te te mbledhurit informacion ne lidhje me gjendjen e software qe zhvillohen nga zhvilluesit dhe shkallen e perputhjes se tyre me kerkesat e perdorueseve. Testimet jane te llojeve te ndryshme, ne varesi te llojeve te kontrolleve qe behen per software. Testimi mund te kryet ne menyre manuale ose automatike. Qellimi i temes eshte te studioje llojet e testimeve dhe teknikat qe ndiqen per to, te studioje dhe krahasoje mjetet dhe teknologjite qe ekzistojne per menaxhimin dhe realizimin e procesit te testimit gjate ciklit jetesor te zhvillimit te software dhe te thellohet me shume tek testimi i software te tipit web dhe mobile.

  • Tema: Continous Integration and Continous Delivery (CICD) - zbatime praktike

Abstrakt: Studimi i parimeve dhe i mjeteve mbeshtetese te CICD dhe zbatimi praktik ne nje apliki web i tyre, duke perfshire realizimin e testimeve njesi, testimeve UI, menaxhimin dhe kontrollin e kodit, leshime te versioneve dhe ekzekutimi automatik i veprimeve te siperpermendura.


Pedagog: Brisilda Munguli

  • Tema:Sfidat dhe zgjidhjet e Cloud Computing per menaxhimin e Big Data

Te dhenat e medha (Big Data) sjellin me vete shume sfida. Cloud Computing duket si kombinimi ideal per zgjidhjen e shume prej tyre. Ne kete teme synohet te trajtohen zgjidhjet dhe sfidat e Cloud Computing per menaxhimin e te dhenave Big Data.

  • Tema:Aplikacion mobile per lokalizimin e makines.

Abstrakt:Qellimi i kesaj teme eshte zhvillimi i nje sistemi qe do te ndihmoje zoteruesit e makines te lokalizojne vendodhjen e sakte te saj ne parkim si dhe do ti mundesoje atyre qe te kerkojne per parkime ne zonen ku ndodhen.

  • Tema:Integrimi i vazhdueshem dhe testimi ne aplikacionet web.

Abstrakt:Integrimi i vazhdueshem eshte nje praktike qe perdoret per integrimin ne menyre te vazhdueshme dhe testimin e ndryshimeve te bera ne nje projekt me frekuence ditore ose me shpesh duke rritur mundesite per zhvillimin e nje produkti te suksesshem.

Pedagog: Denada Xhaja

  • Tema: Dizenjimi dhe zhvillimi i një aplikacioni në ndihmë të prindërve, për monitorimin e prezencës së fëmijëve në shkolla.

Abstrakt: Frekuentimi rregullisht i shkollës nga fëmijët, ndikon jo vetëm në rezultatet e tyre në mësime por zhvillon aftësitë e tyre sociale, vetëbesimin, etj. Për t’u siguruar që ata e frekuentojnë rregullisht shkollën nevojitet një bashkëpunim ndërmjet prindit dhe shkollës. Një mënyrë për të realizuar këtë bashkёpunim do tё ishte një aplikacion “Regjistri elektronik” që do të lejojë mësuesin që me anë të një pajisje mobile të regjistrojë prezencën e nxënësve në klasë. Nga ana tjetër prindi me anё tё njё telefoni mund të shoh në çdo çast statusin e fëmijës së tij, por gjithashtu do të ketë mundësi të njoftojë rastet e mos paraqitjes në shkollë të fëmijës së tij. Aplikacioni çdo ditë do të njoftojë prindërit e nxënësve që kanë munguar, gjithashtu çdo muaj prindi do të njoftohet mbi mungesat e fëmijës si dhe arsyet e mungesave. Të dhënat në lidhje me mungesat mund të analizohen dhe paraqiten në mënyra të ndryshme për t’i dhënë informacion mësuesve dhe drejtuesve të shkollave rreth modeleve të frekuentimit, tipeve të mungesave dhe nxënësve në rrezik.

  • Tema: Ndërtimi i agjentëve inteligjentë bazuar në TensorFlow

Abstrakt: Tema ka si qëllim ndërtimin e një agjenti i cili është i aftë të klasifikojë si dhe të parashikojë ngjarje të ndryshme kontekstuale duke u bazuar në një bazë të dhënash. Implementimi i metodës së klasifikimit dhe asaj të parashikimit do të bazohet në zhvillimet e fundit të Google Machine Learning, në TensorFlow . Në këtë punim do të trajtohet si dhe ndërtohet një algoritëm që tenton të imitojë disa tipare njerëzore në mënyrë sa më natyrale. Zhvillimit i algoritmit do të bëhet në web për arsye se kodi mund të aksesohet nga të gjitha pajisjet pa asnjë pengesë.

  • Tema: Renditja automatikike e kandidatëve më të mirë për një pozicion pune bazuar në CV-në e tyre

Abstrakt: Tema ka si qëllim ndërtimin e një sistemi në të cilin kandidatët për një pozicion pune do të mund të regjistrojnë CV-në e tyre. Pas përfundimit të fazës së aplikimit sistemi do të pёrzgjedh CV-të bazuar në eksperiencën, aftësitë dhe karakteristika të tjera që nevojiten për një vend të caktuar pune. Sistemi do t’i vijë në ndihmë departamentit të burimeve njerëzore sepse do t’u paraqes listën e kandidatëve më të mirë duke eleminuar nevojën për një shqyrtim të të gjitha CV-ve nga ana e tyre.

Pedagog: Denis Saatçiu

  • Tema: Menaxhimi i qendezuar i shperndarjes se parkimeve.

Abstrakt: Ndertimi i platformave web e mobile ne gjetjen e vendparkimit duke shkurtuar edhe kohe per gjetjen e nje vendparkimi. Algoritmet e shperndarjes bazuar mbi kosto e dendesi.

  • Tema: Perdorime te bazave te te dhenave in memory mbi aplikimet web. Te mirat dhe te keqijat e teknologjise.

Abstrakt: Tema e diplomes konsiston ne ndertimin e nje aplikacioni per nje fabrike vere .Ky aplikacion do te ngrihet ne platformen .NET dhe do te jete i bazuar ne gjuhet C# dhe Javascript(jquery). Per ndertimin e aplikacionit do te perdorim per ruajtjen e te dhenave In-Memory Database konkretisht (alasql) e cila eshte nje librari qe implementohet dhe mund te perdoret per ruajtjen e te dhenave njesoj si Sql Server. Libraria alasql na mundeson nje sere funksionalitetesh ekstra pervec ruajtjes se te dhenave sic mund te jete eksportimi i te dhenave , ndertimi i procedurave funksioneve . Alasql perdoret me shume ne Javascript dhe aplikacioni do te jete i bazuar ne kete gjuhe . Si dhe mund te bej krahasimin e nje databaze normale me in memory database per te vene ne dukje te mirat dhe te keqiat e njeres ose tjetre

  • Tema: Ndërveprimi i realitetit fizik me atë virtual duke përdorur Augmented Reality.

