Arkiva/Arkive 2018

Tryezë e Përbashkët Virtuale

Të nderuar miq të Komunitetit,

Komuniteti Shqiptaro Amerikan në Illinois (AACI), së bashku me shoqata që veprojnë në shtetin e Illinois dhe aktivistë të komunitetit tonë, organizon një “Tryezë të Përbashkët Virtuale” ku do analizojmë dhe diskutojmë ndodhitë rreth situatës së krijuar në Maqedoni me rastin e ndryshimeve kushtetuese. Këtu do të diskutohet realizimi i pikave nga Deklarata e Përbashkët (Platforma), do analizohen opcionet në këto procese, dhe së fundi të publikojmë një rekomandim të përbashkët për përfaqësuesit shqiptarë në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë.

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë si ekspert/individ ose si organizatë përfaqësuese ose, edhe si një nga partitë që keni nënshkruar këtë listë kërkesash, ju lusim të shkruani këtu ose përgjigjuni në Facebook Messenger.

Tryeza do të mbahet LIVE të Dielën më 9 Dhjetor prej orës 12-2 pas dite. Pjesmarrja duhet të konfirmohet deri të Shtunën që të vendosim për lokacionin varësisht nga numri i pjesëmarrësve.

**Së shpejti do të kemi informacionin se si mund të na ndiqni LIVE dhe të merrni pjese online.

Me Respekte,

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois

** ** Mbledhja eshte e hapur vetem per anetaret e bordeve te shoqatave qe jane te regjistruara te veprojne ne shtetin IL, dhe per bording drejtues te Komuitetit Shqiptaro-American ne IL, si dhe mysafire eksperte te ftuar te marrin pjese.

** Meeting is open only for the board members of the registered associations that operate in the state of IL and the board members of the Albanian-American community of IL, along with invited expert guests.

THE UNTOLD STORY... FILM

You are all invited for a real life story of a Holocaust survivor. This is the story of Shaul Gatenyo who sought refuge in Kosova during World War II.

Please join us at the Chicago Loop Synagogue located at 16 S. Clark St., Chicago, IL 60603 on November 29th for the premiere of the film “Pagëzimi”. We hope to see you all there.

FESTA E FLAMURIT KOMBËTAR.

Ju njoftojmë se Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois do të organizojë dy aktivitete madhështore në Chicago me rastin e Pavarësise së Shqipërisë. Nëntor 2018.

1) 22 Nëntor, 2018 - Mbrëmje Festive ku për argetimin tuaj do këndojnë këngetarët e njohur të estradës: Eli Fara, Mariola dhe Jurgen Kaçani, po ashtu edhe te ftuar special.

Adresa: Diplomat West Banquet Halls. 681 W North Ave, Elmhurst, Illinois 60126

2) 28 Nëntor, 2018 @ 12-1 PM - Ngritja e Flamurit gjigand ne qënder të Chicagos me 28 Nëntor, 2018 ora 12-1PM.

Ju ftojmë që të na ndiqni në ditët në vijim, për të mësuar më shumë rreth këtyre aktiviteteve. Gjithsecili është i ftuar të marrë pjesë dhe të vishet Kuq e Zi.

Adresa: 50 W Washington St, Chicago, IL 60602

Faleminderit,Kryesia e Komunitetit,

---

ALBANIA’S INDEPENDENCE DAY CELEBRATION.

We inform you that the Albanian-Amerikan Community of Illinois is organizing two magnificent events in Chicago to celebrate the Albania’s Independence Day in November 2018.

1) November 22, 2018 – Evening event to celebrate Albania’s Independence Day with famous Albanian singers: Eli Fara, Mariola dhe Jurgen Kaçani. We also plan to have special guests at this event.

Address: Diplomat West Banquet Halls. 681 W North Ave, Elmhurst, Illinois 60126

2) November 28, 2018 – Flag Raising Event to celebrate Albania’s Independence Day at Daley Center Plaza.

