Të nderuar vizitorë, në këtë faqe webi Ju do të gjeni informacione të nevojshme lidhur me zhvillimin dhe ecurinë e Kursit të kualifikimit të vazhduar në AUDITIM ENERGJIE. Ky kurs zhvillohet pranë Departamentit të Energjitikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, UPT.
Kursi është i miratuar dhe rregjistruar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me Urdhërin Nr. 522, datë 18.10.2017.
Vizita në Fabriken "Dekoll"
Në kuadrin e zhvillimit të kursit Auditim Energjie në FIM, në datën 25 Maj 2024 u organizua një vizitë mësimore me një grup inxhinierësh që ndoqën kursin Auditim Energjie në Procese (Industri) së bashku me Prof. Asoc. Majlinda Alcani, Dr. Artan Hoxha dhe Dr. Ardit Gjeta, në fabrikën e “Dekoll”, Autostrada Durrës-Tiranë, km 5, Durrës.
Falenderojmë drejtuesit e kësaj fabrike që na priten dhe mundësuan këtë vizitë mësimore dhe veçanërisht falenderojmë Ing. Dritan Bunga, inxhinieri që mbulon impiantet mekanike të shërbimit në këtë fabrikë, që na asistoi në këtë vizite mësimore dhe njëkohësisht pjesëmarrës në kursin Auditim Energjie
Ju urojme suksese në punën e tyre të gjithë inxhinierëve të cilët ndoqën kursin Auditim Energjie në Ndërtesa dhe në Procese përgjatë vitit akademik 2023-2024.
Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave ë kursit të X-të "Auditim Energjie"
Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të kursit të X-të "Auditim Energjie" u zhvillua më datë 19 Maj 2023 në sallen e Rektoratit të UPT "Silvano Pedrollo" .
Vizita ne Fabriken e Cimentos
Në kuadrin e zhvillimit të kursit Auditim Energjie në FIM, në datën 21 Maj 2022 u organizua një vizitë mësimore me një grup inxhinierësh që ndoqën kursin Auditim Energjie në Procese (Industri) së bashku me Prof. Asoc. Majlinda Alcani, në fabrikën e çimentos Colacem, Balldren, Lezhë.
Falenderojmë drejtuesit e kësaj fabrike që na priten dhe mundësuan këtë vizitë mësimore.
Me këtë rast falenderojmë dhe i urojme suksese në punën e tyre të gjithë inxhinierëve të cilët ndoqën kursin Auditim Energjie në Ndërtesa dhe në Procese përgjatë vitit akademik 2021-2022.
Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave ë kursit të VIII-të "Auditim Energjie"
Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të kursit të VIII-të "Auditim Energjie" u zhvillua ditën e Enjte më datë 22 Korrik 2021 në sallen e Rektoratit të UPT "Silvano Pedrollo" .
Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave ë kursit të VI-të "Auditim Energjie"
Ditën e Martë date 8 Korrik 2019 në sallen e Rektoratit të UPT "Silvano Pedrollo" u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të kursit të VI-të "Auditim Energjie". Morën pjese stafi mësimdhënës i kursit dhe kusantët.