Bazat e Informatikës

Informacione rreth kursit


Kursi: Bazat e Informatikës
Lektore: Brisilda Munguli
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Bachelor Informatike Viti 1

                Objektivat

Të njohë studentët me strukturën e kompjuterit dixhital, mënyrat e paraqitjes së informacionit text dhe atij numerik në kompjuter.
Të njohë studentin me nivelet e gjuhëve të programimit. 
Të njohë studentët me bazat e programimit nëpërmjet bllokskemave dhe pseudokodit. 

Studentët do të njihen në mënyrë graduale me konceptet bazë të algoritmit dhe të ndërtimit të bllok-skemave si mjet për paraqitjen e zgjidhjeve llogjike të problemave të ndryshme. Ata do të mësojnë fillimisht mënyrat për leximin e të dhënave nga një pajisje inputi dhe shfaqjen e rezultateve në një pajisje outputi. Do të njihen me shprehjet aritmetike, të krahasimit dhe ato logjike dhe vlerësimin e tyre. Në fund të këtij kursi sudentët do mësojnë përdorimin e strukturave të kontrollit në program, strukturimin e programeve me anë të funksioneve dhe aksesimin e të dhënave të ruajtura në tabela.


Njoftime

  • Rezultate Perfundimtare Bazat e Informatikes 2016-2017 Me poshte gjeni rezultatet perfundimtare te provimit.Reklamimet e provimit do te zhvillohen ne daten 17/03/2017 sipas orareve te meposhtme salla 114 C:     Grupi Ora A 09:00 ...
    Posted Mar 16, 2017, 5:16 AM by Brisilda Munguli
  • Reklamime Puna e Laboratorit Grupi C2 Per cdo paqartesi rreth rezultateve te punes se laboratorit, paraqituni diten e neserme ora 8 te salla e zhvillimit te lab.
    Posted Feb 27, 2017, 7:52 AM by Brisilda Munguli
  • Rezultate Laboratori Grupi C2 Rezultatet e punes se laboratorit 03 - Puna Laboratorit
    Posted Feb 27, 2017, 3:30 AM by Brisilda Munguli
  • Rezultate grupi A2
    Posted Feb 14, 2017, 10:38 AM by Brisilda Munguli
  • Rezultate grupi B1
    Posted Feb 6, 2017, 12:44 PM by Brisilda Munguli
Showing posts 1 - 5 of 12. View more »