Address: 50 W Washington St, Chicago, IL 60602

Please stay tuned and follow us in the days to come, to learn more about these events. Everyone is welcomed to participate and don’t forget to dress Red and Black.

Thank you, The board of AACI.


Hello our fellow Albanians.

We are happy to inform all of you that our volunteers of AACI will host a recognition gathering and networking event for Albanian Graduates this year for their academic achievements. Entrace it is Free and Open to everyone. We invite everyone to participate and share their success story, their challenges, and give any advice to our graduates. We also highly encourage the students that are not graduating this year to participate and learn from the professionals and those who are graduating.

Date: June 2, 2018 from 7 PM.

Place: To be Decided.

Music: Yes.

We would like to extend this communication to all of you and ask all students graduating from University/College this year to provide the following information about their achievements via email to (info@aaciusa.org)

First and Last Name:

University Name:

Graduation Date:

Major:

Graduate or Undergraduate:

Your contact information: Phone Nr. and email.

Thank you,

FOLLOW UP:

Due to the low interest of participation from Albanian Graduates this year, this event will be cancelled this year. Thank you all for your interest in participating and supporting the AACI.

MINISTRI PANDELI MAJKO VIZITON BASHKEATDHETARET NE CHICAGO

Diten e Diel, me date 22 Prill 2018, kemi nderin te kemi ne mesin tone Ministrin e Shtetit per Diasporen te Republikes se Shqiperise, Z. Pandeli Majko.

Me kete rast, AACI organizon nje darke qe do te mbahet ne Diplomat West Banquets nga ora 7:00 deri ne 10:00 te darkes.

Pas fjales pershendetese te Ministrit, i cili do te na informoje me iniciativat per Diasporen, darka do te mbyllet me nje sesion pyetje-pergjigje, ku do te keni mundesine te pyesni Ministrin per tema te rendesise aktuale.

Hyrja per ne event duke perfshire darken e plote eshte $40.00.

Ju ftojme te na bashkoheni te ndajme me Z. Majko mendimet tona dhe t'i shprehim atij mirenjohjen per aktivitetin historik per avancimin e ceshtjes shqiptare.

FOLLOW UP

KOMUNITETI SHQIPTAR NË CHICAGO MIKPRITI MINISTRIN PANDELI MAJKO

Me datë 22 dhe 23 Prill 2018, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago, në krye me z. Gjaneto Harusha, organizoi një pritje solemne për Ministrin e Diaspores së Shqiperisë, z. Pandeli Majko.

Gjatë qëndrimit në Chicago, z. Majko vizitoi kishen ortodokse shqiptare, xhaminë shqiptare, shkollën shqipe dhe disa biznese shqiptare. Poashtu, z. Majko pati një takim të ngushtë me shoqatat që veprojnë në Illinois dhe Wisconsin. Në mbrëmje u organizua edhe një takim i hapur me bashkekombasit në Chicago dhe rrethinë.

Mbrëmja solemne u hap me hymnin kombëtar dhe një program të shkurtë artistik, të organizuar nga aktori i mirënjohur Pajazit Murtishi, dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Kongresi i Manastirit.” Pas këtij programi, fjalën e mori Kryetari i Komunitetit Shqiptar, z. Gjaneto Harusha. Kryetari Harusha pasi përshëndeti mysafirët, ndër të tjera theksoi së “Komuniteti Shqiptar në Chicago është një vullkan energjie dhe kapitali njerëzor.” Kryetari Harusha u ndal në dy kerkesa kryesore për Ministrin Majko, ndihmesen për krijimin e një qendre shqiptare në Chicago dhe hapjen e konsullates Kosovë-Shqipëri.

Pas z. Harusha, fjalen e mori z. Majko, i cili përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë shqiptarët në Illinois dhe rrethinë për pritjen madhështore. Ministri Majko vuri në pah sukset dhe sfidat me të cilat është ballafaquar dhe ballafaqohet diaspora shqiptare. Ai u zotua se do të bëjë gjithë atë që është në mundësinë dhe kompetencat e tij për të realizuar kërkesat e komunitetit shqiptar në Chicago, duke e lavdëruar aktivitetin e shqiptareve nga Chicago, si në proceset e demokratizimit të Shqipërisë, poashtu edhe në lobimin e tij në drejtim të pavarësimit të shtetit të Kosovës. z. Majko tha se po punohet për nje ligj që do të mundësonte krijimin e nje fondi të posaçem për krijimin e qendrave shqiptare në vende të ndryshme të botes.