Abstrakt: Në thelb të idesë ishte krijimi i një loje, duke pëdorur mjedisin fizik edhe komponentët perbërës te tij, duke I shtuar me anë të augmented reality skenën e lojës të ndërtuar mbi strukturën fizike. Loja konsiston në gjurmimin e skenës virtuale për gërma për të formuar një fjalë të shfaqur në ekran. Gjithashtu do të përdoren predictions për të marr të dhëna mbi mënyrën e sjelljes të përdoruesit me aplikacionin, me qëllim përmirësimin e sistemit dhe pershtatjen e tij me përdoruesit specifik. Si edhe Analytics për të marr të dhëna statistikore mbi përdoruesit.

  • Tema: Ndertimi i nje modeli analitik mbi vleresimet fiziko-kimik mbi whiskey ne Shqiperi. (msh tik)

Abstrakt: Do behet nje studim ne bashkepunim me departamentin e kimise industriale. Kontributi do jete ndertimi i modelit analitik dhe ndertimi i sistemit te raportimit.

  • Tema: Ndertimi i serive kohore mbi datawarehouse dhe aplikimi i testeve statistikore ne gjetjen e anomalive te mundshme. (msh info)
  • Tema: Studime dhe aplikime mbi datawarehouse dhe sistemet reporting. (msh tik)

Abstrakt: Analizimi dhe dizenjimi i nje rasti konkret dhe paraqitja ne nje model te programuar.

  • Tema: Automatizim i procesit te modifikimit te nje skeme yll ne nje datawarehouse.

Abstrakt: Ndertimi i nderfaqes se menaxhimit per shtimin, heqjen e dimensioneve, niveleve ne nje datawarehouse te ndertuar. (msh info)

  • Tema: Studime dhe aplikime mbi datawarehouse dhe sistemet reporting. (msh info)

Abstrakt: Analizimi dhe dizenjimi i nje rasti konkret dhe paraqitja ne nje model te programuar.

  • Tema: AML-Teknologjia ne mesimdhenie ne shkollat e mesme. Veshtrime mbi te vitet e fundit.

Abstrakt: Do realizohen pyetosre mbi nxenes te viteve te ndryshme ne shkollat e mesme dhe do shikohen rezultatet e tyre ne krahasim me studime te bera me pare.

  • Tema: AML- Informatika si dege ne zhvillim ne edukimin e mesem te larte ne Shqiperi. Krahasime me raste te meparshme te shkencave te tjera.

Abstrakt: Do behet nje studim i menyres se futjes se shkencave te tjera ne edukim ne periudhat me te hershme dhe do behen propozime konkrete mbi permiresimin e procesit te zhvillimit te lendeve te TIK.

Pedagog: Ernest Shahini

  • Tema: Perllogaritja e amortizimit te aseteve ne libra te shumefishte me metoda te konfiguruara nga perdoruesi

Abstrakt: Te ndertohet nje aplikim i cili do te perllogarise amortizimin e aseteve. Secili nga asetet i perket shume librave dhe secili liber ka metoden e tij te amortizimit, e cila duhet te jete e konfigurueshme nga perdoruesi.

  • Tema: Ndertimi i nje aplikimi me GIS qe perllogarit sasine dhe shperndarjen e kazaneve te plehrave per nje zone te banuar

Abstrakt: Duhet ndertuar nje aplikim i cili do te perllogarise se si duhet te shperndahen dhe ku duhet te vendosen kazanet e plehrave ne zona te banuara me dendesi te ndryshme. Sistemi do te kete te dhena numrin e banoreve per cdo godine dhe bazuar mbi kete do te perllogarise sasine e kazaneve te plehrave qe duhen per nje zone te caktuar dhe ku duhet te vendosen ata.

  • Tema: Ndertimi i axhendes se shperndarjes mbi GIS

Abstrakt :Duhet ndertuar nje aplikim i cili do te marre per baze te dhenat gjeografike per pikat e shperndarjes dhe me pas duhet te perllogarise automatikisht se cila do te jete axhenda e shperndarjes per nje drejtim te caktuar dhe cila eshte rruga me e shkurter per ta realizuar nje gje te tille.

Pedagog: Elda Xhumari

  • Tema:Modelimi dhe parashikimi i serive kohore me aplikimin e rrjetave neurale duke perdorur bibliotekat ne JAVA

Abstrakt: Aplikimi i rrjeteve neurale per modelimin dhe parashikimin e serive kohore, duke perdorur bibliotekat ne Java

  • Tema: Administrimi i rrjeteve lokale.

Abstrakt: Konfigurimi dhe manaxhimi i Network Access Quarantine Control

  • Sistem informacioni per taxi.

Abstrakt: Krijimi i nje aplikacioni mobile per te porositur taksi.

  • Tema: Zhvillimi i nje teknologjie/programi për krijimin e vulave digjitale me qellim ruajtjen e fshehtësisë dhe qëndrueshmërisë në interes të mbrojtjes së dokumenteve joelektronike dhe elektronike, fotografive, etj.

Abstrakt: Identifikimi dhe mbrojtja e objekteve ne forme elektronike ose jo elektronike, fotografike, etj. Algoritmet qe mund te perdoren te lidhen me metodat statistikore, rrjetet neurale.

  • Tema: Siguria e nje sistemi air-gapped

Abstrakt: Studimi dhe analiza e teknikave te marrjes se informacionit nga nje kompjuter air-gapped (me ane te frekuencave te radios, drites, nxehtesise, etj.)

Pedagog: Elson Cibaku

  • Tema:Integrim i vazhdueshëm (Continuous Integration) dhe shpërndarje e vazhdueshme (Continuous Delivery) – CI/CD - duke përdorur Kubernetes

Abstrakt:Do të zhvillohet një pipeline ku 3 mikroshërbime të ndryshme do të jenë pjesë e një rrjedhe automatike për Continuous Integration dhe Continuous Delivery CI/CD. Kjo rrjedhë përfshin shtyrjen e komiteve të kodit të këtyre shërbimeve në git, dhe pastaj leximin nga Jenkins i kodit të bërë push në Git, i cili do të bëjë run të gjitha testet e njësisë dhe integrimit. Kur të gjitha këto teste të kenë kaluar, do të bëhet build kodi në Git nga Jenkins server në skedar binarë apo në skedar arkive të kodit të ndërmjetëm (p.sh. jar me java bytecode). Këto skedar të gjeneruar nga Jenkins do të shërbejnë për ndërtimin e imazheve docker të ruajtur në Docker Register. Në fund këto imazhe Docker do të përdoren nga Kubernetes për të zëvendësuar kontenierat stateless apo statefull që janë duke ranuar. Përvec pipeline-it të CI/CD do të merret parasysh edhe menaxhimi i docker kontenierave në mënyrë të tillë që të ketë failover tolerance (tolerancë ndaj dështimeve) dhe load balancing (balancim të ngarkesës së trafikut). Kodi i këtyre shërbimeve do të jetë i thjeshtë, por do të përmbajë të paktën një shërbim që është statefull, si një shërbim database, ku replikimi dhe toleranca ndaj dështimeve përfaqëson një sfidë ekstra për shkak të nevojës për të shpërdarë “gjendjen” e shërbimit, pra në këtë rast, të dhënat e databazës.

