Departamenti i Informatikës

Diplomat - Master i Shkencave

Njoftime

  • Dorëzim i temës e diplomës do kryhet online nëpërmjet formës, e cila mund të aksesohet edhe në fund të faqes. Studenti duhet të përzgjedhë opsionin "Dokument final" dhe dorëzimi duhet të kryhet brenda datës 06/07/2017 23:59. Brenda datës 07/07/2017 13:00 studentët duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së departamentit, versionin e printuar të dokumentit ("hard copy").
  • Gjatë zhvillmit të temës së diplomës, studentët e programeve Master i Shkencave duhet të dorëzojnë në formë elektronike dhe periodikisht raporte që lidhen me ecurinë e zhvillimit të temës së diplomës. Dorëzimi i raporteve do mundësohet nëpërmjet formës e cila mund të aksesohet edhe në fund të faqes. Raportet përfshijnë:
    1. Raport fillestar - Afati i dorëzimit, 02/04/2017
    2. Raport progresi I - Afati i dorëzimit, 03/05/2017
    3. Raport progresi II - Afati i dorëzimit, 02/06/2017
    4. Raport final - Afati i dorëzimit, 25/06/2017
  • Njoftohen të gjithë studentët e ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave në "Informatikë" dhe "Teknologji Informacioni" se propozimet e temave të diplomave mund ti aksesoni tek "Listimi i temave të diplomës".
  • Pas përzgjedhjes së një nga temat e vëna në dispozicion, studentët duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së departamentit abstraktin të nënshkruar nga pedagogu udhëheqës. Për aksesimin e template-it të abstraktit mund të klikoni këtu.
  • Afati i përzgjedhjes së temës për punimin e diplomës është deri ditën e premte, datë 03. 03. 2017.

Propozim i temave të diplomave

Aprovim i temave të diplomave

InfMScThesisUploadForm (Responses)

Listim i temave të diplomës

Struktura e një teme MSc

Struktura e një teme MSc MP.pdf

Dorëzim raporti për temat e diplomave