Mbrëmja festive përfundoi me një forum pyetje dhe përgjigje për z. Majko, gjatë të cilit pati një interesim shumë të madh nga të pranishmit.

Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago

Ambasadorja Vlora Çitaku viziton Komunitetin Shqiptaro-Amerikan ne Illinois

Chicago, me 5 Mars, 2018

Takimi me Ambasadoren e Kosovës në Washington, znj. Vlora Çitaku

Në emër të Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Illinois (AACI), është nder dhe kënaqesi per mua t’ju ftoj për të marre pjesë në takimin me Ambasadoren e Kosovës në Washington, znj. Vlora Çitaku.

Takimi me Ambasadoren Çitaku do të mbahet si vijon:

8 Mars, 2018, në ora 6:30pm

Diplomat West

681 E North Ave, Elmhurst, IL, 60126

Pjesmarrja juaj në këtë takim do të ishte nder për AACI dhe për të gjithë të pranishmit.

Me Respekt,

Komuniteti Shqiptaro Amerikan ne Illinois

Gjaneto Harusha - President

-----

Chicago, March 5, 2018

Re: Meeting with Kosova's Ambassador Vlora Çitaku

The Albanian -American Community of Illinois is glad to invite you to a meeting with the Ambassador of Kosova in Washington, Ms. Vlora Çitaku.

The meeting with Ambassador Çitaku will take place on the following:

March 8 at 6:30pm

Diplomat West

681 E North Ave, Elmhurst, IL, 60126

We would be greatly honored with your participation.

Respectfully,

Albanian-American Community of Illinois

Gjaneto Harusha - President

---

Follow Up:

8 Mars 2018.

Ambasadorja Çitaku jep lajmin e hapjes së konsullatës Kosovë-Shqipëri në Chicago

Me datë 9 Mars 2018, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Çikago, në krye me z. Gjaneto Harusha, organizuan një pritje solemne për Ambasadoren e Kosovës në Washington, znj. Vlora Çitaku.

Pas një programi të shkurtë artistike ku pjesmarrës ishin aktori i mirënjohur nga Çikago, Pajazit Murtishi, dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Kongresi i Manastirit,” fjalën e mori Khgryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, z. Gjaneto Harusha. z. Harusha pasi përshëndeti mysafirët, ndër të tjera theksoi së “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka nëvoj për të avancuar lidhjet me atdheun, me qëllim ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare.”

Pas z. Harusha, fjalen e mori Ambasadorja Çitaku, e cila përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë shqiptarët në Illinois dhe rrethinë për pritjen madhështore. Ne fjalën e saj, Ambasadorja Çitaku dha lajmin per hapjen në Çikago të konsullates së përbashkët Kosovë-Shqipëri brenda një viti. Ambasadorja njoftoi të pranishmit se ministri i jashtëm i Kosovës z. Pacolli dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë z. Bushati janë në fazën finale të kordinimit për hapjen e konsullatës së përbashkët në Çikago. Ajo poashtu nënvizoi nëvojen për inkuadrimin e diaspores në trajtimin dhe menaxhimin e problemeve në vendlindje.

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan e dekoroi Ambasadoren Çitaku me një mirenjohje për kontributin e saj në përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Mbrëmja festive përfundoi me një forum pyetje dhe përgjigje për Ambasadoren Citaku, gjatë të cilit pati një interesim shumë të madh nga të pranishmit.

Kryesia e

Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois

BIKE THE DRIVE 2018. Join to WIN a FREE bike.

Sponsor (Nici Carpet Cleaning Inc)

This is the third year the Albanian-American Community of Illinois will participate in the "Bike the Drive" event which is held on Sunday, May 27, 2018.