  • Tema:Përdorimi i teknologjisë Blockchain në votimin elektronik

Abstrakt:Teknologjia Blockchain, një risi në tregun shqiptar por edhe më gjerë, është mekanizmi i duhur për të mbështetur një proces votimi. Duke ditur që Blockchain ofron një decentralizim të informacionit si dhe siguri të lartë në lidhje me integritetin e informacionit kjo e bën atë zgjidhjen e duhur për një sistem votimi elektronik. Qëllimi i kësaj teze është propozimi një zgjidhje me anë të Blockchain për të zhvilluar procesin e votimit. Procesi i votimit në Shqipëri aktualisht realizohet me fleta votimi, kjo lë vend për manipulimin e votave si dhe vonesa në numërimin e tyre. Blockchain siguron eleminimin e këtyre problemeve. Siguria shumë e lartë që kjo teknologji ofron me anë të blloqeve të lidhura njëra pas tjetrës të hash-uara garanton besueshmëri dhe eleminon mundësinë e manipulimit. Aksesi i shpejtë mbi blloqet e të dhënave sjell rezultatin e votimeve në kohë reale, gjë që eleminon plotësisht vonesat në numërimin e votave dhe redukton ndjeshëm personelin e nevojshëm. Menaxhimi i identitetit të votuesve është një aspekt tjetër që duhet prekur pasi përbën rëndësi themelore në siguri, për këtë arsye ky sistem do të ofrojë zgjidhje nëpërmjet firmës digjitale. Blockchain sjell një zgjidhje shumë efikase, të shpejtë dhe të sigurt për të zhvilluar dhe administruar një proces të arrirë votimi, kjo arsye e bën atë alternativën e duhur.

  • Tema:Alternativa të algoritmit AES në implementimet e standarteve të raportimit

Abstrakt:Ky hulumtim ka për qëllim paraqitjen e detajuar të alternativave për shkëmbimin e informacionit në përputhje me praktikat e standarteve të raportimit dhe të vendit tonë. Zgjidhja teknike duhet të mbështesë shkëmbimin e informacionit, verfikimet e duhura dhe ndërtimin e një infrastrukture të sigurtë, me qëllim që të dhënat të mund të shkëmbëhen, verfikohen dhë përpunohën me shpejtësi dhe cilësi kundrejt metodave të sigurta dhe të pajtueshme të transmetimit dhe enkriptimit të të dhënave. Përdorimi i algoritmave të encriptimit në standarte raportimi është një prakitikë në zhvillimin e softuereve. Algoritimi AES bënë të mundur enkriptimin e të dhënave që do raportohen me një shpejtësi të lartë. Për zbatimin e këtij standarti do përdoret algoritmi AES 256/512 i cili ka të kombinuara 14 raunde enkriptimi për një bllok të dhënash, cka e bën atë “të pathyeshëm”. Algoritmi AES 256/512 është simetrik dhe përdor enkriptimin në blloqe, duke qënë se për shkëmbimin e informacionit midis dy njësive përdoren celesa publikë, trasmetimi i këtij celësi do të realizohet duke përdorur algoritmin RSA për enkriptimin e tij. Përdorimi i RSA në shkëmbimin e celësit publik do tw rrisë sigurinë e algoritmit AES 256/512.

  • Tema:Drejt GRAPHDB përmes Python

Abstrakt:Ndërtimi i temës ka të bëjë me një punim mbi GRAPHDB, ndërtimin e saj dhe se si kryhet implementimi i saj në gjuhën PYTHON. Gjithashtu punimi do të zhvillohet edhe në këndvështrimin kritik të GRAPHDB në lidhje me databazat që njohim. Për realizimin e këtij punimi do përdoret databaza Neo4j gjuha e së cilës quhet Cypher Query language CQL. Për të kryer punimin do të ndërtohet një databazë e re mbi të cilën do kryhet studimi i detajuar. Punimi do të ndalet gjithashtu në gjuhën PYTHON sintaksën e saj , logjikën se si funksion dhe si po evolon ajo cdo ditë . Studimi që do të kryhet mbi këtë lloj database e cila është trend i kohëve të fundit, do ofrojë informacion me anë të së cilit do njihemi me avantazhet që kjo lloj baze të dhënash sjell, sic janë performanca, siguria, ndërtimi në mënyrë sa më të thjeshtë i query-ve sidomos në aplikacione ku të dhënat do jenë të organizuara në mënyrë hierarkike sic mund të përmendim rrjetet sociale, në aplikacionet ku me anë të grafeve do njihemi me rrugët që mund të ndiqen sic janë kompanitë e udhëtimeve ajrore ose aplikacione që u vijnë në ndihmë njerëzve për të gjetur itinerarin që duhet të përshkruajnë për të përshkuar rrugën nga pikënisja në destinacion.

  • Tema:Përpunim i rrjedhave të të dhënave me Apache Kafka

Abstrakt: Në ditët e sotme të dhënat që prodhohen cdo sekondë dhe që vijnë nga burime të ndryshme, po rriten me shpejtësi të madhe duke e bërë shumë më të vështirë menaxhimin dhe analizimin e tyre. Në shumicën e rasteve kompani të ndryshe për shkak të dhënave sensitive që ata zotërojnë, kanë nevojë që të procesohen në kohë reale. Dita-ditës rritet gjithmonë e më shumë nevoja për një sistem që ofron analizë real-time të të dhënave . Përmes Apache Kafkes synohet realizimi i një applikacioni i cili të ofrojë mundësinë për analizë të të dhënave në kohë reale. Sistem i cili do të ofrojë mundësinë për mbledhjen e të dhënave, procesimin si dhe analizë të tyre duke ekstraktuar informacionin më të vlefshëm. Aplikacioni do të realizohet në Java duke mundësuar një komunikim midis Producer-it ku do të merren të dhënat nga stream-i dhe Consumer-it (merr rezultatin e kerkuar) të cilët në vetvete do kenë mundësinë të komunikojnë me Kafka Topic ku ruhet rekordet e publikuara. Kombinim i Apache Kafkes me SparkStream duke përdorur query Sql për të gjeneruar output për konsumatorin, për të dhënat që i nevojiten. Rezultatet e këtij studimi mund të shërbejnë si guidline për kompani të ndryshme për ta përdorur Apache Kafka në të ardhmen për përpunimin dhe analizimin e të dhënave.

Pedagog: Jezuina Koroveshi

  • Tema: Ndërtimi i softeve bazuar në arkitekturen me mikroshërbime

Abstrakt: Mikroshërbimet përbëjnë një arkitekturë dhe një qasje për ndërtimin e softuerëve. Nëpermjet tyre, aplikacionet ndahen në kompontente më të vogla të pavarura nga njera-tjetra. Në vend të aplikacioneve tradicionale monolitike, ku cdo gjë ndërtohet si një pjesë e vetme, mikroshërbimet janë të ndara dhe punojnë së bashku për të realizuar të njëjtat detyra. Qëllimi i temës është të studiohet kjo arkitekturë, trendet dhe sfidat që ajo paraqet si edhe raporti saj me arkitekturën tradicionale. Studimi do të finalizohet me krijimin e një prototipi bazuar në këtë arkitekturë, nëpërmjet orkestrimit të mikroshërbimeve, për të nxjerrë në pah aspekte të ndryshme të kësaj qasjesje.

