Dita e ADN-së – Konkursi i Eseve 2019

Konkursi i parë i Eseve për ditën e ADN-së për dy kategori:

1. Studentet

2. Nxënësit e shkollave të mesme

Mirësevini!

Çfarë është dita e ADN-së – konkursi i Eseve?

Struktura e spiralit të dyfishtë të ADN-së u zbulua rreth gjashtëdhjetë vjet më parë! Dita e ADN-së, më 25 prill, tani është përkujtuar ndërkombëtarisht si një festë e Gjenetikës dhe premtimet e saj për të ardhmen.

Për herë të parë, Departamenti i Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, do të organizojë një konkurs të Esesë së Ditës së ADN-së me pjesëmarrje nga nxënës të shkollave të mesme dhe Studentë.

Konkursi i eseve është menduar si një mjet për të mësuar dhe një mjet për të promovuar njohuritë e gjenetikës në vendin tonë. Gjithashtu ky konkurs synon të sfidojë studentët për të shqyrtuar, pyetur dhe reflektuar mbi rëndësinë dhe implikimet shoqërore të hulumtimit gjenetik dhe aplikimeve të saj. Esetë pritet të përmbajnë argumente thelbësore dhe të arsyeshme që tregojnë një thellësi kuptimi të çështjeve të trajtuara nga tema e zgjedhur e eseve.

Tema: “Përse funksionon redaktimi i gjeneve dhe pse pritshëmritë për këtë qasje janë kaq të larta?”

'Why does gene editing work, and why are the expectations for this approach so high?'

Përgjigjja duhet të marrë në konsideratë pikat e mëposhtme:

Shpjegoni se si funksionon redaktimi i gjeneve.

Komentoni se si mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet.

Cilat sëmundje (aktualisht të testuara) mund të shërohen.

Cili është mendimi juaj për përdorimin e redaktimit të gjeneve për të rritur aftësitë njerëzore (kundrejt trajtimit).

Datat e Veçanta:

Deri në 25 Prill 2019 dorëzimi i Eseve

Në 5 Maj komunikohen fituesit e tre vendeve te para per cdo kategori

Në 11 Maj ceremonia e prezantimit dhe ndarjes së cmimeve.

Si mund të dorëzoj një ese me shkrim? Kliko Këtu

Esetë do të dërgohen në formatin “pdf” në adresën e emailit: