Kreu

Master Profesional në Informatikë Biznesi - Viti 1

Kursi synon të japë njohuri bazë ne lidhje me teknologjitë e përdorura në komunikimin mobile, shërbimet që ofrohen, si dhe ndërtimin e programeve të përshtatshme për keto pajisje. Lënda është konceptuar në dy pjesë, një pjesë e shkurtër teorike e cila jep informacion bazë në lidhje me infrastrukturën ku operohet dhe pjesa praktike e cila përfshin pjesën kryesore të lëndës. Çdo student që ndjek këtë kurs duhet ketë informacion bazë teorik për të konceptuar më mire ndërtimin dhe funksionimin e programeve dhe sistemeve mobile, por vlera e këtij informacioni del në pah gjatë zhvillimit praktik të aplikacioneve mobile. 

Objektivat
  • Të zhvillohen njohuri bazë në lidhje me infrastrukturën ku operojnë pajisjet mobile
  • Të zhvillohen njohuri bazë në lidhje me ndërtimin e programeve të përshtatshme për pajisje me aftësi të kufizuara.
  • Zhvillimi i një detyre / projekti te kompletuar mobile. 
Kontakt dhe Detyra

Ju lutem përfshini në subjektin e email-it frazën [MPMOB16] . Email-et që nuk përmbajnë këtë subjekt nuk do të marrin përgjigje.

Vlerësimi

Kjo lëndë ka një skemë vlerësimi të vazhduar si më poshtë:

Pjesëmarrja aktive            5%
Projekt / Detyrë               10%
Provimi final                    85%

Subpages (2): Leksionet Ushtrimet