  • Tema: DevOps dhe automatizimi i procesit të testimit të softuerit

Abstrakt: DevOps është një metodologji e zhvillimit të softuerit që synon të integrojë praktikat më të mira të zhvillimit dhe ato operacionale brenda të njëjtit cikël zhvillimi. Kjo gjë vendos një theks të madh, midis të tjerash, edhe në procesin e automatizimit të ndërtimit dhe testimit të kodit. Ky punim ka për qëllim kryerjen e një studimi të përgjithshëm mbi praktikat më të mira të DevOps dhe si ndikojnë ato gjatë ciklit të jetës së softuerit. Fokusi do të vendoset mbi procesin e automatizimit të testimit dhe rolin që ai ka. Do të analizohen mjete të ndryshme për të realizuar këtë proces, raste perdorimi dhe rezultate të arritura.

  • Tema: Skedulimi i puneve nëpërmjet të mësuarit me anë të përforcimit

Abstrakt: Skedulimi i punëve është një problem optimizimi që ka për qëllim ndarjen e burimeve të sistemit midis punëve të ndryshme të cilat duhet të ekzekutohen. Sistemi përcakton radhën sipas së cilës punët do të ekzekutohen duke patur parasysh përdorimin sa më efektiv të burimeve. Ky punim synon aplikimin e algoritmave të të mësuarit me anë të përforcimit për të zgjidhur problemin e skedulimit. Skeduluesi trajnohet në një mjedis të simuluar me punë të cilat presin për tu ekzektuar, për të mësuar të kryejë ndarjen sa më optimale të burimeve. Për simulimin e mjedisit mund të përdoret ALEA( https://www.fi.muni.cz/~xklusac/alea/ )

  • Tema: Ndertimi i nje roboti i cili leviz në një mjedis të kufizuar me pengesa

Abstrakt: Tema ka për qëllim krijimi i një roboti (4WD) duke përdorur teknologjinë Arduino. Struktura e robotit do te permbaje disa komponente fizike si skeleti i robotit, rrotat, nje mikrokontrollues Arduino Nano qe do te sherbeje si truri i robotit. Per te bashkevepruar me mjedisin rrethues roboti do te permbaje sensoret perkates. Roboti do te trajnohet me algoritmat e duhur per te bere te mundur shmangien e pengesave.

Pedagog: Jonida Shehu

  • Tema: Modelimi i një ndërfaqje web OntoAL bazuar mbi ontologjitë.

Abstrakt: Gjatë trajtimit të kësaj teme duhet të modelohet një ndërfaqje e cila ti mundësojë përdoruesve të bëjnë query mbi shërbime të ndryshme të qeverisjes. Teksti i përdoruesit duhet të analizohet dhe të kryhet një kërkim mbi ontologjinë. Për modelimin e ontologjive do të përdoret Protege. Për ndërtimin e query do të përdoret gjuha SPARQL.

  • Tema: Baza të dhënash NoSql dhe Ontologjitë.

Abstrakt: Gjatë trajtimit të kësaj teme do të diskutohet mbi ndryshimet dhe ngjashmëritë që ekzistojnë midis ontologjive dhe bazave të dhënave NoSql dhe do të propozohet një strategji për të bërë të mundur shkëmbimin e të dhënave midis tyre duke përcaktuar benefitet që përftohen në fusha të ndryshme.

  • Tema: Ndërtimi i një aplikacioni web support për Universitetin duke përdorur teknologjinë ASP.NET.

Abstrakt: Aplikacioni do të ketë si përdorues punonjësit e administratës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës të cilët do menaxhojnë problemet e ndryshme që mund të caktohen nga instancat drejtuese ose edhe nga studentët. Do të ketë ndërfaqje të ndryshme në lidhje me afishimin e komenteve, menaxhimin e detyrave të ndryshme dhe përcaktimin e statuseve të punëve për një periudhë të caktuar.

  • Tema: e-Learning nëpërmjet lojërave edukative.(AML)

Abstrakt: Gjatë trajtimit të temës do të diskutohet mbi teorinë dhe praktikën e lojërave edukative si një mënyrë për të promovuar një mësimdhënie më të mirë për nxënësit e ciklit të ulët dhe të mesëm.


Pedagog: Julian Fejzaj

  • Tema: Vleresim i sigurise per nje sistem informacioni duke perdorur Penetration Testing

Abstrakt: Perdorimi i Penetration Testing per vleresimin e sigurise per nje sistem informacioni

  • Tema: Krijimi i nje portali ne rrjet i cili publikon sipas grupeve te punes dhe arshivon dokumente sipas standardeve te caktuara

Abstrakt: Portali duhet te mundesoje:

-Grupet e punes dhe matricen e te drejtave

-Statusin e punes per cdo dokument -Mundesine e punes ne paralel

  • Tema: Krijimi i nje sistemi informacioni per manaxhimin e aseteve.

Abstrakt:

  • Tema: Marketingu dixhital nepermjet nje portali dinamik (faqe web dinamike)

Abstrakt: Krijimi i nje portali dinamik per realizimin e marketingut dixhital

  • Tema: Krijimi i nje aplikacioni web/android, i cili ne baze te disa parametrave dhe cilesime regjistron te dhena per sherbime qe ofrojne mekaniket (sipas standarteve dhe garancise) dhe ofron gjetjen e mekanikut sipas disa filtrave dhe algoritmave qe mund te integrohen ne aplikacion.

Abstrakt: Aplikacioni duhet te kete nje nderfaqe te thjeshte perdorimi

Pedagog: Klesti Hoxha

  • Tema: Ndërtimi i një prototipi të një frigoriferi inteligjent

Abstrakt: Pajisjet inteligjente të lidhura në internet janë prej kohësh pjesë e hulumtive të shumta. Disa prej tyre kanë kaluar dhe në prodhim konkret në industri. Në këtë temë duhet ndërtuar një prototip i simuluar i një frigoriferi inteligjent të lidhur gjithashtu në internet. Procesi i dizenjimit duhet të jetë i orientuar ndaj përdoruesve. Funksionalitetet duhet të përcaktohen vetëm pas një studimi të mirëfilltë të profileve të përdoruesve si dhe pas një ndërveprimi të mjaftueshëm me ta. Duke qenë se bëhet fjalë për një pajisje jo të kudogjendur, përdoruesit duhet të njihen me mundësi të reja shfrytëzimi të frigoriferit, si p.sh. krijimi automatik i listave të blerjeve, optimizimi i temperaturës, njoftimi për produkte që nuk mund të konsumohen më, etj. Qëllimi kryesor është kryerja në mënyrë automatike nga frigoriferi të një pjese të punëve që kryhen manualisht në një frigorifer tradicional, por të mundosohen dhe veprime të tjera nga ndërlidhja e frigoriferit me sisteme informacioni të jashtme.

