Hyrje

Përgjegjës i Departamentit

Prof. Klementina Puto

E-mail: klementina.puto@fshn.edu.al 

Departamenti i Bioteknologjisë i krijuar me VKM Nr. 562 të datës 22.8.2007 prej nëntë vitesh, në të tre ciklet e studimit sipas sistemit të Bolonjës ushtron veprimtari mësimore dhe kërkimore-shkencore në përmbushje të misionit të tij në fushat e:
  1. Formimit universitar të studentëve dhe shkencëtarëve.
  2. Kërkimit shkencor bazë dhe të aplikuar.
  3. Shërbimet për të tretët, si dhe transferimin e njohurive dhe të teknologjisë, në fushat e bioteknologjisë, biologjisë molekulare dhe biodiversitetit.

Misioni i tij mësimdhënës e shkencor fokusohet në këto drejtime kryesore:

  1. Programi ofron një grup disiplinash për njohjen e strukturës dhe funksionimit të sistemeve biologjike.
  2. Njohjen dhe përdorimin e instrumentave teorike-praktike të domosdoshme për analizën, përdorimin dhe modifikimin e këtyre sistemeve për të përfituar të mira meteriale dhe shërbime për ekonomine, mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut.
  3. Departamenti është i fokusuar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Bioteknologjisë.
  4. Synon formimin e studentëve, duke lehtësuar bashkëpunimin e mëtejshëm me institucionet perëndimore.
  5. Përgatitjen e specialistëve të ardhshëm nga ana teorike dhe praktike në fusha të ndryshme lidhur me procese bioteknologjike, me synim punësimin e tyre në institucione publike apo private.


Programi mësimor në Departamentin e Bioteknlogjisë ofron nivelet e studimit: 
  • Bachelor 
  • Master Profesional 
  • Master i Shkencave

Bachelor

   BIOTEKNOLOGJI 
 
Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatese kliko.






 Master i Shkencave

  BIOTEKNOLOGJI MOLEKULARE DHE INDUSTRIALE

  

Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatese kliko.





Master Profesional 

  BIOTEKNOLOGJI MJEDISORE

   
Informacione rreth programit të degës dhe krediteve  përkatese kliko.