Sisteme Interneti

Interneti është një ndër teknologjitë me zhvillimin më të vrullshëm në ditët e sotme. I komercializuar në vitet 1990, avancimi i tij nuk po njeh limite. Zhvillimi ka kaluar në disa etapa, fillimisht me web 1.0, ku përdoruesit aksesonin informacion tekst të diktuar nga të tjerët, për të kaluar në web 2.0 ku përdoruesi përfshihet më tepër nëpërmjet rrjeteve sociale, blog-eve dhe për të avancuar në një internet më inteligjent web 3.0, ku integrohen teknikat "data mining", inteligjenca artificiale, mësimi makinë etj.  Lënda "Sisteme Interneti" është modulare, zhvillimi i së cilës shtrihet në dy semestra. Qëllimi i modulit të parë të lëndës është të njohë studentët me teknologjitë kryesore që përdoren në internet, mënyra se si funksion interneti dhe përdorimin/integrimin e këtyre teknologjive në praktika reale. Disa nga pyetjet që do marrin përgjgigje gjatë zhvillimit të modulit të parë janë: Si mund të përdoren konfigurimet e protokollit HTTP në ndërtimin e aplikacioneve web? Si ndihmojnë skedarët XML në transferimin e të dhënave në internet dhe krijimin e komponentëve të pavaruara nga platforma? Si mund të ndërtohen aplikacione web më tërheqëse dhe efiçente nëpërmjet përdorimit të thirrjeve asinkrone? Cili është shkaku i zhvillimit të vrullshëm të shërbime web? Si funksionojnë motorët e kërkimit dhe telefonia nëpërmjet internetit? Si mund të mbrohemi nga sulmet keqdashëse? Moduli i dytë bazohet në teknologjitë që ofrojnë disponibilitet dhe performancë të lartë të sistemit si baza për vazhdimësinë e funksionimit të një biznesi. Trajtimi i teknologjive do trajtohet në tre shtresa: shtresën e bazës së të dhënave, shtresën e aplikacionit dhe shtresën e sistemeve të operimit. Qëllimi i lëndës është njohja me teknologjitë komplementare për ndërtimin e aplikacioneve web dhe ekzekutimin e aplikacioneve mbi një platformë me performancë të lartë dhe të besueshme.

Literatura bazë që do përdoret në zhvillimin e kursit:
  • Nuk nevojitet një libër për zhvillimin e lëndës “Sisteme Interneti”, por sigurisht është e dobishme përdorimi i literaturës së rekomanduar gjatë zhvillimit të lëndës nga pedagogët përgjegjës.

Përgjegjës të kursit
  • Eriglen Gani (eriglen.gani[at]fshn.edu.al) - Leksione
  • Suela Maxhelaku (suela.maxhelaku[at]fshn.edu.al) - Seminare
  • Enjel Dervishllari (enjel.dervishllari[at]fshn.edu.al.com) - Seminare
Vlerësimi
  • Pjesëmarrja dhe aktivizimi - 5%
  • Detyrë kursi - 25%
  • Provim - 70%

Njoftimet më të fundit

  • Njoftim mbi zhvillimin e leksioneve - 14/02/2017 Ju njoftoj se leksionet e dates 14/02/2017 ne lenden Sisteme Interneti nuk do i zhvillojme. Lutem te njoftoni dhe te tjeret.
    Posted Feb 13, 2017, 11:44 AM by Eriglen Gani
  • Detyrë 2: Ndërtimi i një shërbimi web REST Në dokumentin bashkengjitur gjeni informacion të detajuar mbi zhvillimin e detyrës 2 ("Ndërtimi i një shërbimi web REST") në lëndën "Sistemi Interneti".Data e fundit e dorëzimit të detyrës është ...
    Posted Feb 6, 2017, 12:40 AM by Eriglen Gani
  • Njoftim mbi dorëzimin e detyrës 1 - Thirrjet Asinkrone dhe HTTP Instruksione mbi dorëzimin e detyrës 1 - Thirrjet Asinkrone dhe HTTPStudentët duhet që brenda datës 16 Janar, 2017, ora 11:59 PM të dorëzojnë detyrën 1. Dorëzimi i detyrës do ...
    Posted Jan 8, 2017, 10:29 AM by Eriglen Gani
  • Detyrë 1 : Thirrjet Asinkrone dhe HTTP Në dokumentin bashkengjitur gjeni informacion të detajuar mbi zhvillimin e detyrës 1 ("Thirrjet Asinkrone dhe HTTP") në lëndën "Sistemi Interneti".Data e fundit e dorëzimit të detyrës është 09/01 ...
    Posted Dec 13, 2016, 4:07 AM by Eriglen Gani
Showing posts 1 - 4 of 4. View more »