  • Tema: Studimi i adoptimit të teknologjive cloud në Shqipëri nëpërmjet një modeli të adoptimit të teknologjive (TAM)

Abstrakt: Teknologjitë cloud janë tashmë një realitet i përditshëm i një pjese të mirë të sistemeve të informacionit që janë në qarkullim. Një optimizim i kujdesshëm i kostove i kombinuar me implementimin e skenarëve të pamundur me teknologjitë që nuk bazohen mbi virtualizim, i ka kthyer këto teknologji në zgjedhje të parë për implementimin e shumë sistemeve të informacionit. Megjithatë ka ende shumë çështje të hapura, si p.sh. privatësia e të dhënave. Synimi i kësaj teme është realizimi i një studimi mbi adoptimin e këtyre teknologjive në Shqipëri duke përdor një model të adoptimit të teknologjive (TAM). Pjesë e temës është hulumtimi mbi forma te ndryshme të këtyre modeleve si dhe aplikimi konkret i një modeli të tillë në nxjerrjen e konkluzioneve përkatëse. Rezultatet duhet të përfshinë ndërtimin e një ose disa pyetësorëve si dhe përpunimin metodik të përgjigjeve të tyre.

  • Tema: Shfrytëzimi i arkitekturave pa server (serverless architectures) për analizimin e të dhënave të mëdha

Abstrakt: Arkitekturat pa server (serveless architectures) janë një paradigmë e shfrytëzimit të teknologjive cloud pa pasur nevojë për investim paraprak në server (instanca virtuale) apo elementë të tjerë të infrastrukturave të sistemeve të informacionit. Fokusi i zhvilluesve përqëndrohet tek krijimi i aplikimeve ndërkohë që infrastruktura përkatëse për ekzekutimin e tyre manaxhohet plotësisht nga ofruesi i shërbimeve cloud.

Mundësitë për përshkallëzim dhe ekzekutim paralel i kthejnë këto arkitektura në një mundësues shumë të mirë të skenarëve të analizimit të të dhënave të mëdha. Detyra e kësaj teme është hulumtimi i alternativave të mundshme ekzistuese për shfrytëzimin e arkitekturave pa server, identifikimin e limiteve në përdorimin e tyre, si dhe eksperimentimi me ekzekutime në paralel. Duhen realizuar eksperimente konkrete që analizojnë të dhëna të mëdha duke shfrytëzuar arkitekturat në fjalë.

  • Tema: Optimizimi i kostos së infrastrukturës në skenarët e përshkallëzimit të automatizuar

Abstrakt: Përshkallëzimi i automatizuar i sistemeve të bazuara në ueb në ditët e sotme është plotësisht i realizueshëm. Përveç alternativa të posaçme nga shumica e ofruesve cloud, ekzistojnë dhe alternativa të pavarura nga platforma e ekzekutimit si përshkallëzimi nëpërmjet teknologjive container (p.sh. Kubernetes). Megjithë cilësinë në rritje të mjeteve teknologjike, optimizimi dhe mbajtja nën kontroll e kostove të ekzekutimit mbetet sfiduese.

Detyra e kësaj teme është hulumtimi mbi mundësitë ekzistuese për optimizimin e kostove të ekzekutimit në skenarët e përshkallëzimit të automatizuar. Duhen analizuar rezultate kërkimore si dhe zgjidhje që gjenden tashmë në industri. Pjesë e temës është dhe ndërtimi i një prototipi sistemi që shfrytëzon teknologjitë container për përshkallëzimin e infrastrukturave, por duke optimizuar koston bazuar tek përdorimi aktual dhe historik i aplikimit.

Pedagog: Ledia Bozo

  • Tema: Shërbim monitorimi cloud

Abstrakt: Monitorimi në Cloud përdor mjete automatike dhe manuale për të menaxhuar, monitoruar dhe vlerësuar arkitekturën, infrastrukturën dhe shërbimet. Ai përfshin një strategji të përgjithshme të menaxhimit të cloud që lejon administratorët të monitorojnë statusin e burimeve të bazuara në cloud. Ky shërbim na ndihmon të identifikojmë defektet urgjente dhe problemet shqetësuese në mënyrë që të parandalojmë që çështje të vogla të kthehen në probleme të mëdha. Të krahasohen shërbimet ekzistuese monitoruese dhe të ndërtohet një shërbim i konfigurueshëm sipas kërkesës.

  • Tema: Sistem rekomandimi mobile

Abstrakt: Gërshetimi i telefonave mobile me sisteme rekomanduese i bën ato platformë primare për marrjen e informacioneve. Sistemet e Rekomandimit i ofrojnë përdoruesve sugjerime, njoftime, këshilla dhe udhëzime . Teknikat e Rekomandimeve mund të rrisin përdorshmërinë e sistemeve mobile duke ofruar përmbajtje të personalizuar dhe më të fokusuar, duke kufizuar kështu efektet negative të mbingarkesës së informacionit. Të realizohet një aplikim android që ndërton një sistem rekomandues në kohë reale që pasqyron informacionin e plotë së bashku me vendndodhjen e tij të pasqyruar në hartë.

  • Tema: Studim mbi sigurinë dhe performancën e bazave të të dhënave

Abstrakt: Bazat e të dhënave janë një nga elementët më të rëndesishëm të shumicës së aplikacioneve apo sistemeve. Si e tillë siguria (apo performanca / pajtueshmëria) e bazës së të dhënave ka një rëndësi kritike në mbarëvajtjen e aplikacioneve dhe sistemeve. Kjo temë ka si synim fillimisht të analizojë elementët e rendësishëm për sa i takon sigurisë (apo performancës / pajtueshmërisë) së bazës së të dhënave, krahasimin midis sistemeve të ndryshme të bazave të të dhenave dhe avantazhet e secilës.

Në pjesën e dytë do të analizohen aplikacione të ndryshme që ndihmojnë një administrator të bazës së të dhënave për të lehtësuar menaxhimin e përditshëm dhe për më tepër për të siguruar një monitorim të vazhdueshëm të sigurisë (apo performancës / pajtueshmërisë).

  • Tema: Menaxhimi dhe aplikimi i mobile big data

Abstrakt: Të dhënat e mëdha duke patur një strukturë të madhe, të larmishme dhe komplekse kanë sfida për tu ruajtur dhe analizuar. Megjithatë, të dhënat e mëdha gjithashtu kanë vlerë të madhe potenciale. Duke zbuluar informacione të fshehura dhe duke bërë procese të mëtejshme në të dhënat e mëdha mobile, kompanitë mund të përshkruajnë sjelljen e përdoruesit për të përmirësuar mesataren e të ardhurave për përdorues (ARPU) dhe për të zbuluar informacionin në pajisje në kohë reale për të parandaluar dështimin e pajisjeve të mundshme etj. Të studiohet menaxhimi i të dhënave të mëdha në pajisjet mobile për të ndërtuar aplikime të suksesshme në këto pajisje.

  • Tema: Analizë mbi rrjetet sociale

Abstrakt: Tema ka për qëllim analizimin e të dhënave në rrjetet sociale me qëllim segmentimin e përdoruesve. Të analizohen mjete të ndryshme online që analizojnë rrjetet sociale duke nxjerrë në pah vlerat e tyre. Të analizohet një situatë aktuale që përmbledh të dhëna nga rrjete te ndryshme sociale dhe analizon sjelljen e përdoruesve sipas karakteristikave të tyre. Të automatizohet një sistem për paraqitjen e statistikave.


