Kreu

Master i Shkencave në Teknologi Informacioni - Viti 1

Kursi synon të japë njohuri bazë ne lidhje me Cloud Computing, e parë në tre këndvështrime si shërbim në infrastrukturë, platformë dhe programe. Cloud Computing u referohet njëkohësisht aplikimeve të shpërndara si shërbime në Internet, pjesës fizike (hardware), si dhe sistemeve te programeve në qendrat e të dhënave që i mundësojnë këto shërbime. Lënda trajton providera të ndryshëm të Cloud duke analizuar përparësitë dhe karakteristikat e tyre. Siguria e të dhënave në Cloud dhe privatësia e tyre është një aspekt i rëndësishëm i këtij kursi.

Objektivat
  • Të studiohet Cloud Computing duke nxjerrë në pah cilësitë e saj, avantazhet që ajo ofron, por edhe sfidat që duhen kapërcyer.
  • Zhvillimi detyre / projekti në Cloud (punë individuale dhe në grup)

Kontakt dhe Detyra

Ju lutem përfshini në subjektin e email-it frazën [MTCC16] . Email-et që nuk përmbajnë këtë subjekt nuk do të marrin përgjigje.

Vlerësimi

Kjo lëndë ka një skemë vlerësimi të vazhduar si më poshtë:

Pjesëmarrja aktive             5%
Projekt / Detyrë                15%
Provimi final                     80%