ËSHTË “PAVARËSIA”...

INSTITUCIONI QË U JEP JETË ËNDRRAVE TONA..

OPTIMIZMI I NJË TË ARDHMEJE TË NDRIÇUAR QARTË..

DRITA E IDEVE TË MBRUJTURA NË AULAT DHE AUDITORËT..

JETA, SHARMI RINOR PLOT NGJYRA TË NDEZURA..

“PAVARËSIA”, FAMILJA JONË E PËRBASHKËT!

-------------------------------------------------------------------------

RRUGË TË MBARË GAZETA E “PAVARËSISË”,

RRUGË TË MBARË STUDENTËVE TË “PAVARËSISË”

NË MEDIAN E TYRE TË SHKRUAR, NË MEDIAN MË TË RE!

Përshëndetje të dashur studentë dhe staf përgatitës i gazetës studentore “Pavarësia”!

Çdo herë që nis rrugëtimin një gazetë, e shtypur apo online, është një shpresë, një ndjesi se diçka e bukur dhe tejet e veçantë tashmë do te bëhet pjesë e jetës sonë. Nëse përfshihesh si iniciator në të tilla projekte, padyshim që gëzimi është i disafishtë. Gazeta studentore “Pavarësia” i ka dhe t’i përcjell të gjitha këto ndjenja. Mbase ne brezit më të madh në moshë, që kemi arritur të jetojmë nën një rregjim politik ku edhe të ëndërroje për të tilla mundësi ishte sakrilegj, na duket një mrekulli e paimagjinueshme. Nganjëherë, nga ana tjetër, në morinë e mundësive tejet të “lira”për t’u bërë pjesë e pseudomediave me komente, opinione dhe diskutime pa fund në trajtë thashethemesh, të duket se të ndjehesh dhe të bëhesh mediatik sot është teper e lehtë. Në të vërtetë nuk është kështu. Të jesh pjesë e një medie në mënyrë aktive sot, për të shprehur mendimin tënd apo për të bërë një analizë për një çështje që të intereson është po aq e vështirë sa çka qënë gjithmonë, ne mos më e vështirë në disa pikëpamje. Për të gjitha këto them se Gazeta studentore “Pavarësia” është një mundësi e madhe për çdo student të Universitetit, për çdo pedagog dhe mik të “Pavarësisë”. Edhe për faktin se gazeta më shumë se gjithshka e ndryshon mentalitetin e përfshirjes në një proces, në një jetë aktive studentore që kapërcen nga thjesht mesimdhënia dhe mësimmarrja. Prandaj edhe njëherë me gjithë zemër uroj rrugë të mbarë për “Pavarësinë” dhe studentët në këtë rrugë të re dhe përfshirje të re që do t’i japë më shumë kuptim të ndierit studentë!

Siri Hoxha,

Iniciator i Gazetës,

Pedagog, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Politike