Pedagog: Loreta Leka

  • Tema: Studimi i teknikave te Asp.Net Web API dhe përdorimi i tij për integrime të sistemeve

Abstrakt: Tema synon të studjojë teknologjinë e Web API që Asp.Net ofron, si dhe implementimin konkret te nje Web Api për integrimin e sistemeve. Web API (application programming interfaces) kanë marrë vitet e fundit një popullaritet dhe përdorim më të gjerë. Tema do të bëjë një studim të Web API, mënyrën e funksionimit, avantazhet, sfidat, dhe skenarët e përdorimit të tyre, sidomos në ndihmë të integrimeve të sistemeve të mëdha që bizneset ditet e sotme përdorin, të cilët duhet të ndërveprojnë me njera-tjetrën, si ERP, CRM, E-commerce etj.

  • Tema: Aplikimi i algoritmeve clustering të Data mining mbi të dhëna në fushën e edukimit

Abstrakt: Teknikat e clustering të Data mining dhe algoritmet e kesaj teknike janë shumë të përdorura në problemet ku duam të analizojmë një sasi me të dhëna. Nëpërmjet këtyre algortimave është e mundur që të zbulohen lidhje dhe karakteristika nga këto të dhëna, që më pas mund të përdoren për të parashikuar rezultate. Në këtë temë do të studjohet teknika clustering, dhe algoritmet e saj dhe do të fokusohet në aplikimin e një prej algoritmave mbi disa të dhëna në fushën e edukimit.

  • Tema: Sistemet e-learning të personalizuara, dhe mbështetja e teknologjisë në dizenjimin e tyre. (AML)

Abstrakt: Tema synon një kërkim në fushën e sistemeve e-learning të personalizuara, të cilat janë sisteme ku përdoruesi vendoset në qendër, duke iu pershatur nevojave, njohurive apo mënyres së tyre të të mësuarit. Për dizenjimin e këtyre sistemeve një ndihmesë jep dhe teknologjia dhe mjetet qe ajo ofron. Do të studjohet se cilat janë mjetet e teknologjisë që ndihmojnë në dizenjimin e këtyre sistemeve, dhe në përfundim të studimit do të propozohet një sistem e-learning i personalizuar i përshtatshëm për studentet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

  • Tema: Krijimi i nje sistemi web për menaxhimin e projekteve dhe detyrave.

Abstrakt: Tema synon krijimin e një sistemi web të përshtatshëm në ndihmë të studentëve dhe pedagogëve për të lehtësuar punën e tyre në menaxhimin e detyrave edhe projekteve, si dhe ndjekjen dhe vlerësimin e tyre ne faza të ndryshme. Ai duhet të menaxhojë: detyrat e ngarkuara nga studentët në lëndë të ndryshme, të jetë në gjendje të trajtojë detyra dhe projekte të formateve të ndryshme, të gjenerojë raporte dhe analiza në ndihmesë të pedagogeve.

  • Tema: Mobile learning dhe aplikimi i tij për studentët me shikim të kufizuar.

Abstrakt: Aplikacionet mobile learning po luajnë gjithnjë e më shumë një rol shumë të rëndësishëm në edukim, si një mjet që gjen shumë përdorim nga studentët dhe nxit më shumë procesin e të mësuarit. Megjithatë, një nga sfidat e përdorimit të tij, është edhe përdorimi nga studentë me aftësi ndryshe, si për shembull ata me shikim të kufizuar. Tema synon të trajtojë përdorimin dhe përshtatjen e teknologjive mobile learning për studentet e verber ose me shikim të kufizuar, dhe krijimin e një aplikacioni mobile Android të përshtatur për ta.

Pedagog: Olti Qirici

  • Tema: Ndërtim i lojërave edukative me phaserJS

Abstrakt: Në këtë temë do të trajtohet mundësia e ndërtimit të lojrave edukative 2D, duke përdorur teknologjinë JavaScript phaserJS, si dhe ilustrimi i tyre përmes një modeli konkret (informimi mbi sekretarinë digitale).

Loja do kete si qëllim të informojë studentët në mënyrë zbavitëse rreth shërbimeve që ata duan si psh: Aplikim për vërtetim studenti, aplikim për vërtetim notash, aplikim për bursë, pagesë tarife etj përmes rrugëtimit të personazhit i cili do të informojë në mënyrë argëtuese një student.

  • Tema: Analizimi i teksteve për të evidentuar ndjeshmëritë

Abstrakt: Në këtë punim do të jepet mundësia studentit të ndërtojë një model teorik dhe aplikativ mbi detektimin e ndjeshmërive të personave përmes teksteve të shkruara (mundësisht në gjuhën shqipe). Në varësi të aksesibilitetit që do ketë studenti, do të analizojë tekste të shkruara ose dokumenta online dhe të mund të detektojë ndjeshmërinë e shkruesit përmes evidentimit të fjalëve kyçe dhe klasifikimit të tyre.

  • Tema: Ndërtimi i një aplikimi mobile që përmirëson transportin publik

Abstrakt: Në këtë punim studenti duhet të ndërtojë një aplikim i cili mbledh informacione prej disa sensorëve të shprëndarë (të cilët janë sensorë të gjendur në mjetet e transportit publik) dhe njofton personat e interesuar mbi distancën e mjeteve prej pikës ku po merret informacion dhe kohën e përafërt të arritjes. Aplikimi mund të marrë informacion nga google map për distancat si dhe gjendjet e trafikut.

  • Tema: Modelimi i një zgjidhjeje me Smart Contracts për të votuar online

Abstrakt: Në këtë punim studenti do të ketë mundësi të ndërtojë një sistem teorik dhe ta aplikojë zgjidhjen praktikisht. Përdoruesit mund të marrin pjesë në një votim online përmes përdorimit të Smart Contacts në blockchainin Ethereum. Përmes kësaj zgjidhje do të japet mundësia të njihen proceset e këtij blockchaini si dhe mundësitë e tij për t'u integruar në aplikime praktike.

Pedagog: Odeta Kromiçi

  • Studimi i Optimizimit të Motorrëve të Kërkimit brenda dhe jashtë faqes (On and Off Page SEO) duke implementuar metoda të ndryshme

Kjo temë ka për qëllim të studiojë dhe përdorë metoda të ndryshme për indeksimin dhe renditjen e aplikacioneve web nga motorrët e kërkimit. Tema do të studiojë algoritme të motorrëve të kërkimit, duke identifikuar karakteristikat, avantazhet dhe disavantazhet e tyre të demonstruara me aplikime konkrete dhe në bazë të rezultateve të përftuara duhet të analizojë mënyrat optimale për renditjen për keywords të ndryshëm dhe të japë rekomandime konkrete për optimizimin e tyre

  • Krijimi i një strukture informatike në shërbim të anti terrorit

Kjo temë ka për qëllim krjimin e një strukture informatike që do të shërbejë dhe mund të përdoret në luftën kundër terrorit. Në trajtimin e temës duhet të studiohen mekanizma specifikë dhe të identifikohen avantazhet dhe disavantazhet e tyre dhe të përcaktohet metoda që rezulton më optimale. Trajtim specifik do t'i jepet edhe sulmeve man in the middle, e cila do të konsistojë në krijimin e hartave që do të marrin në shqyrtim të dhënat që vijnë nga qelizat e celularëve për të përdorur parimin 3 në 1 (rastësi, dyshim, fajtorë). Për të realizuar këtë temë duhet të bazohemi gjithashtu edhe në monitorimin e rrjeteve sociale, email-eve etj.

