Home

Lënda "Administrim dhe Mirëmbajtje Serveri" ka për qëllim trajtimin teorik dhe praktik të teknikave më të mira që duhet të aplikohen në një mjedis server. Lënda konsiston në konfigurimin e shërbimeve të ndryshme në server, përfshirë shërbimet për intranet dhe shërbimet për internet, menaxhimin e  funksionaliteteve të serverit dhe zbatimin e teknikave për rritjen e sigurisë së të dhënave dhe aplikacioneve. Në vija të përgjithëshme studenti do njihet me protokolleve bazë që përdoren në komunikimin me serverin dhe konfigurimet e avancuara të tyre; teknikat e ndryshme që duhet të aplikohen në server për rritjen e sigurisë; konfigurimet bazike dhe të avancuara të shërbimeve kryesore në server; mirëmbajtjen e pjesëve hardware-ike dhe software-ike si dhe dokumentimin e tyre; konfigrurimin e proceseve "backup" dhe "recovery" si edhe skedulimin e punëve. Trajtimi i pjesës praktike do mundësohet nëpërmjet ngritjes së një makine server bazuar në sistemet e operimit Linux.

Literatura bazë që do përdoret në zhvillimin e kursit: 

Përgjegjës të kursit

  • Eriglen Gani (eriglen.gani[at]fshn.edu.al) - Leksione
  • Daniel Leka (daniel.leka[at]fshn.edu.al) - Laboratore
Vlerësimi
  • Pjesëmarrja dhe aktivizimi - 5%
  • Detyrë kursi 1 - 15%
  • Detyrë kursi 2 - 15%
  • Provim - 65%

Njoftimet më të fundit


Subpages (2): Leksionet Ushtrimet