Kreu

Njoftime

  • Kontrolli Final Kontrolli Final për Lëndën Analizë Sistemesh Informacioni do të zhvillohet në datë 20 Shkurt, ora 14.00, Salla D5
    Posted Feb 8, 2017, 9:19 AM by Klesti Hoxha
Showing posts 1 - 1 of 1. View more »

Master i Shkencave në Teknologi Informacioni - Viti 1

Semestri i Dimrit 2016/2017

Kjo lëndë synon të aftësojë studentët në lidhje me sistemet e informacionit dhe analizën e tyre nisur nga një këndvështrim biznesi. Në fund të kësaj lënde studentët duhet të jenë të aftë të identifikojnë proceset e ndryshme të biznesit që shoqërojnë një organizatë ose firmë, të propozojnë rrjedha alternative duke përdorur sisteme konkrete informacioni si dhe të planifikojnë dhe modelojnë në detaj zgjidhjen për këto të fundit. Analiza e sistemeve të informacionit do të zhvillohet duke përdorur metodologjinë e orientuar ndaj objekteve. Kursi përfshin një projekt semestral si dhe një survey paper (punim përmbledhës kërkimor) që synon të njohë studentët me bazat e ndërtimit të punimeve të tilla.

Përgjegjës i Lëndës


Kontakti

Ju lutem përfshini në subjektin e email-it frazën [ASI1617]
Email-et që nuk përmbajnë këtë subjekt nuk do të marrin përgjigje.


Google Classroom

Për dorëzimin e detyrave të ndryshme gjatë semestrit do të përdoret Google Classroom. Mund të më kontaktoni për t'ju dërguar kodin e klasës.

Vlerësimi

Pjesëmarrja aktive             10%
Survey Paper                    20%
Projekti                             30%
Kontrolli Final                    40%


Referenca dhe Literaturë

Foundamentals of business process management, M. Dumas, Springer 2013
Object-oriented software engineering (3rd edition), B. Bruegge and A. Dutoit, Prentice Hall 2010
System analysis and design (5th edition), A. Dennis, B.Wixom and R. Roth, Wiley 2012
"BPMN-based specification of task descriptions: approach and lessons learnt.", de la Vara, Jose Luis, and Juan Sánchez.  Requirements Engineering: Foundation for Software Quality. Springer Berlin Heidelberg, 2009. 124-138.
Basics of research paper writing and publishing, M. Derntl, 2011
What is a survey paper?, J. Wong, 2009