  • Ndërtimi i një aplikacioni e-commerce ku vlerësohen produktet me ndihmën e data mining

Në këtë temë do të realizohet një aplikacion e-commerce për shitje dhe blerje të pajisjeve elektronike si celularë apo kompjuter. Aplikacioni duhet të jetë i integruar me një payment gateway si paypal dhe duhet të pajiset me dy panele administrimi specifik: një për administratorin dhe një për blerësin. Në temë do të studiohet dhe do të aplikohen teknika data mining tek user reviews të produktit, për nxjerrjen e të dhënave të cilat më pas do të përdoren për automatizimin e vlerësimit të produktit

  • Ndërtimi i një aplikacioni web për zhvillimin e testimeve online

Në këtë temë do të ndërtohet një aplikacion web, përmes të cilit studentët mund të kryejnë testime online në fusha të ndryshme dhe të marrin rezultatin e vlerësimit pas përfundimit të testimit. Aplikacioni mund të përdoret nga studentët edhe për të bërë vetë vlerësim të njohurive me qëllim që të kuptojnë nivelin e përgatitjes në lëndën specifike para testimit final.

Pedagog: Petrika Manika

  • Tema: Ndertimi i nje funksionaliteti te shtuar ne Microsoft Office Word per analizimin e permbajtjes sintaksore te nje dokumenti duke e lidhur me entitetet e nje baze te dhenash te jashtme.

Abstrakt: Tema ka per qellim ndertimin e nje add-in per Microsoft Word. Add-in do te jete nje software qe i shtohet Microsoft Word-it per ti dhene funksionalitete shtese. Funksionaliteti kryesor i add-in-it do te jete analizimi dhe intepretimi i paragrafeve te nje dokumenti duke e lidhur me entitetet e nje baze te dhenash te jashtme.

  • Tema: Analizimi i struktures dhe permbajtjes se nje ontologjie duke perdorur SPARQL dhe nxjerrja e njohurive baze nga kjo ontologji.

Abstrakt: Tema ka per qellim studimin, analizimin dhe interpretimin e nje ontologjie te shprehur ne nje nga formatet e caktuara RDF dhe OWL. Duke perdorur gjuhen SPARQL mund te ndertohet nje mjet i nevojshem me ane te te cilit mund te behen query te ndryshme mbi te dhenat qe ka ontologjia ne menyre qe te nxirren njohurite baze.

  • Tema: Infrastruktura e dergimit te njoftimeve automatike ne mbeshtetje te permiresimit te teknikes se terheqjes se perdoruesit bazuar mbi eksperiencat e tij

Abstrakt: Ne ditet e sotme, marrja e informacioneve me ane te njoftimeve eshte bere shume e nevojshme. Kompani si Apple apo Google ofrojne infrastrukturen dhe sherbimet e tyre ne dergimin e njoftimeve ne platforma te ndryshme mobile apo desktop. Tema ka per qellim ndertimin e nje infrastrukture "te zgjuar" per dergimin e njoftimeve ne platforma te ndryshme me informacione qe jane ne interes te perdoruesit qe i shkon njoftimi, duke perdorur teknika perzgjedhjeje bazuar mbi eksperiencat e meparshme te perdorimit te sistemeve te informacionit nga ana e tij.

  • Tema: Analizimi i mjeteve teknologjike te perdorura per krahasimin e ontologjive ne aspekte te ndryshme.

Abstrakt: Ne ditet e sotme jane ndertuar nje sere ontologjish per te njejtin domain. Agjentet softuerike duhet te dine te krahasojne ontologjite qe lidhen me njera-tjetren per te nxjerre njohurite baze ne menyre eficente. Tema ka per qellim analizimin e teknikave qe perdoren ne ditet e sotme per krahasimin e ontologjive.

  • Tema: Ndertimi i nje aplikacioni web qe ofron zgjidhje optimale per probleme te ndryshme ne ndertimin e sistemeve llogjike.

Abstrakt: Tema ka per qellim ndertimin e nje aplikacioni web qe ofron zgjidhje optimale dhe te shpejta per probleme te ndryshme qe kane te bejne me ndertimin e sisteme llogjike elektronike. Aplikacioni duhet te ofroje zgjidhje te ndryshme duke e analizuar problematiken, duke perdorur llogjiken e Algjebres Buleane dhe algoritmave te optimizimit te qarqeve elektronike.


Pedagog: Silvana Greca

  • Tema: Menaxhimi i të dhënave të pastrukturuara nëpërmjet Oracle Nosql database.

Abstrakt: Big Data është kthyer në një sfidë për çdo organizatë, por jo vetëm. Aeroportet konsiderohen si kompani me të dhëna shumë të mëdha dhe të pastrukturuara. Baza e të dhënave Oracle NoSQL është një bazë të dhënash e shkallëzuar dhe e shpërndarë e NoSQL. Thuhet që Oracle NoSQL ka një ndikim jashtëzakonisht pozitiv në ruajtjen e të dhënave në Aeroporte. Qëllimi i kësaj teme është të realizohet një studim mbi databazen Oracle Nosql dhe si ndikon ajo në ruajtjen e të dhënave Big Data. Të behet një studim se çfarë databasash përdor Aeroporti "Nënë Tereza" dhe të demostrohet si do mund të ndikoje Oracle Nosql në ruajtjen e këtyre të dhënave.

  • Tema: Aplikimet e Kubernetes në Linux

Abstrakt: Kubernetes fillimisht u zhvillua nga Google. Eshtë një platformë me burim të hapur që synon të automatizojë operacionet e kontenierëve (containers). Kubernetes eliminon të gjitha proceset manuale të përfshira në vendosjen dhe shkallëzimin e aplikacioneve të kontenierizuara. Është e aftë të grumbullojë së bashku grupet e serverëve që mbajnë konteninerë të Linux-it duke lejuar administratorët që të menaxhojnë ato grupe lehtë dhe me efikasitet. Qëllimi i kësaj teme është të tregojë aplikimet e Kubernetes në Linux duke demostruar ndikimin e saj në Linux dhe si mund të përdoret.

  • Tema: Etika e të Dhënave të mëdha

Abstrakt: Jemi në një kohë e cila mund të quhet “Revolucioni i të dhënave të mëdha”. Shumë prej grupeve të të dhënave personale si: historiku i thirrjeve, lidhjet e rrjeteve sociale, historia e kërkimit, historia e blerjes dhe njohja e fytyrës janë tashmë në duart e qeverive dhe te koorporatave. Etika e të Dhënave i referohet sistemimit, mbrojtjes dhe rekomandimit të koncepteve të sjelljes së drejtë dhe të gabuar në lidhje me të dhënat, në veçanti të dhënat personale. Qëllimi i kësaj teme është të paraqese dhe të tregoje sfidat që ka “Etika e të Dhënave të mëdha” dhe çfarë janë krijuar për mbrojtjen e tyre, karakteristikat, zhvillimet dhe aplikimet e mundshme.

