http://krismaranda.com/about_me.asp

KOMUNITETI SHQIPTAR NË CHICAGO MIKPRITI MINISTRIN PANDELI MAJKO

Me datë 22 dhe 23 Prill 2018, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago, në krye me z. Gjaneto Harusha, organizoi një pritje solemne për Ministrin e Diaspores së Shqiperisë, z. Pandeli Majko. 

Gjatë qëndrimit në Chicago, z. Majko vizitoi kishen ortodokse shqiptare, xhaminë shqiptare, shkollën shqipe dhe disa biznese shqiptare. Poashtu, z. Majko pati një takim të ngushtë me shoqatat që veprojnë në Illinois dhe Wisconsin. Në mbrëmje u organizua edhe një takim i hapur me bashkekombasit në Chicago dhe rrethinë.

Mbrëmja solemne u hap me hymnin kombëtar dhe një program të shkurtë artistik, të organizuar nga aktori i mirënjohur Pajazit Murtishi, dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Kongresi i Manastirit.” Pas këtij programi, fjalën e mori Kryetari i Komunitetit Shqiptar, z. Gjaneto Harusha. Kryetari Harusha pasi përshëndeti mysafirët, ndër të tjera theksoi së “Komuniteti Shqiptar në Chicago është një vullkan energjie dhe kapitali njerëzor.” Kryetari Harusha u ndal në dy kerkesa kryesore për Ministrin Majko, ndihmesen për krijimin e një qendre shqiptare në Chicago dhe hapjen e konsullates Kosovë-Shqipëri.

Pas z. Harusha, fjalen e mori z. Majko, i cili përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë shqiptarët në Illinois dhe rrethinë për pritjen madhështore. Ministri Majko vuri në pah sukset dhe sfidat me të cilat është ballafaquar dhe ballafaqohet diaspora shqiptare. Ai u zotua se do të bëjë gjithë atë që është në mundësinë dhe kompetencat e tij për të realizuar kërkesat e komunitetit shqiptar në Chicago, duke e lavdëruar aktivitetin e shqiptareve nga Chicago, si në proceset e demokratizimit të Shqipërisë, poashtu edhe në lobimin e tij në drejtim të pavarësimit të shtetit të Kosovës. z. Majko tha se po punohet për nje ligj që do të mundësonte krijimin e nje fondi të posaçem për krijimin e qendrave shqiptare në vende të ndryshme të botes.

Mbrëmja festive përfundoi me një forum pyetje dhe përgjigje për z. Majko, gjatë të cilit pati një interesim shumë të madh nga të pranishmit.

Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago



8 Mars 2018.

Ambasadorja Çitaku jep lajmin e hapjes së konsullatës Kosovë-Shqipëri në Chicago


Me datë 9 Mars 2018, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Çikago, në krye me z. Gjaneto Harusha, organizuan një pritje solemne për Ambasadoren e Kosovës në Washington, znj. Vlora Çitaku.

Pas një programi të shkurtë artistike ku pjesmarrës ishin aktori i mirënjohur nga Çikago, Pajazit Murtishi, dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Kongresi i Manastirit,” fjalën e mori Khgryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, z. Gjaneto Harusha. z. Harusha pasi përshëndeti mysafirët, ndër të tjera theksoi së “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka nëvoj për të avancuar lidhjet me atdheun, me qëllim ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare.”

Pas z. Harusha, fjalen e mori Ambasadorja Çitaku, e cila përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë shqiptarët në Illinois dhe rrethinë për pritjen madhështore. Ne fjalën e saj, Ambasadorja Çitaku dha lajmin per hapjen në Çikago të konsullates së përbashkët Kosovë-Shqipëri brenda një viti. Ambasadorja njoftoi të pranishmit se ministri i jashtëm i Kosovës z. Pacolli dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë z. Bushati janë në fazën finale të kordinimit për hapjen e konsullatës së përbashkët në Çikago. Ajo poashtu nënvizoi nëvojen për inkuadrimin e diaspores në trajtimin dhe menaxhimin e problemeve në vendlindje.

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan e dekoroi Ambasadoren Çitaku me një mirenjohje për kontributin e saj në përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Mbrëmja festive përfundoi me një forum pyetje dhe përgjigje për Ambasadoren Citaku, gjatë të cilit pati një interesim shumë të madh nga të pranishmit.

