Sisteme përpunimi informacioni (SPI)

Përpunuesit e informacionit merrem me detyra të ndryshme, duke u bazuar në mjedisin e detyrës dhe hapësirën e problemeve qe krijohen.
Teoria e përpunimit të informacionit përshkruan proceset e zgjidhjes së problemeve, karakteristikat e sistemeve të informacionit që kryejne këto procese si dhe natyrën e mjedisit ku keto procese operojnë. 


Një sistem përpunimi i informacionit është një sistem, që merr informacion (një sekuencë gjendjesh të fundme) në një formë dhe e përpunon (transformon) këtë informacion në një formë tjetër nëpërmjet një procesi algoritmimi.

Një sistem përpunimi informacioni përbëhet nga 4 pjesë kryesore, ose nënsisteme:

  • input
  • përpunuesi
  • memorja
  • output

Një objekt mund të konsiderohet si përpunues informacioni, nqs ai merr informacion nga një objekt tjetër, dhe e transformon këtë informacion përpara se ta tejcojë atë diku tjetër. Ky term mund të përdoret për të përshkruar çdo ndryshim që ndodh në hapësirën e jetëgjatësisë së informacionit.

Përpunimi i informacioni është një funksion input-output, që lidh dy gjendje fillestare me gjendjen përfundimtare të informacionit. Lidhja mund të jetë probabilitare ose deterministe.