Hyrje

Përgjegjës i Departamentit
E-mail: polikron.dhoqina@fshn.edu.al

Misioni i tij mësimdhënës dhe shkencor përmblidhet në këto drejtime kryesore, që shprehin dhe qëllimet e funksionimit të tij:

  1. Formimi i studentëve gjatë ciklit të parë të studimeve, në mënyrë të tillë që të jenë të aftë të përfshihen në studimet Master Shkencor në Fizikë, Master Shkencor “Mësues Fizike për Arsimin e Mesëm të lartë si dhe Mastera të programeve te tjera të studimit.

  2. Përgatitja e mësuesve të fizikës për shkollat e mesme.
  3. Formimi i studentëve gjatë ciklit të parë të studimeve, në mënyrë të tillë që të jenë të aftë të përfshihen në studimet Master Shkencor në Fizikë, Master Shkencor “Mësues Fizike për Arsimin e Mesëm të lartë si dhe Mastera të programeve te tjera të studimit.
  4. Përgatitja e fizikanëve, specialistë të shkencës së fizikës që mund të punojnë si pedagogë dhe kërkues në shkollat e larta ose në institucionet e ndryshme kërkimore shkencore, industri, teknologji etj.
  5. Zhvillimi i kërkimit shkencor në drejtime të ndryshme në shkencën e fizikës dhe në disiplina të tjera që lidhen me të.
     

Objektivat kryesore të Departamentit të Fizikës janë:

  1. Përgatitja e mësuesve të aftë profesionalisht dhe të pajisur me veti të larta morale.
  2. Përgatitja e fizikanëve me njohuri bashkëkohore, të aftë për të cekur të gjitha arritjet aktuale të fizikës dhe për t’iu përshtatur niveleve të çdo universiteti brenda dhe jashtë vendit
  3. Mbajtja e një larmie drejtimesh të kërkimit shkencor nga ana e personelit të departamentit, qoftë në fizikën eksperimentale, ashtu dhe në fizikën teorike si dhe në disiplina të tjera të lidhura me fizikën e aplikuar dhe më tej.
  4. Arritje të vlefshme në punën shkencore, me rezultate të publikuara në revista mundësisht prestigjioze, brenda apo jashtë vendit.


Programi mësimor në Departamentin e Fizikës ofron nivelet e studimit: 
  • Bachelor 
  • Master i Shkencave
  • Doktoraturë

Bachelor

   FIZIKE
Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatëse kliko







 


 Master i Shkencave

  FIZIKE
 Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatëse kliko





  FIZIKE AML

 Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatëse kliko