Flutura Incubator

Programi: Inovatorët e Rinj të Drenasit

Flutura Incubator

Programi: Inovatorët e Rinj të Drenasit

Flutura Incubator

Përmes krijimit të Flutura Incubator, Flutura Academy synon të promovojë zhvillimin socio-ekonomik dhe konkurrueshmërinë, duke ndihmuar kompanitë apo individët për të krijuar dhe zhvilluar ide dhe iniciativa të projekteve të ndryshme.

 

Hapja e thirrjeve për aplikim në Flutura Incubator bëhet për kategoritë e mëposhtme:

    Kategoria e parë - “startup” ndërmarrësit që kanë ide biznesore dhe duan të merren me ndërmarrësi, të zhvillojnë produkte dhe/ose shërbime dhe të krijojnë biznes të suksesshëm.


  Kategoria e dytë - ndërmarrësit me biznese ekzistuese, që janë duke zhvilluar aktivitet biznesor, por të cilët duan që biznesi i tyre të zhvillohet me tempo dhe në nivel tjetër, shumë më të suksesshëm.


  Kategoria e tretë - të interesuarit që ende nuk kanë një ide biznesore të tyre, por që kanë aftësi dhe ekspertizë në lëmi të caktuara, e që shprehin dëshirë të negociojnë dhe të fillojnë partneritet biznesor dhe të bashkëpunojnë me ndërmarrës tjerë me ide biznesore, në kuadër të takimit fillestar dy ditorë të organizuar me të përzgjedhurit pas fazës së aplikimeve.

 

Procesi i përzgjedhjes së individëve/kompanive përfituese do të jetë si vijon:

1.                  Aplikimi:

      Ndërmarrës me koncept biznesor, në fazën ideore.

      Kandidatë të interesuar për t’u bashkangjitur në ndonjë ekipë biznesore.

2.                  Prezantimi:

      Prezantimi i ideve do të bëhet para një jurie profesionale, dhe para kandidatëve tjerë të interesuar për t’iu bashkëngjitur ekipeve.

3.                  Validimi

      Validimi i konceptit biznesor nga juria profesionale se a i përmbushë kriteret minimale të paracaktuara për të vazhduar në faza të tjera.

4.                  Miratimi i koncepteve finale

      Konceptet që miratohen nga juria, certifikohen për të kaluar në fazën e dytë të programit të Flutura Incubator.

 

Pas miratimit të koncepteve finale nga juria profesionale, për pjesëmarrësit e fazës së parë do të ofrohen trajnime intensive, ku do të ligjërohen të gjitha aspektet e krijimit dhe organizimit të planit të biznesit. Ligjërimi do të jetë për marketing dhe shitje, financa, inovacion dhe teknologji.

Pas përfundimit të trajnimeve, ekipet do të kenë kohë për të realizuar planet e biznesit dhe pastaj juria do të bëj përzgjedhjen e ideve dhe ekipeve më të mira, të cilat pastaj do të përfitojnë mbështetje financiare, hapësirë punuese e mundësi në Flutura Incubator.

Përmes kësaj, ideja është që të ofrojmë mbështetje duke përfshirë disa nga mundësitë e mëposhtme, por duke mos u kufizuar vetëm në këto:

Konsulencë - nga ekspertë të fushave të ndryshme e të cilët kanë ekspertizë praktike dhe përvojë të dëshmuar me sukses. Konsulenca do të ofrohet për ndërmarrësit në forma dhe faza të ndryshme sipas nevojës.

Mentorim - përmes trajnerëve që përcjellin progresin e ekipeve. Mbikëqyrje konsekutive dhe intervenim këshillues në faza të ndryshme dhe momente të definuara kohore të ciklit dhe proceseve biznesore.

Hapësirë - hapësirë ku grupet punuese do të kenë mundësi të punojnë bashkërisht dhe të shfrytëzojnë infrastrukturën e Flutura Academy, në funksion të zhvillimit të koncepteve të tyre biznesore.

Trajnime - trajnime të specializuara për ndërmarrësit varësisht nga njohuritë që nevojiten për zhvillim të bizneseve. Trajnimet mund të ofrohen në kuadër të Flutura Academy.

Teknologji - për bizneset do të ofrohen resurse të ndryshme të nevojshme për ta lehtësuar dhe mundësuar menaxhimin e punës dhe proceseve. Në këtë kontekst, do të ofrohen softuerë, hosting, licenca përdorimi etj.

