FAKULTETI I MJEKËSISË

Themeluar 1952

New Bulletin of Medical Sciences

Number 1, Volume 1, 2017

Botim i Fakultetit të Mjekësisë

ISSN online : 2521-0327

ISSN print : 2521-0319

New Bulletin of Medical Sciences Number 1, Vol 1, 2017

kop revista mjekesore 1 mars per aprovim-merged.pdf

New Bulletin of Medical Sciences Number 2, Vol 1, 2017

Buletini Nr. 1 Faqosje.pdf

New Bulletin of Medical Sciences Number 1, Vol 2,2018

Të dashur lexues dhe kolegë të nderuar!

Fakulteti i Mjekësisë përfaqëson një komunitet akademik të njohur brenda dhe jashtë vendit për kontributin e shquar dhe unik në mësimdhënie, shëndetësi dhe kërkim shkencor klinik. Pedagogët tanë të shquar ofrojnë një eksperiencë të madhe në fushën e shkencës dhe edukimit mjekësor; ndërkohë studentët dhe mjekët e rinj me pasionin dhe dijet e tyre kanë hyrë të sigurt në shekullin e XXI-të të erës dixhitale dhe komunikimit masiv.

Qëllimi final i mjekësisë bashkëkohore dhe kërkimit biomjekësor është shërbimi ndaj njerëzimit në një kontekst lokal dhe global duke ofruar risi në komunikimin mjekësor, humanitetet mjekësore, dhe angazhimin social për t’i shërbyer komunitetit. Revista e re shkencore e fakultetit‚ New Bulletin of Medical Sciences’ do të shërbejë si një forum shkencor partneriteti mes pedagogëve, studentëve, specializantëve, mjekëve, farmacistëve, specialistëve të Shendetit Publik, si edhe të gjithë ofruesve të kujdesit shëndetësor; duke prezantuar dhe ndërkombëtarizuar sfidat dhe arritjet e mjekësisë shqiptare në rajon dhe më gjërë. Revista do të shërbejë si një urë ndërdisiplinare për specialistët tanë, duke themeluar një platformë solide për edukimin në vazhdim dhe akademik të stafit pedagogjik dhe shëndetësor.

Studentët, mjekët dhe pedagogët vijnë te ne me idetë dhe ambicjet e tyre për t’u zhvilluar si individë përmes sfidave profesionale dhe akademike në një mjedis bashkëpunues shkencor ku do të gjejnë qëllimin e jetës së tyre profesionale. Revista e re, me një traditë gjashtëdhjetë vjeçare mbi supe, do t’i shoqërojë në këtë rrugëtim të të mësuarit gjithë jetën si një bashkëudhëtare e vyer. Është detyra e brezit të ri të kolegëve tanë të ndërtojnë të ardhmen dhe i ftoj t’i bashkohen këtij rrugëtimi apasionues, sepse ATA JANË E ARDHMJA!

Prof. Dr. Xheladin DRAÇINI

Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, UMT

Address : Faculty of Medicine, Str.Dibra,371, Tirana, Albania.: Tel/Fax++35542362710,

Editorial Office: E-mail : redaksia@fakultetimjekesise.edu.al

web: www.fakultetimjekesise.edu.al