Kreu

Master i Shkencave në Informatikë - Viti 2

Kursi synon të japë njohuri bazë ne lidhje me aplikimin e arkitekturave me shumë kanale në sistemet bankare dhe më gjërë. Lënda është konceptuar në dy pjesë, një pjesë teorike e cila jep informacion bazë në lidhje me infrastrukturën ku operohet dhe pjesa praktike e cila përfshin krijimin e sistemeve të tilla dhe analizim të mëtejshëm për përmirësimin e tyre. Gjatë këtij kursi zhvillohen kontrolle të vazhduara dhe finalizohet me një projekt të punuar në grup.

Objektivat
  •         zhvillohen njohuri bazë në lidhje me infrastrukturën dhe llojet e kanaleve alternative të komunikimit.
  •          Zhvillimi i një projekti te kompletuar (punë në grup 2 – 4 studente / grupi)

Kontakt dhe Detyra

Ju lutem përfshini subjektin e email-it frazën [MIKASH16] . Email-et që nuk përmbajnë këtë subjekt nuk do të marrin përgjigje.
Për dorëzimin e detyrave të ndryshme gjatë semestrit do të përdoret Google Classroom. Mund të më kontaktoni për t'ju dërguar ftesën përkatëse.

Vlerësimi

Kjo lëndë ka një skemë vlerësimi të vazhduar si më poshtë:

Pjesëmarrja aktive            5%
Projekt                            20%
Projekt kursi                    15%
Provimi final                     60%



Subpages (2): Leksionet Ushtrimet