Bazat e TI

Përshkrimi i lëndës

Lënda është një disipline e formimit te përgjithshëm me njohuritë bazë softuer dhe harduer. Një pjesë e saj konsiston në njohjen me komponentët harduer të sistemit kompjuterik, funksionet e secilit dhe ndërveprimin ndërmjet tyre. Pjesa tjetër është e orientuar drejt software dhe konsiston në zgjidhjen llogjike të problemeve të ndryshme me anë të algoritmeve. Paraqitjen e  algoritmeve me anë të bllok-skemave dhe pseudokodit. Ndërtimin e algoritmeve për manipulimin e variablave, vektorëve, matricave.

Objektivat e lëndës

Të njohë studentët me komponentët bazë harduer të sistemit kompjuterik, si jane te ndertuara secila prej tyre dhe si bashkeveprojne me njera tjetren dhe me gjithe sistemin ne teresi. Studentët do të njihen në mënyrë graduale me konceptet bazë të algoritmit dhe të ndërtimit të bllok-skemave si edhe të zgjidhjes llogjike të problemave të ndryshme me to. Ata do të mësojnë fillimisht mënyrat për leximin e të dhënave nga një pajisje inputi dhe shfaqjen e rezultateve në një pajisje outputi. Do të njihen me shprehjet aritmetike, të krahasimit dhe ato logjike dhe vlerësimin e tyre. Në fund të këtij kursi sudentët do mësojnë përdorimin e strukturave të kontrollit në program, strukturimin e programeve me anë të funksioneve dhe aksesimin e të dhënave të ruajtura në tabela. Studentët do të praktikojnë veprimet me blloskema në lidhje me vektorët ,matricat listat dhe skedarët.

Aftësitë me të cilat pajiset studenti

Në fund të këtij kursi, studentët janë të aftë të identifikojnë dhe të instalojnë komponentët bazë harduer të sistemit kompjuterik, si dhe si bashkëveprojnë ato me software-t perkatës për funksionimin e sistemit kompjuterik. Studentët duhet të jenë të aftë ti japin zgjidhje logjike problemeve të ndryshme  me anë të bllokskemave dhe pseudokodit.