Virtualizimi i Sistemeve të Operimit

Përfshirja e kompanive VMware, IBM, Xen, Microsoft dhe t
ë tjera, në zhvillimin e virtualizmit, tregon rëndësinë e kësaj teknologjie, sidomos në ditët e sotme ku gjithcka po drejtohet drejt Cloud-it. Virtualizmi është një ndër teknologjitë më të implementuara në botën e IT, vitet e fundit. A keni menduar ndonjëherë se: Si mund të ekzekutohen disa sisteme shfrytëzimi, në të njëjtën kohë, mbi të njëjtin sistem fizik duke ndarë burimet hardware-ike? Si mund të krijohen mjedise të personalizuara sistemesh shfrytëzimi për grupe/individë, duke shfrytëzuar një platformë të vetme hardware-ike? Si mund të ekzekutohen aplikacionet Windows mbi një makinë Apple Macintosh? Si mund të ndahet një sistem server me disa procesorë, në servera më të vegjël?  Si mund të optimizohet ekzekutimi i aplikacioneve në mënyrë dinamike? Në të gjitha rastet përgjigjja është: makinat virtuale. Në këtë kurs do të studiohet dizenjimi dhe implementimi i makinave virtuale, i menaxherve të makinave virtuale si dhe trendet më të fundit në teknologjinë e virtualizimit.

Literatura baz
ë që do përdoret në zhvillimin e kursit:

Përgjegjës të kursit

  • Eriglen Gani (eriglen.gani[at]fshn.edu.al) - Leksione
  • Gazmira Brahushi (brahushigazmira[at]gmail.com) - Seminare
Vlerësimi
  • Pjesëmarrja dhe aktivizimi - 5%
  • Detyrë kursi - 45%
  • Provim - 50%

Njoftimet më të fundit

  • Njoftim mbi mbrojtjen e detyrave të kursit Në skedarin bashkengjitur, ju lutem gjeni informacion mbi mbrojtjen e detyrave të kursit.Suksese!
    Posted Feb 1, 2017, 10:05 AM by Eriglen Gani
  • Temat e detyrës së kursit Në skedarin e mëposhtëm janë paraqitur temat e përzgjedhura të detyrës së kursit.
    Posted Dec 21, 2016, 1:19 PM by Gazmira Brahushi
  • Lexim/Analizim Rast Studimor Pjesë e seminarit të datës 14/12/2016 do jetë leximi dhe analizimi i rastit të studimit të kapitullit mbi makinat virtuale të sistemeve. Rasti i studimit është VMWare Virtual ...
    Posted Dec 12, 2016, 12:08 AM by Eriglen Gani
  • Njoftim mbi detyrën e kursit Në skedarët bashkëngjitur gjeni informacion mbi zhvillimin e detyrës së kursit në lëndën "Virtualizimi i Sistemeve të Operimit".
    Posted Nov 23, 2016, 9:59 AM by Eriglen Gani
  • Lexim/Analizim Artikull Shkencor Në seksionin e ushtrimeve është hedhur informacion mbi leximin/analizimin e artikullit të parë shkencor.
    Posted Nov 5, 2016, 8:01 AM by Eriglen Gani
  • Lista e studentëve Bashkëngjitur gjendet lista e studentëve që kanë përzgjedhur lendën "Virtualizimi i sistemeve të operimit" për vitin akademik 2016-2017
    Posted Oct 28, 2016, 1:45 PM by Eriglen Gani
Showing posts 1 - 6 of 6. View more »

Subpages (2): Leksionet Ushtrimet