Burime njerëzore - mundësi për ndërmarrësit me ide biznesore të interesuar të bashkëpunojnë me ndërmarrës tjerë të motivuar dhe me interesa të njëjta që të negociojnë dhe të krijojnë partneritet biznesor, të bashkëpunojnë, të shkëmbejnë përvoja dhe njohuri ose edhe të punësojnë anëtarë të interesuar për punë.

Financim – me mundësi për vlera të caktuara për ato biznese që grumbullojmë pikët maksimale, sipas kritereve lidhur me inovacionin e idesë, tregun e synuar, ekspertizën dhe sinergjinë e ndërmarrësve dhe kritere e kërkesa tjera në varshmëri të kohës dhe politikave të Flutura Academy.

Zhvillim produkti/shërbimi - mbështetje bizneseve pjesë e inkubatorit në Flutura Academy ose përfitues të grantit. Mbështetja do të ofrohet në zhvillimin e produktit dhe të gjitha aspektet relevante si: analizimi i konceptit, dizajnimi optimal, aplikimi i praktikave më të mira bazuar në produkte ekzistuese dhe në standarde ndërkombëtare, testim dhe optimizim gjeneral.

Partneritet - njëra nga mundësitë që ndërmarrësit mund të përfitojnë në Flutura Academy, është edhe oferta për partneritet biznesor me biznesmen tjerë të interesuar për partneritet.

Shitje ndërkombëtare - organizim i proceseve dhe zhvillim i kanaleve të shitjeve për produktet që do të ofrohen. Shitja është aspekti më i rëndësishëm për bizneset, e këtij aspekti Flutura Academy do t’i kushtoj rëndësinë dhe vëmendjen e duhur. Organizimin e shitjeve jo vetëm në nivel vendi, por edhe atë internacional, e kryesisht në tregjet e zhvilluara evropiane do të jetë njëra nga shtyllat kryesore të suksesit të bizneseve që dalin nga Flutura Incubator. Gjithashtu, do të shfrytëzohen kanalet dhe rrjeti aktual i kompanive tjera të suksesshme, partnere të Flutura Academy.

Mundësitë nga Flutura Academy do të jenë të hapura për të gjitha bizneset, por përparësi do të kenë bizneset inovative në fushën e teknologjisë informative.



Si funksionon Flutura Incubator

 

Procesi i aplikimit dhe fazat për pjesëmarrje dhe financim nga  Flutura Incubator janë të sqaruara në këtë seksion.

        I.            Fillimisht, hapet thirrja për pranimin e aplikimeve me kohëzgjatje gjashtë javë. Thirrja vendoset në kanalet zyrtare të Flutura Academy si dhe në media tjera elektronike dhe të shkruara, në mënyrë që informacioni të shpërndahet sa më shumë dhe potencialisht të jenë të informuar të gjithë ndërmarrësit për këtë mundësi. Thirrja për aplikim do të jetë e hapur për tri kategori aplikantësh:

a)  Kategoria e parë - “startup” ndërmarrësit që kanë ide biznesore dhe duan të merren me ndërmarrësi, të zhvillojnë produkte dhe/ose shërbime dhe të krijojnë biznes të suksesshëm.

b)  Kategoria e dytë - ndërmarrësit me biznese ekzistuese, që janë duke zhvilluar aktivitet biznesor, por të cilët duan që biznesi i tyre të zhvillohet me tempo dhe në nivel tjetër, shumë më të suksesshëm.

c)  Kategoria e tretë - të interesuarit që ende nuk kanë një ide biznesore të tyre por që kanë aftësi dhe ekspertizë në lëmi të caktuara e që shprehin dëshirë të negociojnë dhe të fillojnë partneritet biznesor dhe të bashkëpunojnë me ndërmarrës tjerë me ide biznesore në kuadër të takimit fillestar dy ditorë të organizuar me të përzgjedhurit pas fazës së aplikimeve.

 


   II.            Pasi që të përmbyllet faza e aplikimeve, në afat brenda dy javësh juria profesionale e bënë përzgjedhjen e kandidatëve në varshmëri nga plotësimi i kritereve të parapara në thirrjen e hapur për aplikim, gjatë fazës paraprake.



