Home


Pedagogët e lëndës
Prof.Asoc.Dr. Alda Kika
MsC. Syrja Salillari

Përshkrimi i lëndës
Lënda Arkitektura Aplikimi Enterprise ka si qëllim prezantimin e elementeve përbërës të arkitekturave softuerike për dizenjimin  si dhe mjetet për implementim  e sistemeve informatike në nivelin enterprise (për kompanitë e mëdha). Arkitektura duhet te konsiderojë sfidat me të cilat përballen sistemet enterprise si integrimi  i  shumë aplikacioneve në suportimin dhe automatizimin e proçeseve të biznesit nëpërmjet aksesit konkurrent të të dhënave komplekse dhe të qëndrueshme si dhe të qënurit të shpërndarë me qëllim koordinimin e informacionit  brenda dhe jashtë kompanisë. Temat që do të zhvillohen do ti furnizojnë  studentët me informacion më të gjerë rreth problemeve organizative  që lidhen me përcaktimin dhe transformimin e proçeseve të kompanive të ndryshme, llojeve të sistemeve, dizenjimin,  implementimin dhe integrimin e tyre   si dhe ti prezantojnë me teknologjitë mbështetëse  për implementimin e këtyre lloj sistemesh: Socket, Threads,  Servletet, Java Server Pages, Enterprise JavaBeans etj.

Objektivat e lëndës

Objektivat e kësaj lënde synojnë  që në përfundim të saj studentët  të jenë të aftë:

  •         Të kuptojnë komponentet bazike të një arkitekture Enterprise.
  •         Të përdorin teknologjinë Java Enterprise Edition në ndërtimin e sistemeve me shtresa.
  •         Të jenë të aftë të  analizojnë, modelojnë dhe zhvillojnë proçeset e biznesit  të një kompanie.

Vlerësimi
  Provimi 80%
  Projekti i kursit  20 %
Subpages (2): Leksionet Ushtrimet