Kryesia e
Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois




https://www.facebook.com/events/336787250059024/permalink/336787256725690/?notif_t=page_post_reaction&notif_id=1519229994789252
BIKE THE DRIVE 2018
This is the third year the Albanian-American Community of Illinois will participate in the "Bike the Drive" event which is held on Sunday, May 27, 2018.

Here are some more follow up details.

1) Helmets are Required for Safety for anyone that Rides,
2) There will be limited quantity of Albanian shirts available sold $20 for fund raising.
3) We plan to serve food (Qebapa/Qofte) and soft drinks served for fund raising as well. ($1 each qebapat, $2 soft drinks) and more.

OTHER NOTES
Join us for the bike the drive, food, and social activities. Don't forget to bring YOUR PRECIOUS KIDS.

Bicyclists who prepaid on aaciusa.org website for their tickets, will be furnished with tickets at 7 AM at Montrose Harbor and will get on Lake Shore Drive at the nearest Ramp. This is not a race therefore everyone will enjoy the ride, enjoy the weather, and proudly represent Albanian Heritage and colors.

Pricing for tickets will be determined soon.

The bicyclists will go all the way to Buckingham Fountain Chicago and return back. After everyone will be back to Montrose Harbor.

SPONSORS ARE ALWAYS WELCOMED: info@aaciusa.org

MAP LINK:

Thank you,




https://www.facebook.com/pg/aaciusa/photos/?tab=album&album_id=1292324890911655
10 - VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois ka festuar përvjetorin jubilar të pavarësisë së Kosovës me një sërë aktivitetesh. Më 16 Shkurt përgjatë gjithë ditës, në qendër të Chicagos është ngritur dhe valëvitur flamuri i Kosoves, duke krijuar tanimë një traditë të përvitshme. Ne ceremonine e ngritjes se flamurit moren pjese shume bashkatdhetare nga Chicago dhe me gjere, si dhe musafire speciale nga Ambasada e Kosoves ne Washington. Pas ceremonies se ngritjes, fjalime rasti mbajten Kryetari I Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, z. Gjaneto Harusha, zv. Ambasadori I kosoves ne Washington, z. Frymezim Isufaj, kryetare te shoqatave qe punojne dhe veprojne ne Illinoi, si dhe bashkatdhetare te tjere.

Një kulm të aktiviteteve të realizuar nga Komuniteti shqiptar në Illinois ka shënuar organizimi i mbrëmjes festive më 17 Shkurt në “Diplomat West” ne Chicago, në të cilën kanë marrë pjesë bashkatdhetarë të trevave të ndryshme shqiptare duke filluar qe nga Ulqini dhe Tivari, per te perfunduar me Çamerine dhe Strugen.

Hymnet kombetare dhe ai amerikan kane hapur mbremjen festive. Ne kete mbremje, fjalen e rastit e mbajti kryetari Harusha I cili ka njohur bashkatdhetaret me aktivitetet e komunitetit dhe programet per t’u realizuar ne te ardhmen. z. Harusha beri nje rezyme te ecjes se Kosoves ne keto vite dhe sfidat qe e presin ne te ardhmen. Ne fjalimin e tij, u permend edhe kontributi i madh i diaspores shqiptare ndaj qeshtjes shqiptare. z. Harusha shprehu mirenjohje edhe ndaj vullnetareve te komunitetit per kontributin e tyre te çmuar.

Te pranishmit, ne emer te Ambasadores Vlora CItaku i pershendeti edhe zv. Ambasadori i Kosoves ne Washington, z. Frymezim Isufaj. Ai falenderoi dhe lavderoi komunitetin shqiptar ne Illinois per kontributin e dhene gjate viteve ne mbeshtetje te Kosoves por edhe qeshtjes shqiptare ne pergjithesi.

Programi artistik i prezantuar nga dy shkollat shqipe, Drita dhe Kongresi I Manastirit te cilat i kane dhene mbremjes me pas natyren e nje manifestimi festiv, me montazhin poetik te femijeve. Me pas, skena eshte zbukuruar me tingujt e artisteve Afrim Aliu dhe remzi Ademi, ku perthyerja dhe larmia e muzikes se trevave te ndryshme i ka bere te gjithe bashkatdhetaret qe te ndihen pjese e kesaj feste me vallet e bukura shqiptare.