 

III.            Më pas, organizohet një workshop dy ditorë në kuadër të Flutura Incubator. Workshopi do t’i ketë katër aktivitete kryesore:

1.                  Aplikimi:

      Ndërmarrës me koncept biznesor, në fazën ideore.

      Kandidatë të interesuar për t’u bashkangjitur në ndonjë ekipë biznesore.

2.                  Prezantimi:

      Prezantimi i ideve do të bëhet para një jurie profesionale, dhe para kandidatëve tjerë të interesuar për t’iu bashkëngjitur ekipeve.

3.                  Validimi

      Validimi i konceptit biznesor nga juria profesionale se a i përmbushë kriteret minimale të paracaktuara për të vazhduar në faza të tjera.

4.                  Miratimi i koncepteve finale

      Konceptet që miratohen nga juria, certifikohen për të kaluar në fazën e dytë të programit të Flutura Incubator.


Gjatë këtij takimi, ndërmarrësit do të prezantohen, do t’i prezantojnë idetë e tyre, idetë e tyre pastaj do të vlerësohen nga juria profesionale e përbërë nga mentorë, konsulentë dhe pronarë biznesesh të suksesshme. Idetë që përmbushin kriteret relevante, do të certifikohen si ide me potencial dhe do të ju ofrohet mundësia për të kaluar nëpër faza tjera të Flutura Incubator.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe të pjesëmarrjes në workshop, pjesëmarrësit tjerë, pasi t’i kenë dëgjuar prezantimet e ideve, do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë dhe të negociojnë për bashkëpunim profesional apo partneritet biznesi për t’i vazhduar pastaj idetë biznesore së bashku në faza tjera.




        IV.            Për anëtarët e bizneseve të certifikuara për faza tjera, ofrohet një trajnim intensiv pesë ditorë. Në trajnim do të ligjërohen të gjitha aspektet e krijimit dhe organizimit të biznes planit. Në trajnim do të ketë disa ligjërues. Trajnimet do të jenë për:

-          biznes plan,

-          marketing dhe shitje,

-          financa,

-          inovacion dhe teknologji.

 

Kështu do të mbulohen të gjitha fushat kyçe nga ku pjesëmarrësit do të marrin njohuri dhe motivim nga trajnerë me përvojë.


 


   V.            Pasi të përfundoj trajnimi, pjesëmarrësit do t’i kenë dy javë kohë për të përgatitur biznes planin sipas leksioneve dhe udhëzimeve të marra gjatë trajnimit.

 


 

VI.            Pas kësaj kohe dyjavore, do të caktohet termini për prezantim final nga secila ekipë. Prezantimi do të bëhet përballë një jurie profesionale, ekspertiza e anëtarëve të së cilës do të mbuloj të gjitha fushat e rëndësishme biznesore. 



    VII.            Pasi të jenë kryer të gjitha prezantimet, juria do të ketë një javë kohë për analizimin dhe përzgjedhjen e ideve dhe ekipeve më të mira, të cilat pastaj do të përfitojnë mbështetje financiare, hapësirë punuese dhe zyre për punë në Flutura Incubator apo të dyja këto.




  VIII.            Ekipet nga faza paraprake, që përfitojnë mbështetje financiare dhe/ose hapësirë për punë në  Flutura Incubator, bëhen pjesë e një procesi të gjatë gjashtë mujorë në Flutura Academy.

Gjatë këtyre gjashtë muajve, ekipet do të mbështeten me konsulencë dhe këshillime të ndryshme dhe të shumta sipas nevojës. Mentorim dhe monitorim të procesit të zhvillimit dhe organizimit. Asistencë në zhvillim të produktit apo produkteve dhe shërbimeve. Gjithashtu, produktet inovative do të mbështeten me licensime relevante, marka tregtare apo edhe me patentim. Ekipet do të mbështetet për pjesëmarrje në konferenca të ndryshme vendore dhe rajonale.

 



   IX.            Pasi që bizneset të jenë të gatshme për të ofruar produktet dhe shërbimet e tyre, do të organizohet shitja përmes proceseve dhe kanaleve specifike të shitjes në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Bizneset e suksesshme, me potencial dhe me ide inovative, mund të pranojnë oferta për financim shtesë nga kompanitë e suksesshme partnere me ne.

 

 Flutura Incubator

Program: Young Innovators of Drenas


Through the establishment of Flutura Incubator, Flutura Academy aims to promote socioeconomic development and competitiveness by assisting companies or individuals in creating and developing ideas and project initiatives.