Here are some more follow up details.

1) Helmets are Required for Safety for anyone that Rides,

2) There will be limited quantity of Albanian shirts available sold $20 for fund raising.

3) We plan to serve food (Qebapa/Qofte) and soft drinks served for fund raising as well. ($1 each qebapat, $2 soft drinks) and more.

OTHER NOTES

Join us for the bike the drive, food, and social activities. Don't forget to bring YOUR PRECIOUS KIDS.

Bicyclists who prepaid on aaciusa.org website for their tickets, will be furnished with tickets at 7 AM at Montrose Harbor and will get on Lake Shore Drive at the nearest Ramp. This is not a race therefore everyone will enjoy the ride, enjoy the weather, and proudly represent Albanian Heritage and colors.

Pricing for tickets will be determined soon.

The bicyclists will go all the way to Buckingham Fountain Chicago and return back. After everyone will be back to Montrose Harbor.

SPONSORS ARE ALWAYS WELCOMED: info@aaciusa.org

MAP LINK:

SPONSOR GJENERAL NICI CARPET CLEANING INC.

Kompania e sukseshme shqipetare ne Chicago Nici Carpet Cleaning Inc. kete vit sponsoron nje biciklete dhe helmet e cila do ipet falas tek nje nga pjesemarresit. Perzgjedhja do behet ne ora 7AM dhe per ta fituar kete biciklete, kandidatet duhet te ken bileten e blere nga aaci per te marrur pjese dhe se paku nje veshje kuq e zi me shqipojne.

Te gjith te interesuarit mund te na kontakotojne per te blere bilete ne info@aaciusa.org

Faleminderit, mire u pafshim.

https://www.facebook.com/events/336787250059024/?active_tab=about

FOLLOW UP:

The winning contests for this year 2018 for the Bike The Drive Event is Mr. Fuad Kelmendi.

Veteran i Luftes Çlimtare të Kosovës (UÇK).

Falenderojme Nici Carpet Cleaning Inc per sponsorimin e biçikletes.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve.

Respekt.

FESTA E 10-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS.

Ju njoftojmë se Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois organizonë dy aktivitete madhështore në Chicago me rastin e Pavarësisë së Kosovës. Shkurt, 2018.

1) 16 Shkurt, 2018 ora 12-1 PM - Ngritja e Flamurit gjigand ne qënder të Chicagos

Në këtë ceremoni madhështore do ketë pjesëmarrje edhe nga Ambasada e Kosovës në Washington. Gjithsecili është i ftuar të marrë pjesë dhe të vishet Kuq e Zi sepse keshtu festojme të gjith.

Adresa: 50 W Washington St, Chicago, IL 60602

2) 17 Shkurt, 2018. 6-Mesnatë - Mbrëmje Festive ku për argetimin tuaj do përformonë këngetarët e njohur të estradës: GILI, AFRIM ALIU, dhe Remzi Ademi të përcjellur nga DJ Samy (Samir Gjalaj) dhe Valbon Ebibi. Poashtu do ketë edhe te ftuar specialnga Ambasada e Kosoves në Washington dhe performance e talentëve te ri nga Shkollat Shqipe ne Chicago dhe rretinë

Adresa: Diplomat West Banquets 681 E N Ave, Elmhurst, IL 60126.

Çmimi për fëmijë nën moshën 12-Vjeçare është: $FALAS

Çmimi për të rritur është: $40

Rezervimet per tavolinë : $400 per 11 persona. Të tjerët do sherbehen sipas radhës duke ju dhënë përparësi atyre me bileta të parapaguara.

MERRNI BILETEN TUAJ KËTU

Faleminderit,

Kryesia e Komunitetit,

---

CELEBRATION OF 10-YEAR ANNIVERSARY OF KOSOVA'S INDEPENDENCE.

We inform all of you that the Albanian-American Community of Illinois is organizing two magnificent events in Chicago to celebrate the Albania’s Independence Day in February 2018.

