Faqja e Parë

 Drejtues Lënde :         Dr. Alba Çomo
 



Përshkrimi i lëndës
Ky kurs ka për qëllim tu jap studentëve njohuri lidhur me bazat e të dhënave, duke u fokusuar në sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave relacionare(RDMBS) dhe më  konkretisht me SQL Server  dhe Oracle 10g. 

Në të trajtohen:

  • aspekte të ndërtimit të një baze të dhënash relacionare, aksesimit, manipulimit dhe fshirjes të dhënash  në një bazë të dhënash relacionare duke përdorur gjuhën  SQL
  • Aspekte te SQL proceduriale
  • Aspekte të administrimit të një baze të dhënash relacionare, duke parë mënyrën se si funksionon dhe cilat janë problemet kryesore që mund te hasen nga administratori i bazës së të dhënave.


Objektivat
  • Të njohë studentët me bazat e të dhënave.
  • Të njohë studentët me komponentët bazë të një RDBMS.
  • Objektivat e kursit përfshijnë implementimin dhe manipulimin e një baze të dhënash duke përdorur RDMS-se e MSSQL Server 2008 (dhe Oracle 10g) si dhe duke përdorur gjuhen SQL.
  •  Në përfundim të këtij kursi, studentët do të dinë komponente kryesore të një bazë të dhënash, do kenë në vëmendje çështje të sigurisë së bazave të të dhënave, do mësojnë të manipulojnë objektet e një bazë të dhënash me SQL si dhe të optimizojnë kërkimin në to.
 Njohuritë paraprake Nuk nevojiten njohuri paraprak


Mënyra e shlyerjes

Detyrë Kursi (20%) + Provim (80%)

Kredite

12


Zhvillimi i Mësimit

 

Cikli: Bachelor     Dega: Teknologji Informacioni    Viti:   II

Semestri I,        15 javë: 2 orë leksione, 2orë seminare/javë

Semestri II,     15 javë: 2 orë leksione, 2 orë seminare/ javë

Zhvillimi i Provimit

Vetëm me shkrim, 50% pikëve detyrim, 40-50 pike nota pesë, çdo dhjetë pikë vlerësimi shtohet me një notë.