Hyrje

Përgjegjës i Departamentit

E-mail: baxhaku@fshn.edu.al

Misioni i departamentit të Matematikës është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e matematikës, të matematikë-informatikës, mësimdhënies së matematikës dhe në fusha të ndryshme ku aplikohen njohuritë matematike, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si dhe mbështetjen shkencore-kërkimore duke ndjekur zhvillimet bashkëkohore të shkencës dhe mbarë shoqërisë.

Objektivat e Departamentit të Matematikës.

Në bazë të objektivave të përgjithshme të Fakultetit të Shkencave Natyrore, të cilat janë mbështetur në politikat e ndjekura gjatë zhvillimit të arsimit në vendin tonë, DM ka përcaktuar si objektiva afatshkurtra: 

  • përgatitjen e specialistëve në fushën e matematikës dhe matematikë-informatikë që të jenë të aftë për veprimtari kërkimore-shkencore dhe për aplikime të matematikës në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë duke ju përgjigjur me kompetencë ndryshimeve të shpejta dhe zhvillimeve të teknologjisë.
  • përgatitjen e lartë të mësuesve të matematikës për shkollat e mesme si nga ana shkencore ashtu dhe nga ana profesionale e mësimdhënies, të aftë për t'ju përgjigjur sfidave të arsimit dhe shoqërisë.
  • rritjen e nivelit të cilësisë së mësimdhënies nga ana e stafit pedagogjik për të mbështetur të mësuarit aktiv dhe logjik dhe të menduarin kritik tek studentët për të rritur cilësinë dhe jetëgjatësinë e përvetësimit të njohurive
  • kualifikimin e vazhdueshëm shkencor të stafit pedagogjik dhe përmirësimin e teknikave të mësimdhënies
  • përshtatjen e vazhdueshme të programeve të studimit të ofruara me nevojat e tregut të brendshëm dhe të huaj




Programi mesimor ne Departamentin e Matematikës ofron nivelet e studimit: 
  • Bachelor 
  • Master i Shkencave
  • Doktoraturë

Bachelor

   MATEMATIKË
Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatëse kliko







 


 Master i Shkencave

  MATEMATIKË
 Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatëse kliko






  MATEMATIKË, PROFIL MESUESI
 Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatëse kliko