The call for applications in Flutura Incubator is open for the following categories:

First Category - "startup" entrepreneurs with business ideas who want to engage in entrepreneurship, develop products and/or services, and create successful businesses.

Second Category - entrepreneurs with existing businesses who are looking to further develop their business at a faster and more successful pace.

Third Category - individuals who don't have their own business idea but have skills and expertise in specific areas and express a desire to negotiate and initiate a business partnership and collaborate with other entrepreneurs with business ideas. This category will participate in a two-day initial meeting organized with selected individuals after the application phase.


The selection process for eligible individuals/companies will be as follows:

● Entrepreneurs with a business concept in the ideation phase.

● Candidates interested in joining a business team.

● Presentation of ideas before a professional jury and other interested candidates who want to join teams.

● Validation of the business concept by the professional jury to determine if it meets the minimum pre-defined criteria to proceed to further phases.

● Concepts approved by the jury will be certified to proceed to the second phase of the Flutura Incubator program.


After the approval of final concepts by the professional jury, participants in the first phase will receive intensive training on all aspects of business plan creation and organization. Lectures will cover marketing and sales, finance, innovation, and technology.

Following the completion of the training, teams will have time to implement their business plans. Then, the jury will select the best ideas and teams, who will receive financial support, workspace, and opportunities at Flutura Incubator.

The support provided will include, but not be limited to, the following:

The opportunities from Flutura Academy will be open to all businesses, but priority will be given to innovative businesses in the field of information technology.



How Flutura Incubator Works:

The application process and stages for participation and financing from Flutura Incubator are outlined in this section.

I. Initially, a call for applications is opened with a duration of six weeks. The call is posted on official channels of Flutura Academy as well as other electronic and written media, in order to disseminate information as much as possible and potentially reach all entrepreneurs. The application call will be open to three categories of applicants:

a) The first category - "startup" entrepreneurs who have business ideas and want to engage in entrepreneurship, develop products and/or services, and create a successful business.

b) The second category - entrepreneurs with existing businesses who are conducting business activities but want their business to grow at a faster pace and at a higher level of success.

c) The third category - interested individuals who do not yet have their own business idea but have skills and expertise in specific areas and express a desire to negotiate and initiate business partnerships with other entrepreneurs with business ideas, within the framework of an initial two-day meeting organized with selected individuals after the application phase.


II. After the application phase is completed, within two weeks, a professional jury selects the candidates based on meeting the predetermined criteria set in the open call for applications, during the preliminary phase.


III. Then, a two-day workshop is organized within Flutura Incubator. The workshop will consist of four main activities:

During this meeting, entrepreneurs will present their ideas, which will be evaluated by a professional jury composed of mentors, consultants, and successful business owners. Ideas that meet the relevant criteria will be certified as having potential and offered the opportunity to proceed through further stages of Flutura Incubator. Meanwhile, during their participation in the workshop, other participants, after listening to the idea presentations, will have the opportunity to engage in discussions and negotiations for professional collaboration or business partnerships to jointly pursue business ideas in subsequent phases.



IV. For the members of certified businesses in subsequent stages, a five-day intensive training is provided. The training will cover all aspects of creating and organizing a business plan. Several lecturers will cover topics such as:

This way, all key areas will be covered, and participants will gain knowledge and motivation from experienced trainers.



V. After completing the training, participants will have two weeks to prepare their business plans based on the lessons and instructions received during the training.



VI. After these two weeks, the deadline for the final presentation by each team will be set. The presentation will be made in front of a professional jury, whose members' expertise will cover all important business areas. 


VII. After all the presentations have been completed, the jury will have one week to analyze and select the best ideas and teams, which will then receive financial support, workspace, or both, at Flutura Incubator.


VIII. The teams from the preliminary phase that receive financial support and/or workspace at Flutura Incubator become part of a six-month-long process at Flutura Academy. During these six months, the teams will receive various consultations and advice according to their needs. They will be mentored and their development and organizational processes will be monitored. Assistance will be provided for the development of their products or services. Additionally, innovative products will receive support for relevant licenses, trademarks, or even patents. The teams will be supported to participate in various local and regional conferences.


IX. Once the businesses are ready to offer their products and services, specific sales processes and channels will be organized for both the domestic and international markets. Successful businesses with potential and innovative ideas may receive additional funding offers from successful partner companies.