Hyrje

Përgjegjës i Departamentit
E-mail: rozana.troja@fshn.edu.al

Departamenti i Kimisë Industriale, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, është Departamenti i vetëm ndër të gjitha departamentet e tjera të universiteteve publike dhe private që është i specializuar në mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fushën e teknologjisë kimike organike, inorganike, inxhinierisë kimike, teknologjisë ushqimore e mikrobiologjisë. Misioni i tij mësimdhënës e shkencor fokusohet në këto drejtime kryesore:

  • Përgatitja e specialistëve për degë të ndryshme të industrisë kimike

  • Rritja e nivelit të cilësisë së mësimdhënies
  • Konsolidimin e mjaft arritjeve të punës shkencore në fushat e studimit të Departamentit, si dhe zgjerimi i tyre, sidomos në fushën mjedisore
  • Kualifikimi i punonjësve mësimor dhe stafit ndihmës pedagogjik, si dhe përmirësimi i teknikave të mësimdhënies me anë të përdorimit të pajisjeve dhe teknikave audiovizive bashkëkohore
  • Publikimin e punimeve shkencore që kryhen në Departament ose në bashkëpunim në revista të njohura të vendit ose në buletine periodike të huaja.

Për të arritur këto objektiva në tërësi e të tjera specifike sipas seksioneve të Departamentit të Kimisë Industriale, janë vënë detyra dhe objektiva afatshkurta e afatgjata, ku ndër më kryesoret renditen:

  • Rritja e shkallës së përvetësimit të dijeve nga ana e studentëve me anë të përmirësimit të teknikave dhe metodikës së mësimdhënies

  • Nxitja e të mësuar aktiv dhe në mënyrë të pavarur, duke i dhënë përparësi realizimit të punëve laboratorike, projekteve e detyrave të kursit dhe sidomos punimeve të diplomave.
  • Mbajtja dhe forcimi i lidhjeve të krijuara midis Departamentit të kimisë Industriale me departamente të tjera, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim të shkëmbimit të përvojës në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor
  • Rritja e numrit të kandidaturave për Doktoraturë në fushat e studimit që mbulon Departamenti dhe të afërta me to.

Programi mësimor në Departamentin e Kimisë Industriale ofron nivelet e studimit: 
  • Bachelor 
  • Master i Shkencave
  • Doktoraturë

Bachelor

   Kimi Industriale e Mjedisore
Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatëse  kliko







  Kimi dhe Teknologji Ushqimore
https://sites.google.com/a/fshn.edu.al/departamenti-i-kimisee-industriale/home/kimi.jpg
  Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatëse kliko


 



 Master i Shkencave

  Kimi Industriale e Mjedisore
  Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatëse kliko





  Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore
 Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatëse kliko





Inxhinieria e Proceseve Kimike

Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatëse kliko