  • Tema: Siguria ne Linux, Kibernetika.

Abstrakt: Linux është një një sistem operimi i cili përdoret në një masë shumë të gjerë nga zhvilluesit për arsye sigurie dhe kodit burim të hapur që ka. Me rritjen e numrit te përdoruesve që përdorin Linux shtohen edhe mundesite për sulme Kibernetike. Sulmet më të fundit të rrjetit dhe tendenca e malware mund të identifikohen në modelet që ndikojnë duke kërcënuar konsumatorët ashtu edhe kompanitë deri në shkatërrimin e sistemit. Qëllimi i kësaj teme e ka fokusin kryesor tek sulmet kibernetike, si mund ti ndalojmë ato të ndikojne në sistemin e operimit Linux. Çfarë metodash mund të perdoren në Linux për të rritur sigurine e tij.

  • Tema: Ndertimi i nje aplikacioni per lokalizimin e nje pajisjeje android

Abstrakt: Te ndertohet nje program qe ben te mundur perdorimin e te drejtave, ku me ane te nje mesazhi marres ne kete smartphone ai te riktheje vendndodhjen aktuale te tij. Gjithashtu do te perdoret kamera e parme dhe mikrofoni per regjistrim ne momentin e humbjes dhe aktivizimit me ane te kodit te marre nga sms.

  • Tema: Studimi dhe analizimi i bazave te te dhenave te ofruara nga platformat virtuale.

Abstrakt: Do behet nje studim per DB qe perdorim platformat virtuale, nje analize e tyre duke konkluduar me sugjerime per perdorimin e tyre. Mund te behet edhe nje aplikim per mjetet qe perdoren per analizen e te dhenave ne to.

Pedagog: Suela Maxhelaku

  • Tema: Shkëmbimi i të dhënave mjekësore duke përdorur FHIR

Abstrakt: Në këtë temë do të studiohet dhe implementohet standarti Fast Healthcare Interoperability Resources (FHIR) i zhvilluar nga Health Level Seven International (HL7) dhe metodat për shkëmbimin e të dhënave mjekësore midis sistemeve.Standarti FHIR shfrytëzon një fushë moderne të teknologjisë API, duke përfshirë një shërbim RESTful të bazuar në HTTP protokoll, HTML dhe CSS për integrimin e ndërfaqeve të përdoruesit, një zgjedhje ndërmjet JSON ose XML për përfaqësimin e të dhënave, OAuth për autorizim dhe ATOM për rezultatet e pyetjeve.

  • Tema: Zhvillimi i një sistemi për menaxhimin dhe ndërveprimin e të dhënave mjekësore

Abstrakt: Në këtë teme do të synohet krijimi i një sistemi për menaxhimin dhe ndërveprimin e të dhënave shëndetësore të pacientëve. Nëpërmjet shërbimit REST duhet të ofrohen mjete për menaxhimin e burime duke përfshirë leximin, krijimin, fshirjen dhe përditësimin e tyre si dhe mundësinë për të lidhur këtë sistem me sisteme të tjera pa probleme të shkëmbimit të të dhënave.

  • Tema: Ruajtja dhe aksesimi i imazheve DICOM në shëndetësi

Abstrakt: Analiza dhe ruajtja e imazheve mjekësore është një nga sfidat kryesore në shendetësi. Qëllimi kryesor i kësaj teme është studimi dhe implementimi i një sistemi për ruajtjen e imazheve mjekësore duke përdorur DICOM.

  • Tema: Ndikimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në edukim (AML)

Abstrakt: Qëllimi i kësaj teme është të studiojë përdorimin e TIK tek mësuesit dhe nxënësit gjatë edukimit të tyre. Cilat janë teknikat që nëpërmjet përdorimit të TIK nxisin procesin e të mësuarit? Cilat programe mund të përdorin nxënësit në mënyrë që të mendojnë në mënyrë creative, të arsyetojnë si pershembull Scratch, etj.

  • Tema: Dizenjimi i një platforme në ndihmë të rrjetit mësuesve (AML)

Abstrakt: Kjo temë synon të ndërtojë elementët kryesorë në mënyrë që rrjeti i mësuesve të komunikojë midis tyre dhe të shpërndajë informacione. Gjithashtu ky sistem duhet të ofrojë elementë të e-learning për lëndët e arsimit parauniversitar.

  • Tema: Dizenjimi dhe implementimi i klasës virtuale në ndihmë të mësueve dhe nxënësve

Abstrakt: Në ditët e sotme ndjekja e mbarëvajtjes së fëmijëve në shkollë përballet me sfida të shumta për shkak të punësimit të prindërve apo moskorrektesisë së fëmijëve. Për ta zgjidhur këtë problem do të studiohen elementët dhe efektiviteti i ndërtimit të këtij aplikacioni. Aplikacioni do të përdoret nga mësuesit dhe nxënësit dhe prindërit. Ky aplikacion do të ofrojë mundësinë e hedhjes së temave, detyrave, notave etj nga mësuesi. Nxënësit nëpërmjet aplikacionit mund të marrin komente ose njoftime të ndryshme. Aplikacioni do të fokusohet më tepër në ndihmë të studimit të nxënësve në shtëpi si dhe analiza për të monitoruar mbarevajtjen e tyre.

  • Tema: Aplikimi i Blockchain në shëndetësi

Abstrakt: Sektori i kujdesit shëndetësor gjeneron sasi të mëdha të të dhënave kritike që shpesh mbeten të shpërndara dhe të paorganizuara në sisteme të ndryshme. Mungesa e infrastrukturës adekuate e përkeqëson më tej këtë çështje si rezultat i të cilave ofruesit e kujdesit shëndetësor nuk janë në gjendje të aksesojne informacione jetësore çdo kohë që është e nevojshme. Mungesa e një sistemi të monitoruar dhe të administruar në mënyrë qendrore i bën të dhënat e kujdesit shëndetësor të ndjeshëm ndaj sigurisë së tyre. Nëse të dhënat ruhen brenda një makine të veçantë fizike, atëherë kushdo që ka qasje në të mund të aksesoje të dhënat dhe ti keqpërdorë apo manipulojë ato. Aplikacionet Blockchain, megjithatë, nuk kanë nevojë për një sistem të administruar nga qendra, pasi të dhënat do të ruhen te enkriptuara ne blloqe. Në skenarin e kujdesit shëndetësor, aplikimet me blockchain do të ndihmojnë në ruajtjen e integritetit të të dhënave, lehtësimin e ndërveprimit me pajisjet IoT, etj. Blockchain është i decentralizuar, i shpërndarë dhe I pandryshueshëm, dhe kështu ka një potencial të madh për të transformuar sektorin e kujdesit shëndetësor duke minimizuar kostot operacionale dhe duke optimizuar proceset e kujdesit shëndetësor.