Kreu

Master i Shkencave në Teknologi Informacioni - Viti 2

Semestri i Dimrit 2017/2018

Kjo lëndë synon të njohë studentët me principet e testimit dhe mirëmbajtjes të softuerit. Paralelisht ilustrohet roli i këtyre dy proceseve në ciklin jetësor të inxhinierimit të softuare. Lënda përbëhet nga tri shtylla kryesore: njohuri bazë mbi mirëmbajtjen dhe testimin e softuarit, automatizimi i testimit të softuerit dhe teknika të vlerësimit me përdorues (user evaluation). Studentët angazhohen nëpërmjet detyrave të kursit në hulumtimin e çështjeve të hapura kërkimore në lidhje me mirëmbajtjen dhe testimin e tipeve specifikë të softuare.

Përgjegjës i Lëndës


Kontakti

Ju lutem përfshini në subjektin e email-it frazën [MTS1718]
Email-et që nuk përmbajnë këtë subjekt nuk do të marrin përgjigje.

Vlerësimi

Pjesëmarrja Aktive                     10%
Detyra të Përjavshme .               50%
Kontrolli Përfundimtar                 40%

Detyrat Javore

Për dorëzimin e detyrave të ndryshme gjatë semestrit do të përdoret Google Classroom. Mund të më kontaktoni për t'ju dërguar ftesën përkatëse. Gjithashtu për detyrat që përfshijnë programim do ju duhet një llogari në GitLab.

Referenca dhe Literaturë

Software Testing and Quality Assurance - Theory and Practice, K. Naik and P. Tripathy, Willey 2008
The Art of Software Testing (third edition), G. J. Myers, C. Sandler and T. Badgett, Willey 2012
Fundamentals of Software Testing, B. Homes, Willey 2012