1) February 16, 2018 12 PM – 1PM - Raising the gigantic Kosova's Flag at Daley Center Plaza.

At this ceremony we will also have special guests from the Kosova Embassy in Washington.

Address: 50 W Washington St, Chicago, IL 60602

2) February 17, 2018 6-Midnight – Evening event with our famous Albanin singers GILI, AFRIM ALIU, and Remzi Ademi followed by DJ Sammy (Samir Gjalaj) and Valbon Ebibi. We also plan to have special guests from the Kosova Embassy in Washington as well as performance from young talents from Albanian Schools in Chicago and its surrounding.

Address: Diplomat West Banquets 681 E N Ave, Elmhurst, IL 60126

Admission Fee for Kids under 12 years of age is: $0

Admission Fee for Adult is: $40

Full table reservation only: $400 for 11 people. All others will be served in the First come, First Serve basis while giving a priority to the ones that purchased their tickets on-line. GET YOUR TICKET HERE

Please stay tuned and follow us in the days to come, to learn more about these events. Everyone is welcomed to participate and don’t forget to dress Red and Black.

Thank you,

The board of AACI

FOLLOW UP:

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois ka festuar përvjetorin jubilar të pavarësisë së Kosovës me një sërë aktivitetesh. Më 16 Shkurt përgjatë gjithë ditës, në qendër të Chicagos është ngritur dhe valëvitur flamuri i Kosoves, duke krijuar tanimë një traditë të përvitshme. Ne ceremonine e ngritjes se flamurit moren pjese shume bashkatdhetare nga Chicago dhe me gjere, si dhe musafire speciale nga Ambasada e Kosoves ne Washington. Pas ceremonies se ngritjes, fjalime rasti mbajten Kryetari I Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, z. Gjaneto Harusha, zv. Ambasadori I kosoves ne Washington, z. Frymezim Isufaj, kryetare te shoqatave qe punojne dhe veprojne ne Illinoi, si dhe bashkatdhetare te tjere.

Një kulm të aktiviteteve të realizuar nga Komuniteti shqiptar në Illinois ka shënuar organizimi i mbrëmjes festive më 17 Shkurt në “Diplomat West” ne Chicago, në të cilën kanë marrë pjesë bashkatdhetarë të trevave të ndryshme shqiptare duke filluar qe nga Ulqini dhe Tivari, per te perfunduar me Çamerine dhe Strugen.

Hymnet kombetare dhe ai amerikan kane hapur mbremjen festive. Ne kete mbremje, fjalen e rastit e mbajti kryetari Harusha I cili ka njohur bashkatdhetaret me aktivitetet e komunitetit dhe programet per t’u realizuar ne te ardhmen. z. Harusha beri nje rezyme te ecjes se Kosoves ne keto vite dhe sfidat qe e presin ne te ardhmen. Ne fjalimin e tij, u permend edhe kontributi i madh i diaspores shqiptare ndaj qeshtjes shqiptare. z. Harusha shprehu mirenjohje edhe ndaj vullnetareve te komunitetit per kontributin e tyre te çmuar.

Te pranishmit, ne emer te Ambasadores Vlora CItaku i pershendeti edhe zv. Ambasadori i Kosoves ne Washington, z. Frymezim Isufaj. Ai falenderoi dhe lavderoi komunitetin shqiptar ne Illinois per kontributin e dhene gjate viteve ne mbeshtetje te Kosoves por edhe qeshtjes shqiptare ne pergjithesi.

Programi artistik i prezantuar nga dy shkollat shqipe, Drita dhe Kongresi I Manastirit te cilat i kane dhene mbremjes me pas natyren e nje manifestimi festiv, me montazhin poetik te femijeve. Me pas, skena eshte zbukuruar me tingujt e artisteve Afrim Aliu dhe remzi Ademi, ku perthyerja dhe larmia e muzikes se trevave te ndryshme i ka bere te gjithe bashkatdhetaret qe te ndihen pjese e kesaj feste me vallet e bukura shqiptare.